• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jeta merr kuptim kur e di qëllimin e saj.

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Jeta merr kuptim kur e di qellimin e saj

Kini parasysh një çekiç. Është projektuar për të goditur gozhdë. Për këtë qëllim u krijua. Tani, përfytyroni sikur çekiçi të mos përdorej kurrë. Thjesht qëndron në kutinë e veglave. Çekiçi nuk do t'ia dijë.

Por, tani përfytyroni sikur i njëjti çekiç të ketë shpirt dhe ndërgjegjie. Ditët kalojnë dhe ai qëndron në kutinë e veglave. Se si ndihet që po qëndron brenda, por nuk është i sigurtë pse. Diçka i mungon, por nuk e di se çfarë është.

Një ditë të bukur dikush e nxjerr nga kutia e veglave dhe e përdor për të thyer degë pemësh për të bërë zjarr. Çekiçi është i ngazëllyer. Po e mbanin në dorë, po sillej sa andej-këndej, po godiste degët--çekiçit i pëlqeu kjo gjë. Megjithatë, në fund të ditës, ishte ende i pakënaqur plotësisht. Të godisje degët ishte qejf, por nuk mjaftonte. Ende i mungonte diçka.

Në ditët në vijim, po përdoret shpesh. Ai çentron një rrotë biçiklete, shkërmoq një shtresë mermeri, godet këmbën e një tavoline që kishte dalë nga vendi. Ende, nuk ka mbetur i kënaqur. Dëshiron më tepër veprim. Ai ka qejf të përdoret sa më shumë të jetë e mundur për të goditur gjëra përreth, për të thyer gjëra, për të shkërmoqur gjëra, për të shtypur gjëra. Ai mendon se nuk ka patur mjaft aktivitete sa për t'u kënaqur. Ai beson se më tepër nga këto është zgjidhja për mungesën e kënaqësisë që ka.

Por një ditë dikush e përdor atë mbi një gozhdë. Papritur, ndizen dritat në shpirtin e tij prej çekiçi. Tani e kupton se për çfarë ishte projektuar me të vërtetë. Qëllimi ishte të godiste gozhdë. Të gjitha gjërat e tjera që godiste as nuk mund të krahasoheshin. Tani e dinte se çfarë po kërkonte për kaq kohë shpirti i tij.

Ne jemi krijuar në shembëllimin e Perëndisë për të patur marrëdhënie me Të. Qenia në këtë marrëdhënie është e vetmja gjë që do të kënaqë përfundimisht shpirtrat tanë. Derisa të vijmë në njohjen e Perëndisë, kemi patur shumë përvoja të mrekullueshme, por nuk kemi goditur një gozhdë. Ne jemi përdorur për ndonjë qëllim të fisshëm, por jo për atë për të cilin u projektuam, jo për atë përmes të cilit do të gjejmë kënaqësinë më të madhe. Një nga etërit e kishës së hershme, Agustini u shpreh në këtë mënyrë: "Ti [Perëndi] na ke krijuar për veten tënde dhe e shqetësuar është zemra jonë derisa të gjejë prehje në Ty."

Një marrëdhënie me Perëndinë është gjëja e vetme që e shuan mallin e shpirtit tonë. Jezu Krishti tha: "Unë jam buka e jetës. Ai që vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri, ai që beson tek unë, nuk do të ketë më kurrë etje." Derisa të vijmë në njohjen e Perëndisë, ne jemi të uritur dhe të etur në jetë. Ne përpiqemi të "hamë" dhe të "pimë" të gjithat gjërat për të kënaqur urinë dhe etjen tonë, por ashtu mbetemi sërish.

Ne jemi si çekiçi. Nuk e kuptojmë se çfarë do t'i japë fund boshllëkut tonë, mungesës së përmbushjes në jetët tona. Edhe në mes të një kampi përqendrimi nazist, Kori Ten Bum zbuloi se Perëndia është tërësisht përmbushës: "Themeli i lumturisë sonë ishte se e dinim që ishim të fshehur me Krishtin në Perëndinë. Mund të kishim besim në dashurinë e Perëndisë...Shkëmbit tonë i cili ishte më i fortë sesa errësira më e madhe."

Zakonisht, kur e lëmë Perëndinë jashtë jetëve tona, ne përpiqemi të gjejmë përmbushje në diçka tjetër përveç Perëndisë, por nuk ngopemi kurrë nga ajo gjë. Ne "hamë" dhe "pimë" vazhdimisht, duke menduar duke menduar gabimisht se 'më shumë' është përgjigjia për problemin, e megjithatë nuk jemi të kënaqur.

Dëshira jonë më e madhe është të njohim Perëndinë, të kemi një marrëdhënie me Perëndinë.
Pse? Sepse për këtë jemi projektuar.

