• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kadare fiton Nobelin Amerikan, cmimin " Neustadt" qe jepet cdo 2 vite

Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,648
Pikët
48
https://www.koha.net/kulture/189309/ismail-kadare-fiton-cmimin-neustadt-nobelit-quot-amerikan-per-letersi/

"
Ismail Kadare fiton çmimin “Neustadt”, “Nobeli” amerikan për letërsi
Ismail Kadare fiton çmimin “Neustadt”, “Nobeli” amerikan për letërsi

17 October 2019 09:41
Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare ka fituar çmimin ndërkombëtar të letërsisë “Neustadt”, çmim ky që njihet edhe si 'Nobeli' amerikan. Ky është një çmim 50,000 dollarë amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri apo dhe dramaturgu.

Revista “Literatura Botërore Sot” e Universitetit të Oklahoma të letërsisë dhe kulturës ndërkombëtare njoftoi mbrëmjen e mbrëmjen e kaluar se Ismail Kadare është laureati i 26-të i këtij çmimi ndërkombëtar.

Robert Con Davis-Undiano, drejtori ekzekutiv i Letërsisë së sotme theksoi se shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është “një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë dhe një kampion i demokracisë dhe fjalës së lirë”. Shkrimtari Kadare ka qenë disa herë i nominuar edhe për çmimin “Nobel” në Letërsi, por deri më sot nuk ka arritur ta fitojë dot.

Finalistët në këtë garë ishin; Jorie Graham (Shtetet e Bashkuara të Amerikës), Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Jessica Hagedorn (Filipine / Shtetet e Bashkuara), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam / Shtetet e Bashkuara).

Puna dhe vepra e gjeniut të letrave shqiptare, Ismail Kadare, ka bërë jehonë në shumë vende të botës dhe natyrisht ai vijon të mbetet një ndër “xhevahirët” e rrallë të letërsisë shqiptare/BW."
 
Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,648
Pikët
48
4 here i nominuar per Nobelin e dhjere te letersise.

Edhe avdallet e Shqiperise nuk shikojne pertej hundes se tyre por denigrojne nje nga pak diamantet e shqiptareve.

Sepse sic e kam thene, as per 100 vite te tjera nuk do e prodhojme dot nje Kadare.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
10,500
Pikët
113
"shkrimtaret dhe artistet jane ndihmes besnike te Partise per krijimin e njeriut te ri komunist" .E.Hoxha.

Kadareja ishte shkrimtari qe kontribuoi me se shumti gjat komunizmit. Ata qe japin cmimi ose nuk e din ose jan te pandegjegjshem, ashtu si edhe ju perkrahesit e tij me te flakte.

Ju jeni njeriu i ri komunist qe ai sistem prodhoi me ndihmen e Kadarese, dhe ju viktimat e ati sistemi qe prodhoi njerez me sindromen e Stokholmit i deshironi cmime dhunueseve te tuaj.

Shyqyr 100 qe jemi larg keti mentaliteti fizikisht dhe menderisht. Shyqyr, shyqyr!
 
Last edited:

lonely_lion

team/UARE
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
5,923
Pikët
83

@Mano. Jo per t'a marre personale, por qe te sqarohesh ti dhe shume te tjere. Keta qe i japin cmim nuk merren me Enverin (se me ate vazhdon e merresh ti). Keta lexojne ato se cfare shkruan Kadare dhe te tjere. Jane eksperte dhe dine te vleresojne Kadarene midis te tjereve por dhe te tjeret pervec Kadarese. Ata nuk merrem me idiotlliqe apo me robt e shtepise. E kemi thene dhe me pare ne forum. Shume gjenij ne bote kane qene te krisur ose shkurt bole nga trute,ose dhe njerez me karakter cope-cope). Por kur lexon nje liber apo shijon nje pune artistike nuk merresh me cfare ka qene autori. Shijon vepren dhe kaq. Ndihesh mire apo keq. Frymezohesh apo meson dicka te re. Kjo ben dallimin nga casti i meparshem kur kete veper artistike nuk e njihje apo s'e dije se egzistonte.

