• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jolie ngjason në princeshën Diana?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Sipas autorit të biografisë së princeshës, Diana, Andrew Morton, aktorja Angelina Jolie ka ngjashmëri me princeshën e ndjerë.
Morton në vitin 1992 shkroi librin për princeshën e Mbretërisë së Bashkuar të titulluar “Diana: Historia e saj e vërtetë”, ndërsa këto ditë ka publikuar një biografi tjetër të paautorizuar të bukuroshes Angelina Jolie. Hulumtimet e bëra, i kanë treguar Mortonit se Diana dhe Jolie kanë ngjashmëri, që për të janë të pabesueshme.

“Të dyja janë karzimatike, kanë përjetuar fëmijëri të tmerrshme, prindërit e tyre janë ndarë, që të dyja kanë pasur probleme me ushqim dhe po ato janë gjatë gjithë kohës në syrin e publikut”, theksoi Morton për Popiter, duke shtuar se zonjat përdorin ndikimin e tyre për të tërhequr vëmendjen tek të harruarit.
 
Top