• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jeta eshte pelhure e paster.

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
JETA ËSHTË PËLHURË E PASTËR

Ti mund t’i lejosh vetes të bëhesh një lulëzim i mrekullueshëm i vetëdijes, por mund të bëhesh edhe robot. Por, mbaje në mend, ti e mban përgjegjësinë - vetëm ti, dhe askush tjetër.
Optimist është njeriu që në agim i qaset dritares dhe thotë: “Mirëmëngjesi, Zot!”
Pesimist është njeriu që i qaset dritares me fjalë: “O Zot, mëngjes është?”
Krejt varet nga ti. Ai është një, i njëjti mëngjes, ndoshta edhe e njëjta pamje, ndoshta edhe që të dy këta persona banojnë në të njëjtën dhomë - çdo gjë varet nga ata. Dhe cili është dallimi kur thua: “Mirëmëngjesi Zot” dhe “O Zot, mëngjes është?”

- A është vallë jeta, megjithatë, e mjerë?

Kjo krejt varet prej teje. Jeta vetvetiu është pëlhurë e pastër: ajo bëhet ajo që ti pikturon në të. Ti mund të pikturosh mjerimin, por mund të pikturosh edhe lumturinë.
Kjo liri është fama jote.
Ti mund ta përdorësh këtë liri në mënyrën që jetës tënde t’ia sjell ferrin, e po ashtu edhe në mënyrën që mund t’ia sjellë bukurinë: mirëqenien, fatbardhësinë dhe diç parajsore. Krejt kjo varet nga ti. Njeriu e posedon tërë lirinë. Për këtë ka shumë agoni, se njerëzit janë marroqë dhe nuk dinë se çka duhet pikturuar në pëlhurë.
Çdo gjë është në ty: kjo është fama e njeriut. Kjo është njëherit edhe dhurata më e madhe që Zoti mund të na ofrojë. Asnjë shtaze nuk i është dhënë të jetë e lirë, asaj veç që më parë i është dhënë programi i gjallimit. Të gjitha shtazët janë të programuara, pos njeriut. Qenit i është dhënë që të jetë qen, dhe përgjithmonë qen, asgjë tjetër s’është e mundshme - aty nuk ka liri. Ai është i programuar, krejt është e ndërtuar. Skica detaje është aty, ai vetëm e përcjell atë skicë: ai është vetëm qen. S’ka kurrfarë zgjidhje, kurrfarë alternative për të. Ai është vetëm një esencë absolute e fiksuar.
Përpos njeriut çdo gjë është e programuar. Trëndafili duhet të jetë trëndafil, lotosi duhet të jetë lotos, zogu do të ketë krahë, shtaza do të ec katërkëmbshazi.
Njeriu është skajshmërish i lirë. Në këtë është bukuria e njeriut, fama e tij. Liria është dhuratë e pamatshme e Zotit. Ti ke mbetur i paprogramuar, ti se posedon skicën detaje. Ti duhet ta ndërtosh veten, duhet të jesh vet kreator i vetvetes. Prandaj, çdo gjë varet nga nga ti: mund të bëhesh Budë, Bahaudin, por mund të bëhesh edhe Adolf Hitler, Benito Musolin. Ti mund të bëhesh vrasës apo meditant.
Ti mund t’i lejosh vetes të bëhesh një lulëzim i mrekullueshëm i vetëdijes, por mund të bëhesh edhe robot. Por, mbaje në mend, ti e mban përgjegjësinë - vetëm ti, dhe askush tjetër.
Optimist është njeriu që në agim i qaset dritares dhe thotë: “Mirëmëngjesi, Zot!”
Pesimist është njeriu që i qaset dritares me fjalë: “O Zot, mëngjes është?”