Sipas llogjikes sende vetem Kadare paska bere punen dhe te tjeret (shkrimtaret dhe artistet e tjere) kane marre rrogen kot ?

P.S.
Po lexoj (ne fakt po degjoj si audio book) Ne te Tre te Fatos Kongolit. Nje njeri si une qe e ka jetuar kohen kur autori vendos ngjarjet e kupton per njehere se cfare vepre bufonike eshte ajo qe po lexon. Nje veper qe te vjen te qeshesh dhe te qash... krijohet pershtypja se Shqiperia eshte e madhe sa Amerika dhe banohet vetem ga nje numer i caktuar familjesh apo njerezish qe pasi bejne shkollen e mesme bashke, nuk degjojne asgje per njeri tjetrin per 10 vjet me rradhe (nuk takohen kurre dhe pse mund te jene kushurinj ), a thua se Elbasani me Tiranen jane 1000 km larg dhe nuk vine e shkojne as trena as lajme..... Dhe kur takohen ndihen te habitur se si jane po ata e terci verci... Fabula te stisura per te bere liber. Por do e degjoj deri ne fund per te kuptuar apo dhe per te ndare me mire nje shkrimtar te mire dhe nje jo te mire. Nje me nivel dhe nje pa nivel. Personalisht kam lexuar vite e vite me pare tregime dhe novela nga shkrimtare te tjere shqiptare shume here me te mire e me cilesose se kjo qe po lexoj(degjoj) tani. Dhe kete e them me bindje packa se nga autore fare pak te njohur ose fare te panjohur per publikun shqiptar. Fatosi ka botuar libra ? I humburi dhe shtyhej po ky eshte alla tema e viteve 80-90 (kujtoni filmat apo temat e atyre viteve), nderkohe qe Kadareja ne ato vite akoma shkelqente. Sado te merremi apo nuk merremi me Kadarene (n'a pelqen si njeri apo nuk na pelqen) ne duhet te merremi me ate qe ka shkruar. Upps. Nderkohe qe po degjoj dhe tregimet e Alice Munroe (@Mistrece e permendi ne nje postim : kur i dhane Nobel dhe Alice Munrose.... Deri tani tregime vk.)

Dikush ketu ne kete forum ka nje firme . Une pergjigjem (jam pergjegjes) per ato qe shkruaj dhe jo per ato qe kupton ti. Dhe kjo eshte shume kuptimplote. Jo te gjithe ndjejme dhe kuptojme njesoj. E thene ndryshe..... se mbase e kuptoni. Mua me pelqejne kenget/muzika e Bronsky Beat, Boy George apo dhe Elton John (packa se nuk me pelqen se c'bejne ata me bythen e tyre apo propoganden se bytha e tyre eshte @icka me e bukur ne planet ). Dikujt ata i pelqejne se bejne si @idha te bukur.
 
Anëtar
Aug 20, 2014
Postime
2,648
Pikët
48
"shkrimtaret dhe artistet jane ndihmes besnike te Partise per krijimin e njeriut te ri komunist" .E.Hoxha.

Kadareja ishte shkrimtari qe kontribuoi me se shumti gjat komunizmit. Ata qe japin cmimi ose nuk e din ose jan te pandegjegjshem, ashtu si edhe ju perkrahesit e tij me te flakte.

Ju jeni njeriu i ri komunist qe ai sistem prodhoi me ndihmen e Kadarese, dhe ju viktimat e ati sistemi qe prodhoi njerez me sindromen e Stokholmit i deshironi cmime dhunueseve te tuaj.

Shyqyr 100 qe jemi larg keti mentaliteti fizikisht dhe menderisht. Shyqyr, shyqyr!
Mano shko bjeri me dore se je bere si kllounet e cirkut.

Me budallikun qe perfaqeson ti, edhe Ballistet ishin bere everiste.

