• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jimi Hendrix

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Jimi Hendrix



Jimi Hendrix ka lindur 27. Nentor 1942 në Seattle, Washington me emrin James Allen Hendrix ( ma von Marshall ) nga babai me prejardhje Afrikane dhe nena e tij ishte nga nje fis indian cherokee..
ka vdekur me 18. Shtator 1970 ne Londer ).

jeta e Jimi Hendrix para karieres...

qysh në moshen e re Hendrix ishte i interesuar per Rock n Roll , i ndegjonte edhe ishte ne koncerte te Elvis Presley edhe Little Richard. instrumenti i tij i parë ishte nje harmonikëgoje
ndersa ne moshen 13 vjeqare ne veren e vitit 1957 , babai i tij ia blen nje gitare akustike te perdorun ...mirpo pasi dukshëm perparon , se ishte i lindur per kët instrument muzikorë , " e fiton " një gitare elektrike ...ne vitin 1959 prijashtohet nga Garfield High School shkaku i notave te dobëta . në vitin 1961 shkaku i nje hajnie , se e kishte vjedhur nje auto arestohet edhe burgoset , por i ipet mundesia në burg ose në ushtri , dhe Ai e vendos të behet ushtar....ky denim ishte qe te bente nje shkollë ushtarake e cila zgjat 3 vite , por Hendrix nuk i respektonte urdherat edhe i diciplinuar nuk ishte... gjatë kohes se lirë bente muzikë me gitare , por kjo nuk mjaftoi edhe e larguan para kohe , pas 13 muajsh.

fillimi i karieres së Jimi Hendrix si muzikant

gjat atyre 13 muajve qe ishte ne sherbim ushtarak e njofton Billy Cox i cili ishten nje Bass-gitarist shumë i mirë . së bashku me Billy Cox e formojn grupin The King Kasuals te cilet benin muziken percjellse , nder te tjeret edhe per : Little Richard, The Supremes, The Isley Brothers dhe Jackie Wilson.
ne vitin 1964 shperngulet ne New York , nje vit ma von behet gitarist kryesor per Isley Brothers , dikund kah mesi i vitit 1965 e formon grupin e tij te par Jimmy James and the Blue Flames me kete grup Hendrix bente muzikë neper klube te mdryshme ...

... ne një klub me emrin "Cafe Wha?" kah mesi i vitit 1966 ku bente muzikë me grupin e tij Jimmy James and the Blue Flames
musafir ishte Chas Chandler ( ish Bassgitaristi i grupit The Animals ) , Chas Chandler ishte habitur edhe befasue me mënyren se si Hendrix i binte gitares , ishte hera e parë qe kishte ndegjue diqka te till ...dhe menjehere ia afroi nje kontrat që te shperngulet ne Londer dhe ta formoj nje grup te ri , ku do te mundet me emrin Jimi Hendrix te paraqitet para publikut, qe Ai e pranoi...dikund në vjeshten e vitit 1966 në Londer formohet grupi Jimi Hendrix Experience ...



- Jimi Hendrix – vokal edhe gitare
- Noel Redding – bass-gitare edhe vokal percjelles
- Mitch Mitchell - bateri ( tupana )

ne klubin me emrin Marquee


sa u formuan si grup menjehere filluan te benin muzik neper klube te Londres ...
ne tetor te vitit 1966 e boton singel pllaken "Hey Joe" ku producent ishte Chas Chandler ...
ne klubin me emrin Marquee , ku shkonin te gjith muzikantat ma te mir te Anglis si The Who , Kinks , Rolling Stones, Eric Clapton , Steve Winwood etj. Jimi Hendrix Experience beri nje nat muzikë , per her te par me 24.01.1967 , at nate ishin prezent 1400 vet , shumica muzikanta te njohur ...te gjith mbeten te habitun ...ky ishte momenti historik i klubit Marquee , ishte moment historik i muzikes ne pergjithsi British Blues kaloi ne Rock.


__________________
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Jimi Hendrix

Diskografija e Jimi Hendrix asht shum e gjere , por jo edhe ne kohen kur Ai ishte i gjall.
ai i perjetoi te botum vetemse 4 albume , 3 studio albume edhe nje album me Band of Gypsys i cili ne nje lloj menyre mundet te quhet Live , pasi qe ishe i inqizuar ne nje festim te vitit te ri , pra ndrimi i moteve 1969-1970



- 1967 - Are You Experienced
- 1967 - Axis: Bold as Love
- 1968 - Electric Ladyland
- 1988 - Smash Hits
- 1970 - Hendrix - Band of Gypsys

albumet e tjera , pa mare parasysh se cili nga ta , se ka shume ...e sidomos Live , te gjitha jan te botuara pas vdekjes se Jimi Hendrix ...
pas vdekjes se Jimi Hendrix jan nxjerun shumë albume tjera ...
studio albume
Live albume edhe
albume me Hite ( te kombinuar ne mënyra te ndryshme me hitet e tij.... )

keta jan studio albumet pas vdekjes se Jimi Hendrix :



- The Cry of Love (1971)
- War Heroes (1972)
- Loose Ends (1974)
- Crash Landing (1975)
- Midnight Lightning (1975)
- Nine to the Universe (1980)



__________________
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Jimi Hendrix

... Jimi Hendrix Experience ne vitin 1967 i nxjer ne botim albumin Are You Experienced ,
edhe mer pjes ne festivalin Monterey me 18. 06.1967 ku ne kangen e fundit Wild Thing
ia ven zjarin gitares , ma von thot se :
"Kur kam djegur gitarën time ishte si një sakrificë , flijimë ...njerzit i flijojnë gjerat qe i dojnë , unë e dua gitaren time "
... me 16. 10. 1968 del ne shitje studio albumi i dyfishtë e i treti me radh Electric Ladyland
album i stileve : Rock , Psychedelic Rock edhe Blues
ishte njekohsisht edhe albumi i fundit i The Jimi Hendrix Experience ...
mbeshtjellsi origjinal i albumit ishte i cenzuruar...



me 1969 Jimi Hendrix mer pjes ne festivalin legjendar Woodstock me nje grup te ri por jo i dalluar nga stili i muzikes edhe nga antaret , po them jo nga antaret se mungon vetemse Noel Redding Bass gitaristi te cilin e zavendeson Billy Cox , asht edhe nje ritem gitarist me emrin Larry Lee ndersa grupi quhet Gypsy Sun & Rainbows...por kjo asht vetemse per ket festival ...
...per ndrimin e moteve 1969/70 ne Fillmore East e mban nje koncert i cili edhe iqizohet , ksaj radhe me emrin Band of Gypsys .
ne vitin 1970 asht musafir ne albumin e Stephen Stills ne kangen Old Times Good Times
Jimi Hendix vdes 18. 09. 1970
nje dit me par me 17.09.1970 ban muzik me Eric Burdon & War ne Scott's Club Londer ..
thuhet se ka mar shumë tableta gjumi edhe ka pi shumë verë..
...ky ishte fundi i karieres edhe i jetes se tij .. teper te shkurtë...
 

