• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jim Morrison & The Doors

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Historia e legjendës së tyre i ka fillimet e veta ndërsa Jim Morrison (poet, shkrimtar dhe rok-vokal) së bashku me shokun e tij të Universitetit të Los Angel-it studentin Ray Manzarek (organo elektrike dhe pianofort) ishin duke ecur në bregdet në gusht të vitit 1965. Jim-i mbi rërën dhe ambjentin e ngrohtë të plazhit i hapet shokut të vet duke i recituar vargje nga poezia ” Moonlight Drive ” : Let’s swim to the moon / uh huh hu / Let’s climb throught the tide / Penetrate the evening that the city sleep to hide… Manzarek pasi e dëgjon mendueshëm i thotë : Këto janë lirika të shkëlqyera për këngë që s’i kam dëgjuar asnjëherë më parë. Le të ngrejmë një grup roku dhe le të bëjmë miliona dollar më tej. Jim ishte aq i befasuar sa nuk mundi t’i kthente përgjigje shokut të vet se pikërisht ishte kjo ide që bluante në mëndje prej një kohe të gjatë. Kështu lindi legjenda e quajtur The Doors. Së bashku me ta u bashkuan kitaristi Robbie Kreiger dhe bateristi John Densmore.

Nga viti 1967 gjer në 1971 Morrison, Manzarek, Krieger dhe Densmore regjistruan shtatë albume muzikore me kompaninë Elektra Records që e shpunë The Doors nga një grup muzikor klubesh , në vëndet e para të klasifikimeve muzikore , gjer në sferat e grupeve të pavdekshme në historinë e rokut. Padyshim që Doors-at , si i quanim në ato kohë në Shqipëri, kanë ngelur një ikonë roku edhe sot me një freski dhe pavdekshmëri rrënqethëse që vazhdojnë të impresionojnë brezat.
Mbasi kaluan kohë duke kënduar në disa klube nate , vendosen përkohësisht në klubin Whisky-A-Go-Go-Bar , pikërisht aty filluan të zhvillojnë një kult krejtësisht individual në muzikë të parrahur më parë , njëfarsoj rok-acid apo psikodelik-rok me vargje epike që shpalosnin literalisht kompleksin e Edipit në ballada të tilla si rrëngjethësja ” The End “. Ishte pikërisht aty në Whisky… ku Arthur Lee (muzikant) i dëgjoi për të parën herë dhe i prezantoi më tej djemtë e çakërdisur tek boss-i i Elektras Jac Holzman duke i hapur rrugën lavdisë së njërit prej grupeve muzikore më të sukses’shme të fund’viteve gjashtëdhjetë.
I regjistruar në vitin 1966 por i lëshuar në publik veçse në 1967 albumi i tyre i parë ” Break On Through ” ngelet një album që kërkon të ç’rrënjosë krejtësisht konservatorizmin kultural amerikan të atyre viteve duke e zëvendësuar me kulturalizëm krejt të ri nga ana e perceptimit mendor dhe moral. Doors-at njihen si pakëzuesit e parë të poezisë së vërtetë me muzikën , kjo falë talentit të padiskutueshëm poetik të Morrison i cili edhe si këngëtar e bënte gjithë publikun të digjej nën ekstazën e vet seksuale-diabolike dhe bukurië-ëngjëllore absolute. Por ishte kënga “Light My Fire” që i hapi Doors-ave dyert e një suksesi të menjëhershëm. Vetëm shtatë minuta pasi u luajt për herë të parë në radio , u ngjit direkt në vendin e parë të hite-ve të kohës. Albumi ” Strange Days ” (1967) përbën një nga punët më serioze të grupit. Madje edhe vargjet e Morrison kanë një karakter të pjekur në forëm ballade ( këngët ” People Are Strange ” , ” Love Me Two Times ” , ” Backdoor Man ” etj ). Ndihen tendenca kundrejt rokut klasik (ç’ka në të vërtetë ky grup është) panvarsisht nga psikodelia apo acid-roku që mbështjell veç faqen e jashtëme të tyre. Në vitin 1968 Doors-at e kaptuan oqeanin duke u bërë të njohur në Evropë , fillimisht në Britaninë e Madhe me albumin e tyre ” Waiting For The Sun “. Ndërkohë që lufta e Vietnamit ishte në kulmin e saj , me këngët e tyre ” Five To One ” , ” The Unknown Soldier ” etj, si dhe me krejt demonstrimin e deklaratave të hapura kundra luftës ata u bënë si të thuash zëdhënës të krejt brezit demokratik të rinisë amerikane të atyre viteve. Jim Morrison jo rrallë herë u arrestua në këtë periudhë si prishës i rendit publik.