Ti i bie fyellit ne nje vrime pavaresisht se cfare eshte tema.
 
ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
7,939
Pikët
113
https://www.koha.net/kulture/189309/ismail-kadare-fiton-cmimin-neustadt-nobelit-quot-amerikan-per-letersi/

"
Ismail Kadare fiton çmimin “Neustadt”, “Nobeli” amerikan për letërsi
Ismail Kadare fiton çmimin “Neustadt”, “Nobeli” amerikan për letërsi

17 October 2019 09:41
Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare ka fituar çmimin ndërkombëtar të letërsisë “Neustadt”, çmim ky që njihet edhe si 'Nobeli' amerikan. Ky është një çmim 50,000 dollarë amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri apo dhe dramaturgu.

Revista “Literatura Botërore Sot” e Universitetit të Oklahoma të letërsisë dhe kulturës ndërkombëtare njoftoi mbrëmjen e mbrëmjen e kaluar se Ismail Kadare është laureati i 26-të i këtij çmimi ndërkombëtar.

Robert Con Davis-Undiano, drejtori ekzekutiv i Letërsisë së sotme theksoi se shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është “një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë dhe një kampion i demokracisë dhe fjalës së lirë”. Shkrimtari Kadare ka qenë disa herë i nominuar edhe për çmimin “Nobel” në Letërsi, por deri më sot nuk ka arritur ta fitojë dot.

Finalistët në këtë garë ishin; Jorie Graham (Shtetet e Bashkuara të Amerikës), Emmanuel Carrere (Francë), Jorie Jessica Hagedorn (Filipine / Shtetet e Bashkuara), Eduardo Halfón (Guatemala), Ismail Kadare (Shqipëri), Sahar Khalifeh (Palestinë), Abdellatif Laabi (Marok), Lee Maracle (Kanada) dhe Hoa Nguyen (Vietnam / Shtetet e Bashkuara).

Puna dhe vepra e gjeniut të letrave shqiptare, Ismail Kadare, ka bërë jehonë në shumë vende të botës dhe natyrisht ai vijon të mbetet një ndër “xhevahirët” e rrallë të letërsisë shqiptare/BW."
Urime, Ismail Kadare! Ne emer te Shqiptareve.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
10,500
Pikët
113
Mano shko bjeri me dore se je bere si kllounet e cirkut.

Me budallikun qe perfaqeson ti, edhe Ballistet ishin bere everiste.

Ti i bie fyellit ne nje vrime pavaresisht se cfare eshte tema.
Po bej nje perjashtim kesaj rradh edhe po te kthej pergjigje. Nuk ke lene gje pa thene per amerikanet dhe cifutet te pelqeu cmimi qe i dhan Kadarese?

Tani te pelqyen amerikanet dhe cifutet se deri tani vetem vrere nxjerr per ta!

Ne hale shkofshi me gjith Kadarene, kujtoni ju se mua nuk do me zeri gjumi se i eshte dhen cmimi Kadarese? E para e punes ky nuk eshte cmim Nobel por nga deshperimi i thelle qe keni per te nderuar me pamerite nje funderrine ,dicka qe tregon mungesen e karakterit dhe ndergjegjen njerezore tenden por jo vetem edhe ata qe i lavirosen ketij funderrine. Jan var e pushkatuar me dhjetra poete e shkrimtare ne kohen e komunizmit ne nje kohe qe ky lulezonte ne ate sistem. Vetem per ata ky nuk duhet te marri cmim, sepse ajo qe ndan shapin nga sheqeri eshte cfar bene kur te zihet bytha ngusht. Per kete vleresohet njeriu. Per ate qe ben dhe jo per ate e shkruan dhe thot. Nuk po them qe ai duhet te vetflijohej por ama nuk duhet te nderohet sepse nderimi i nje sherbetori te nje sistemi qe eshte denuar boterisht per krime kunder njerezimit eshte shuplake ne fytyren e jo vetem viktimave te drejt per drejta te sistemit por per te gjith shqiptaret qe jetuan ate kohe. Eshte turp qe ne si komb nuk kemi 'nxjerr' ose lejuar te dalin shkrimtar te tjere me te cilet mund te kernoheshim vertet. Duhet te ndejme turp per veten qe krenohemi me kap shume pak e me bashkepunetor te se keqes.

