• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Këshillë për muajin e ramazanit

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Kjo thirrje vjen në kohën kur muaji i Ramazanit përkon edhe me muajin më të nxehtë të vitit për shumicën e vendeve myslimane.

Për myslimanët në mbarë botën, Ramazani është një kohë për vetëkontroll.

Ushqimi, marrëdhëniet seksuale dhe gjumi janë të rregulluara në një mënyrë të atillë me shpresë që t'i sjellë ndjekësit e Islamit më afër perëndisë.

Por në mesin e myslimanëve, po bëhet një debat nëse duhet të shmanget totalisht ushqimi gjatë ditës.

Për organizatat shëndetësore, shqetësim përbëjnë ata myslimanë që nuk i lejojnë vetes të pijnë as ujë.

Shoqata Mbretërore Farmaceutike në Britaninë e Madhe ka lëshuar një apel për myslimanët që janë duke marrë medikamente, që të kërkojnë këshillimin se si të menaxhojnë dozat gjatë Ramazanit.

Mjekimet që duhet të shoqërohen rregullisht me ushqime përbëjnë kryesisht problem.

Kjo shoqatë thotë se shpreson që së myslimanët që vujanë nga azma, diabeti apo tensioni i lartë të kërkojnë këshillim mjekësor.

Një spital në Londër ka vërejtur se është rritur në vite numri i vizitave të anulluara mjeksore nga ana e pacientëve myslimanëve gjatë Ramazanit.
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Këshillë për muajin e ramazanit

Allahu [Xhele Shanuhu] thotë:

" O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm."
[el-Bekare, 183]

Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin [SalAllahu Alejhi ve Selem], familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit.

Me të vërtetë që Allahu [Xhele Shanuhu] e ka begatuar këtë popull me muajin e ramazanit, muaj në të cilin ka zbritur Kur'ani, ku Allahu [Xhele Shanuhu] thotë:

" Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)."
[el-Bekare, 185]

Është muaj i agjërimit, i faljes së namazit, muaj i begatshëm. Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] i përgëzonte shokët e tij para se të vinte ky muaj duke ju thënë në hadithin që e transmeton ebu Hurejra [RadijAllahu Anhu]:

"Ju erdh muaji i Ramazanit, muaj i bekuar. Allahu ua obligoi juve agjërimin e këtij muaji. Në atë muaj, hapen dyert e Xhennetit, mbyllen dyert e Xhehennemit dhe lidhen djajtë (shejtanët). Në të ështe një natë që e ka vlerën e më shumë se një mijë muaj."
[Ahmedi, Nesaiu, Albani ka thënë për këtë hadith se është sahih]

Poashtu transmetohet nga ibn Hibbane, ibn Maxheh dhe Bejhakiu, për të cilin shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, nga ebu Hurejra, se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:

"Çdo natë (prej netëve të ramazanit) thërret një thirrës: " O ti, i cili dëshiron punë të hajrit, prano (këto shpërblime që ti ka dhuruar Allahu në këtë muaj), dhe o ti, i cili dëshiron punë të këqija, pakësoj ato."

O vëlla i dashur, falëndero Allahun [Xhele Shanuhu] që të ka bërë nga ky Ummet (popull), e që ta ka mundësuar që ta presësh këtë muaj të bekuar.

Ndëgjo se ç'ka thotë pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] në një hadith që e transmeton Buhariu dhe Muslimi, nga hadithi i Ebu Hurejrës [RadijAllahu Anhu], se pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:

"Ai i cili e agjëron muajin e ramazanit me besim te plotë, dhe duke shpresuar shpërblimin e Allahut (dhe askujt tjetër), do t'i falen atij mëkatet e kaluara."

Poashtu në një transmetim tjetër që e transmeton Buhariu dhe Muslimi, nga hadithi i Ebu Hurejrës [RadijAllahu Anhu], se Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:

"Ai i cili e falë namazin në muajin e ramazanit me besim të plotë, dhe duke shpresuar shpërblimin e Allahut (dhe askujt tjetër), do t'i falen atij mëkatet e kaluara."

