• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Këshilla jo nga unë

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
1,905
Rezultati i reagimit
355
Pikët
83
Racizmi.
Te gjithe ankohen nga racizmi. Fale racizmit ne jetojme me mire, sepse nese ti ke probleme autostime... cfare do besh? Do shkosh tek psikologu? Dhe psikologu do te te thote, mos ki merak, beso te vetja, ti je si te tjeret, nem 100 mije leke. Ndersa kur je racist ti thua se je me i miri nga te tjeret dhe 100 mije leket i kam ne xhep. Pra i kursej. Njerezit me ngjyre nuk jane raciste dhe aq me keq per ta. Nese do te mund te beheshin raciste mund te hakmerreshi keshtu, ju e keni me te vogel, ne jemi me te mire ne sport, ne punojme me shume se ju fizikisht. Ja futin vetes kur nuk behen raciste. Une jam racist, po jam racist. Jam racist kunder racisteve. Edhe kjo eshte nje forme racizmi. Nese une gjykoj racistat, jam racist. Meqe racistet nuk me pelqejne jam racist. Te gjithe jemi raciste sepse duam te kursejme leket nga psikologu. Psikologu kushton, racizmi eshte qyl.
 

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
1,905
Rezultati i reagimit
355
Pikët
83
Liria e fjales
Liria e fjales nuk eshte pozitive. Absolutisht jo. Sepse une kur shprehem e fut veten ne hall. Pra liria e fjales nuk mund te jete pozitive, nderkohe kur ti u shprehesh te tjereve, ata te gjykojne. Te shprehesh nuk ben mire, sepse po te shikonit ndonjehere me syte e te tjereve bota do te ishte vend me i mire. Nese secili prej nesh nuk do te shprehej do te ishte shume me mire. E dini ke kam zili une? Kam zili shurdhmemecet. Me ta shkon mire, sepse ata nuk jane te detyruar te degjojne traplleqe larte e poshte, madje as nuk i komentojne. Une jua kam ziline dhe ta dini qe jam ziliqar. Ne nje bote ku te gjithe thone budallalleqe perfshire dhe mua ju jeni me fat. Degjoj apo lexoj kur thone: "Liria e shprehjes eshte e rendesishme". Eshte e rendesishme per ke? Pse nuk shprehesh me vetveten? Te flasesh me veten te pergezosh veten. Pse duhet te shprehesh me te tjeret? Sepse kur shpreheni thoni nje mullar me traplleqe. "E, por kur shprehesh sherben per kete. Nga dialogu arrihet dicka". E cfare arrihet nga dialogu? Nga dialogu arrihet vetem zenka. Vetem kjo arrihet. Sepse ti vetem kur dialogon zihesh, pra dialogu nuk eshte rruga e drejte. Liria e fjales eshte negative. Futeni ne koke. Shpresoj te mos jem shprehur.
 

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
1,905
Rezultati i reagimit
355
Pikët
83
Arroganti
Nese je i varfer ke te drejte te jesh arrogant. Kush eshte ai qe mund te te thote qe je i plehre? Asnje! "Je arrogant!". "E po jam plehre e bej ate qe me pelqen. Ty c'te duhet?". Ndersa kur je i pasur nuk te lejohet te jesh arrogant, sepse duhet te tregosh perulesi. Pra eshte shume me mire te jesh i varfer. Nese ne rruge sheh nje endacak dhe ai nevrikoset me dike, e meshiron. Pse cfare t'i thuash? "Bej arrogantin!". Po, atehere? Ai eshte barbon. Se ne rruge nevrikoset nje i pasur, nuk e meshiron, sepse eshte arrogant dy here. Ja pse nuk duhet te behem i pasur. Dua te ushtroj arrogancen time edhe pse nese mund te behem i pasur duhet te shtirem si i perulur, modest, sepse te pasurit e kane edhe kete vantazh, qe hiqen sikur jane te thjeshte. Sigurisht, sepse nje i pasur kur hiqet si i thjesht behet interesant, nje i varfer qe ben te thjeshtin eshte nje kostumekeputur. Pra nese je i varfer duhet te jesh arrogannt. Eshte e drejta jote! Ju uroj te beheni te varfer nese doni te jeni arrogant. "Je arrogant". "Po jam e atehere? Ik pirdhu!"
 
Top