Nuk po e shkruaj kete per ty se ti je koke shkret e nuk pres te me kuptosh por per ata qe e lexojne edhe pse e di qe shumica jan kunder asaj qe mendoj une per Kadarene. Dicka qe tregon qartazi qe si ne kohen e komunizmit por edhe sot ata me dergjegje te larte jan te paket!

Une e kam kollaj te stakohem nga cdo gje me Shqiperine aq lehte se mund te fikesh driten. Jeni 'popull' me mangesi elementare ne edukim, ne psikoz dhe ne te menduar ne pergjithesi! Me vjen keq qe e them kete se dua vetem te mirat per ate vend por nese ju ngrini ne piedestal ata qe i shkatuan 1001 te zezat ati vend per 46 vjet, kontribut dha edhe Kadareja jo vetem si shkrimtar por por edhe si Nendrejtor i Frontit Demokratic nje post ky ne rregjimin komunist te kohes, jo i vogel, meritoni cdo gje qe ju vjen nga klasa politike. Ju ose nuk jeni ne gjendje te njihni mikun e vertet nga armiku ose nga interesi. Sido qe te jete mbas kaq shume vitesh te sunduar nga baballeret ne komunizem e sot nga bijte dhe bijat e tyre nuk mund te justifikoheni.

Edhe dicka tjeter mos genje me titullin e temes se nuk eshte cmim Nobel. Eshte njesoj sikur ti fusesh pordhes rigon!
 
Last edited:

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
7,939
Pikët
113
Po bej nje perjashtim kesaj rradh edhe po te kthej pergjigje. Nuk ke lene gje pa thene per amerikanet dhe cifutet te pelqeu cmimi qe i dhan Kadarese?

Tani te pelqyen amerikanet dhe cifutet se deri tani vetem vrere nxjerr per ta!

Ne hale shkofshi me gjith Kadarene, kujtoni ju se mua nuk do me zeri gjumi se i eshte dhen cmimi Kadarese? E para e punes ky nuk eshte cmim Nobel por nga deshperimi i thelle qe keni per te nderuar me pamerite nje funderrine ,dicka qe tregon mungesen e karakterit dhe ndergjegjen njerezore jo vetem ty por te gjith qe i lavirosen ketij funderrine. Jan var e pushkatuar me dhjetra poete e shkrimtare ne kohen e komunizmit ne nje kohe qe ky lulezonte ne ate sistem. Vetem per ata ky nuk duhet te marri cmim, sepse ajo qe ndan shapin nga sheqeri eshte cfar bene kur te zihet bytha ngusht. Per kete vleresohet njeriu. Per ate qe ben dhe jo per ate e shkruan dhe thot. Nuk po them qe ai duhet te vetflijohej por ama nuk duhet te nderohet sepse nderimi i nje sherbetori te nje sistemi qe eshte denuar boterisht per krime kunder njerezimit eshte shuplake ne fytyre jo vetem per te viktimat e sistemit por per te gjith shqiptaret qe jetuan ate kohe. Eshte turp qe ne si komb nuk kem 'nxjerr' ose lejuar te dalin shkrimtar te tjere te cilet mund te kernoheshim vertet. Duhet te ndejme turp per veten qe krenohemi me kap shume pak e me bashkepunetor te se keqes.

Nuk po e shkruaj kete per ty se ti je koke shkret e nuk pres te me kuptosh por per ata qe e lexojne edhe pse e di qe shumica jan kunder asaj qe mendoj une per Kadarene. Dicka qe tregon qartazi qe si ne kohen e komunizmit por edhe sot ata me dergjegje te larte jan te paket!

