• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jezusi eshte Zot

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=Lom47hH-Hps"]http://www.youtube.com/watch?v=Lom47hH-Hps
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Jezusi eshte Zot

gjoni1: 1
Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.


Fjala eshte Jezusi.
Ai fjala ishte ne fillim me Perendine, dhe vete fjala ishte vete Perendi.
Bibla e sqaron shume mire madje vete ungjilli fillon me kete fjali , qe Jezusi ishte qe nga fillimi me Atin dhe Jezusi ishte vete Perendi.

Duke kuptuar se Gjoni eshte duke shkruajtur ne nje kohe qe Jezusi kishte jetuar ne toke , Gjoni e jep kete pasazh per jezusin qe , jezusi jo vetem qe kishte jetuar ne toke por edhe kishte qene qe nga fillimi me Atin dhe ishte vete Perendi.
Gjoni 1: 2
Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë.


gjoni 1: 3
Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.
4
Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve.
5
Dhe drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi.


Nqs duam te kuptojme se a eshte ky pasazh duke folur per Jezusin ose jo, mund te shikojme edhe keto vargje te tjera.


gjoni 1: 9
Ai (fjala) ishte drita e vërtetë, që ndriçon çdo njeri që vjen në botë.
10
Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu.
11
Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan,
12
por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,
13
të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.
14
Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.


Pra duket se behet fjale per Jezusin qe erdhi ne toke ne formen njerezore dhe ky Jezus ishte ne fillim me Perendine dhe ishte vete Perendi.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Jezusi eshte Zot

Jezusi eshte Zot, Ai te do ty.

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=usCnd0hNs0M"]http://www.youtube.com/watch?v=usCnd0hNs0M
 

FrigidusSanguis

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 22, 2011
Postime
4
Pikët
0
Vendndodhja
Maqedoni
Përgjigje e: Jezusi eshte Zot

Si mund te jete Jezusi zot,kur eshte lindur nga nje njeri,nga Maria,dmth zoti eshte lindur nga nje njeri?



"Ne emer te Atit,te Birit e te Shpirtit te Shenjte"..tani ketu permendet ati,dhe biri,i bie qe biri te jet Jezusi,si tani doli Zot?


Si kane mundur njerzit te kryqezonin zotin,pra Jezusin?
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Jezusi eshte Zot

Si mund te jete Jezusi zot,kur eshte lindur nga nje njeri,nga Maria,dmth zoti eshte lindur nga nje njeri?
Te qenit i lindur nga nje grua nuk e korrupton te qenurit te Jezusit Perendi.
Sepse pra nuk eshte lindur nga nje burre por nga nje grua , ku kuptohet se nuk ka asnje pjese te njeriut.
Sepse gruaja nuk ka fare , por Perendia nqs eshte Perendia mund te beje pra qe Ai vete te vije ne toke ne formen njerezore dhe te linde nga nje grua (jo nga burre) dhe te jetoje per nje fare kohe ne toke si njeri duke provuar keshtu dhimbjet qe provon njeriu.Perendia mund ta bje kete.

"Ne emer te Atit,te Birit e te Shpirtit te Shenjte"..tani ketu permendet ati,dhe biri,i bie qe biri te jet Jezusi,si tani doli Zot?
Nese Ati eshte perjetsisht At , ka dhe nje prjetesisht Bir.


Si kane mundur njerzit te kryqezonin zotin,pra Jezusin?
ishte vullneti i Zotit

respekte nga Alkoma
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Jezusi eshte Zot

Hebrenjte 1

1
Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve,

Ati Perendi u ka folur ne kohet e lashta njerezve me ane te profeteve, ne shume menyra. Por tani , si flet Ai tani?

2
së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë.

Se fundi pra keto dite thote pali , Perendia ka folur permes Birit te Tij-Jezusi. Te Cilin e beri trashegimtar te c'do gjeje si dhe me ane te Cilit krijoi Universin.
Pra Perendia githshka qe egziston e ka krijuar me ane te Jezusit. Jezusi ka qene atje kur Ati bashke me Birin po krijonin boten dhe c'do gje tjeter (Lexo zan 1:1+ 1:26)


3
Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta,

Ai, (kush?) -Jezusi duke qene vete shkelqimi i lavdise se Atit dhe vula e qenies se Atit, pra ky Jezus duke i mbajtur te gjitha gjerat qe egzistojne me ane te fjales se fuqise se Tij,Ky Jezusi pra mbasi e beri vete pastrimin tone nga mekatet tona me vdekjen e Tij ne kryq, (C'fare beri??)Ky Jezus u ul ne te djathte te Atit. Vend ky qe Jezusi e kishte edhe para se te vinte ne toke.

