• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Justin Bieber 51 vjeçar? Vetëm shaka…

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
YouTube - Justin Bieber Found To Be Cleverly Disguised 51-Year-Old Pedophile - The Onion


Video e cila e ka bërë xhiron e botës, të Twitterit, Facebookut e Youtubes, ashtu si atë të Portalit Telegrafi, ku theu të gjitha rekordet, duket ta ketë gjetur fundin e saj, pasi që e vërteta është zbuluar.
Sigurisht se e keni shikuar videon në fjalë, me ç’rast keni menduar mos ndoshta prapa Justin Bieberit fshihet një pedofil 51 vjeçar, që si qëllim kryesor e ka shfrytëzimin e vajzave. Megjithatë, nëse këtë gjë e keni besuar, atëherë vërtet jeni gabuar.



Agjencia e lajmeve e cila e ka lansuar lajmin siç e dimë është ONN (Onion News Network), që në shqip do të thotë “Agjencia e Lajmeve Qepa”, dhe që si logo ka një qepë. Në fakt, këtu kemi të bëjmë vetëm me një agjenci parodike lajmesh, me të vetmin qëllim – argëtimin e njerëzve.



Pra, adhuruesit e Justin Bieber në Kosovë dhe anembanë ku ka shqiptarë, mund të ndihen të qetë, pasi që njerëz të pandërgjegjshëm të cilët nuk ia dëshirojnë të mirën një tinejxheri të suksesshëm, lansuan thjeshtë një shaka, për të parë impaktin që do të kishte parodia në fjalë
 
Top