” The Soft Parade ” është i konsideruar nga kritika si album eksperimentues çka në të vërtet nuk i përshtatej si duhet ekspresivitetit të grupit duke e bërë shtypin të shprehej se : … Morrison me Doors-at e tij janë krijuar vetëm për t’u shijuar direkt Live në koncert e jo nëpër albume eksperimentuese… Ndaj dhe grupi nuk vonoi të shpalos natyrën e vet rock n’ rooll me albumin ” Morrison Hotel ” një përpjekje e shkëlqyer për të rikrijuar urat e lidhjes midis Bluzit dhe Rokut. ” L.A. Woman ” është albumi final që kemi nga The Doors. Si me qenë një album profetik duke mbajtur në vetvete misticizëm të pashpjegueshëm nëpërmjet baladave rëngjethëse ” Riders On The Storm ” ose ” Break On Through (to the other side) ” ky album shënon një kualitet të pakapshëm , si për të na dhënë lamtumirën e fundit nga Jim Morrison i cili u gjend i vdekur në vaskën e hotelit të vet në Paris në korrik të vitit 1971. Që prej asaj kohe The Doors (Portat ose Dyert në shqip) nuk krijuan më asgjë të re duke na lënë kështu të hapura të gjitha dyert e interpretimeve të pavdekshme të këngëve të tyre.James Douglas Morrison u lind në 8 Dhjetor 1943 në Melbourne, Florida. Vdiq në menyrë misteroze ( ndoshta infrakt-zemre) në banjën e dhomës së hotelit të tij në Paris, Francë në 3 Korrik 1971. Eshtrat e tij prehen pranë varrit të Balzakut dhe shumë shkrimtarëve të tjerë. Përgjatë kësaj periudhe jetësore të rrufeshme prej njëzet e shtatë vjetësh, Jim Morrison e ka transformuar vetveten nga brilant e rrebel student në lëvizjet demokratike, në poet e këngë-autor origjinal, nga këngëtar legjendar rock n’ rroll sharmant , në film prodhues dhe shkrimtar endacak. Jim ishte një artist avangardist në kërkim të pandërprerë. Rregjistroi shtat albume muzikore së bashku me grupin e tij The Doors ku pjesën më të madhe të këngëve i shkroi vet. Prodhoi dy filma të nderuara me çmime në atë kohë. Regjistroi në studio poezi të cilat më tej i publikoi në tre botime të ndryshme poetike. Si dhe padyshim imazhi i tij si legjendë roku kaptoi gjithandej kufijt e mbarë botës perëndimore. Finesa (ose kualiteti) i jetës artistike të këtij artisti të gjithanshëm ngelen shkrimet e tij. Në verën e vitit 1971, pak kohë para se të vdiste, kishte shkruar më tepër se gjashqind faqe me poezi, epigrame, lirika, ese, tregime dhe skenarë filmash. Për të poezia ishte një rrugë drejt prakticitetit dhe perfektshmëris jetësore. Si e tillë pjesa më e madhe e këtyre vargjeve janë shkruar nëpër blloqet dhe fletorkat e tij të shënimeve personale, nëpër aeroporte, nëpër autorugët gjigande të Amerikës, në turnetë e muzikës në Europë, pas skene, në bregdet lindje-perëndim, hotele, bare, restorante, taksi, gjithandej. Shumë prej tyre ngelën madje edhe të papërfunduara dhe papërpunuara si pasoj e vdekjes së parakohëshme të këtij poeti modern amerikan sikurse edhe një zëri të gjithë e kanë cilësuar.

