• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Justin Bieber pushton AMA-n

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Los Angeles, 23 nëntor - Idhull kanadez i adoleshentëve, Justin Bieber, mori dje American Music Awards, duke lënë në hije Eminemin, pas marrjes së katër çmimeve, në mesin e të cilëve edhe artist i vitit.

Gjithashtu, pop këngëtari i ri fitoi statujën për pop albumin më të pëlqyer, artistin më të depërtues dhe pop artistin mashkull më të preferuar.

“Vij nga një qyteti më i vogël në botë, me afër 30 mijë banorë”, tha Bieber, derisa po merrte çmimin për artistin me depërtimin më të madh. “Kurrë nuk e kam menduar se kjo është e mundur”.

Më vonë falënderoi Michael Jacksonin, kur mori çmimin për pop artistin, duke thënë se “pa Michael Jacksonin, askush nga ne nuk do të ishte këtu”.

Bieber, i cili është rritur në Stratford, por tani jeton në SHBA, është ndoshta zbulimi më i nxehtë në botën e muzikës. Ai është objekt i pasionit intensiv nga miliona vajza të reja, të cilat mbushin Twitterin me mesazhet e tyre të përkushtimit.

Albumi i tij "My World 2.0" është shitur gati në 2 milionë kopje në SHBA, që nga publikimi i tij më herët gjatë këtij viti.

Eminem dhe treshja Lady Antebellum udhëhoqën pretendentët me pesë nominime secili. Reperi përfundoi me dy çmime në kategorinë rep/hip hop, artisti mashkull më i preferuar dhe për album. Urrejtës tradicional i shoueve të çmimeve, Eminemi nuk mori pjesë në ngjarjen në “Nokia Theatre”. Lady Antebellum fitoi një çmim, për grupin më të mirë në vend.

Fituesit e tjerë në ceremoninë e 38-të vjetore ishin edhe bendi britanik i muzikës rok “Muse”, yjet Taylor Swift, Carrie Underwood dhe Brad Paisley; këngëtaret e R&B Rihanna dhe Usher dhe sirena kolumbiane e popit, Shakira.
 
Top