Parashikuesit e të ardhës pretendojnë se jeta do të jetë shum më ndryshe në vitin 2050 në të gjitha fushat e jetës duke filluar nga argëtimi e deri te teknologjija.
Uji do të jetë njëra ndër qështjet kryesore.Në shumë vende të botës agrokultura po ndryshon,ato rrisin perime dhe pemë që ti eksportojnë.Kjo kërkon shumë ujë.Kërkesa për ujë do të rritet për 10 herë më shum se sa është sot.Disa parashikues të së ardhmes pretendojnë që uji do të mund rë bëhet qështje e luftës nëse ne nuk reagojmë tani.
Njerëzit do të kërkojnë mëyren të jetojnë në ujë.Kjo do të ishte zgjidhje e disa problemeve si p.sh. temperaturat e larta,trafiku i ngarkuar,zhurma e njerzëve nëpër qytet etj. Kështu njerëzit vetëm do të vinë në tokë të punojnë dhe ndoshta të luajnë dhe do të kthehen përsëri në shtëpitë e tyre në ujë.
Veturat do të paisen me kompjutera që kontrollojnë shpejtësinë e tyre dhe kështu që nuk do të ketë aksidente.Sot veturat janë të paisur me kompjuterë që tregojnë se në cilin ven gjenden,por në vitin 2050 ato do të paisen me kopjutera që të dërgojnë pikërisht në vendin që ju dëshironi.
Robotët do ti zëvendësojnë punëtorët nëpër fabrika.Kompanitë e mëdha natyrisht se do ti preferonin robotët sepse ata nuk kërkojnë pagesë dhe punojnë 24 orë në ditë.Kështu që në vitin 2050 ne do ti shohim robotët gjithka si në shkollë,fabrika,.spitale shitore dhe nëpër çdo shtëpi. Ideja e zëvenësimit të shërbyeses me robot mund të jetë e mundur por ideja e zëvendësimit të foshnjeve me robot do të ishte frikësuese.
Njerëzit me organet e hendikepuara do të mund ti përdorin përsëri ato organe,sepse transplatimi i organeve do të bëhet edhe më superior.Gjithashtu edhe klonimi i organeve do të pranohet shumë nga njerëzit.
Ndoshta në vitin 2050 ne do të fillojmë ti vendosim minjët e pare në mars dhe pastaj do të klonojmë njerz dhe do ti vendosim ata në mars për të pare se sa gjat ata do të mund të jetonin atje dhe të shohin se me qfar lloji të gazit do të mund të merrnim frymë.Sigurisht do të ishte oksigjeni sepse të zbulojmë një lloj tjeter të gazit për frymmarje do të kërkonte edhe miliona vite tjera.
Lojrat komjuterike më 2050 ne do të mund që ti shohim,ti prekim dhe shijojmë gjërat që ne shohim në televizor.
Jugurti do tju thot mirëmëngjes para se ta hani.
Do të kemi mundësi që të downlodojmë mendjen tonë në një makinë ashtu që kur të vdesim dikush tjeter mund ta blej mendjen tonë dhe problemi i shkollimit do të zgjidhej.
Teknologjia e mjekësisë do ti shëroj shum sëmundje.Sot ne kemi paisje elektronike qe lidhen drejtperdrejt me trurin e njeritut dhe i ndimojnë që të dëgjoj më mire.Por në vitin 2050 do të kemi paisje që personat e shurdhër dhe të vërbuar do ti mundësojnë që të dëgjojnë dhe të shohin përsëri.Sot shkencëtarët kanë zbuluar si ti kontrollojnë gjenet.Ata gjithashtu kanë klonuar kafshët.Por në vitin 2050 shkencëtarët do të jenë në gjendje që ti klonojnë njerëzit dhe të vendosin se si do të duken ata,si do të sillen dhe qfar intelegjence do të kenë.Ata do të jenë në gjendje që ti bëjnë këto gjëra por a duhet që ti bëjnë?