• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Këndvështrim...

Status
Temë e mbyllur.

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Ne jemi ne. Ne jemi nje. Ne jemi gjithcka. Ne jemi asgje.
Ne kendin tone te veshtrimit bota eshte nje univers qe vertitet rreth nesh nen hijen e saj, nje univers qe na perket vec ne, nje univers privat. Ndersa per secilin nga ne bota gjithashtu eshte universi misterioz qe vertitet rreth secilit. Kjo bote eshte e jotja, e tij, e saj e cdonjerit, por gjithashtu eshte e imja dhe vetem e imja...
Ky eshte kendveshtrimi im ne fund te fundit.....
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Kendveshtrim...

shef dajthtas -majtas...:O

jam amanet ne kete Bote asgje nuk shof ...``Ec``
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Kendveshtrim...

Une jam unike, ti je unik, ai, ajo jane unikë.Te gjithe jemi sa afer, aq dhe larg njeri tjetrit.Jemi afer, sepse perbejme Qënien Njeri..Jemi larg, sepse une s`jam ti dhe ti s`je une.Universi, ku ekzistojme ne trajten e nje "pike mikroskopike" eshte Mister.
Universi im brenda te cilit jam vetem une, eshte gjithcfare psiqika ime "nderton".Ai eshte vetem imi.
Askush nuk mund te depertoje ne persiatjet e mendimeve te mia, ne Universin tim, as une nuk mund te depertoj ne universin tend, te asaj, te atij, te kujtdo...
Une reflektoj perpara kesaj Bote, me perthyerjet drite-hije, tingujt dhe "shurdherine" time.Une reagoj ndaj kesaj Bote, si reflektim i nje pasqyre...
Por, une kesaj Bote nuk i percjell asnjihere deri ne fund cdo gje qe per mua eshte sublime...sepse eshte vetem e imja.Dhe i them vehtes :
O Njeri ! Bota ku jeton i perket te gjitheve.Bota jote, "te mbron" thellesite e pamase te ndergjegjes tende...sepse je unike.
Ne kete Jete mendo qe je 'i Pasur' kur ke nje Univers vetem tendin !......

(Kendveshtrimi im )
 

WALCHIRIA

Best Of Me
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
4,199
Pikët
113
Përgjigje e: Kendveshtrim...

Un jam un , dhe jam unike , dy si un si gjen ky eshte kendveshtrimi im.
 

Alb

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 9, 2011
Postime
229
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Kendveshtrim...

Une jam nje hic, ti je nje hic. Te gjithe jane nje hic i madh, jane nje tufe delesh te cilet udhehiqen nga disa Ujqer qe i mashtrojne te tjeret se jane prijesit e ketyre tufash kafshesh te quajtur njerez. Kafsha me e eger qe egziston ne kete bote eshte njerezimi !!!
Disa mundohem te gjejne identitetin e tyre, disa humbasin ne pafundesine e ketij budallalliku qe na rrethon, disa idiote te tjere genjejne veten duke menduar se mund te thyejne kete mallkim qe na rrethon dhe qe mund te sjellin paqen ne kete bote, e kane te kote sepse ne jemi nje rrace e dhunshme qe nuk duam njeri tjetrin.
Ne nuk kemi respekt per natyren, per ushqimin tone, per ajrin qe ne thithim i cili na mundeson mbijetesen, nuk kemi respekt per ate qe do na zevendesojne duke ju fikur shpresat per te ardhem para se ata te vijne akoma ne kete jete te qelbur qe eshte bere nje loje e piset ku te gjithe i thyejne rregullat dhe vetem budalli i zbaton ato.
Ne jemi thjesht nje mjet loje dhe zbavitjeje per te tjeret.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Kendveshtrim...