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Planeti Hendriks

Një seri kryeveprash mbresëlënëse, të krijuara brenda katër vjetësh nga gjeniu i kitarës. Kjo është vepra e mitit Xhimi

Më 19 shtator të vitit 1970, Xhimi Hendriks i tha “lamtumirë” kësaj bote. Megjithatë duket se këto dyzet vite nuk kanë mjaftuar për ta ndalur atë të ardhme që e priste, së bashku me kitarën e tij të drejtuar nga qielli. Arsyeja që trashëgimia e tij vazhdon të jetë gjallë, nga disqet që vazhdojnë të shiten, te bumi i autobiografive, reklamat, kolonat zanore, stili hendriksiano-hipi, ndoshta është pikërisht kjo. Duke u mbështetur edhe te dhuntia speciale, ajo që e dallon gjeniun nga artisti i thjeshtë me talent, Hendriks arriti, duke filluar nga bluzi, të gjente brenda vetes sekretet e universit që njeriu i kërkonte në hapësirë. Ishte një “VoodooChild”. Kështu e quante veten. Një njeri i devotshëm ndaj jetës, drogave dhe emocioneve; Xhimi nuk njihte kufij. Në katër vjet karrierë arriti të linte një shenjë të shndritshme në muzikën rok dhe shumë këngë të pavdekshme që i kanë rezistuar në mënyrë magjike kohës.

Hendriks ishte një prej ikonave më të mëdha të viteve ‘60. Vdekja e tij është një prej ngjarjeve më të trishtuara të historisë së muzikës rok. Hendriks ishte artisti më i shfrytëzuar nga industria diskografike, e cila nuk hezitoi të publikonte të gjitha pjesët e luajtura prej tij. Xhimi regjistroi dy albume të mëdha (të parin dhe të tretin), por mbi të gjitha i dha jetë një stili loje në kitarë, që më pas u kopjua nga të gjithë kitaristët. Gjithsesi është shumë e vështirë të ndash faktet e jetës së tij nga thashethemet dhe spekulimet. Kritikët mendonin se ai do të futej më shumë në zhanrin e xhazit, e më pas do të zhytej më thellë në bluz. Thuhet se ishte shumë i ngatërruar me atë çka dëshironte të bënte realisht. Të tilla konfuzione përbëjnë edhe të vërtetën mbi vdekjen e tij: versione kontradiktore për ditët e fundit të jetës, të cilat janë dhënë nga të afërmit gjatë asaj kohe. Thuhet se ka qenë duke punuar shumë për albumin e tij të ri, titulluar “First Ray of the New Rising Sun”, kur vdiq në Londër, më 19 shtator të vitit 1970, nga shkaqe të lidhura me drogën. Deri më tani versioni zyrtar i historisë ka mbetur i mbyllur mes mureve të harruara të hotelit “Samarkand”, ku Hendriks jetonte në atë kohë me Monika Danenmen, një vajzë të cilën e kishte njohur pak ditë para se të vdiste. Ndërsa versioni i policisë është ky: infermierët e ambulancës e gjetën trupin e pajetë të kitaristit të shtrirë përmbys, në mes të dhomës bosh. Rubineti i gazit ishte i hapur, dera ishte gjysmë e hapur, nuk kishte asnjë gjurmë të personit që i kishte telefonuar ndihmës së shpejtë.

Duke analizuar diskografinë e tij zyrtare, vërehet një rritje e vazhdueshme profesionale. Për të riafirmuar një herë e përgjithmonë talentin e tij, do të mjaftonte të kujtonim krijimet fenomenale “All Along the Watchtower”, homazhin ndaj muzikës bluz “Red House”, “Foxy Lady”, “Little Wing”, “VoodooChild”, “Star Spangled Banner”, himnin zyrtar të Shteteve të Bashkuara, të prezantuar ditën e fundit të Festivalit të “Woodstock”-ut. Për fatin tonë dhe të gjithë atyre që e adhurojnë muzikën, ka shumë mrekulli hendriksiane që duhen zbuluar.

Shumë muzikantë e kujtojnë ardhjen e tij në Londër në vitin 1966, kur Hendriks ishte vetëm 25 vjeç. Ai djalosh i zi, që kishte ardhur në Siatëll, mund të krahasohej vetëm me një gjeni. Në koncertet “dal vivo” ishte i paarritshëm: “Kur e pashë për herë të parë, thjesht mendova: ‘Ndoshta do të jetë më mirë të ndërrojë zanat’”, kujton Jeff Beck. Dëshmi të tilla e pasurojnë edhe më shumë figurën e mitit Hendriks. Duhet theksuar se në Londër Xhimi kishte gjetur një territor pjellor. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, ku bluzi konsiderohej ekskluzivisht “muzikë për zezakët”, në Angli disqet e Howlin’Wolf, Muddy Waters, Robert Johnson dhe B. B. King po bënin namin, madje ishin pjesë e familjes së madhe rok-bluz, në të cilën bënin pjesë edhe grupet “Stones”, “Cream”, “Who” dhe “Animals”. Me fjalë të tjera Xhimi përfaqësonte për Xheger, Klepton gjithçka që ata dëshironin të ishin. Imazhi i kitarës së flakëruar në duar ka mbetur në kujtesën e shumë spektatorëve gjatë shfaqjeve në festivalin e Monterejt, “Woodstock” dhe në Amerikë.

Xhimi nuk ishte vetëm muzikant. Ai merrej edhe me çështje të tjera, me mbrojtjen e zezakëve dhe mbështeste lëvizjen e “Black Panther”. Këtë e dëshmojnë edhe dokumentet e FBI-së. Vdekja e tij e ardhur në mënyrë të rastësishme dhe në rrethana ende të paqarta, lë shumë dyshime dhe mëri. Diçka është e sigurt, që Xhimi po përgatitej të punonte me legjendarin Gil Evans për një album dhe një koncert, ku do të shënonin fillimin e një faze krejtësisht të re në karrierën e tij. Ndoshta do të përgatiste edhe një CD me Miles Davis. Natyrisht që e kemi shumë të vështirë ta imagjinojmë Xhimin 67 vjeç (kaq do të ishte sot), duke përsëritur të njëjtit numra spektakolarë, që shumë kolegë të tij rokistë vazhdojnë t’i luajnë.(Shqip)



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

crux

Light is easy to love, show me your darkness
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,488
Pikët
113
Përgjigje e: Jimi Hendrix

I pavdekshem.

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=LOjwMxccsZc"]http://www.youtube.com/watch?v=LOjwMxccsZc
 

crux

Light is easy to love, show me your darkness
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,488
Pikët
113
Përgjigje e: Jimi Hendrix

Most guitarists will tell you that, top to bottom, 'Voodoo Child' is the single greatest electric guitar song ever recorded. So there's that. The truly scary part? Hendrix and the band nailed the track on a lark, when a visiting TV crew asked them to look busy in the studio.

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=WoAXW30mMAg"]http://www.youtube.com/watch?v=WoAXW30mMAg
 

crux

Light is easy to love, show me your darkness
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,488
Pikët
113
Përgjigje e: Jimi Hendrix

stupid...jimi's version is an infinite amount of times better...dhe mos harrojme qe Slash eshte kitaristi me i madh ne bote gjalle.

