• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kërkohet ndalimi i burkës me ligj

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48


Kërkohet ndalimi i burkës me ligj

Gazeta Express
2 Maj 2019 20:11

KMLDNJ thotë që për shkaqe të sigurisë mbulimi i fytyrës të ndalohet me ligj


Pamje të tilla shihesh shpesh në kryeqytetin e Kosovës.

Gra me veshje që u shihet vetëm fytyra, janë bërë të zakonshme në Prishtinë.

Por, kohëve të fundit, një veshje tjetër është shfaqur në publik.

Gratë që u kthyen nga Siria janë shfaqur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me veshjen e njohur si burka.

E dukja jo e zakonshme për Kosovën, ka ngjallë shumë reagime në shoqëri.

Mbulimi i fytyrës e ka shtyrë Komisionin për të Drejtat e Njeriut të kërkojë ndalimin me ligj të mbajtjes së burkës.

Ndërkaq teologu Bekim Jashari tregon për T7 se burka nuk është është obligim i fesë Islame.

Imami nga Podujeva ka një kërkesë për Bashkësinë Islame të Kosovës.

Por, BIK-u megjithëse u pyet nga Televizioni T7, nuk ka dashur të deklarohet për atë nëse burka është obligim fetar ose jo.

T7 ka provuar të marr një qëndrim edhe nga ata që konsiderohen si mbështetës të një rryme pak më të ashpër të Islamit, por nuk kanë pranuar të flasin.

I vetmi që ka dhënë një qëndrim, ishte Fuad Ramiqi.
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,688
Pikët
48
Përgjigje e: Kërkohet ndalimi i burkës me ligj



'Është traditë e arabëve' - kërkohet ndalimi i burkës me ligj në Kosovë
Aktuale maj 02, 2019 - 20:43


KMLDNJ thotë që për shkaqe të sigurisë mbulimi i fytyrës – vënia e mbulesave – të ndalohet me ligj.

Pamje të tilla shihesh shpesh në kryeqytetin e Kosovës.

Gra me veshje që u shihet vetëm fytyra, janë bërë të zakonshme në Prishtinë. Por, kohëve të fundit, një veshje tjetër është shfaqur në publik.

Gratë që u kthyen nga Siria janë shfaqur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me veshjen e njohur si burka.

E dukja jo e zakonshme për Kosovën, ka ngjallë shumë reagime në shoqëri.

Mbulimi i fytyrës e ka shtyrë Komisionin për të Drejtat e Njeriut të kërkojë ndalimin me ligj të mbajtjes së burkës.

Ndërkaq teologu Bekim Jashari tregon për T7 se burka nuk është është obligim i fesë Islame. Imami nga Podujeva ka një kërkesë për Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Kjo është një traditë dhe zakon i arabëve”, ka thënë imami Jashari. “Nëj thirrje edhe mediave që qëndrimin zyrtar ta marrin prej BIK-ut”.
 
Top