Une e kam kollaj te stakohem nga cdo gje me Shqiperine aq lehte se mund te fikesh driten. Ju ngrenshin kokat e ua nxifshin jeten sa te duan sepse mua as qe me behet vone me. Jeni 'popull' me mangesi elementare ne edukim, ne psikoz dhe ne te menduar ne pergjithesi! Me vjen keq qe e them kete se dua vetem te mirat per ate vend por nese ju ngrini ne piedestal ata qe i shkatuan 1001 te zezat ati vend per 46 vjet, kontribut dha edhe Kadareja jo vetem si shkrimtar por por edhe si Nendrejtor i Frontit Demokratic nje post ky ne rregjimin komunist te kohes, jo i vogel, meritoni cdo gje qe ju vjen nga klasa politike. Ju ose nuk jeni ne gjendje te njihni mikun e vertet nga armiku ose nga interesi. Sido qe te jete mbas kaq shume vitesh te sunduar nga baballeret ne komunizem e sot nga bijte dhe bijat e tyre nuk mund te justifikoheni.

Edhe dicka tjeter mos genje me titullin e temes se nuk eshte cmim Nobel. Eshte njesoj sikur ti fusesh pordhes rigon!

Komunismi lindi si idealizem per barazi shoqerore dhe atij ju bashkuan (pervec pakurrizoreve, karriesristeve dhe tradhetareve, plehrave) bijte dhe bijat me idealiste dhe te me mira te popullit. Sikurse ne Ballistet ishin njerez me kapacitet, patriote dhe politikane, por dhe bajraktare, spiune, manipulatore, mendjeshkurter dhe horra.

Pasi kam thene kete Kadare i ka bere me shume reklame Sheiptareve dhe diskredituar komunizmin sa tejkalon tere brezin tone te marre sebashku. Per Kadarene eshte bere nje plenium i tere ku i marre erzin duke filluar nga Partia dhe Lidhja e Shkrimtareve kur shkroi Dimri i Madh. Ka shoetuar ne fale te nje 'autokritike' dhe me di=uket sa furce qe ju propozuan (me duket nga Driteroi i cili ne fasade ju kundervu). Po juve jeni te tere niveli i ushkurit dhe do preferonit Kadarene te martonte ne familje agjenturash greke.

Shkoni more e merruni me ndonje forumist te nivelit tuaj [ dmth me mua :) ]
 
drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
25,218
Pikët
113
Mano shko bjeri me dore se je bere si kllounet e cirkut.

Me budallikun qe perfaqeson ti, edhe Ballistet ishin bere everiste.

Ti i bie fyellit ne nje vrime pavaresisht se cfare eshte tema.
Kaçi more suxhuk stambolli ke qene ne lazarat se sikur po te rritet ajqija-qesh-
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
10,500
Pikët
113
Komunismi lindi si idealizem per barazi shoqerore dhe atij ju bashkuan (pervec pakurrizoreve, karriesristeve dhe tradhetareve, plehrave) bijte dhe bijat me idealiste dhe te me mira te popullit. Sikurse ne Ballistet ishin njerez me kapacitet, patriote dhe politikane, por dhe bajraktare, spiune, manipulatore, mendjeshkurter dhe horra.

Pasi kam thene kete Kadare i ka bere me shume reklame Sheiptareve dhe diskredituar komunizmin sa tejkalon tere brezin tone te marre sebashku. Per Kadarene eshte bere nje plenium i tere ku i marre erzin duke filluar nga Partia dhe Lidhja e Shkrimtareve kur shkroi Dimri i Madh. Ka shoetuar ne fale te nje 'autokritike' dhe me di=uket sa furce qe ju propozuan (me duket nga Driteroi i cili ne fasade ju kundervu). Po juve jeni te tere niveli i ushkurit dhe do preferonit Kadarene te martonte ne familje agjenturash greke.