” Në fillimet tona ne ishim duke krijuar muzikë,
rizbuluar vetveten, për çdo natë…
Duke filluar në dy linjat e para muzikore
e ndoshta me dy fjalë apo me dy vargje të para.
Shpesh në bregdet ndërsa shihnim oqeanin,
Së bashku të bashkuar për një kohë të gjatë
ishte një mrekulli për secilin nga ne
e gjitha kjo kohë :
Acid, diell, shokë, oqean, poezi dhe muzikë”
Jim Morrison (1943-1971)
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
The Doors

The Doors

ne veren e vitit 1965 takohen dy studenta ne nje plazh te Kalifornies dhe bisedojn per artin te cilin e studijonin .. keta ishin Jim Morrison edhe Ray Manzarek
keshtu qe gjat bisedes Morrison i tregon Manzarek-ut se nganjehere shkruan edhe poezi , edhe ja reciton disa nga to , Ray Manzarek per nje moment
habitet por prap "kthehet ne tokë" ... me pas i thot se , asht duke e formue nje Rock n Roll Band .. edhe poezit qe i recitoi Morrisoni ai i tha : a me te vertetë Ti i ke shkrue a ? - po i thot Morrison , i kam shkrue shpejt edhe nuk i kam korigjue fare ...
- keto jan poezit ma te mira te cilat i kam ndegjue deri sot ja kthen Ray Manzarek .. ky ishte fillimi i nje shoqrije ...edhe formimi i Rock grupit The Doors




antarët e grupit ishin :
Jim Morrison - vokal
Robby Krieger - gitare
John Densmore - bteri
Ray Manzarek - klavijature


diskografija e tyre ishte kjo :



1967 The Doors
1967 Strange Days
1968 Waiting for the Sun
1969 The Soft Parade




1970 Morrison Hotel
1971 L. A. Woman
1970 Absolutely Live
1978 An American Prayer
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: The Doors



Jim Morrison ishte nje poet , dashamir i Blues muzikes , Rebel , anarkist ose ma mir me than Idol i shumë gjenerateve , Rock Legjend...
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: The Doors

This is my IDOL! Poetët e vdekjes, join club 27! :)
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: The Doors



pas vdekjes se Morrisonit , The Doors i nxoren edhe dy albume te cilet nuk kishin sukses ne krahasim me albumet e ma hershum ...
- Other Voices (1971)
- Full Circle (1972)
 

Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: The Doors

Busavata a me hile e ke, sa do shtrihesha per gjume... mire se ta rregulloj une ty me na i tem me James Din sa ta msoj i cik orarin...``gozilla``
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: The Doors

Busavata a me hile e ke, sa do shtrihesha per gjume... mire se ta rregulloj une ty me na i tem me James Din sa ta msoj i cik orarin...``gozilla``
haaa haa shko pusho Morrison , se une si Drakulla .. :D,
 

crux

Light is easy to love, show me your darkness
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,535
Pikët
113
Përgjigje e: The Doors

Jim..poeti me i madh i te gjitha koherave...REST IN PEACE.

Nese ndonje dite ti zgjohesh ne mengjes dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete, ose ke vdekur.
 

crux

Light is easy to love, show me your darkness
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,535
Pikët
113
Përgjigje e: The Doors

Ne se do te jetosh tere jeten duke u terhequr zvarre si nje krimb, me mire ngrihu dhe vdis!(Jim Morrison)

E vetmja menyre per tu ndjere dikush, eshte te jesh vetvetja!(Jim Morrison)

Me mire nje e vertete e trishtuar, sesa nje genjeshter e bukur.(Jim Morrison)

Jeto jeten minut per minut , sikur te ishte i fundit!(Jim Morrison)

