• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kërcitja e dhëmbëve natën, probleme ditën

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Njeriu që kërcet dhëmbët në gjumë, është duke bluar një problem, mekanik apo shpirtëror
Kërcitja e dhëmbëve në gjumë nuk është ndonjë dukuri e rrallë tek njerëzit. Sipas një studimi që bëri Maurice Ohayon dhe trupa e tij e Universitetit të Standord-it të SHBA-së, duke hulumtuar mbi 13 000 vetë në Gjermani, Angli, dhe Itali, doli se më tepër se 8% e të pyeturve kërcisnin dhëmbët të paktën një herë në javë. Kjo kërcitje shkakton më tepër se shqetësimin e partnerit në prehjen e natës. Fërkimi i zhurmshëm i dhëmbëve, mund të sjellë edhe shqetësime nga ana e shëndetit. Vetë ata që fërkojnë e kërcasin dhëmbët gjatë natës, nuk e marrin për kaq shqetësues këtë veprim të tyre dhe shpesh nuk e kuptojnë që pikërisht ky fërkim, u jep të nesërmen dhimbje të nofullave, kockave, kokës apo shtrëngim të muskujve të fytyrës. Përsëritja e këtij fërkimi dhe kërcitjeje të dhëmbëve, me kohën sjell si pasojë gërvishtje apo edhe vrimë në dhëmbë.



Sipas kirurgut të nofullave Ralf-Schön të Universitetit të Freiburgut vetëm 15% e të prekurve ndjejnë dhimbje, të cilat mund të jenë tepër të mëdha. Faza e shtrëngimit të nofullave mund të zgjasë deri në 45 minuta dhe shtrëngimi mund të jetë disa herë më i madh se shtrëngimi i zakonshëm i nofullave gjatë mbllaçitjes. Ata që i shtrëngojnë fort nofullat gjatë natës kanë nevojë për një protezë prej një materiali më të fortë nga i zakonshmi
 
Top