• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jupiteri, sot në mesnatë dhuron spektakël

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
562
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Planeti më i madh i sistemit tonë diellor, Jupiteri do të afrohet me Tokën si asnjëherë në 50 vitet e fundit.

Në mesnatën e 20-21 shtatorit, planeti 1300 herë më i madh se Toka jonë, do jetë vetëm 592 milionë km larg nesh. Në vendet ku do mungojnë retë, Jupiteri mund të shihet edhe me sy të lirë pasi distanca do të jetë 75 milionë km më e afërt se zakonisht.

Ky fenomen ndodhi për herë të fundit në vitin 1963 dhe do të ndodhë sërish në vitin 2022. Gjatë mesnatës, Jupiteri do ndricojë 3 herë më shumë se ylli më i ndritshëm në qiell. Astronomet kanë mundësinë e rrallë për të vëzhguar me kujdes edhe satelitët e Jupiterit por edhe të famshmen “Njolla e kuqe”, një ciklon që po zgjat prej shekujsh në hemisferën e planetit të gaztë. Jupiteri u vizitua për herë të parë nga sonda Pioneer 10 në vitin 1973 dhe aktualisht po monitorohet nga sonda Galileo.

“Jupiteri do jetë aq i ndritshëm sa nuk do ketë nevojë për një hartë qiellore për ta gjetur”, shprehet astronomi i NASA-s, Tony Phillips. E vecanta e natës së sotme është se edhe Urani do të jetë shumë afër Tokës por për shkak të Jupiterit nuk mund të shihet me sy të lirë. “Një event i dyfishtë që ndodh vetëm një herë në jetë”, shprehet Phillips. /tch/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

Marina

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 27, 2010
Postime
676
Pikët
0
Vendndodhja
N'prishtin
Përgjigje e: Jupiteri, sot në mesnatë dhuron spektakël

Amon kur do maroj ky spektakli i jupiterit se ma ka terbu boy-n :D ngeli me teleskop ne dor
tu e gjimu me e pa :D
 
Top