Nje dite qaja , sepse nuk kisha kepuce! Por kur pashe dike pa kembe pushova se qari!(Jim Morrison)

Thone qe duke gabuar , meson! Atehere lermeni te gaboj!(Jim Morrison)

Nuk mund te thuhet qe ke jetuar, nese me pare nuk ke provuar ate qe eshte e ndaluar!(Jim Morrison)

Kush nuk njeh dhimbjen, nuk mund te qesh mbi ate qe vuan!(Jim Morrison)

Dyshimet i krijon liria!(Jim Morrison)

Endrrat jane si yjet, mjafton te ngresh koken lart dhe jane gjithmone atje!(Jim Morrison)

Kur te vdes do te iki ne parajse, sepse ferrin e kam jetuar!(Jim Morrison)

Nuk ka rendesi nese dicka eshte e vertete, e rendesishmja te besosh!(Jim Morrison)
 

crux

Light is easy to love, show me your darkness
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,535
Pikët
113
Përgjigje e: The Doors

-E mendoj veten si nje qenie te ndjeshme, por me nje shpirt kllouni qe me detyron te perdhos momentet me te rendesishme te jetes sime. Nje hero i rreme, nje shaka qe perendite me kane bere.

-Buzeqesh edhe pse buzeqeshja juaj eshte e trishtueshme, sepse me e trishtueshme se nje buzeqeshje e trishtueshme, eshte trishtimi kur s'buzeqesh kurre.

-Preferoj te digjem shpejt,sesa te shuhem ngadale!

-Asnjeri nga ne nuk ka nje pale krah, por vetem kush enderron meson te fluturoj!

-Mos fol kurre per paqe dhe dashuri: Nje burre ka provuar dhe e kane gozhduar!
 

crux

Light is easy to love, show me your darkness
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,535
Pikët
113
Përgjigje e: The Doors

Njerezit jane te cuditshem.
NGA KENGA (People are strange)

Njerezit jane te cuditshem kur ti je i cuditshem
Fytyrat jane te shemtuara kur ti je i vetmuar.
Grate te duken shtriga kur ti je i padeshirushem.
Ne rruge ka njerez edhe kur ti je i merzitur.
Kur ti je i cuditshem te dalin fytyra nga pikat e shiut.
Kur ti je i cuditshem asnje sta mban mend emrin.
kur ti je i cuditshem, kur ti je i cuditshem.
 

crux

Light is easy to love, show me your darkness
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,535
Pikët
113
Përgjigje e: The Doors

THE END

This is the end
Beautiful friend
This is the end
My only friend, the end

Of our elaborate plans, the end
Of everything that stands, the end
No safety or surprise, the end
Ill never look into your eyes...again

Can you picture what will be
So limitless and free
Desperately in need...of some...strangers hand
In a...desperate land

Lost in a roman...wilderness of pain
And all the children are insane
All the children are insane
Waiting for the summer rain, yeah

Theres danger on the edge of town
Ride the kings highway, baby
Weird scenes inside the gold mine
Ride the highway west, baby

Ride the snake, ride the snake
To the lake, the ancient lake, baby
The snake is long, seven miles
Ride the snake...hes old, and his skin is cold

The west is the best
The west is the best
Get here, and well do the rest

The blue bus is callin us
The blue bus is callin us
Driver, where you taken us

The killer awoke before dawn, he put his boots on
He took a face from the ancient gallery
And he walked on down the hall
He went into the room where his sister lived, and...then he
Paid a visit to his brother, and then he
He walked on down the hall, and
And he came to a door...and he looked inside
Father, yes son, I want to kill you
Mother...i want to...**** you

Cmon baby, take a chance with us
Cmon baby, take a chance with us
Cmon baby, take a chance with us
And meet me at the back of the blue bus
Doin a blue rock
On a blue bus
Doin a blue rock
Cmon, yeah

Kill, kill, kill, kill, kill, kill

This is the end
Beautiful friend
This is the end
My only friend, the end

It hurts to set you free
But youll never follow me
The end of laughter and soft lies
The end of nights we tried to die