[ame="http://www.youtube.com/watch?v=lIHTwMDK1WE&feature=related"]http://www.youtube.com/watch?v=lIHTwMDK1WE&feature=related
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Jimi Hendrix



... me 16. 10. 1968 del ne shitje studio albumi i dyfishtë e i treti me radh Electric Ladyland
album i stileve : Rock , Psychedelic Rock edhe Blues
ishte njekohsisht edhe albumi i fundit i The Jimi Hendrix Experience ...
mbeshtjellsi origjinal i albumit ishte i cenzuruar...
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Jimi Hendrix




Mbetet me i madhi Busave;Edhe mund te hariet,por nuk mundet kurr te kalohet.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Jimi Hendrix



Hendrix, kitaristi më i mirë i të gjitha kohërave

mar nga telegrafi.com

23:00 / 23.11.2011

Legjendari Jimi Hendrix, njeriu i cili e ka definuar rokenrollin, është shpallur kitaristi më i mirë i të gjitha kohërave nga revista “Rolling Stone”.

Hendrix, i cili e ka mësuar vetë kitarën, ka kaluar të gjithë kolegët dhe me meritë e ka fituar këtë epitet. Ai ka qenë pionier i ‘distorzionit’, ndërsa shumë kitaristë të mëdhenj kanë pranuar se e respektojnë atë për muzikën inovative.

Pas Hendrixit, në vend të dytë është renditur Eric Clapton, ndërsa pas tij vijnë Jimmy Page, Keith Richards dhe Jeff Beck. Lista është përpiluar nga ekspertë të zgjedhur muzikorë. /Telegrafi/
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Jimi Hendrix

Jeff Beck asht gjithashtu gitarist shum i mirë i cili e ka kombinue Blues edhe Jazz me Rock n Roll ..asht i njejti kaliber sikurse Clapton edhe Page ..jan nga e njejta shkoll edhe nga e njejta grup The Yardbirds .. te cilen ma vonë Jimmy Page e shendroi ne Led Zeppelin ..
Prandaj te kom inot !.Jo vetem qe di me shum,por me bo me diskutu edhe per muziken.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Jimi Hendrix

Serafim , a te kujtohet ajo tema qe e ke hapur tek forumi tjeter perafesisht para dy vjete qe titullohej "Kitaristet me te njohur " ?
e sjella , veq sa me kujtue te kaluaren...

Ndihet mungesa e kitaristeve te sotem,o e atyre istrumentisteve te talentuar qe njeher e nje kohe titulloheshin te ashtequajturit guitar hero.E vertete qe ne skene kane mbetur maestri Clapton o Billy Gibbons i ZZ Top,po vitet e fundit shihen pak kitarist te talentuar,mungojne ata qe prishnin kordat ne menyre te "egert" qe mahnisnin tingullin.
Sot egzistojn dhe ata qe kane teknik e pasionin e tradicionit bashke me ate te rinovimit,siç eshte Joe Bonamassa,kitarist i talentuar i rock blues 32 vjeç,i rritur nga maestri BB King.Te tjere te talentuar jane Joe Satriani,Yngiwie Malmsteen,Steve Vai,o Robert Fripp,e disa te tjere (qe do i vendosi Busavata),por dhe keta nuk jane te rinj,po plaken dhe me gjithe talentin qe kane nuk jane akoma legjendar.
Ka 43 vjec kitaristi mitik ish lideri i Exstreme,Nuno Bettencourt,(i cili ka siguruar gishtat ne Lloyds per 5 milion dollar),po te njejten moshe afersisht ka dhe John Petrucci i Dream Theater,nje nga kitaristet me teknik te sotem.Kirk Hammett (qe ka zevendesuar Dave Mustaie tek Metallica)i zgjedhur kitaristi me i mire ne vitin 1985,ka energji e talent por ka 48 vjeç.Po ashtu dhe legjenda Slash ka 45 vjeç,mbas ndarjes se Gans N Roses,nuk ka humbur talentin,por duket sikur i mungon pasioni.

Ne vitin 1998 doli dhe nje gjigand i kitares si Yonny Lang,ne moshen normale per nje talent,kishte 17 vjeç,saqe pelqehej jashtezakonisht nga Aerosmith,e Satriani e Vai e mernin neper turne.Tani i eshte kushtuar muzikes blues,ka humbur ne popullaritet po mbetet akoma nje talent qe kerkon rinovimin...

Nuk ka me trashgimtar,guitar hero,te Buddy Guy,Jimmy Paqe,o i madhi Jeff Beck....sot tendenca e muzikes Rock eshte e perbere me teper mbi tingullin kolektiv se sa ate te solistit,eshte nje rock energjik,nuk eshte me ai mitik.Mbase mungojne kitaristet?....Busavate;mirembrema dhe perse?.............
 

trestenik

Heavy Metall
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
735
Pikët
0
Përgjigje e: Jimi Hendrix

Si një kitarist, ai ndërtoi mbi risitë e dëshpëruar stilistët ekzaminuara si BB King , Albert Mbret , Buddy Guy , T-Bone Walker , dhe Muddy Waters , si dhe ato të ritëm dhe gjendje e dëshpëruar dhe Kitaristë Soul muzikë kërkojnë si Curtis Mayfield . Muzikë Hendrix u ndikuar kështu nga jazz, ai shpesh citohet Rahsaan Roland Kirk , si muzikant e tij të preferuar. Përveç kësaj, Hendrix zgjeruar traditën e kitarë rok, pse Kitaristë mëparshme, duke kërkuar si The Kinks ' Davies Dave , Jeff Beck , dhe The Who 's Pete Townshend , kishte punësuar teknikat testuar si, reagime shtrembërim dhe të tjera efekteve si mjete zërit, Hendrix ishte në gjendje për të shfrytëzuar ato për një i papritur parë mase, dhe i bëri ata të pjesë përbërëse e tij zhanër private, unik, që ai e quajti "Red".
 
H

Hendrix

Guest
Përgjigje e: Jimi Hendrix



... me 16. 10. 1968 del ne shitje studio albumi i dyfishtë e i treti me radh Electric Ladyland
album i stileve : Rock , Psychedelic Rock edhe Blues
ishte njekohsisht edhe albumi i fundit i The Jimi Hendrix Experience ...
mbeshtjellsi origjinal i albumit ishte i cenzuruar...
studio albumi i fundit , pas vdekjes se Hendrixit kan dal edhe shum studio albume tjera te cilat shtepit e ndryshme discographike i kan botue .


The Cry of Love (1971)
War Heroes (1972)
Loose Ends (1974)
Crash Landing (1975)
Midnight Lightning (1975)
Nine to the Universe (1980)
Radio One (1988.)
First Rays of the New Rising Sun (1997.)
South Saturn Delta (1997.)
Valleys of Neptune (2010.)