Nese truri yt o Njeri, dhe neuronet e panumerta, fijezat qe pershkojne cdo cep te trupit tend...s`do te ekzistonin , do ishe i "lumtur"per vuajtjet e kursyera...
Cfare na ben te mbijetojme kur jemi nje hiç, kur ndihemi si nje hiç ?
E ndalim dot Jeten tone, vec nese bejme krimin me makaber, vetvrasjen ?!
Ja pra, qe vazhdojme dhe nese fjala Jetojme quhet luks, vazhdojme e terhiqemi e ecim e ecim perseri drejt nje Pike qe here ndricon e here zbehet... here te ben qe shkendija te dobeta drite ne sy te ndizen dhe, here "hiri" i kesaj shkendije t`i vesh syte plot dhimbje e trishtim...
Dhe pezmatimi qe te mbyt..mos valle te beri te ndalesh hapin? Dhe zemerimi nga padrejtesia pse te jesh nje hiç dhe jo te jesh Dikush - mos valle te beri te rrezohesh e te mos ngrihesh me ?
Jo ! Por pse jo ?? > Sepse Misioni ne ket jete eshte Mbijetesa !
 

Alb

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 9, 2011
Postime
229
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Kendveshtrim...

Njeriu vazhdon te luftoje dhe te mbijetoje dhe kur e di qe eshte nje hic sepse nuk ka kurajon dhe guximin e duhur per ti dhene fund jetes se vet plus qe i pelqen te shofi tjetrin tek vuan dhe vazhdojne e bejne krimet me makaber qe egzistojne ne emer te se mire dhe jetes.
Sot isha duke pare Discovery Science dhe sinqerisht qe kam vjelle nga ajo qe kam pare, ka qene gjeja me makaber qe kam pare ndonjeher, te mbash nje femije te pafajshem ne kushte te tilla tja besh te sigurta vuajtet me te medha qe egzistojne ne kete bote, ta besh ate te ndihet nje monster ne krahasim me te tjeret.
O zot i madh pse i le keta njerez qe te bejne keto krime ne emer te njerezimit ?
Pergigja ?
Zotit as qe i plas fare per ne se cfare bejme, gjithmon nqs egziston Dhe Zoti do mundohem ta gjej nje video po nuk e di se cfare semundje vuante ai njeri po ta mbash qe pa mbush akoma 1 vjec me bombula me oksigjen dhe kur rritet ka nje trup krejt te deformuar dhe tani e kam akoma parasysh ate imazh i cili nuk ka per te mu shqitur lehte nga mendja dhe akoma me vjen per te vjelle kur e kujtoj. Kush jemi ne qe te vendosim per vuajtjet e tjetrit ?
Kush je ti apo une apo tjetri qe te vendosim qe ky femije i pafajshem akoma pa ardhur mire ne jete vetem te vuaj e te vuaj pafundesisht ?
Nuk e imagjinoj dot e prape se prape keto gjera egzistojne dhe do vazhdojne te vulosin njeher e mire fatin e gjithe njerzimit !
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Kendveshtrim...

Kendveshtrimi im "largohet" nga realiteti i frikshem dhe monstruoziteti njerezor...
Do doja te mbyll syte e te mos i shikoj ato sekuenca qe ti permende Alb.Ne meditimet e mia, do doja te kuptohet se asgje nuk eshte thene ne hapesire boshe...Une dua ta materializoj mendimin tim, dua ti jap ate force qe te me binde se edhe pse nuk do ja dal mbane te ndryshoj asgje, do te me siguronte se se paku Dua Paqen, Qetesine.Une dua t`i kundervihem gjithckaje qe eshte e Ulet dhe Mizore ne kete bote...
Dhe kur nuk e arrij dot, sepse e di se jam nje kokrrize rere...them me se fundi: Te pakten mendova, protestova, u zemerova, deshirova, urova...
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Kendveshtrim...