Gjithashtu, transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga hadithi i Ebu Hurejrës [RadijAllahu Anhu], se pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:

" Ka thënë Allahu [Xhele Shanuhu]: " Me të vërtetë se çdo punë e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit. Me të vërtetë, ai (agjërimi) është për Mua dhe Unë do të shpërblej për të."

Dije vëlla se, Allahu [Xhele Shanuhu] ka përgaditur shumë shpërblime për agjëruesin, saqë edhe era e agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e miskut (parfumit), siç transmeton Buhariu dhe Muslimi, nga hadithi i Ebu Hurejrës [RadijAllahu Anhu], se pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:

" Me të vërtetë era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se sa era e miskut (parfumit)"

Gjithashtu tranmsetohet se pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:

" Në Xhennet është një derë e cila quhet Rejjan, e cila në Ditën e Gjykimit do të thërret: " Ku janë agjëruesit???" dhe çdo kush i cili ka agjëruar do të hyjë nga kjo derë. Dhe ai i cili hynë nëpër këtë derë, nuk do te etet asnjëherë."
[Buhariu dhe Muslimi]

Pra vëllezër, shfrytëzojeni këtë muaj me lexim të Kur'anit dhe falje të namazit, dhe dije o vëlla se Kur'ani dhe agjërimi do të ndërmjetësojnë për ty në Ditën e Gjykimit, në atë ditë kur nuk mund të të sjellë dobi as pasuria e as fëmija.

Nga Abdullah ibn Amri [RadijAllahu Anhu] transmetohet se pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:

"Agjërimi dhe Kur'ani do të ndërmjetësojnë për robërit (e Allahut) në Ditën e Gjykimit. Do të thotë agjërimi: " O Allah, e ndalova atë nga ushqimi dhe epshet, pra mundësoma që të ndërmjetësoj për të". Dhe thotë Kur'ani: " E ndalova atë nga gjumi i natës, pra mundësoma që të ndërmjetësoj për të." " Thotë Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem]: " Dhe do t'ju mundësohet atyre që të ndërmjetësojnë."
[Ahmedi me sendet të vërtetë]

Pra vëlla, a je ti prej atyre, për të cilët do të ndërmjetësojë agjërimi dhe Kur'ani për ty?! Apo je prej atyre që tërë natën e kalojnë nëpër kafene duke luajtur letra, dhe tërë ditën duke fjetur?! Dije o vëlla se, vAllahi, ky muaj nuk është muaj i dominove dhe muaj i letrave dhe i qëndrimeve nepër kafene, apo percjellje e serialeve të ndryshme. Vëlla dhe motër, ky ështe muaj i agjërimit, muaj i Kur'anit,.muaj i namazit, pra vëlla, shpeshtoje namazin në këtë muaj, pendohu tek Allahu [Xhele Shanuhu] për mëkatet që i ke bërë, se vAllahi, askush nuk të garanton se do ta përfundosh këtë muaj. Sa e sa njerëz, të cilët e kanë pritur ramazanin e kaluar, kanë vdekur dhe nuk e presin këtë muaj në këtë vit.

Pra vëlla, shfrytëzo këtë muaj me namaz, Kur'an, dhikër (përkujtim të Allahut), pendohu tek Allahu [Xhele Shanuhu] për veprat që i ke bërë deri më tani, insha Allah, Allahu na i falë mëkatet tona dhe të të gjithë muslimanëve
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Këshillë për muajin e ramazanit

shti vjen e fshine me fshese EuroStar 1 se u be moderator hahahahahahahahahahaahahah LOOOOOOOOOOOOOOOOOOL
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Këshillë për muajin e ramazanit

shti vjen e fshine me fshese EuroStar 1 se u be moderator hahahahahahahahahahaahahah LOOOOOOOOOOOOOOOOOOL
EuroStar ka te drejte te heqin postime vetem ne ate forum qe eshte adm vet ne forumet e tjera nuk ka mundesi.
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Këshillë për muajin e ramazanit

Të dashur vëllezër e motra muslimane:

1. Agjërojeni Ramazanin me besim dhe duke kërkuar sinqerisht shpërblimin prej më të Lartit Allah, kështu Ai mbase jua falë të këqijat që keni bërë më parë.