Busavato RESPEKT njeri , se per her te par po e lexoj ni biografi ne gjuhen shqipe per Hendrixin .

ne Wikipedia shqip e gjeta vetemse kaq :

Jimi Hendrix, (lexo:: Xhimi Hendriks) lindi më 27 nëntor të vitit 1942 dhe vdiq më 18 shtator të vitit 1970, ishte gitarist, këngëtar dhe shkrues i teksteve muzikore amerikan i muzikës rok.
Jimi Hendrix 1967.png

Hendriks konsiderohet si gitaristi më i mirë në historinë e muzikës rock. Në fillim suksese arriti në ShBA, më von pati skukses edhe në Angli, pastaj pati fame në tërë botën duke filluar me performancën e tij në vitin 1967 në Monterey Pop Festival.E zbuloi Chas Chandler bas gitaristi i grupti The Animals .

http://sq.wikipedia.org/wiki/Jimi_Hendrix
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Jimi Hendrix

Jimi Hendrix - People, Hell and Angels



Am 1. März ist es soweit: Pünktlich zum
meteorologischen Frühlingsanfang erscheint ein nagelneues
Jimi-Hendrix-Album! „People, Hell & Angels“ bietet zwölf bislang
offiziell nicht veröffentlichte Tracks des legendären Gitarrenmagiers
aus den Jahren 1968 bis 1970.

von Ernst Hofacker



Und da gibt es einiges zu entdecken: Zum Beispiel
einen Hendrix, der von Bläsern und Keyboards begleitet wird, oder Jimi
im Verein mit Kollegen wie Stephen Stills („Somewhere“) und Lonnie
Youngblood („Let Me Move You“). Und überhaupt, bei einigen der Tracks
wird deutlich, wie sehr sich Hendrix nach dem grandiosen Pop seiner
Experience zum Ende der 1960er Jahre mehr und mehr wieder der Black
Music und hier vor allem damals aktuellen Entwicklungen wie dem Funk
zuwandte. Viele der hier zu hörenden Songs – „Mojo Man“, „Hey Gypsy
Boy“, „Earth Blues“, „Hear My Train A Comin’“, „Bleeding Heart“ und
„Villanova Junction Blues“ – kommen überdies dem am nächsten, was man
eine offizielle Studioaufnahme der kurzlebigen Band Of Gypsys nennen
könnte, mit der Hendrix 1969/70 zusammenspielte.

Hendrix-Aficionados mögen abwinken und zu Recht
darauf verweisen, dass mehr oder weniger sämtliche Tracks dieser
Veröffentlichung seit geraumer Zeit auf diversen Bootlegs kursieren.
Richtig, aber: Dies hier ist eine mit Sinn und Verstand kompilierte
Zusammenstellung, überdies wurden alle Stücke von keinem Geringeren als
Hendrix’ ehemaligem Toningenieur Eddie Kramer himself editiert und
remastered. Dazu gibt es wie bei den von Hendrix’ Erben betreuten
Veröffentlichungen üblich ein aufwendiges Booklet mit ausführlichen
Liner Notes, seltenen Fotos sowie editorischen Anmerkungen und nicht
zuletzt Abbildungen der handschriftlichen Notizen, die der Meister
selbst seinerzeit zu den einzelnen Songs machte.

John McDermott, Co-Produzent von „People, Hell &
Angels“, fasste die Intention von „People, Hell & Angels“ in einem
Interview so zusammen: „Wir wollten Jimis Porträt mit diesem Album so
gut vollenden, wie es uns heute möglich ist.“

Hendrix-Fans dürfen sich auf den Frühlingsanfang freuen!
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Jimi Hendrix

Burimi : Kuvendi Blues Rock

e shkroi Orhan Shala - Woodstock .





Jimi Hendrix - Legenda qe jeton


James Marshall Hendrix i njohur si Jimi Hendrix lindi ne Seattle, USA, 27.10. 1943. I ati i tij ishte kopshtar,e nena e tij indijane gjakpaster nga fisi Cherokee.Nena Lucille i vdese shume heret kur Hendrix kishte vetem 3 vjet dhe thuhet se,ishte shkaku kryesor qe Hendrix ishte i mbyllur ne vehte...

Hendrix,nga kitara e tij Fender ka nxjerre asi tone per te cilat nuk eshte dite se kane “ekzistuar”.Ai me kete, ka lene gjurma te pashlyeshme ne rok dhe blues.Ne nje deklarate te tij,qe e kam lexuar para shume vitesh..ku ka thene se,ne edukimin tim te kitares nuk kam patur note te muzikes,sepse nuk i dija as ti shkrruj e as ti lexoj ato...Kuptohet se Hendrix eshte koncentruar ne zerat te cilat i ka prodhuar vete...zerat te cilat paraqesin boten e brendshme te nje njeriu te tërhequr dhe te mbyllur ne vete,,ashtu siq ka qene Hendrix,por i forte ne Rokun e tij “metafizik’ dhe ne Bluesin e tij “psihodelik” qe sot nuk ka te ngjashem...


JIMI M.HENDRIX


Perla me e ndritshme e thesarit te '60-ve.I pafati i dekades se muzikes Psikodelik/Blues-Rokut dhe i pakonkurenti,nga te gjithe kreativistet me te rendesishm,qe ne ate kohe i ngriti Blues/Roku.Hero i gjenerates dhe pelegrini i ngjitjes se refyeshme,i cili nuk ishte i pergatitur per fulqin e pameshirshme te fames ne te cilen e hudhen.E kurse Hendrix,thelle ne shpirtin e tij ishte vetem nje muzicient i cili kerkonte identitetin e tij personal.


Kjo storie eshte e shkruar per shume shkaqe...dhe per nje gjenerate...te cilet e mbajne ne mende versionin e kenges "HEY JOE".Kjo u krijua ne shenje miqasie per nje mik nga KOSOVA... i cili me ore te tera dhe vite eshte munduar ta deshifroi nje tone ne kengen "Machine Gun" nga albumi Band Of Gypsys...


Cdo gje ka fillimin e tij,por ne rastin e Hendrix,fillimi eshte vdekja e tij.Vdekja eshte fillimi i jetes se Jimit.Sic edhe vete tha "Lamtumire deri sa nuk shihemi prap".Por,mbeten fillimet e pambaruara,dashurit e pashprehura, ne boten, ne "FATIN" ku njeriu mundohet te biekzistoje.

Vdekja e tij beri jehon sic kishte bere edhe vdekja e mocartit apo Qajkovskit po te kishin jetuar ne kete shekull dhe ne kete moshe(27).Ndoshta vete komparativi nuk eshte me i volitshmi me keta kompozitore te medhenje,por kjo mbetet mendimi im personal: Ate cka dhane dhe c'jane mocart dhe Qajkovski per muziken klasike,njejte,po ndoshta edhe shume me teper eshte Hendrix per muziken "moderne" dhe ndikimet e kultures se muzikes moderne te gjenerata e re,te cilat karakterizohen me nje "novatori" te Hendrixit,po deshti ai apo jo.Per kete,Hendrix mbeti frymezuesi dhe shembulli me extreme.

Per te mund te flasim gjere e gjate.Nga distanca qe e perbejne vitet e kaluara nga kreativiteti i tij, lirisht,kuptimin themelor te Rokut mund ta shikojme si art.Hendrix,pergjithesisht eshte pergjegjes per te gjitha metamorfozat muzikore te cilat pasuan nga casti kur Jimi u lajmerua ne scenen e Rokut.

Por,si ta rrefejme sot Hendrix-in?

Cka te themi te re per te? Kurr e dime se jane shkruar shume ese per te,kur gjithe ajo qe eshte e rendesishme rreth hendrix-it eshte e thene dhe e shenuar ne leter?

