• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto Che

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
17,044
Pikët
113
Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto Che Guevara

Më 9 tetor 1967, forcat boliviane vranë gjatë një shkëmbimin zjarri liderin revolucionar argjentinas Ernesto Che Guevara. Për dekada figura e tij është adhuruar nga e majta, si një simbol i luftës kundër “kapitalizmit të pamëshirshëm”. Por shumë aspekte të veprimtarisë së tij janë injoruar. Në fakt, Che ka qenë një revolucionar i etur për gjak. Me drejtimin prej tij të Ministrisë të Financave, ai e rrënoi ekonominë e Kubës.

Ndëshkimi ndaj ish-zyrtarëve të Batistës ishte brutal

Është e vërtetë se Fulgencio Batista ishte një sundimtar mizor. Gjatë revolucionit, njerëzit e tij ekzekutonin në vend rebelët që kapnin. Ata torturuan dhe vranë shumë civilë. Por edhe rebelët e Kastros, ishin po aq brutalë në ndëshkimin e armiqeve të tyre, pas pushtimit të kryeqytetit, Havanë.



Vetë Che Guevara, u përfshi në disa mizori të tmerrshme. Ai ishte drejtues i burgut të Santa Klaras për 5 muaj (janar-qershor 1959). Qindra të burgosur u ekzekutuan gjatë asaj kohe. Sipas shumë dëshmive, Che e shijonte shumë ritualin e skuadrës së pushkatimit.

Ai nuk u kujdes që t’i garantonte të akuzuarve një gjykim të drejtë. Sipas tij, “provat gjyqësore ishin të panevojshme” kur bëhej fjalë për ndëshkimin e përfaqësuesve të ish-regjimit. Kur ndonjë nga të dënuarit i mbijetonte skuadrës së pushkatimit, ai shkonte dhe e qëllonte vetë në kokë me pistoletë.



Ai nuk ngurroi të vriste cilindo që i dilte përpara. Gazetarët, biznesmenët dhe ish-kolegët e tij që nuk ishin dakord me të, u ekzekutuan që të gjithë me urdhër të tij. Che ndërtoi kampet e punës në Kubë, që nuk ishin shumë ndryshe nga gulagët e tmerrshëm sovjetikë. Numri i saktë i personave të ekzekutuar me urdhër të Che është i panjohur, por ka të ngjarë të jetë në mijëra.

Ai nuk ishte një gjeni i taktikave guerile

Che Guevara konsiderohet shpesh si një lloj strategu ushtarak gjenial, për shkak të rolit të tij në Revolucionin Kuban. Sigurisht, ai revolucion ishte një nga triumfet më të mëdha guerile të të gjitha kohërave, dhe Guevara ka meritat e veta. Por tentativat e mëvonshme në vende të ndryshme të botës, ishin të dështuara.



Dështimet e tij të mëdha ndodhën në Kongo në vitin 1965 dhe Bolivi më 1967, ku gjeti edhe vdekjen. Bashkëkohësit e tij, tregojnë se ai ishte tepër arrogant, dhe nuk pranonte të dëgjonte asnjë këshillë nga të tjerët. Dështimet e tjera, për fshijnë lëvizjet revolucionare në Panama, Haiti, Republikën Dominikane dhe Nikaragua.

Rrënoi ekonomikisht Kubën, pasi ishte i pashkollë

Sado e rëndë që ishte gjendja në Kubë gjatë viteve 1950, ekonomia e saj u përkeqësua edhe më shumë gjatë viteve 1960, dhe në vazhdim. Pas revolucionit, Che Guevarës iu dhanë postet e Ministrit të Financave dhe guvernatorit të Bankës Kombëtare. Një nga aktet e tij të para ishte shtetëzimi i bankave, fabrikave dhe bizneseve, në një përpjekje për të eleminuar pabarazitë sociale.

LEXO EDHE: Shkaterrimi i biznesit te vogel/ Nga Denion MEJDANI


Gjatë asaj kohe, kubanët duhej të plotësonin kuota specifike në punë, dhe pësonin reduktim të pagës nëse nuk i arrinin ato. Në përgjithësi, masat e tij eonomike, ishin një katastrofë e vërtetë. Prodhimi ra, ndërsa mungesat në treg u rritën ndjeshëm. Një nga ish-zëvendësit e tij, tha se Guevara ishte “injorant ndaj parimeve më elementare ekonomike”.