Krejt varet nga ti. Ai është një, i njëjti mëngjes, ndoshta edhe e njëjta pamje, ndoshta edhe që të dy këta persona banojnë në të njëjtën dhomë - çdo gjë varet nga ata. Dhe cili është dallimi kur thua: “Mirëmëngjesi Zot” dhe “O Zot, mëngjes është?”
E kam dëgjuar një rrëfim të vjetër sufist:
Dy nxënës të një mjeshtri të madh shëtitnin nëpër kopsht rreth shtëpisë së mjeshtrit të tyre. Ata e kishin të lejuar që andej të shëtitnin çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Shëtitja ishte lloj meditime, meditim në lëvizje - diç e ngjashme me meditimin zen. Ti nuk mund të rrish njëzet e katër orë - këmbëve u duhet lëvizje, qarkullim i gjakut - prandaj, edhe në zen edhe në sufizëm meditohet disa orë ulur, e pastaj fillon të meditosh duke ecur. Porse, meditimi vazhdon, duke ecur apo ulur. Rrymimi i brendshëm mbetet i njëjtë.
Që të dy ishin duhanxhinj dhe dëshironin ta pyetnin mjeshtrin për leje, ndaj edhe vendosën: “Sigurisht do të refuzojë, por ne megjithatë do ta pyesim. Kjo nuk duket si sakrilegj nëse e ndezim në kopsht, ne nuk po e ndezim në shtëpinë e tij”.
Ditën tjetër përsëri u takuan në kopsht. Njëri prej tyre ishte shumë i hidhëruar, meqë ai tjetri e kishte ndezur dhe ky i tha: “Ç’ka ndodhur? Unë po ashtu e kam pyetur, por ai shkurt refuzoi dhe tha jo. Kurse ti e ke ndezur. Kështu vallë qenka i paqëndrueshëm në urdhrin e tij?”
Tjetri ia ktheu: “Por ai mua më ka thënë “po”!
Kjo është padrejtësi dhe i pari tha: “Unë tash po shkoj menjëherë ta shoh se përse mua më ka thënë - jo, kurse ty - po.”
I dyti tha: “Prit një moment. Thuamë se çka e ke pyetur?”
Ai tha: “Çka tjetër kam pasur ta pyes? E kam pyetur thjesht: “A mund të pi duhan gjersa meditoj?” Ai më tha: “Jo.” Dhe dukej shumë i hidhëruar.”
Ai i dyti filloi të qesh, duke thënë: “Tani e di ku është problemi. Unë e kam pyetur: “A mund të meditoj gjersa pi duhan?” Ai më tha: “Po”.
Vetëm një dallim i vogël dhe jeta është diçka krejt tjetër. Por jo, tash kjo është një dallim shumë i madh. Të pyesësh: “A mund të pi duhan gjatë meditimit?” është krejtësisht e shëmtuar. Por, të pyesësh: “A mund të meditoj gjersa pi duhan?” - kjo është plotësisht në vend. Mirë! Së paku do të meditosh.
Jeta nuk është mjerim as lumturi. Jeta është pëlhurë e pastër dhe ti duhet të jesh artistikisht i kthyer ndaj saj.
Lypsaraku troket në portën e pijetores me emrin “Xhorxhi dhe kuçedra”.
“A mund t’i jepni skamnorit pak ushqim?” e pyeti ai gruan që hapte portën.
“Jo” - klithi ajo dhe e përplasi derën.
Disa minuta më vonë lypsaraku prapë trokiti në derë. E njëjta grua hapte portën. “A mund të më jepni një kafshatë bukë?” - tha lypsaraku.
“Jashtë, skuriq!” - klithi gruaja. “Dhe mos eja më”.
Pas disa çastesh lypsaraku përsëri troket në derë. Gruaja u lajmërua në derë. “Pardon” - tha lypsarakau, “a mund kësaj here t’i ndërroj disa fjalë me Xhorxhin?”
Jeta është pijetore me emrin “Xhorxhi e kuçedra”. Ti po ashtu mund të kërkosh të ndërrosh disa fjalë me Xhorxhin.