I madhi z.Bibi(B.B.King)duke e kujtuar Hendrix-in,thote: "Te gjithe kitaristet me jane te dashur,por ai voglushi shkoje me se largu.Ndoshta ajo ishte edhe tragjedia e tij"

Ike tarner,me te cilin Hendrix kishte bashkepunuar me 1964,deklaron:"Nje i tille,nuk lind me"

Tina Tarner,i kujtohet bashkepunimi me Hendrix-in dhe thote: "Ishte As,i binte kitares pas shpines sime me grupin percjelles,por e dia se nje dite patjeter do te dale para meje e une pas shpine..."

Chas Chandler : "Po te ishte inqezuar vetem kenga HEJ JOE,ai prap do ishte sot legjend"

Les Harwey,kitarist i grupit Stone The Craws,disa jave para vdekjes deklaron :"Hendrix eshte pa konkurence.Te gjithe e dime kete...3 vitet e tij,vetem kaq,dhe la pas veti vepra te tilla qe askush nga NE nuk mund ti tejkaloje".

Brian Auger,ne turnen e tij ne ex-jugoslavi,para shume adhuruesve ne ate kohe deklaroi: "Pas dy diteve kur Hendrix erdhe ne Londer,kishte hip ne skene me grupin tim Trinity,ne klubin BLAISES ne Londer.Me terboi: nga e muar ate guxim ky i ziu te ngjitet ne skenen ku behet vetem muzika ime! Por vetem pas 2 minutash terbimi im u shnderua ne knaqesi te madhe.Prej atij casti per mua do te ekziston vetem nje mjeshter i kitares"

Legjenda mbi kitaristin ushqejn shume episoda si ato te rrejshme si ato te verteta mbi jeten e tij dhe mbi aktivitetin artistik te tij.krijuesi i muzikes magjike i cili i beni vetes vend mes me te lavduarve gjithashtu ne te njejten kohe eshte edhe figura e tragjedise,tipike,per ate qe e quajme 'fame dhe shou bisnes'.

Po,tragjedia jep hero.Kjo mund te vleje edhe per Hendrix.I kryqezuar ne nishanet e apetiteve te medhaja,i manipuluar nga shume kushi,edhe nese ai me suksese shkoje nga liria e artit te tij personal.Fatekeqesisht,mbetet se ai deri te kjo arriti shume vone! Per te mbetur tragjedia e plote: e eksploatuan deri sa ishte ne jete,e shfrytzojne tani edhe kur eshte i vdekur.Shume disko-shtepit botuese ende botojne disqe te "reja" me muziken e tij,te vetedijshem se edhe sot,pas 40 viteve ai eshte ende shume atraktiv.Ndonjehere kjo me dhembe.Por,e kjarte eshte,rregullat e kesaj loje jane te tilla.



JAMES MARSHALL HENDRIX lind me 27 nentor te vitit 1942,si femiju i pare i familijarit te verfer,kopeshtarit James Allen Hendrix nga qyteti Seattle,nga shteti Vashington-SHBA.Babai i tij ishte i ziu stramasitk nga jug-perendimi Amerikan derisa nga e ema,Hendrix kishte prejardhje direkte nga fisi Qiroki,pasi qe e ema ishte Indijane gjak paster,te mbetur ne rezervate afer qytetit Vankuver, Kanada.Hendrix-Junior(Jimi i vogel siq e kishin zakon ta quajn) nuk e kishte nje femijeri te lumtur,Nena Lucille i vdese kur Jimi kishte vetem 3 vjet e kurse babai All u martua per se dyti dhe prej kesaj martese linden edhe 3 femije:nje djal dhe dy vajza.

Hendrixi i vogel ishte pa ngrohtesin e te emes ne varferrin e skajshme (sepse,nuk ja vlente qe babai ishte kopshtare,se ne kohen e dimrit nuk kishte pune).Per rinin e Hendrix-it ka inf.te bollshme edhe nese ato ndryshojne kur ato flasin per jeten e kohes sa ishte ne boten e muzikes.Dihet se ne moshen 16 vjeqare largohet nga shkolla GarfieldLightSchool,sepse kishte kapur per dore nje vajze te "bardhe".Thone se ai ne fillim kishte deshire te madhe te behet piktor.Dhe me kete ide largohet nga shtepia "sa me large pa ndonje plan" bredhi shume nder qytete dhe provinca.Kalonte ne sprova te ndryshme; "Shpesh here isha i uritur,ka pas kohe kur kam qene pa henger 3 dite radhazi,por asnjehere nuk me ka shkuar mendja ti bashkangjitem grupeve te rinjeve huligan te cilet plaqkitnin nder qytete te vogla,kjo nuk pershtatej edukimit tim.Kur rritesh ne shtepi te varfer meson ose te grabit ose te respekton pasurin e tjetrit.E une i kam takuar atyre te cilet pasurin e huaj e kam konsideruar te huaj." "Ne keto vite kam njohur fytyren e vertete te "jetes".Me shume e kam kaluar kohen ne jug atje isha me i lumtur se ne veri..." vazhdon Hendrix.

Ne esence Hendrix ishte i kthyer artit,ne qastet e avantures ne te cilen gjindej kupton se muzika,te cilen tashme e sa vite e kishte njohur,mund te jete "e mire,mos edhe forma me e mire per te shprehur ekspresionin e mbrendshem artistik,dhe te gjithe atyre shqetsimeve dhe vizioneve qe i kishte.Bile,ne disa gjera edhe me te kjart dhe me te afert se piktura.Se shpejti i kthehet muzikes,(jo ne menyre fanatike).Babai ia kishte blere nje gitare akustike me rastin e ditelindjes se 11 dhe shume shpejte edhe kitaren elektrike.Por,Jimi nuk ka qene menjehere fanatik,siq e pershkruajne shume biograf te Hendrixit.Ata bile thone se ne moshen 14 vjeqare Jimi ka pasur grupin e tij! Qe nuk ka te beje me te verteten aspak.Miq te tij te afert thone " Jimi ka qene jashtazkonisht i thjeshte dhe jo shume i interesuar per kitare.Ishte teper i marrshem.." Ja se q'thote hendrix: "per muzik kam filluar te intereseohem ne moshen 16-17 vjeqare".Ashtu siq cdo kush kur te hyne ne nje "bote" te panjohur,cdo dite takon idol te rinje,dhe ata i kam dashur te gjithe ne menyra te ndryshme.Por gjithmone sinqerishte,ashtu sikur nje femije.Spari te une kane ndikuar BuddyHoll,EddieCochran,ElvinJames,MaddyWaters.Ashtu siq e njohja muziken fillova edhe kriteret ti beja ma te repta.Kur kuptova se kush eshte dhe cka eshte atehere u lidha per muziken e te madhit Bibi(B.B.King)...Por nese me pyetni per qastin kur iu kam kthyer me te vertete muzikes(kur vetes i kam thene..e une do te beje kete)ka qene kur kam degjuar nje pllak te MaddyWaters.Thashe,O Zot,sa tone te reja? dhe keto te gjitha ne kitare!.Ne gjashte tela! Plote shpirte kishte ne muziken e Watersit gje qe mua me shtyti ti hulumtoj te gjitha mundesit e saj.I kisha premtuar vetes ate dite se,do ti njohe nje dite te gjitha keto tone dhe efekte te quditshme.Ishte imperativ: do hy ne boten e kitares,ne menyre me sekrete dhe me te malengjyer per mua."

