• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jezusi paraqitet si një grua lesbike - shpërthejnë reagimet

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,462
Pikët
113
Ndonëse nuk është konfirmuar ende një datë zyrtare, pritet që të publikohet një film, “Habit”, ku Jezusi të paraqitet si një grua lesbike.

Në film, në kastin e të cilit bëjnë pjesë Bella Thorne dhe këngëtari anglez Gavin Rossdale, Paris Jackson, vajza e Michael Jackson, do të luajë si versioni grua i Jezusit. Personazhi i Bella-s portretizohet një “vajzë e hedhur që ka një fetish me Jezusin” dhe “në përpjekje për të gjetur zgjidhje për një situatë të dhunshme droge, maskohet si murgeshë”.
Filmi nuk është pritur mirë nga komuniteti fetar, i cili e ka cilësuar si “mbeturinë kristianofobike”. Një peticion online ka grumbulluar më shumë se 260,000 firma ku njerëzit kërkojnë që të mos publikohet. Nëpër debatet në internet thuhet se “filmi mund të hutojë fëmijët” si edhe është një “sulm ndaj portretizimit biblik të Jezu Krishtit”.

Detaje të tjera nuk janë bërë publike.

Nuk është hera e parë që paraqitja e një portreti ndryshe të Jezusit shkakton debat. Në dhjetor të 2019-s, më shumë se 2 milionë njerëz nënshkruan një peticion online ku kërkonin që një platformë që paraqiste Jezusin si homoseksual të bllokonte transmetimin.

“Tundimi i parë i Krishtit” (The First Temptation of Christ) u krijua nga Porta dos Fundos, një grup komedianësh në YouTube, të cilët e portretizuan Jezusin si homoseksual që sjell në shtëpi të dashurin e vet, Orlandon, për të takuar Familjen e Shenjtë.

Porta dos Fundos dha një deklaratë ku “vlerësoi lirinë artistike dhe humorin përmes satirës dhe temave më të larmishme kulturore të shoqërinë sonë”. Grupi shtoi se beson te liria e shprehjes, thelbësore në një vend demokratik.
-----------------------
-----------

Dje M'hamedi; sot Krishti.
Liri e shprehjes ma !
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
8,966
Pikët
113

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
35,648
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
I see .

But is she going to play as a girl who believes in Jesus and through that or as a lesbian Jesus ?
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
8,966
Pikët
113
Gazetat shqiptare ne vend qe te lajmerone se pershembull Shqiperia eshte zgjedhur zevendes presidente e sesionit te 75te te OKB dhe te shikoje ne se mund te shtoje numurin e shteteve qe njohin Kosoven, merret me torovilleqe.
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
9,600
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Ka edhe me keq...
Njeri tek puna ime kishte bere Jesus-in tatuazh.
Kur e pashe tatuazhin, mu duk i shemtuar dhe i thashe:
- e paskan bo keq, duket sikur sapo ka hequr dhemballen e syut dhe eshte sforcuar nga dhimbja... 😂
Jo jo ma ktheu:
- kerkova te ma bejne Jesus-in duke u sforcuar per te pjer*ur!
🤣🤣🤣Screenshot_20200701_233841.jpg
 
Top