This is the end


THE END


ky eshte fundi
mike e dashur
ky eshte fundi
mikja ime e vetme,fundi

i planeve tona te perpunuara,fundi
i cdo gjeje qe eshte,fundi
pa siguri pa surprize,fundi
nuk do shoh me kurre ne syte e tu...perseri

cfare mund te jete foto jote
kaq pa kufi dhe e lire
deshperimisht ne nevojen ...e disa...duarve te huaja
ne nje...vend te deshperuar

humbur ne nje roman...egersi dhimbjeje
dhe gjith femijet jane te marrosur
gjith femijet jane te marrosur
duke pritur shiun e veres,po

ka rezik ne qytet
kalero ne rrugen e mbretit,vogelushe
skena te cuditshme ne miniera te arta
kalero ne rrugen e perendimit,vogelushe

ngije gjarprin,ngije gjarprin
ne liqen,ne liqenin antik,vogelushe
gjarpri eshte i gjate 7 milje
ngije gjarprin...ai eshte plak,dhe lekura e tij eshte e ftohte

perendimi eshte me i miri
perendimi eshte me i miri
eja ketu,dhe bej cfar mbetet

autobusi blu po na therret
autobusi blu po na therret
shofer,ku po na con ne

vrasesi u zgjua perpara se te erresohej,ai veshi cizmet e tij
ai morri nje maske nga galeria antike
dhe eci poshte ne holl
ai shkoi ne dhomen ku rri e motra,dhe...me pas
beri nje vizite tek vellai i tij,dhe me pas
ai eci poshte ne holl,dhe
ai vjen tek nje dere...dhe ai veshtron brenda
ate,po bir,dua te te vras
mami...dua te te...q..

eja vogelushe,provo shancin me ne
eja vogelushe,provo shancin me ne
eja vogelushe,provo shancin me ne
dhe me tako prapa autobusit blu
duke bere rock blu
ne nje autobus blu
duke bere rock blu
eja,po

vrit,vrit,vrit,vrit,vrit,vrit

ky eshte fundi
mike e dashur
ky eshte fundi
mikja ime e vetme,fundi

te plagos te jesh e lire
por ti kurre nuk do me ndjekesh
fundi i qeshjes dhe genjeshtrave te buta
fundi i neteve qe provuam te vdisnim

ky eshte fundi.


Ps.perkthimi eshte imi prej amatori......sigurisht potenca e origjinalit bie ne perkthim.
 

crux

Light is easy to love, show me your darkness
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,535
Pikët
113
Përgjigje e: The Doors

“People are afraid of themselves, of their own reality; their feelings most of all. People talk about how great love is, but that's bullshit. Love hurts. Feelings are disturbing. People are taught that pain is evil and dangerous. How can they deal with love if they're afraid to feel? Pain is meant to wake us up. People try to hide their pain. But they're wrong. Pain is something to carry, like a radio. You feel your strength in the experience of pain. It's all in how you carry it. That's what matters. Pain is a feeling. Your feelings are a part of you. Your own reality. If you feel ashamed of them, and hide them, you're letting society destroy your reality. You should stand up for your right to feel your pain.”
************************************************** ***************
"Njerzit frikesohen ne vetvete,ne realitetin e tyre;mbi te gjitha per ndjenjat e tyre.
Njerzit flasin sesa e madhe eshte dashuria,por kjo eshte nje bullshit.Dashuria plagos.Ndjenjat shqetesojne.Njerzve u mesohet qe dhimbja eshte e keqe dhe e rezikshme.Dhe si mund te kene te bejne ata me dashurine nese ata kane frike te ndjejne?Dhimbje do te thote zgjim.Njerzit perpiqen ta fshehin dhimbjen e tyre.Por ata gabohen.Dhimbja eshte dicka qe duhet mbajtur si nje radio.Ju ndjeni forcen ne eksperiencen e dhimbjes.E gjitha eshte sesi ju e mbani ate.Kjo ka rendesi.Dhimbja eshte ndjenje.Ndjenjat jane pjese e juaja.Realiteti juaj.Nese ju turperoheni prej tyre,dhe i fshihni ato,ju i lejoni shoqerise te shkaterroje realitetin tuaj.Ju duhet te luftoni per te drejten tuaj te ndjeni dhimbjen"