Jimi,qe eshte interesante dhe nje shembull i vetem per te gjithe pasionaret e kitares,nuk kishte kurfare arsimimi te muzikes tradicionale e as qe kishte kaluar ndonje prag te ndonje shkolle te muzikes."Me kujtohen fjalet e nje BluesMeni te panjohur nga jugu,por i cili kishte fituar tonet dhe diturit me pervoje ku thoshte " hej Bluesi nuk mesohet ne shkolla.Ai eshte ne ty dhe rreth teje.Rreth e per rreth teje.Ben lidhjen e ketyre te "boteve" dhe mere kitaren,do e sheh cdo gje do te jete e kjarte dhe e thjeshte." Hendrixit i kujtohet ky kitarist i panjohur e pa dhembe nga jugu i cili per "bakshish" i meshonte kitares per puntoret e mledhesit te pamukut ne nje "strofke"

" Ah,a dini si ai i meshonte kitares? Ai ishte kitaristi me i mire qe une kam degjuar ndonjehere.Nuk me kujtohet emri i tij.S'jam i sigurt se e kam pyetur per emer.E degjoja kitaren e tij dhe isha i hipnotisuar nga tonet qe prodhonte."

Duke bredhe ne qytetet e Amerikes "duke pare jeten nga dy anet" bente muzik me anonimet te ngjashm atij ne situate dhe deshire,te fitonin sa me shume per te mbijetuar dhe te mesojne dicka te re ne kitare.Bente kopjet e solove te kitaristeve te famshem dhe sillte edhe ndonje ide te vetin ne te. " shpesh mendoja tani jam ne rruge te mire"

Ne fillimet e viteve 60' ne te vertete ne vitin 1963 braktise te "bredhurit per kitare",nuk ka paranuar asnjehere,por,arsyeja e vetme ka qene,se ne veri cdo i "bardhe"(i asaj kohe?)te ziun e ka konsideruar vetem si kriminel dhe asgje tjeter.Angazhohet si parashutist ne ushtrin amerikane.Me vone ka deklaruar se per kete hap ka vendose sepse ka dashur te fitoje pervoja te panjohura.Por as aty nuk mundi te largohet shume nga muzika.Aty njeh disa muzicient dhe formon grupin.Dergon leter ne shtepi ku shkruhet: "ma sillni kitaren se nuk ka gje me te mire se kur ben muzik ne qiell" Po aty njofton BillCox-in,kjo miqasi,fillon nga kercimet prej aeroplani detyrat e perditsshme si ushtare e ma vone kjo miqasi fiton sinqeritet ne vitet kur takohen ne pune profesionale.

Pas lendimit ne nje kercim,ku lendon kemben,Jimi braktise ushtrin...

Me nje pervoje te "nje jete tjeter" kthehet punes profesionale,"muzicientit udhetare" asku nuk mbetej gjate.Fliste "Per mua ka kuptim nese ngelem me ndonje grup derisa nuk kap ndonje truk te ri ne kitare." Dhe keshtu nderronte grupet dhe qytetet dhe ngadal nisi te fitoje renome.Deshironte salle me te madhe,zmadhues me te mire.Ishte i ngopur me disa para te peshtjellura te futura ne xhep pas muzikes maratone dhe ndonje rahje te sinqerte ne kraheror "djale nuk eshte keq" "deshiroja te jam me i mire nga te tjeret deshiroja qe kitara ime te flete dhe rrefene bukur,shume me bukur se cdo kitare tjeter e kitaristave qe takoja gati se cdo dite ne kete udhetim" Ne kete kohe fillon te komponoje kenge,po,keto kenge do mund ti degjojne te gjithe pas 4 viteve.

Ne fund te vitit 1964 arrin ne grupin percjelles IsleyBrothers.Nga kjo,pas disa muajsh "rruga e fames dhe pervojes" e udheheq nga ansamblet te cilet kane qene muzicient - percjelles te LittleRichard,Ike and TinaTarner,CurtisKnight dhe tj. "Pa peshtjellime;keto nuk kane qene te berit muzik kot.Erdha deri te diturit e reja pervoja te qmuara por edhe u lodha duke bere muzik deri ne pafund "midnight Hour" dhe hitet tjera te asaj kohe.Ngadal ndjeva se edhe une mund te ofroj publikut nje knaqesi te vogel." thote Hendrix.

Ne veren e viti 1965 duke iu falenderu KurtisKnight-it niset ne nje turne ne Amerike si mysafire ne "paketin e yjeve te bluesit" te cilet perbenin: B.B.King,SamCook,SolomonBurke dhe ChuckJackson.Ne shoqeri me te "njohurit" fitoi reputacionin e pare edhe nese,nuk e ka fshehur,i dhimbte qe nuk kishte tretman me korekt nga koleget e tij.Per ta ishte "voglushi i cili e "nxente" sallen derisa publiku nuk mblidhej" E kurse nuk kaluan as 2 vite prej atehere e deri ne diten kur te gjithe te permendurit me mburje thonin se Hendrix filloje karieren me ta si kitarist.

Qytetet e mdhaja eksiztojne qe enderrat te mbeten pergjithmon te qendrueshme per ata ne qytetet e vogla.Llojllojshmeria e vendit te madh,qendres,luan me paramendimet e te riturve ne trotoaret e provincave.Per JIMIN NewYork ishte qytet i premtuar xixa e madhe e endrrave te Hendrixit.Qendra e muzikes Amerikane nga messi i pare i viteve 60'(me pas kete primat e muaren qendrat e mdhaja ne bregdetet e perendimit).Me pak kursim ne xhep Hendrixi arriti ne metropolin me te madh boteror.Doren e ndihmes i pari ia ofroi CURTISKNIGHT.Ky bashkepunim,e posaqerisht miqasia e sinqert e cila do lind mes tyre, per Hendrixin ishte teper e qmuar dhe e vlefshme.Curtis ishte mbeshtetja e madhe e tij ne ato dite.CurtisKnight e futi per te paren here ne studio per inqezim,i mundesoj shume bile edhe njoftimin me persona te vlefshem.CurtisKnight ishta ai i cili Hendrix-it ia bleu kitaren Fender-Stratocaster-in,modelin prej se ciles Hendrix nuk do ndahet me.



Vazhdon......
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 30, 2010
Postime
8,768
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Jimi Hendrix

Burimi : Kuvendi Blues Rock


e shkroi Orhan Shala - Woodstock .




Ne pranveren e vitit 1966.Me bekimin e CurtisKnihgt,Hendrix paraqitet ne klube duke e udhehequr nje kvartet te mire.Prane Hendrixit ishte edhe kitaristi Randy California(Randy Craig Wolfe,atehere 16 vjeqare,i cili me vone do behet i popularizuar si lidere i grupit Spirit).

Pra grupi i pare i Hendrixit quhej "Jimi James and Blue Flames" Jimi james ishte pseudonimi pas te ciles mshefej Hendrix.JohnHammond,muzicienti dhe kritiku i muzikes kujtohet "Qe atehere tinglonte fenomenal.Ne repertoarin e tij kishte disa kompozime t'mijat.Interpretonte ne menyre maestrale dhe ishte e natyrshe qe e pyeta se, a' mund ti ndohmoje disi?

- "Me largo nga ky vend" ishte pergjegjja e Hendrixt.

