• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jonida dhe Big Basta kritikojnë muzikën shqiptare

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Kishte premtuar se do të vinte në një duet me një këngëtar, dhe ashtu ndodhi.


Këtë javë, këngëtarja Jonida Maliqi prezantoi këngën e saj konkurrente në festivalin “Top Fest 7”: “Sot i japim fund”, në një bashkëpunim me reperin Big Basta, i cili ishte edhe autori i tekstit të kësaj kënge. Mes vargjeve të refrenit: “S’janë në botën time/ Flasin gjuhën time/ Duket sikur ndihen shumë më mirë se unë S’u dëgjohen fjalët Fshihen prapa krahëve Duhet që të ndalen, ndalen, ndalen Sot t’i japim fund’* Duhet që të ndalen”, këngëtarët u kanë bërë thirrje të tjerëve këngëtarë që t’u japin fund antivlerave të muzikës shqiptare.

Këtë gjë e reklamoi edhe pas përfundimit të interpretimit të këngës, Maliqi, e cila iu përgjigj prezantueses me fjalët: “Sot i japim fund antivlerave të muzikës shqiptare.

Duhet të vlerësojmë muzikën e mirëfilltë, sepse në fund të fundit jetojmë këtu”. Gjithçka duket bukur, ashtu siç vjen edhe tek publiku kjo këngë. Por, ama paradoksalja qëndron në faktin se këngëtarët duan t’i japin fund antivlerave të muzikës shqiptare me muzikën e realizuar nga një i huaj.

Pikërisht muzikën të cilën Big Basta e vlerësoi si “shumë, shumë të bukur”, e ka realizuar maqedonasi Darko Dimitrov, i cili është i njohur në Shqipëri pasi u ka bërë muzikë si këngëtarëve, ashtu edhe atyre që do të cilësoheshin “antivlera”. (Ndërkaq, kënga ka motive rep, muzikë e cila nuk ka asnjë gjë shqiptare).

Kënga vazhdon me kritika të tipit: “Mijëra vargje i dedikohen parodive në muzikë Jepi fund kësaj politike”. Gjithsesi, edhe “Bluetooth” e përkrah këtë iniciativë të dy artistëve për të ngritur vlerat në muzikën shqiptare.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top