2. Kini kujdes nga ndërprerja e agjërimit pa ndonjë shkak të ligjëruar nga Islami, sepse kjo është një prej mëkateve të mëdha.
3. Faleni namazin e Teravisë dhe namazin e natës gjatë netëve të Ramazanit – veçanërisht Natën e Kadrit - duke pasur besim dhe duke kërkuar sinqerisht shpërblimin prej Allahut, me shpresë se Ai do t’jua falë mëkatet që keni bërë.
4. Sigurohuni që ushqimi, pija dhe veshja juaj të jenë prej hallallit, në mënyrë që punët tuaja të pranohen dhe lutjet tuaja të gjejnë përgjigje, dhe mos e prishni (mos hani iftar) agjërimin me haram.
5. Jepuni ushqim agjëruesve, në mënyrë që të fitoni të njëjtin shpërblim sikurse ata.
6. Jepni shumë sadaka, sepse sadakaja më e mirë është ajo e Ramazanit.
7. Kujdes nga shpenzimi i kohës pa bërë punë të mira, sepse do të përgjigjeni e do të llogariteni për të, gjithashtu do të shpërbleheni për të gjitha ato që bëni.

8. Kryejeni Umren në Ramazan, sepse ajo në Ramazan është si Haxhi.
9. Përgatituni për agjërimin gjatë ditës duke ngrënë suhur (syfyr) në pjesën e fundit të natës, para agimit.
10. Shpejtoni në ndërprerjen e agjërimit pasi të ketë perënduar dielli, që të fitoni kënaqësinë e Allahut.
11. Merrni gusl përpara agimit, nëse e keni të domosdoshme që të kryeni adhurimet në gjendje pastërtie.
12. Shfrytëzojeni rastin e të qenit në muajin e Ramazanit dhe kalojeni atë me të mira – duke lexuar Kur’anin e Shenjtë dhe duke menduar e reflektuar kuptimet e tij, për të qenë provë dhe ndërmjetësim për ty Ditën e Llogarisë.

13. Ruajeni gjuhën tuaj nga gënjeshtrat, sharjet, përgojimet dhe shpifjet, sepse këto e pakësojnë shpërblimin e agjërimit.
14. Plotësojeni agjërimin duke qenë të devotshëm ndaj Allahut, kini frikë nga shikimi i Tij kur jeni vetëm dhe në publik, jini falënderues për të mirat dhe shpejtoni në bindjen ndaj Tij, duke bërë të gjitha ato që Ai ka urdhëruar dhe duke u përmbajtur nga të gjitha ato që Ai ka ndaluar.
15. Shtoni përkujtimin e Allahut, kërkimin e faljes, kërkoni Xhenetin dhe lutuni për ruajtjen nga Zjarri, veçanërisht kur agjëroni, kur e ndërpritni dhe gjatë suhurit (syfyrit), sepse këto veprime ndihmojnë për të fituar mëshirën e Tij.
16. Shtoni lutjet për veten tuaj, prindërit tuaj, fëmijët tuaj dhe për muslimanët, sepse Allahu ka urdhëruar të luteni dhe ka garantuar pranimin e saj.
17. Pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë duke u larguar nga të këqijat, kërkoni falje për ato që keni bërë më parë dhe së fundi vendosni të mos u ktheheni përsëri në të ardhmen, sepse Allahu pranon pendimin e atyre që pendohen.

18. Agjëroni gjashtë ditët e Shevalit, sepse cilido që agjëron Ramazanin dhe pastaj i shoqëron ato me gjashtë ditët e Shevalit, është njësoj sikur të ketë agjëruar gjithë kohën.
19. Agjëroni Ditën e Arafatit, më 9 Dhul Hixhe, që t’ju falen gjynahet e këtij viti dhe të vitit që vjen.
20. Agjëroni Ditën e Ashuras, më 10 Muharrem së bashku me ditën e 9-të apo të 11-të, që t’ju falen gjynahet e vitit të kaluar.
21. Vazhdoni të jeni me besim dhe të devotshëm, si dhe të kryeni punë të mira pas muajit të Ramazanit, derisa të vdisni.
“Dhe adhuro Zotin tënd derisa të arrijë e pashmangshmja e sigurt (vdekja).” [Nahl, 99]
 
Top