Benem muzik disa jave bashke.Ishte jashtezakonisht mrekulli t'jesh me te ne skene.Mandej isha i detyruar te ik,pasi kisha disa obligime ne Europ.E kurse Hendrix mbeti ne GreenwichVillage...kur e kam takuar per se dyti,ai ishte super ylli i Rock'nRoll-it".

Ne muajin gusht 66' Hendrix,ne klubin KafeWha takon ChasChandler basistin e grupit Animals.Takimi ishte per te dy vendimtare.Chendler pas disa ditesh braktise grupin e tij,Hendrix braktise Ameriken.Te dy se bashku kalojne ne Londer.Ne te vertete cka eshte ndodhur?

ChasChandler,basisti i grupit te njohur nga qyteti Newcastle,me ardhjen ne turne ne "boten e re" gadi se cdo dite degjonte nga Linde keith e zgjedhura e kitaristit Keith Richard nga RollingStones,per nje kitarist nga Blue Flames,ajo aq fort lavdonte,"Nje face e re me nje ton te ri,i ndryshem nga te gjithe ato qe dim..." dhe..Chas Chendler vendos te shkon ne KafeWha.Ate takim Chendler e pershkruan kushtu "Ndonjehere eshte e kjart qe ne fillim.Para se te marre kitaren ne ate terre-mua me kapluan do dridhma,ishte jashtetoksore...Por menjehere e kam verejtur se basisti dhe njeri ne daulle nuk ishin per te,thjeshte nuk kishte bashkpunim mes tyre,ishte teper e veshtire te poercjellin idete e kitaristit te tyre...ishin shume vite prapa tij...Dhe menjehere me lindi idea DUHET T'IA ZBULOI BOTES! Ai takim i pare me la edhe nje pershtypje,kujtohet Chendler,Publiku nuk ishte i nivelit ta vlersoje ate cka ky kitarist i'u ofronte.Vura kontaktin me te.Pa menduar shume ra ne dakort te nisemi per ne Europ.Tani kur mendoje,jam i sigurt se me nje refleks te madh tha PO.E mundonte ndarja ne te Bardh dhe Zi ne muziken Amerikane.Per kete skene Hendrix-in nuk e lidhte asgje .


Ne nje shkrim per Hendrix-in Chandler thote: " Emri i tij i vertete ishte JIMMI HENDRICKS.Me kujtohet,spari ishte i ineresuar dhe bente pyetje per detajet ne "muzik" Shemb. Cilat zmadhuese ishin ne mode,si jane si njerez muzicientet Anglez.Nje nder te parat qe me ka pytur eshte,"E njeh Eric Cleptonin? Po,ja ktheva,pasi Claptonin jo vetem se e njohe, por e kam edhe mik te ngusht.Me kete pergjigje u gezua per se tepermi.Ma ktheu "Nese me merre ne Londer,me premton se do me njoftosh me EricClaptonin?" I thash: Aq sa njohe Ericun,ai do te jete i enthuziazmuar me muziken tende,ashtu qe "njoftimi" do te jete edhe per te nje nder."(Dhe vertete, kur u takuan dy mjeshter te kitares,aq fort u lidhin mes vete,sa qe Eric Clapton ka kaluar dite te veshtira kur mor lajmin per tragjedin e Hendrix-it).

vazhdon ChasChendler...Pasi qe pauza ne Klubin KafeWha kaloi,Hendrix vazhdoi me blues,por pa vokal,thoshte,"kam frike te kendoje sepse jam i vetedijshem se nuk kam kushedi cfare zeri" Keshtu i kujtohet Hendrix-i Chas Chendler-it.

E kurse Hendrix: "Ne castin e pare nuk e dia kush eshte ky djalosh qe me ofronte shprese per Angli.Vetem atehere kur me tha se quhej ChasChendler dhe eshte nga Grupi Animals,atehere nuk munda ta fsheh gezimin.Sepse Animals per mua ishte favorit nga grupet e shumta te Anglezve.Dhe ndoshta per faktin se e kam ditur kush eshte menjere kam pranuar te shkoje me te ne Londer.Ne te vertete cdo kush qe do me ofronte nje udhetim te tille do ta pranoja.Nese asgje,atehere ky ishte rasti ta vizitoi Europen.E shanse te tilla ne jeten time ishin shume te rralla."


Pasi qe i kryen te gjitha formalitetet ne Amerike,u nisen per Angli.Kjo ndodhi ne pjesen e dyte te muajit Shatatore 1966.


Ne aeroplan,dy miq te ri nisen t'ia rrefejne njeri tjetrit brengat qe i kishin...ChasChendler kishte ditar te shumte me emra te muzicienteve te njohur,e dinte e "tere Londren",por asesi te gjej muzicient percjelles per Hendrixin.E as qe ia kishte iden se si duhet te duken ata,dhe cka duhet te kerkohet nga kandidatet eventual per grupin e Ri.E kurse Hendrixin e mundonte si do ta pranon publiku stilin e tij "amerikan".


Nervoza humbi ne ate moment kur mberrijn ne Londer.Dy jave te plota Hendrix vizitonte klubet,degjonte muzik dhe bente prova me muzicient te ndryshem,me qellim te gjeje muzicient qe i konvenonte atij.Dhe gadi te gjithe ata qe e ndegjuan Hendrixin ato dite u angazhuan ne kete drejtim.


Nderkohe Chas vizitonte miqt e vjeter dhe kerkonte keshilla dhe finansim.Tri vite ishte ylli i skenes se Anglis dhe tani u njoftua me problemet te cilat vetvetiu imponoheshin ne punen rreth lansimit te talentit te panjohur.Ne ate kohe iu lajmerua menagjeri i tij MikeJeffery,i cili i ofroi mjetet dhe lidhjet qe i kishte,por me kushte qe me vone te ardhurat te ndahen 50%.


Ne javen e pare te muajit tetor ne zyren e ChasChendler-it dhe MikJeffery-it hyri nje i ri me pyetjen -ku mbahet audienca per kitarist per grupin e ri NewAnimals.-Chas iu pergjegje se ky vend eshte i zanun.I riu i habitur u kthye prapa.Ne ate cast Chas-it i shkoje ndemend,ndoshta eshte ky "njeri" per Jimin.Dhe e ndali te riun,ia shpjegoi se grupi ka nevoje per nje basist per nje grup te ri dhe nese pranon do t'ia jap kitaren e tij.I tregoi se Jimi gjendet ne klubin PHONE BOOTH dhe mund te shkon atje dhe ta njofton.Edhe nese i riu nuk i kishte ra basit ndonjehere te Jimi la pershtypje te madhe.Kur Chas u lajmeru te dera e klubit,Hendrix me buzqeshje i tha"Mendoje se kemi nje problem me pak.Bas kitaristin me nuk duhet kerkuar.Njoftohuni quhet NoelReding" Duke ia zgjate doren Chas-it, i cili e dergoi ne audience dhe ia huazoi kitaren,i hutuar Noel tha:"Une do mundohem ti bie basit.Sa per solo nuk do kete me solo kitarist!Prane ketij nuk di kush mundet dhe kush ka guxim ti bie kitares".