Dhe kjo ishte mëse e vërtetë, pasi Che pretendonte se ishte diplomuar për mjekësi në vitin 1953. Por historiani Enrike Rios, thotë se është jashtëzakonisht e pamundur që Che të jetë diplomuar realisht. Sipas tij Ernesto arriti të kalojë 15 lëndë (thuajse gjysmën e lëndëve në total) brenda 3 muajsh, pa ndjekur leksionet apo praktikat përgjatë shumicës së vitit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Buenos Aires.



Për më tepër, nuk ka asnjë foto të diplomimit të tij. Para përfshirjes në Revolucionin Kuban, Che nuk kishte një punë të qëndrueshme, dhe ishte i varur nga nëna e tij dhe e motra, që i dërgonin para për të mbajtur frymën gjallë dhe shlyer borxhet e tij.

Ishte shumë racist, shokët në shkollë e thërrisnin “Derr”, sepse nuk lahej me javë

Che Guevara e shprehte hapur përbuzjen e tij dhe urrejtjen ndaj kapitalizmit dhe Shteteve të Bashkuara. Ai thoshte se Amerika nuk mund të pretendonte të ishte një demokraci, kur aty kishte diskriminim ndaj zezakëve. Problemi është se Che ishte vetë racist. Gjatë udhëtimit të tij të parë nëpër Amerikën Latine, ai shkroi se “afrikanët e kanë ruajtur pastërtinë e tyre racore, për shkak të mungesës së afrimitetit me banjën”, një deklaratë kjo ironike mbi higjenën e tyre të dobët. Ndërkohë ai i cilësonte meksikanët “një tufë indianësh analfabetë”. Një tjetër problem ishte higjena e tij personale. Shokët në shkollë e thërrisnin me nofkën “chancho” (Derri), për shkak të refuzimit të tij për t’u larë me ditë dhe javë të tëra. Kur ishte në Bolivi, shkroi në ditarin e tij se nuk ishte larë prej 6 muajsh.



Vdekja e tij nuk ishte aspak heroike

Adhuruesit e tij besojnë variantin, sipas së cilit ai u tha ekzekutuesve të tij ta qëllonin, pasi “jam thjesht një njeri”. Realiteti është krejtësisht tjetër. Kur u gjet nga ushtarët bolivianë ai u tha i tmerruar:”Mos qëlloni! Unë jam Che Guevara, dhe për ju kam më shumë vlerë i gjallë se sa i vdekur”.-shkruan HistoryColletion.



Pasi u kap, u lidh dhe u mbajt i burgosur në një shkollë të zonës. Më 9 tetor 1967, presidenti i Bolivisë urdhëroi ekzekutimin e tij. Sipas Feliks Rodrigez, që ishte pjesë e atyre që e kapën, fytyra e Che u “bë e bardhë si mehit”, kur bisedoi pak me të rreth 30 minuta para ekzekutimit. Në fund Che tha:”Është më mirë kështu. Unë nuk duhej të isha kapur kurrë i gjallë!”.
 

King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
10,498
Pikët
113
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

Një gjë duhet pranuar që komunistët gjithmonë kanë qenë dhe janë mjeshtra të propagandës. Një bandit ka qenë, asgjë tjetër.
 

Smokkie

V.I.P
Anëtar
Oct 6, 2015
Postime
1,948
Pikët
113
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

Eh po sa njerez mbajne bluza me fytyren e tij sikur ishte hero. Injoranca ne maksimum.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
17,044
Pikët
113
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

S'keni pare gje akoma...

Kush e ka timonin e propagandes ne bote?
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,892
Pikët
113
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

Ka vetem nje <qeshtje> me te madhe se dashuria per lirine....URREJTJA kundra atyre qe ti kane marre.

PS....sa te pa informuar jane skiptaret,per mos ti atackuar....INJORANT.

ADIOS.....kllufas.
 
Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,560
Pikët
48
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

Një gjë duhet pranuar që komunistët gjithmonë kanë qenë dhe janë mjeshtra të propagandës. Një bandit ka qenë, asgjë tjetër.
Mjeshtra shume me te medhenj jane cifutet dhe strukturat atlantiko-perendimore te kontrolluara prej tyre .
 