Ne jemi pjesëmarrës në këtë lojë të madhe që ne e quajmë jetë. Ne jemi ata që luajmë, dhe vetë loja, ne jemi rezultati i lojës dhe shikuesit. Ne jemi të lidhur me gjithçka që ekziston dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha pjesët tjera. Nëse ne e shikojmë natyrën atëherë ne e shikojmë një pasqyrim të vetës sonë. Çdo marrëdhënie, çdo ndodhi, çdo arritje në jetën tonë është pasqyrim i asaj se çfarë ne mendojmë dhe besojmë.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Kendveshtrim...

E kaluara është histori, e ardhmja është fshehtësi, e tanishmja është dhuratë që na prezantohet. Ose, të jetosh në të kaluarën, është kotësi, të jetosh në të ardhmen është paqartësi, ndërsa të jesh në tashmen është hyjnorja dhe realiteti absolut të cilës i përkasim si qenie më e përsosur në natyrë.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Kendveshtrim...

Individët sistematikisht fatkëqij janë të frikësuarit, të rrëmbyerit, dembelët, të paqëndrueshmit, injorantët, të çrregulltit...
Njeriu aktiv dhe i guximshëm, i mësuar, i matur, i kujdesshëm, nuk është kurrë fatkeq. Mund të pësojë një përmbysje, por kurrë një disfatë. Të besosh se për të qenë i suksesshëm dhe i lumtur është e domosdoshme buzëqeshja e fatit dhe dashamirësia e rastit, është një gabim i rëndë. Si elemente psikologjike, suksesi dhe lumturia, janë të varura plotësisht nga vullneti ynë."
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Kendveshtrim...

Trupi gjithnjë na flet. Çfarë bëjmë dhe si veprojmë ne, trupi ynë na e tërheq vërejtjen nëpërmjet dhimbjeve të lehta ose dhimbjeve të forta? Gati gjithnjë u përgjigjemi këtyre vërejtjeve të trupit me nga një grusht tableta. Në këtë mënyrë, në të vërtetë ne i themi trupit tonë:”Mbylle! Nuk dua të të dëgjoj. Mos thuaj asgjë. Pikë.” Kjo nuk është dashuri ndaj trupit tonë. Kur të shfaqen dhimbjet, ose kur të vëreni se diçka nuk është në rregull, uluni në qetësi, mbyllni sytë, shtrojani vetes një pyetje me shumë kujdes: “Ç’është ajo që duhet ta di?” Pritni pak, përgjigjja do të vijë pas disa minutash. Përgjigjja mund të jetë krejtësisht e thjeshtë, si: “Shko e fli!”, por mund të jetë edhe shumë serioze. Në qoftë se dëshironi që trupi juaj të jetë i shëndoshë, është e domosdoshme që të jeni pjesë e ekipit shërues, që përbëhet prej tri pjesëve: trupit, mendjes dhe shpirtit.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Kendveshtrim...

Une kam mundur Dhimbjen fizike qe "guxoi" te me sfidonte.Une harrova per nje cast se vete e kerkova te vinte, duke shpresuar se do te me clironte nga dilema e çastit..
Une kerkova humbjen...Dhimbja me beri te kuptoj se ende kisha nje Jete perpara...
Une durova Dhimbjen qe u largua e dorezuar...Kisha Fituar Une !
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Kendveshtrim...