Duke e kujtuar castin e pare ne takimin me Hendrixin,Noel thote:"Ne shikim te pare,hendrix me ka lene pershtypjen e njeriut te mire.Pas proves me pyeti " a mundem disi te te ndihmoi" I kam thane se nuk kam asnje cent ne xhep dhe jam i uritur.Nxjerri gjithe cka pat ne xhep dhe mi dha,nuk e di nga e nxjerri nje cop cokollate dhe ma ofroi.Ishte i jashtzakonshem...Me vone me kohe me ka shpjeguar se ai shpesh gjendej ne situata te tilla dhe pranonte ndihmat nga ata qe kishin me shume..."


Hendrixit i konvenonte Noel,sepse si kitarist ishte i shpejt dhe i shkathte,por edhe kapte shpejt "formulat e reja te basit" (q.d.th. ti biesh kitares "me struktur te plote te akordit")+ kesaj,Noel ishte nje muzicient i cili jepte pershtypjen se eshte i gatshem te punonte cdo gje,natyrishte ajo cka pritet prej ti.




Dy dite me vone u lajmerua nje i ri,me rrefimin se kishte degjuar per kerkimin e nje "daullexhiu(drums)me prirje per jazz" Pohoi se i posedon te gjitha keto tiprae qe kerkohen.Nese ka nevoje do sjell edhe preferencat e te njohurit GeorgeFame ne te cilin ky ishte daullexhi.Une quhem Mitch.MITCH MICHELL! Pas dy provave u pranua ne shoqerin e re te quajtur JIMI HENDRIX EXPERIENCE.

Grupi ishte i gatshem te dal ne skene dhe naten e pare shkuan ne klubin e shume njohur(ta asaj kohe)BLAISES dhe pa pytur ke, muar pozicionin ne skene,i gatshem per te bere muzik.E kurse ate nate klubi Blaises ishte i pergatitur per BrianAuger me grupin e tij TRINITY.Pass nje "jam-ssesioni" gjysemoreshe ne klub mbretnoi qetesija e papare, publiku ishte i hutuar.

Ne Londer nuk kishin degjuar me pare nje gje te tille.Ne kete klub gjindej edhe JonnyHalliday,ku menjehere pyet Hendrixin "keni grup?" Kur Hendrix e pohoi,Jonny i ben nje oferte, te marre pjese ne turenun ne France e cila fillonte per 5 dite.ne kete bisede nderhyrrje ben ChasChendler dhe shpjegon jonny-t se Jimi ka grupin dhe planet e tij,por mund te marre pjese vetem ne nje koncert.Dhe kushtu e moren vendimin qe koncerti debitant i JIMI HENDRIX EXPERIENCE te ndodhe ne Paris,sallen"olimpi" ne sallen me te madhe ne Europe.

JIMI,NOL dhe MITCH benin prova deri ne mes nate, per kater dite rreshte,ne naten e peste u duken " ne skenen si te "paplanifikuar si musafire ne turneun e "JONNY HALLIDAY Vjeshta '66" Jonny i prezantoi si "grup me ardhemeri te madhe" (dhe derisa Jonny prezatonte, HendrixExperince pergatite dhe vendoste istrumentet ne skene,pasi teknik nuk kishin ende).


U duken pak si te hutuar.Ne publik nuk i dinte askush,por publiku i pranoi me duartrokitje te madhe pas fjaleve te mira te JonnyHalliday-it.Ne kete paraqitje thurren 4 kenge te cilat ky grup me asnjehere nuk do ti perserit;MIDNIGHT HOUR,LAND OD 1000 DANCES,EVERYONE NEEDS SOMEONE TO LOVE dhe RESPECT.Pas cdo kenge atmosfera ne publik rritej qe ne fund "Olimpi" eksplodoj.Grupi i panjohur me kitaristin e panjohur,me prejardhje te panjohur,ne nje nate e kall qendren e frances.JIMI HENDRIX EXPERIENCE mengjesin e ardhshem e presin ne Londer, te lodhur por edhe te knaqur.Shoqeria e re e dinte se me nje kitarist te tille(magjistare)mund te benin cdo gje.Dhe vertete keshtu ndodhi....


JIMI HENDRIX EXPERINCE ne Londer ndriqoi ne vetem disa jave me nje still te madh nga anonimiteti e deri tek fama kjo ndodhi ne vjeshte/dimer '66.Experience, mbushnin cdo klub si askush deri me atehehere,u ben atraksion.Fituan ithtaret e vet.Shemb.,I impresionuar thelle McCartney,Clapton dhe Townshend shkonin prej klubit ne klub per ta pare kitaristin sensacional.Legenda thote: kan marre pjese ne cdo koncert perveq 2 koncerteve ne te cilat nuk kane arrit te hyne ne salle per shkak te tollovis se madhe.Ta duash Hendrix-in,te mahnitesh me muziken e tij te eger dhe po aq ezoterike ishte trend i vertete.Shkurt,Hendrix,nje magjistar i cuditshem ne kitare,i riu te cilit nuk i'a dinte askush te kaluaren,por u perkulen shkathtesis dhe pranise se tij,infektoi e tere "rok Meken" e Europes shpejt dhe ne menyre efektive qe nuk e beri askush para dhe pas tij.


Shkaku per kete ishte(me duket)edhe skena e lodhur e pop rokut te Anglise,shume cka ishte topite,rivaliteti Beatles-RollingStones,pritja nga JeffBeck,mos kuptimi nga ajo qe ofronte grupi Cream(ericClapton)-jo saktesisht me muzik,edhe nese muzika ishte themeli i ketyre problemeve.Vetem "prania hendrix" ishte e mjaftueshme qe shpirterat te shqetsohen.Hendrix ishte nje "Dukuri" e enderrave te shtypit: te gjendet nje face e re dhe e pazakonshme.E kursse Hendrix kishte Face, te RE dhe Atraktive.Te ashper per boten e pervujshme te pop-muzikes se Anglise se bardhe.Rockeri i Zi!


O Zot,cfare ndryshime u detyruan te ndodhin.Per te nesermen, per njeriun e zi! Por edhe per te tjeret! - dhe krejt keto menjehere i solli "njeriu pa te Kaluaren".


Ai Hendrixi i kohes se rinis sone u paraqit ne kohen e duhur.Kur shoqerit e rokereve nga brgdetet e perendimit te Amerikes gjindeshin ne kulminimin e tyre,kur te gjitha rruget e muzikes duhej te udheheqnin nga zerat me permbajtese dhe kompleksive.Te themi edhe kete,(shemb)U lajmerua ne Londer kur Anglezet kishin WHO dhe CREAM.Hendrixi kishte perparsi nga te gjithe keta qe permenda.Ai i zhduk te gjitha dallimet klasike dhe shablonet te njohura deri me atehere.(shemb.u ndal te ekzistoi "percjellja" dhe "solimi") te gjitha shablonet e rokut e humben vleren.EXPERIENCE ishte vetem trio,por duke iu falenderu "murit-Kinez" nga zmadhuesit, Wah Wah pedalet e hedhura ne skene dhe mikrofonet te hedhura me atraktivitet,qe nga dita e pare tingllonte si nje orkester i vogel simfonik.Pershtypjen e cuditur e mbushte arti i vertete: Shkathtesia e Hendrix-it qe ne akordet themelore te shtyp pjeset virtuoze te tij dhe te bie solot e tij pafund.
 
Last edited:
Top