Te jesh ne te djathte te Atit eshte nje pozicion i barabarte me pozicionin qe Ati ka. Kjo i bie qe Ati eshte ne te majten e Birit.

Pra Ati dhe Biri jane te barabarte.
Pra c'fare ndodhi me Jezusin kur u kthye ne vendin qe i takonte qe nga perjetesia?

4
edhe u bë aq më i lartë nga engjëjt, sa më të madhërueshëm se ata është emri që ai e trashëgoi.

Bibla thote se u be aq i madh dhe me i larte se engjejtsaqe edhe me i madh eshte emri qe Ai trashegoi. Ai , kush? Jezusi.
Emri i Jezusit eshte me i larte se ai i engjejve madje vete Jezusi eshte me i larte vet si person se engjejt.
Kur ndodhi kjo? Kur Jezusi u kthye ne vendin qe i takonte me pare.
Por ku kishte qene Jezusi para se te hipte ne ate vend? Ne toke.

Ai erdhi ne toke si njeri.
Filipianet 2
Le te shikojme kete varg per te pare kete:
5
Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin,
6
i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë,


thote te kemi te njejten ndjenje si Krishti , Krishti ICili edhe pse ishte Perendi prap erdhi ne toke si njeri duke e lene menjane natyren e Tij hyjnore.

Dhe pasi u ngrit pra perseri ne qiell AI shkoi tek vendi qe i takonte, ne te djathte te Atit ne nje pozicion te naranarte me Atin si Perendi prane Perendise At.

Ketu duket edhe lidhja mes Atit dhe Birit te dy jane persona te ndryshem por bashke m Shpirtin e Shenjte jane nje Perendi i vetem.





5
Sepse cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ``Ti je Biri im, sot më je lindur``? Edhe përsëri: ``Unë do t`i jem Atë, dhe ai do të më jetë Bir``?

Pra perseri duket se Ati dhe Jezusi kane nje marrdhenie si Ati me Birin , por te dy jane te se njejtes natyre.


6
Dhe akoma, kur ta shtjerë të Parëlindurin në botë, thotë: ``Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë``.

Dhe shikojme pra se si thote ketu ne lidhje me Birin e Tij. Pra Ati thote per Birin.
Ati e solli Birin e Tij ne bote dhe thote le ta adhurojne engjejt. Kur dihet se engjejt adhurojne vetem Perendine. Ketu duket se engjejt adhurojne Jezusin, Birin e Perendise.


7
Kurse për engjëjt thotë: ``Engjëjt e vet ai i bën erëra, dhe shërbenjësit e tij flakë zjarri``;

Ketu thuhet se Jezusi engjejt e vet i ben flake zjarri dhe erera dhe i ka sherbenjes te Tij. Engjejt e vet, eshte interesante, sepse engjejt jane te Perendise, por ketu duket se jane engjejt e Jezusit. Pse?
Sepse bibla thote qarte se Jezusi eshte Perendi.



8
ndërsa për të Birin thotë: ``Froni yt, o Perëndi është në shekuj të shekujve; skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie.

Fjalimi i Atit vazhdon, C'fare thote Ati per Birin (Jezusin)?
Ati thote per Jezusin:- froni yt o Perendieshte ne shekuj te shekujve.
uau, Ati thote se froni i Jezusit eshte ne shekuj te shekujve, madje Ati e therret Jezusin ,Perendi.

Madje thote se skeptri i mbreterise se Jezusit eshte skepter drejtesie.

Jezusi eshte Perendi qe ka nje mbreteri ku eshte mbret dhe ka nje skpeter drejtesie.

Ne e dime se Ati ka skeptrin e drejtesise dhe mbreterine , por edhe Jezusi gjithashtu, kjo na tregon ne per ate qe Perndia eshte Trinitet.



9
E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer paudhësinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të vajosi me vaj gëzimi përmbi shokët e tu``.

Ati vazhdon te thote per Jezusin se , Jezusi e ka dashur drejtesine dhe ka urryer paudhesine. Prandaj Ati i Tij e vajosi me vaj gezimi permbi te gjithe .

10
Edhe: ``Ti, o Perëndi, në krye themelove tokën dhe qiejt janë vepër e duarve të tu.

Ati vazhdon te thote per Jezusin duke e thirrur Perendi dhe duke thene se Jezusi ka themeluar token dhe qiejte. Dhe hapsira ose universi jane veper e duarve te jezusit. Por jane veper e duarve edhe te Atit.

