• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kërkesa e të krishterëve nga Sulltani për ta çliruar Janinën

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Ne, i nderuari Sulltan, nuk jemi myslimanë, ne jemi të krishterë, por ne kemi dëgjuar shumë për drejtësinë e myslimanëve, se udhëheqësit islam nuk u bëjnë padrejtësi popullit të tyre dhe askujt nuk ia imponojnë përqafimin e fesë së tyre, porse çdo kush e merrë atë që e meriton.


Fragment nga Kryevepra e Historisë Osmane

Kur Sulltan Murati i II kishte çliruar qytetin e Selanikut në vitin 1431, pasi kishte ngadhënjyer mbi venerianët, një ditë prej ditëve te Sulltani kishte ardhur një delegacion të krishterësh nga Janina dhe kishin kërkuar takim me sulltanin.
Janina atë kohë ishte nën sundimin e familjes Carlo Tocco nga Italia dhe atje dominonte padrejtësia, zullumi dhe gjakëderdhja. Sulltani u habit kur u informua për ardhjen e delegacionit të krishterë, andaj menjëherë vendosi t’i pranojë në kabinetin e tij. Pasi i pranoi në zyrën e tij, ju drejtua: Mirë se vini, çfarë u solli deri këtu? Cila është kërkesa e juaj?
Kryetari i delegacionit iu përgjigj duke thënë: “O i Madhi Sulltan, kemi ardhur për të kërkuar ndihmën tuaj, andaj shpresojmë të mos e ngulfatësh shpresën tonë!”
Sulltani tha: “Si mund t’ju ndihmojë?
Kryetari i delegacionit tha: “I nderuar, udhëheqësit tanë po na torturojnë, po na përdorin si robër, e uzurpojnë pasurinë tonë, dhe pastaj po na dërgojnë në luftë.
Sulltani: “Çfarë mund t’ju ndihmo unë juve, këto janë probleme mes jush dhe sunduesve tuaj.”
Udhëheqësi i delegacionit: “Ne, i nderuari Sulltan, nuk jemi myslimanë, ne jemi të krishterë, por ne kemi dëgjuar shumë për drejtësinë e myslimanëve, se udhëheqësit islam nuk u bëjnë padrejtësi popullit të tyre dhe askujt nuk ia imponojnë përqafimin e fesë së tyre, porse çdo kush e merrë atë që e meriton. Këtë e kemi dëgjuar nga turistët dhe tregtarët dhe nga ata që e kanë vizituar vendin tuaj. Andaj, ne kërkojmë dhe shpresojmë që ta çlironi edhe vendin tonë dhe ta mposhtni tërë atë padrejtësi atje e të na lironi nga udhëheqësit tanë tiranë e zullumqar.”
Ata kishin sjell me veti një çelës të artë si simbol i hapjes dhe çlirimit të qytetit të Janinës.
Në këtë rast Sulltani urdhëroi një komandant ushtarak që t’i përgjigjet kërkesës së delegacionit dhe, vërtetë, në vitin 1431 e çliroi edhe Janinën nga tirania dhe zullumi. Ky tregim nuk është një përrallë e këndshme, porse është një fakt historik që dëshmon për drejtësinë dhe barazinë e myslimanëve.

Autori : Jusuf Zimeri
 
Top