Nuk ka Zot tjetër, përpos jetës

Porosia ime është tejet e thjesht: jetoje jetën paparashikueshëm sa më shumë që të mundesh. Jetoje jetën plotësisht, intensivisht, me pasion, se nuk ka Zot tjetër, përpos jetës.
Fridrih Niçe tha se Zoti ka vdekur. Kjo s’është e saktë, meqë Zoti as që ka ekzistuar fare. E si mund të vdes atëherë? Jeta është, ka qenë gjithmonë dhe gjithmonë do të jetë. Lejoja vetës... dhe prapë po them: Lejoja vetes që jeta të të merr me vete.
Të ashtuquajturat religjione deri tani të kanë folur ndryshe. Ato kanë thënë: hiqni dorë! Unë ju them: Jetoni! Ato e mohojnë jetën, e unë e afirmoj atë. Ato flasin se jeta është diç e keqe, iluzion, dhe për këtë e krijojnë idenë abstrakte të Zotit që s’është asgjë më shumë se sa projeksion i mendjes së tyre. Ata i falen projeksionit të tillë. Kjo është aq jointeligjente, aq pafundësisht marroqe, sa që është çudi e madhe si miliona njerëz mund të besojnë në pakuptimsi të tilla. Ajo që ekziston lidhet në emër të disa projeksioneve të mendjes së tyre. Zoti është vetëm fjalë, por jo, ata thonë se Zoti është i vërtet.
Kurse jeta është realitet. Ti e ndjen atë nga të rrahurit e zemrës sate, ajo pulson në gjakun tënd, ajo është gjithkund përreth - në lulen, në lumin, në yjet. E ata thonë se e tërë kjo është maja, iluzion. Pohojnë se e tërë kjo është përbërë nga ëndrrat. Atëherë e krijojnë Zotin - dhe natyrisht, secili për vete e krijon Zotin sipas konceptit të vet. Prandaj kishte mijëra zota.
Ajo është vetëm imagjinata jote. Ti mund të krijosh zotin me katër kokë, me një mijë duar. Kjo varet nga ti, kjo është loja jote. Dhe njerëz të tillë kanë folur... kanë helmuar kuptimin e të tjerëve.
Unë të them - jeta është e vërtetë e vetme që ekziston. Nuk ekziston Zot tjetër, përpos jetës. Prandaj, lejoja vetes që të të marrë me vete jeta, në të gjitha trajtat e saj, ngjyrat, përmasat - i tërë ylberi, të gjitha notat e muzikës. Në qoftë se ti mund t’i lejosh vetes vetëm këtë gjë të rëndomtë...E rëndomtë është sepse kjo është vetëm çështje e relaksimit. Mos e shtyj lumin, lejo që lumi të të bartë gjer te oqeani. Kjo është rruga. Lirohu, mos ji i tendosur dhe mos u mundo të jesh spiritual. Mos krijo çfarëdo qoftë hendeku midis gjërave dhe shpirtit. Ekzistenca është një, materia dhe shpirti janë dy anët e së njëjtës medalje. Lirohu, pusho dhe rrjedh me lumin.
Ji bixhozxhi, mos je biznesmen, dhe do të dish më shumë për Zotin, meqë bixhozxhiu rrezikon. Bixhozxhiu nuk kalkulon, ai i vë në rrezik të gjitha që ka. Por shqetësimi që përshkon bixhozxhiun kur i vë në rrezik të gjitha dhe pret... çka do të ndodh? Në atë çast hapet dritarja. Momenti i tillë mund të bëhet transformim i ngjarjes së brendshme.
Ji pijanec, i dehur me jetën, me verën e ekzistencës. Mos ji i ftohtë. Personi i ftohtë mbetet i vdekur. Pije verën e jetës. Ajo ka plot poezi dhe plot dashuri dhe plot lëng. Ti mund ta ftosh pranverën kudoqoftë. Vetëm ftoje pranverën dhe lejo që dielli, që era, që shiu të hyjë në ty.
Për kësofarë porosish të mija spiritualistët janë kundër meje. Ata mendojnë se unë po e hedh Zotin. Unë nuk e hedh Zotin. Për të parën herë unë e sjell Zotin në perspektivën e vërtetë, e bëjë të gjallë, e sjell sa më afër teje, më afër se sa e ke në zemër - meqë ai në të vërtet është qenia jote e vërtet, asgjë e veçantë, asgjë larg, asgjë nuk është në qiell, veçse vetëm “këtu dhe tash”. Unë përpiqem ta asgjësoj plotësisht atë ide për “atëherë dhe atje”. I tërë vizioni im është tash dhe këtu, se edhe nuk ekziston hapësirë tjetër pos kësaj, dhe s’ka kohë tjetër pos - tash.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Jeta eshte pelhure e paster.

Kuptimi i jetës është në thënien: "Duaj dhe bëhu i dashur". Duaje edhe ushqimin, kënaqu në të, edhe rrezet e diellit edhe hënën. Nuk ka kënaqësi në jetë dinamike, në shkuarje të shpejtë në zyre. Shikoje perëndimin e diellit, mënyrën e veçantë të komunikimit me njerëzit, kuptoje krijesën tjetër njerëzore, ëndërro me të, jeto dhe kënaqu emocionalisht, fizikisht, me mendime dhe me shpirt.
 
Top