11
Ata do të prishen, por ti mbetesh; edhe të gjithë do të vjetrohen si rrobë,

Ati thote per Jezusin , se Jezusi eshte i perjeteshem por c'do gje qe egziston dhe qe eshte krijuar prej Jezusit dhe Atit jane gjera qe vjeterohen.
12
dhe ti do t`i mbështjellësh si një mantel edhe do të ndërrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do të shteren kurrë``.

Jezusi do ti mbeshtjelle te gjitha keto vepra kur te kthehet perseri dhe Jezusi do te sjelle nje qiell te ri dhe nje toke te re. Por vete Jezusi do te jete perjete sepse vitet e jetes se Tij nuk shterojne kurre.
Jezusi eshte i perjeteshem.


13
Dhe cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ``Rri në të djathtën time, gjersa t`i vë armiqtë e tu shtroje të këmbëve të tua``


Por jezusi eshte ne te djathte te Atit ne nje pozite te barabarte me Atin dhe armiqte e tij do te jene ne kembet e Jezusit.

Jezusi eshte Zot.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Jezusi eshte Zot

Veprat 2:22-24

22
Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të ti tij, siç edhe vet e dini,

23
ai, pra, sipas këshillit të caktuar dhe të paranjohur të Perëndisë, ju dorëzua juve dhe ju e zutë dhe, me duart e të padrejtëve, e gozhduat në kryq dhe e vratë.

24
Por Perëndia e ka ringjallur, pasi e zgjidhi nga ankthet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur që vdekja ta mbante ate.


Jezusi i vetmi person te Cilin vdekja nuk mund ta mbante dhe qe eshte ringjallur nga vdekja.
Jezusi ka vertetuar shume fort se eshte Biri i Perendise , jo sepse Ai fliste bukur sigurisht edhe kjo, jo sepse bente shenja dhe mrekulli sigurisht qe edhe kjo, por jo vetem se ishte i dashur me te gjithe por sigurisht qe edhe kjo ishte por , por mbani mend , me shume se sa keto gjera , Jezusi vertetoi se ishte Biri i Perendis dhe vete Zoti duke u ringjalluar nga vdekja.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Jezusi eshte Zot

1 Gjonit 1:3
Atë që pamë dhe dëgjuam, ne po jua shpallim, që edhe ju të keni bashkësi me ne; dhe bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin.


1 Gjonit 2:2

Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës.



1 Gjonit 2:25
Dhe ky është premtimi që ai na bëri: jeta e përjetshme.


1 Gjoni 2:26
Ju shkrova këto gjëra për ata që kërkojnë t`ju gënjejnë.


1 Gjonit 2:28
Edhe tani, djema, qëndroni në të që, kur të shfaqet ai, ne të mund të kemi besim, dhe në ardhjen e tij të mos turpërohemi para Tij.


1 Gjonit 3:5
Dhe ju e dini se ai u shfaq për të hequr mëkatet tona; dhe në të nuk ka mëkat.


1 Gjonit 4:14
Dhe ne pamë dhe dëshmojmë se Ati e dërgoi Birin për të qënë Shpëtimtar i botës.

1 Gjonit 4:15
Ai që rrëfen se Jezusi është Biri i Perëndisë, Perëndia qëndron në të dhe ai në Perëndinë.


1 Gjonit 4:1-2
1
Shumë të dashur, mos i besoni çdo frymë, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Perëndia, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë.
2
Nga kjo mund të njihni Frymën e Perëndisë: çdo frymë që rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, është nga Perëndia.



1 Gjonit 5:1a
Kushdo që beson se Jezusi është Krishti, ka lindur nga Perëndia;



1 Gjonit 5:10a
Ai që beson në Birin e Perëndisë ka këtë dëshmi në vetvete



1 Gjonit 5:11-12
11
Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij.
12
Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën.



1 Gjonit 5:13
Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.


1 Gjonit 5:20
Por ne dimë se Biri i Perëndisë erdhi dhe na dha të kuptuarit, që ne të njohim atë që është i Vërteti; dhe ne jemi në të Vërtetin, në Birin e tij Jezu Krisht; ky është i vërteti Perëndi dhe jeta e përjetshme.

Jezusi eshte Shpetimtari jot.
 

Gon!

IllyrianMuslim
Anëtar
Sep 22, 2011
Postime
6,545
Pikët
48
Përgjigje e: Jezusi eshte Zot

Te qenit i lindur nga nje grua nuk e korrupton te qenurit te Jezusit Perendi.
Po a?! Po te qenit i vrare nga disa burra, a e korrupton te qenit i Jezusit Perendi :D?
Sepse pra nuk eshte lindur nga nje burre por nga nje grua,
Kur ka lindur ndonje burr femi?!

ku kuptohet se nuk ka asnje pjese te njeriut.
Kush nuk ka asnje pjese te njeriut?!

