• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kënga e Shakirës për Kampionatin Botëror të Futbollit ngjall debate

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113


Ylli i muzikës latine Shakira, ka ngjallur debate në Afrikën e Jugut për këngën zyrtare të Kampionatit Botëror të Futbollit. Mjaft njerëz kanë shprehur zhgënjimin e tyre që një këngëtare jo afrikanojugore është përzgjedhur për të kënduar këtë këngë, por për disa të tjerë kjo nuk përbën problem. Finalet e Botërorit të Futbollit do të zhvillohen në Afrikën e Jugurt, dhe ceremonia hapëse do të mbahet më 10 qershor në Soveto.

Kënga e re quhet “Waka Waka”, që do të thotë “ Është koha për Afrikën”, u transmetua në disa stacione radioje ditë më parë dhe menjëhere shkaktoi reagime të ndryshme në Afrikën e Jugut, vendi organizator i Kupës së Botës në futboll. Pritet që kjo të jetë kënga zyrtare për këtë ngjarje, por sipas një drejtueseje të emisioneve radiofonike Xheni Kris Williams, mjaft njerëz kanë shprehur zhgënjim:

“ Më pëlqen që afrikanojugorët janë bashkuar si afrikanojugorë dhe thonë “ ne kemi talentet tona. Kjo kupë zhvillohet tek ne, dhe përse mos të përdorim talentet që kemi? Kështu e kuptoj unë zhgënjimin e tyre”.

Nëpër rrugët e Johanesburgut, reagimet kanë qenë të ndryshme. Disa e kanë kundërshtuar me forcë këtë këngë.

Të tjerë thonë se Kupa e Botës në futboll nuk është vetëm e Afrikës së Jugut. Afrika e Jugut e organizon dhe është vendi mikpritës dhe do t’ia përcjellë atë botës.

Kënga është bashkëpunim mes Shakirës dhe grupit Afrikano jugor “Freshlyground”. Është planifikuar që ajo të interpretohet në koncertin e hapjes së kampionatit Botëror të futbollit në Soveto në 10 qershor.
 
Top