• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jolie t’u japë fëmijëve filmin “Mr & Mrs Smith”

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Angelina Jolie mezi pret t’ua tregojë fëmijëve filmin “Mr & Mrs Smith’, pasi kjo do t’u japë atyre rastin të shohin se si ajo u takua për herë të parë me babain e tyre, Brad Pitt.
Bukuroshja 35 vjeçare, e cila u takua me partnerin aktual Brad Pitt në xhirimet e filmit aksion të vitit 2005 “Mr & Mrs Smith” përderisa ai ishte i martuar me Jennifer Aniston, ka pranuar se ajo dëshiron që të gjashtë fëmijët e saj ta shohin fimlin, pasi aty do të shohin kohën kur prindërit e tyre janë takuar për herë të parë.

“Mendoj se ky do të jetë një film mjaft qesharak për fëmijët. Për arsye se është nëna dhe babai i tyre në të. Natyrisht se ishte film mjaft argëtues. Më pëlqeu skenari sepse ka të bëjë me lidhjet dhe pyetjet që dalin nga lidhjet e dashurisë. Dhe më pëlqeu karakteri im. Kishte gjëra që ajo pati për t’i thënë, besim dhe sinqeritet. Unë nuk i besoj aq lehtë vetes”, deklaroi Jolie
 
Top