Sepse gruaja nuk ka fare ,
Cka nuk ka fare?!


por Perendia nqs eshte Perendia mund te beje pra qe Ai vete te vije ne toke ne formen njerezore
Perse nuk dergoi ndonje engjull qe t'a bej kete, por erdhi vete dhe beri amoralitet?! lol :p

dhe te linde nga nje grua (jo nga burre)
Sikur te kishte lindur nga nje burr, mrekullia do te kishte qene edhe me e madhe dhe me e besueshme ;)

dhe te jetoje per nje fare kohe ne toke si njeri duke provuar keshtu dhimbjet qe provon njeriu.Perendia mund ta bje kete.
A nuk eshte Perendia i gjithe dijshem?! A nuk eshte Perendia ai qe krijoi njeriun?! E si ka mundesi qe Perendia te mos kete njohuri te mjaftueshme per krijesen e vete, por iu paska dashur qe te zbrese ne toke per te provuar dhimbjet e njeriut?!
Nese Ati eshte perjetsisht At , ka dhe nje prjetesisht Bir.
Atehere feja e krishtere nuk qenka fe monoteiste!!



ishte vullneti i Zotit
Po pra, ishte vullneti i Zotit qe te lind edhe nje Zot tjeter apo jo?!

respekte nga Alkoma
Rrespekte edhe nga une :)
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Jezusi eshte Zot

Po a?! Po te qenit i vrare nga disa burra, a e korrupton te qenit i Jezusit Perendi :D?
Pershendetje Goni, Jezusin nuk e vrane disa burra. Nuk ka asnje varg ne bibel qe te thote ose te shprehe qe Jezusi u vra nga disa burra.
Jezusi e dha vete jeten e Tij per mekatet e te gjithe botes, Ai tha : Une Jam Bariu i mire dhe une e jap jeten time per delet askush nuk ma merr jeten une e jap vete .

Kur ka lindur ndonje burr femi?!
Shpresoj nqe te kuptosh mire biologjikisht qe pa burrin gruaja vete nuk mund te linde femije. DUhet fara e burrit, keshtu i ka krijuar Zoti gjerat. Por Jezusi ka ardhur ne menyre mbinatyrore sepse nuk ka ardhur nga fara e burrit por nga nje e virgjer. Pra shkurt Jezusi nuk ishte njeri, ai erdhi ne formen e njeriut por nuk ishte njeri. Qe te jesh njeri duhet te kesh ardhur nga fara e burrit . Jezusi eshte rast unikal sepse nuk ishte njeri. Ishte Zoti i ardhur ne forme te njeriut.
A mund te vije Zoti ne forme te njeriut ? PO.



Kush nuk ka asnje pjese te njeriut?!
Jezusi nuk ishte njeri sepse, NUK erdhi nga njeriu, per kete aresye nuk kishte asnje perqindje te vogel te natyres mekatare te njeriut sepse ne Te nuk kishte mekat por vetem drejtesi dhe shenjteri. Megjithate Ai ishte ne forme njerezore nga pamja e jashtme.


Cka nuk ka fare?!
GRUAJA



Perse nuk dergoi ndonje engjull qe t'a bej kete, por erdhi vete dhe beri amoralitet?! lol :p
Engjejt nuk mund te shpetojne njeriun nga mekati , vetem Perendia mund te shpetoje njeriun nga mekati.
Koncepti jot eshte shume i shemtuar ne lidhje me ardhjen e Jezusit ne toke. Nese nuk do te kuptosh se cfare te them eshte problem per ty jo per mua, une po ta shpjegoj shume qarte se si erdhi Jezusi ne toke kurse ti vazhdon me mendimin tend . Shpjegimi eshte me se i qarte, nuk ka asnje lloj amoraliteti lol. Jezusi ishte Zot u be njeri duke ardhur ne toke si femije i lindur nga nje e virgjereshte shume e thjeshte , amoraliteti nuk egziston ne kete rast. Eshte mrekulli



Sikur te kishte lindur nga nje burr, mrekullia do te kishte qene edhe me e madhe dhe me e besueshme ;)
Nese do te lindte nga nje burre nuk do ishte Zot por njeri sepse fara e burrit prodhon njerez dhe vetem njerez me natyre mekatare.
Zoti nuk eshte me natyre te tille dhe nuk mund te perzihet me nje natyre te tille Ai eshte i shenjte.
Keshtu eshte me e besueshme qe eshte Zot.
Kurse ashtu si ti thua do te ishte e pabesueshme per te qene Zot sepse do te ishte si gjithe te tjeret.
Nese eshte Zot , nuk vjen nga burri por me mrekulli nga e virgjera. Keshtu mund te quhet Zot.