JAMES DOUGLAS MORRISON
 

crux

Light is easy to love, show me your darkness
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,535
Pikët
113
Përgjigje e: The Doors

“I think the highest and lowest points are the important ones. Anything else is just...in between. I want the freedom to try everything.”
°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°° °°°°°°

"Mendoj qe pikat me te larta dhe me te ulta jane te rendesishme.Diçka tjeter eshte vetem...ndermjet.Dua lirine te provoj gjithshka"


“Being drunk is a good disguise. I drink so I can talk to assholes. This includes me.”
************************************************** ******************
"Te dehesh eshte nje maske e mire.Pij, keshtu mund ti flas maskarenjve.Kjo me perfshin" - Morrison


“Blake said that the body was the soul's prison unless the five senses are fully developed and open. He considered the senses the 'windows of the soul.' When sex involves all the senses intensely, it can be like a mystical experience.”
************************************************** *******************
"Blake tha qe trupi eshte burgu i shpirtit nese te pese shqisat nuk jane plotesisht te zhvilluara dhe te hapura..Ai konsideronte shqisat "dritaret e shpirtit".Kur seksi perfshihet tek shqisat intensivisht,mund te jete si nje eksperience mistike" - Morrison


“You're all a bunch of fuckin' slaves!”
****************************************
"Ju jeni te gjithe nje tufe sklleverish shkerdhata" - Morrison


"Just come and pee at my grave fuckin teenagers, you love my dick... not my words !"

************************************************** ******************
"Vetem ejani dhe beni shurren tek varri im ju adoleshente shkerdhata,ju dashuroni [email protected]()in tim.....jo fjalet e mia!" - Jim Morrison


hapini dyert(open the doors)
 

crux

Light is easy to love, show me your darkness
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,535
Pikët
113
Përgjigje e: The Doors

Jim Morrison .

Everything human
is leaning
her face .

Soon she will disappear
into the calm
vegetable
morass.

Stay !

My Wild Love !

Cdo gje njerezore
eshte duke lene
fytyren e saj.

Se shpejti ajo do te zhduket
brenda ne qetesine
e batak(mocal)
perimesh.

Qendro !

Dashuria ime e eger !

JIM MORRISON
 

crux

Light is easy to love, show me your darkness
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,535
Pikët
113
Përgjigje e: The Doors

thats it .you have a perfect bluesman and the doors .and thats what you get .pure magic !

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=fw2oZifvgq0"]http://www.youtube.com/watch?v=fw2oZifvgq0



jeah, kip jor aj on dhe roud, jor hejnd epon dhe uiell
kip jor ajs on dhe roud, jor hejnd epon dhe uiell
jeah, ui'r goin' tu dhe roudhauz
ui'r gonne hev a riell
gyd tajm

jeah, bek et dhe roudhauz dhej gat sam bangelous
jeah, bek et dhe roudhauz dhej gat sam bangelous
end dhets for dhe pipell
hu lajk tu gou daun sllou

let it roull bejbi roull
let it roull bejbi roull
oll najt long
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Jim Morrison & The Doors

=Hello Kitty;199940]Gjithmone per te vdekurin flitet for the bright side. Can somebody bring here something about his dark side?! All his life maybe he was waiting for the sun...(!)QUOTE

ki te drejt.. ka vdek por aq pak sa ka jetue e ka lon nje veper te pa vdekshme edhe ne e kujtomi e shoqrohemi ..ashtu si fëmijet , behemi se asht i gjall e ne mesin ton....

http://www.youtube.com/watch?v=ZsfsJJNw03k&feature=related
 
Top