• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Këngëtare kosovare djegin lëkurën

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Freskia e detit tashmë ka filluar të ndihet te hundët e këngëtareve tona. Ato do të kënaqen me detin, pavarësisht se në vendet bregdetare shumica e tyre do të mbajnë ndonjë koncert nëpër kafene apo diskoteka të improvizuara të Durrësit, Ulqinit, Velipojës, Sarandës apo të tjerë.


Se sa është e angazhuar tregon edhe këngëtarja Ryva Kajtazi.

Ajo thotë se gjatë kësaj vere do të jetë e angazhuar jo edhe aq në disa mbrëmje muzikore në Durrës dhe në Ulqin.

“Këtë sezon nuk jam edhe shumë e angazhuar me mbrëmjet muzikore në vendet bregdetare. Jam e angazhuar që disa net të këndoj në Durrës dhe në Ulqin”, tha Ryva për Rozë.

Ryva thotë se përpos këtyre mbrëmjeve, ku ka mundësi që të marrë ngjyrë në rrezet e diellit, dëshiron që të kalojë pushimet në ndonjë vend jashtë bregdeteve ku flitet shqip.
“Pushim do të kem gjithsesi, por ende nuk kam vendosur se ku. Sivjet preferoj më shumë të vizitoj një vend që nuk kam qenë më parë. Jam duke e menduar si opsion Spanjën”, ka thënë këngëtarja Ryva Kajtazi .

Por, përderisa Ryva nuk ka një orar të ngjeshur, këngëtarja Genta Ismajli ka një itinerar më ndryshe. Lista e netëve ku ajo do të këndojë për pushuesit shqiptarë është e gjatë.
“Deri në fund të gushtit kam një agjendë të ngjeshur. Kam turne nëpër vende të ndryshme, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni”, tha ajo për Rozë.

Genta, të cilën sipas të gjitha gjasave do e shohim me ndonjë hit veror se shpejti, ka menduar që të ketë edhe një pushim përpos ditëve dhe netëve që do i kalojë nëpër bregdetin shqiptar.

“Në fund të gushtit unë do t’i ofroj vetës një pushim sepse këtë vit kam pasur projekte të shumta dhe e meritoj një pushim relaksues. Ende nuk kam vendosur se ku, por mund të ndodhë që në Amerikë do t’i kaloj disa ditë”, ka thënë Genta.

Mania e pushimeve te këngëtarët e estradës është e madhe, përderisa shumë prej tyre fitojnë para të mira nëpër koncerte që mbahen nëpër verandat bregdetare.

Këngëtarja Jehona Sopi tashmë ka vendosur për pushimet e saj, megjithatë këngëtarja nuk ka dashur të tregojë se në cilin bregdet është duke pushuar.

Tuna po ashtu ka thënë se ka një agjendë të zënë me koncerte të ndryshme, ndërkaq ajo ka thënë se për pushimet do të vendosë burri i saj, Rilindi.

Vitin e kaluar pas sezonit, Tuna dhe Rilindi kishin shkuar në Kubë, kurse sivjet ata pritet të shkojnë në Bora Bora, ishull i Francës në Oqeanin Paqësor. /express/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top