A nuk eshte Perendia i gjithe dijshem?! A nuk eshte Perendia ai qe krijoi njeriun?! E si ka mundesi qe Perendia te mos kete njohuri te mjaftueshme per krijesen e vete, por iu paska dashur qe te zbrese ne toke per te provuar dhimbjet e njeriut?!
Po Perendia njeh dhe di cdo gje, por Ai nuk mekaton asnjehere , nuk vdes kurre, nuk tundohet dhe eshte fitimtar.
Ai e di se cfare eshte e keqja por Ai nuk mund te tundohet kurre sepse eshte i plotfuqishem por kur erdhi si njeri AI u tundua ne te gjitha ashtu si ne njerezit me nje ndryshim teper te madh , AI nuk mekatoi kurre sepse eshte fitimtar.

GJithashtu AI nuk vdes kurre por kur erdhi ne toke si njeri Ai vdiq ne vendin tone (fizikisht) dhe u ringjall(fizikisht) sepse Ai eshte fitimtar.

Ai nuk mund te vuaje(te provoje dhimbje fizike permes torturave) sepse eshte i plotfuqishem por kur erdhi ne toke si njeri Ai vuajti ne vendin tone dhe perjetoi vuajtjet tona deri ne vdekje te kryqit por mbi te gjitha keto Ai doli fitimtar me ringjalljen e Tij sepse Ai mbetet i plotfuqishmi.

Atehere feja e krishtere nuk qenka fe monoteiste!!
Feja e Krishtere eshte Fe MONOTEISTE, sepse predikon NJE ZOT te vetem por qe eshte zbuluar i perbere nga tre persona te ndryshem me te njejtat aftesi, intelekt, vullnet, mendje, plotfuqishmeri, gjithdijshmeri, natyre te perjeteshme, etj
Pra jane tre persona NJE Zot i vetem.

Nese pyetja jote eshte: SI mund ta konceptojme Zotin tre persona Nje Zot i vetem?
Pergjigja ime do te ishte: SI mund ta konceptosh dot Zotin nje person Nje Zot i vetem?
Zoti eshte i pakonceptueshem nga ne njerezit perndryshe nuk do te ishte Zot.




Po pra, ishte vullneti i Zotit qe te lind edhe nje Zot tjeter apo jo?!
Fjala lind nuk dmth krijoj . Per Jezusin dmth se erdhi ne toke ne formen e njeriut permes nje virgjereshe.
Kjo dmth se Jezusi nuk u krijua asnjehere AI ka egzistuar me perpara se te vinte ne toke. Ka qene eshte dhe do te mbetet i perjeteshem, bashke me Atin dhe me Shpirtin e Shenjte. Pra nuk ka nje Zot tjeter, ka vetem nje Zot ne tre persona ku nje nga personat (Jezusi) zgjodhi te vinte ne toke per te marre denimin e njeriut dhe per ta shpetuar nga mekati. Ata te tre perseri ngelen nje Zot edhe pse Jezusi zbriti ne toke.

Nese fjala lind dmth kirijoj atehere i bie qe ne njerezit kur lindim jemi krijuar!!! JO nuk eshte keshtu sepse njeriu egziston ne bark te nenes para se te linde. Pra kuptimi i fjales lindje NUK dmth krijim.

Jezusi nuk u krijua por lindi ne toke si bebe qe dmth edhe pse egzistonte qe nga perjetesia Ai zgjodhi te vinte si njeri ne toke.
Kaq e thjeshte nuk ka pse ti shtojme asgje me teper dhe as ti heqim asnje shprehje kesaj ardhje mbinatyrore te Jezusit ne toke. As mos ti shtojme as mos ti heqim.



Rrespekte edhe nga une :)
Respekte nga Alkoma
 

bLacKProxY

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 26, 2013
Postime
3
Pikët
0
Përgjigje e: Jezusi eshte Zot

Isain a.s qe e quani jezus sosht Zot as i biri i zotit por "nena" e tij Mejremja , ka dasht me pas 1 femij edhe Zoti ja ka fal ktij .

Gjithashtu , ky u ngrit ne Qiell nga Zoti edhe do te kthehet para kiametit ne menyre qe ti shpetoj popujt nga Dexhalli , Jexhuxh Mexhuxhet etj .
 
Top