• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Këngëtarët shqiptarë kopjacë

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Si do të ishte muzika botërore sot pa Lady GaGa?! Padyshim do të kishte më pak komente për veshjet transgresive, deklaratat bombastike që vetëm ajo mund t’i bëjë.


Revolucioni GaGa çuditi botën mbarë, ndërsa në muzikën shqiptare ajo duket se po vjen në formën e saj më të keqe.

Mjafton t’u hedhim një sy klipeve të reja të dala së fundmi në tregun muzikor shqiptar dhe menjëherë do të kuptoni diferencat.

Ashtu sikurse Beyonce kishte një mision dhe vjen për ta kryer me një makinë, edhe Tuna shfaqet po kështu në fillim të klipit te ri Vibe.

Të mos mjaftonte kjo dy vajzat janë gjithë kohës në telefon me njëra-tjetrën sikundër edhe dy këngëtaret botërore. Por ndërsa përmendëm Lady Gaga, nuk ngelet pas në muzikën shqiptare edhe modeli Rihanna.


Kështu nëse shohim një foto të këngëtares Rihanna me një veshje të bardhë si rrjetë merimange në një nga koncertet e saj, në mënyrë identike atë na e sjell edhe këngëtarja e re Anxhelina Hadërgjonaj.

NUk mjafton kaq, pak kohe me pare ishte serish Dafina Zeqiri qe ka kopjoi Beyonce por edhe yjet tatu të Rihannas.

Nderkohe Adelina Ismajli më shumë se njëherë vjen në formën e këngëtares botërore, Madonna, kurse fenomeni Gaga kapi nje vite me pare dhe Rozana Radin./BalkanWeb/




Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top