Gjithkund përreth nesh gjenden njerëz me veti të papërshtatshme. Njerëz krye më vete, të tërhequr, madje edhe të tillë me çrregullime psikike. Fjala është për personat me sëmundje psikike, për ngucakeqët, për cinikët, për ata që nuk bashkëpunojnë me të afërmit, për njerëzit që hidhërohen për gjithçka e me gjithkënd, për njerëzit e papërgatitur për të jetuar.
Askujt nuk i shkon mendja për t'i gjykuar, për shembull, të sëmurët nga tuberkulozi a nga ndonjë sëmundje e ngjashme. Pra, të sëmurët psikikë nuk duhen gjykuar. Përkundrazi, ndaj tyre duhet treguar mirëkuptim dhe keqardhje. E, mirëkuptimi do të thotë falje.
Personi me pengesa dhe çrregullime psikike nuk është në gjendje të bashkëpunojë me inteligjencën e paskajshme të ndërdijes së vet. Personi i tillë refuzon njerëzit e qetë, të gëzuar dhe të lumtur. Ai kritkon, gjykon dhe intrigon secilin që ndaj tij është i sjellshëm dhe i mirë. I përmbahet qëndrimit "pse të jenë ata të lumtur, përderisa unë jam kaq fatzi?" Ai është i gatshëm për ta fundosur gjithë botën që ta bjerë në nivelin e vet të t'jetuarit. Paaftësia, pra, don shoqëri!
Falni edhe këta të gjorë, falni edhe ata që ju kanë shkaktuar lëndime, falni të gjithë, sepse ta falësh dikë, do të thotë ta falësh vetveten. Të falësh të tjerët, do të thotë t'i harmonizosh mendimet e tua me parimin universal. Gjykimi i vetvetes quhet ferr, ndërsa falja quhet parajsë
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Kendveshtrim...

Jeta dhe Vdekja jane dy anet e se njejtes monedhe dhe dy momente te nje loje tё pambaruar qё perserit momentet e saj, duke prodhuar ato qe njerezit quajne rrethe. E gjtihe natyra luan me rrethe: nata dhe dita, dielli dhe hena, vera dhe dimri, gjumi dhe vigjilenca, femijria dhe pleqeria… Nese gjithçka rikthehet, nese pemet qe dukeshin tё thara mbulohen nё vazhdim me gjethe tё jeshilta, I njejti det qё ishte I qete dhe me njё nivel stable, fryhet me ujra tё egersuara, atehere perse ne njerёzit duhet ti mungojme kёsaj loje?
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,477
Pikët
113
Përgjigje e: Kendveshtrim...

Liri pa kufizim....
E kush nuk e deshiron?
Por eshte e pamundur ngaqe njeriu ka llogjike dhe nuk jeton dot pa autoritet.
Kendveshtrimi im.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Kendveshtrim...

Jeta dhe Vdekja jane dy anet e se njejtes monedhe dhe dy momente te nje loje tё pambaruar qё perserit momentet e saj, duke prodhuar ato qe njerezit quajne rrethe. E gjtihe natyra luan me rrethe: nata dhe dita, dielli dhe hena, vera dhe dimri, gjumi dhe vigjilenca, femijria dhe pleqeria… Nese gjithçka rikthehet, nese pemet qe dukeshin tё thara mbulohen nё vazhdim me gjethe tё jeshilta, I njejti det qё ishte I qete dhe me njё nivel stable, fryhet me ujra tё egersuara, atehere perse ne njerёzit duhet ti mungojme kёsaj loje?
E kush tha qe i mungon ?!
Paqesor - agresiv, i forte-i dobet, novator - medioker, flexsibel- statik, i qete - nevrik, inteligjent - deficent, largpames-mendjengushte, liberal- konservator, social- antisocial, mendjemadh - modest, snob - origjinal, fodull - i thjeshte, tolerant - pedant, autoritar - demokrat, ... etj etj
Ja ku eshte Njeriu pjese e kesaj "loje"...qe perben Të Tërën, (gjithesine)...
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Kendveshtrim...

E kush tha qe i mungon ?!
Paqesor - agresiv, i forte-i dobet, novator - medioker, flexsibel- statik, i qete - nevrik, inteligjent - deficent, largpames-mendjengushte, liberal- konservator, social- antisocial, mendjemadh - modest, snob - origjinal, fodull - i thjeshte, tolerant - pedant, autoritar - demokrat, ... etj etj
Ja ku eshte Njeriu pjese e kesaj "loje"...qe perben Të Tërën, (gjithesine)...
``16`` Me habit gjithnje e me shume! ``respect``
 
Status
Temë e mbyllur.
Top