• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jetmiri: Lekët e fituara në BB

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,090
Pikët
113
Futja e tij në "Big Brother" ka lindur si shaka, por 100 milionët e fituara nga ky reality-show nuk ishin shaka për të. Jetmir Salija, djali nga Vlora, fituesi i edicionit të tretë të "BB" doli më se i fituar nga ky edicion. Përveç shumës së lekëve, ai fitoi dhe dashurinë e një prej konkurrenteve të tjera në atë shtëpi, Rezartës. Ishin të shumtë ata që dyshuan se lidhja e Jetmirit me Rezartën ishte vetëm për shou, por jo, Jetmiri pohon se dashuria e tyre është forcuar edhe më shumë me daljen nga shtëpia, duke treguar se Rrezarta është gjysma tjetër e tij.

- Tre muaj i mbyllur në një shtëpi me njerëz të ndryshëm dhe del që andej me 100 milionë lekë të fituara. Si ishte për ju kjo eksperiencë Jetmir?

Do thosha 4 muaj, gjithsesi ishte eksperienca më e lodhshme, më stresuese dhe më pasionale në jetën time.

- Sa kohë përpara e kishit menduar që do ishit pjesë e "Big Brother", dhe pse menduat të futeshit në këtë reality-show?

Nuk e kisha menduar kurrë, me thënë të drejtën, lindi si një shaka, si një lojë mes meje dhe miqve të mi. Unë nuk e kam ndjekur kurrë "Big Brother" më parë dhe duke bërë lojëra fjalësh me miqtë e mi u zotova që unë mund të shkoja dhe ta fitoja "Big Brother". Kështu lindi kjo aventurë, falë një aplikimi në web, diku te data 26 dhjetor bëra intervistën time të parë.

- Jetmir, në atë shtëpi ishit i vetmi që të paktën të jepnit përshtypjen që ishit futur me qëllime të caktuara, sa e vërtetë është kjo?

Është e vërtetë, unë kam shumë vite që jetoj jashtë dhe kam ndjekur me vëmendjen e një nacionalisti dhe patrioti të flaktë çdo zhvillim në jetën shoqërore dhe politike shqiptare. Unë kisha një dëshirë dhe dëshira ime ishte të kujtoja dhe të vija në dukje me personazhin tim, jo vetëm një djalë të ri shqiptar, por mbi të gjitha të ngrija zërin në mënyra shpeshherë të pakuptueshme nga disa duke personifikuar te imazhi im shoqërinë shqiptare. Shpeshherë simbolizmat që unë kam përdorur i përkisnin anomalive që karakterizojnë shqiptarët dhe Shqipërinë e shekullit XXI.

- Ishit i papëlqyer nga njerëzit e shtëpisë dhe i dashur për publikun, si e shpjegoni ju këtë?

Nuk prisja që askush nga garuesit të më kishte për zemër, e aq më pak të ishte një dashamirës i imi, për sa i përket publikut, ata patën vullnetin forcën dhe dëshirën për të më dashur, mbështetur e mbi të gjitha adhuruar.

- Pse e përmendnit shpesh faktin që ishit "mostër", sa "mostër" është Jetmiri realisht?

Fjala "mostër" është një thirrje me përkëdheli ndaj vetës, të jesh mostër për mua je një njeri i shkathët, i zgjuar dhe simpatik, prandaj përkufizimi im është thjesht modesti, përulje, të dyja karakteristika që u përkasin njerëzve të mëdhenj.

- Keni bërë miq në atë shtëpi?

Fjala mik është një fjalë magjike për ne popullin shqiptar, por mua më duhet të them që Erionin dhe Bertinën i kam shokë të mirë.

- Si ju priti Vlora, kur u kthyet në atë qytet?

E thënë me pak fjalë, jam vëllai i të gjithëve, fëmija i të gjithë vlonjatëve dhe shoku i të gjithë rinisë vlonjate.

- Nga një njeri i panjohur që ecte në rrugë më parë, tani kur të shohin, besoj se të gjithë kthejnë kokën, si ju duket kjo gjë, ju bezdis?

Aspak, unë jam ky që jam fal këtij populli, këtyre njerëzve dhe u jam borxhli për gjithçka kanë bërë për mua.

Të duam kryeministër

- Cili është komplimenti më i bukur që iu kanë thënë pas daljes nga shtëpia?

Të duam kryeministër...

- Gjatë qëndrimit tuaj në shtëpi, faqet e gazetave kanë shkruar se ju kishit ikur nga Italia, pasi ju ndiqte policia, sa e vërtetë është kjo?

Spekulimet mediatike dhe dezinformimi, apo përbërja e lajmit për të bërë shitje, është një praktikë që shpesh përdoret nga mediat shqiptare.

- Çfarë do bëhet tani me studimet tuaja në Itali?

Diplomohem së shpejti.

- Po Rezarta, çfarë ishte për ju në atë shtëpi dhe çfarë është tani pas daljes nga "BB"?

Rezarta ka qenë dhe është gjysma ime tjetër.

- Çfarë po bëni me çmimin që fituat, keni menduar ku do t'i shpenzoni ato lekë?

Jam i predispozuar që ato lekë t'i harxhoj për një kauzë më të madhe, dua të mbledh rreth vetes të gjithë ata të rinj shqiptarë që ndihen të braktisur apo të sfrustruar nga sistemi politik shqiptar.
 
Top