• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jo kompjuter pas mësimeve, harrohet 70% e mësimit

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa




TIRANE-Psikologët deklarojnë se fëmijët që merren me kompjuter pasi kryejnë mësimet, harrojnë rreth 70% të asaj që kanë mësuar e studiuar. Kjo u bë e ditur në një konference për nxënësit, prindërit dhe mësuesit e shkollave fillore rreth detyrave që u takojnë prindërve dhe nxënësve për të qenë të suksesshëm, zhvilluar në Bursa të Turqisë.

Duke nënvizuar rëndësinë e mësimit dhe të përsëritjes së mësimit në shtëpi, psikologët theksojnë se përdorimi i pakontrolluar i celularit, i televizorit dhe i kompjuterit nga fëmija ndikon negativisht në përqendrim dhe në të mësuar.

Duke theksuar se përveç nxënësve përgjegjësia më e madhe u takon prindërve, psikologët thonë se "gjatë kohës që shohim televizor para syve kalojnë 25 figura në sekondë. Ndërsa brenda një ore të kaluar para televizorit kalojnë 90 mijë figura. Si rezultat i kësaj shohim një deformim të syrit dhe trurit. Leximi i të paktën tre librave në javë dhe 144 librave në vit do të forcojë përqendrimin e nxënësit dhe do të përmirësohet në gjykim, njohuri dhe në komentimin e një çështjeje".

(d.b/MIA/BalkanWeb)
 
Top