Viking

ᛖ⃝   ᛞ⃝   ᛗ⃝   ᛟ⃝   ᚾ⃝   ᛞ⃝
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
17,067
Pikët
113
Vendndodhja
*𝖀́𝖑𝖋𝖍𝖊𝖉𝖓𝖆𝖗*
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

Ka vetem nje <qeshtje> me te madhe se dashuria per lirine....URREJTJA kundra atyre qe ti kane marre.

PS....sa te pa informuar jane skiptaret,per mos ti atackuar....INJORANT.

ADIOS.....kllufas.




Benos siete in lieben ancora tu Tropo forte Mato -qesh- ?
Si ka thone njoni lartmadhnia e tij uni : pika per estetik

Liebe ist wie der wind, man kann es nicht sehen,aber man kann es fühlen.

Alle Benoos tschüsss
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
34,567
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

Nuk mundem te pornonciohem per komandenten QeLoqkavara pa dhene etiketn e mendmit te tij shoku_miku_tanku dhe shoku_evlati_peshkaqeni69.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
7,301
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

Nuk mundem te pornonciohem per komandenten QeLoqkavara pa dhene etiketn e mendmit te tij shoku_miku_tanku dhe shoku_evlati_peshkaqeni69.
Revolucionari me i madh i te gjitha kohrave. Ne dejet e tij nuk rridhte gjak, por rridhte revolucioni. Do ishte nje bote me e mife kjo e sotmja te kishte me shume njerez sinai, por per. fat te keq njerez si ai lindin rrall.

Lindin shpesh rrangall nga ata qe nuk e kuptojne boten ku jetojne.
 

shoku_tanku

patriot
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
21,336
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

Jopo rridhte raki..e mo se nje koqe gomari ishte..revolucionar po qe kam qene vete...
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,892
Pikët
113
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

Jopo rridhte raki..e mo se nje koqe gomari ishte..revolucionar po qe kam qene vete...
tashi i gjo se kom kuptu....cne CHE ne troje,apo qfar revolucioni do bote -qesh--qesh--qesh-
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
58,075
Pikët
113
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

Jopo rridhte raki..e mo se nje koqe gomari ishte..revolucionar po qe kam qene vete...
Ti e njeh më mirë se e ke pasur dhe kumandar. :p
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
19,618
Pikët
113
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

Ishte dhe alamet kingu lol ... -enderron-
 

Performer2

Density2
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
27,253
Pikët
113
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

Kur kam qene ne cuba monumentin e tij kudo e kishin , si idhull lol

Eden
I bukur i bukur po slahej thot aty :p
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
58,075
Pikët
113
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

tashi i gjo se kom kuptu....cne CHE ne troje,apo qfar revolucioni do bote -qesh--qesh--qesh-
Qe ka qën në troje me sa e kam lexuar.
 

Helena

.
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
19,618
Pikët
113
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

Kur kam qene ne cuba monumentin e tij kudo e kishin , si idhull lol

Eden
I bukur i bukur po slahej thot aty :p
Skishte kohe per lifestyle, ishte kohe lufte lol :p

Ps; Ndonje detaj si ishte ne krevat sthote ? -qesh-
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
17,044
Pikët
113
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

Skishte kohe per lifestyle, ishte kohe lufte lol :p

Ps; Ndonje detaj si ishte ne krevat sthote ? -qesh-
Shko deri ne Cube, ka gjithe ato statuja thote Performer.

Mund ta provosh?:D

Mileti kane bo kalamaj me fotografine nga mesi e lart...-qesh--qesh--qesh-
 

Performer2

Density2
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
27,253
Pikët
113
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

Ti gjejm shenjen e horoskopit iher dhe del aty sa i mir qe :p
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
58,075
Pikët
113
Re: Kënaqej duke vrarë njerëz, rrënoi ekonomikisht Kubën/ Kush ishte realisht Ernesto

Ti gjejm shenjen e horoskopit iher dhe del aty sa i mir qe :p
14 Qershor është, Binjakët. :p
Pa hë njëher shtjelloje tani. :D
 
Top