A ke goditur gozhdë deri tani?
 

Agim Shkodra

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 8, 2010
Postime
132
Pikët
0
Përgjigje e: Jeta merr kuptim kur e di qëllimin e saj.

CILI JE TI ?

Perpara se t’i pergjigjesh kesaj pyetjeje duhet te pyesesh veten : Cilat jane pikat e mija te forta?
A ka pune te caktuara qe ti i bene me lehtesi dhe habitesh se si te tjeret nuk arrijne qe t’i bejne?
Nese eshte keshtu kjo tregon diçka rreth pikave te tua te forta dhe asaj çfare Zoti te ka caktuar te beshe ne jete.Kur ti ke identifikuar ate qe bene qe syte e tu te shndrisin dhe zemren te rrahe forte,rroke dhe ec.
Qe te percaktosh qarte se ku eshte vendi yt,duhet te njohesh veteveten.Pershembull,çlloj mjedisi nxjerre ne pahe cilesite me te mira ne ty? A te pelqen rutina? A motivohesh prej nevojave te te tjereve? A te pelqen qe te perballesh me sfida te cilat dekurajojne te tjeret? Po persa i perket maredhenieve te tua? A te pelqen te jesh pjese e nje skuadre apo funksionon me mire vetem?
Njeriu nuk eshte bere per te fluturuar! Duhet te jemi te kenaqur me ate çka jemi,prandaj mos u sill rrotull duke perplasur flatrat.Nje bretkose mund te jete nje notar i mire ,por nje fluturues i keq.Thjesht ji personi qe Zoti pati ndermend kur te krijoi!
Kur PARAJA eshte fiksimi yt,kurre nuk do te kesh mjaftueshem dhe gjithnje do te jetosh nen friken se mos i humbet.Ki aq sa ke nevoje!
Kur fama behet qellimi yt.Ti kthehesh ne nje tip konkurues dhe manipulues deri sa te arrish ne maje.Kjo te bene te pasigurte.
Ama, kur PUSHTETI dhe NDIKIMI jane forcat qe te shtyjne preokupimi i vetem qe ke eshte interesi yt vetiak dhe behesh kokeforte. Kjo te bene nje njeri arrogant.
Kur pronat behen perendia yt,ti kthehesh ne nje njeri materialist.Kjo te bene ty lakmitar.
Cili eshte thelbi? Thelbi eshte ky: Sekreti i te jetuarit eshte i njejte si sekreti i gezimit,ata sillen rrotull te njejtit bosht.-Mos perpiq qe te rendesh pas lumturise,thjesht kultivo nje jete te paster dhe te ndershme dhe do te kesh aq shume lumturi sa nuk do te dish ç’te beshe me te.
Xh.Uashington,ish presidenti amerikan ka thene: “Te pakte jane ata njerez qe kane aq virtyt sa t’u rezistojne ofertave joshese.”
Ne te gjithe kemi nevoje qe te ndertojme ate lloj karakteri i cili do te na mbaje forte.
Nuk eshte e lehte te besh gjene e duhur kur :
a)Ajo do te kushtoje
b)Gjeja e gabuar eshte me e leverdisshme
c)Askush tjeter nuk do ta marre vesh perveç teje.
Ne çaste te tilla karakteri i yt forcohet.
Martin Luter King.Jr. ka thene: “Burracakeria pyet- A eshte pa rrezik? Konsensusi pyet-A eshte e pranueshme e me fame? Karakteri pyet – A eshte e drejte?
Ku je ti ? Prandaj beje gjene e duhur dhe vazhdo te kembengulesh ne te,bile edhe nese nuk te ndihmon te perparosh per momentin,do te mbroje dhe do te sherbeje ne aspektin afatgjate.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Jeta merr kuptim kur e di qëllimin e saj.

E lexova kete historin e çekiçit por nuk e gjeta dot veten ne kete shkrim... vazhdoj te jem i bindur qe une jam vare...
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Jeta merr kuptim kur e di qëllimin e saj.

dhb: O cekici o gozhda zgjidh :p
Po ti me cin je, me gozhden apo çekiçin? :D

Pastaj thelbi i kesaj teme eshte njeri i bie gozhdes, tjetri patkoit dhe çekiçin e ma n'dore Zoti?
:D
 

Agim Shkodra

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 8, 2010
Postime
132
Pikët
0
Përgjigje e: Jeta merr kuptim kur e di qëllimin e saj.

Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...
E bukur thenia,por i zoti eshte ai qe zbaton.
Cekiç,vare,...... problemi nuk eshte se me çfare ti e krahason veten,por a e ke kuptuar se kush je?
 
Top