• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

K. Evropian e ndalon BlackBerryn për të gjithë punëtorët e saj

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
K. Evropian e ndalon BlackBerryn për të gjithë punëtorët e saj
Më shumë se 32, 000 punëtorëve të Komisionit Evropian iu është ndaluar përdorimi i telefonit BlackBerry i cili prodhohet nga Research in Motion (RIM), siç thuhet për shkak të çështjeve të sigurisë. Ndërkohë, në vend të BlackBerry’t, KE ka zgjedhur të përdor modelet e kompanive HTC dhe Apple.
Për shkak të kërcënimit ndaj sigurisë, gjatë ditëve të fundit disa qeveri kanë thënë se do ta kufizojnë përdorimin telefonit të zgjuar "BlackBerry", raportojnë mediat çeke. Lidhur me këtë, thuhet se kompania RIM është në negociata me qeveri të ndryshme evropiane, dhe se e njëjta është e gatshme për të bërë koncesione.

Kompania kanadeze tani ka probleme edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët nga frika për sigurinë kombëtare, në tetor të vitit të kaluar kërkuan të bllokojnë shërbimet e telefonit BlackBerry në vendin e tyre.

Ndryshe nga firmat Nokia ose Apple, të cilat prodhojnë pajisje të ngjashme mobile, RIM ka kontroll mbi rrjetin e saj dhe posedon teknologji të koduar për transferimin e të dhënave.

Mirëpo, si duket pikërisht ky detaj do t’i bëjë zyrtarët e Komisionit Evropian të tërhiqen nga përdorimi i njërit prej telefonave më të përdorur në botë
 
Top