Shkoni more e merruni me ndonje forumist te nivelit tuaj [ dmth me mua :) ]
Une e shikoj Kadarene jo vetem si shkrimtar por nga disa kende sepse te gjykosh nje njeri duhet me se pakti ta shikosh ate qe ai ka bere ne jete. Te miren dhe te keqen, I peshon te dyja. Nuk ka njeri pa te meta ashtu so nuk ka njeri pa pak miresi perbrend. Ndryshimi midis te dyve eshte si dhe per cfar e perdor miresine. Kur e perdor vetem per interesin tend eshte oportunizem, ves I njeriut te rendomte, kur e perdor qe te perfitojne edhe the tjeter eshte akt fisnikerie. Ky i fundit duhet nderuar. Kadareja eshte i pari. Deshira qe Kadareja te nderohet ne shkallen boterire tregon sa popull patetik jemi, kerkojme shum Pak nga idhujt she krijojme idhuj nga shume pak jo sepse nuk kemi mundesi per me shume por por vuajme akoma mentalitetin e skllavit qe akoma presin Skenderbeu ta ja sjellu lirine. Kurse me Kadarene ndjenjen e madheshtise krejtesisht te pamerituar dha nga nje qe nuk e meriton..

Keshtu gjykohet njeriu! Kur mendoj se Nen Teresa ka Marr te njejtin cmim qe ju doni ta marri Kadareja eshte e tmerrshme.
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
10,168
Pikët
83
Urime, Ismail Kadare! Ne emer te Shqiptareve.
Urime kADAREJA, ne emer te komunistave, zvarranikeve dhe diktatorit, qe ai j'u sherbeu me aq zell e kendshem - jo ne emer te shqiptareve - thuaj. -jo-
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
10,168
Pikët
83
Mano shko bjeri me dore se je bere si kllounet e cirkut.

Me budallikun qe perfaqeson ti, edhe Ballistet ishin bere everiste.

Ti i bie fyellit ne nje vrime pavaresisht se cfare eshte tema.
Mano e shume te tjere jane personifikimi i "Aushvic" - Eshte gjynah nga zoti te tallesh me njerezit qe vuajten ne ato kampe perqendrimi aq shume nga ai regjim diktatorial. Ne mos vuajten fizikisht, vuajten moralisht dhe shpirterisht

Ose duhet te jesh i ri ne moshe dhe nuk e di se cili ishte ai regjim ne te vertete, ose duhet te rrjedhesh nga familje kamuniste ti Kaco... Denigrimi/degradimi me i madh qe i behet historise shqiptare nga kjo vulture kadare.
:S
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
49,609

Secili ka kendveshtrimin e tij,por......................UNE se hudh poshte KURRE GJYSHIN tim(me te vogel),ashtu si dhe Mano.Apo PO...sycke????????????????
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
10,500
Pikët
113
Kjo qe beni ju nuk eshte kendvrshtrim por pozicionim me plot vetedije.

Keni te drjeten tuaj por te pakten mos u mundoni te nxirni ata qe jan kundra si me pasoja nga ajo kohe dhe se nuk paskan brumim per te gjykuar Kadarense dhe ju e paskeni. Jan te paket ata njerez qe kan kulturen dhe pergatitje letrare per te bere kritik letrare. Aq me pak me forume te tilla. Por ama jeni gati t'a beni diamant sepse keshtu ka thene dikush qe ju respektoni.

Njerezit me te rrezikshme jan ata me pak dituri, edhe me te rrezikshme se injorantet sepse besojne see jan kompetente aq sa mednojne se jan ne gjendje te gjykojne se kush meriton cmimin Nobel par nga kendveshtrimi letrar.

Pjesa me e madhe e atyre qe adhurojne Kadarene Jan produkt i nje shtrese te shoqerise me formim letrar dhe kultur te pergjithshme, eshte shum te them mesatare. Kete mentalitet kan kalaur tek femijet e tyre te cileve Kadareja iu eshte percjell si pena e vetme e denje e cila u kishte hapur nje dritare te vogel ketyre 'intelektualeve renegad' te asja kohe.

Eshte vetekenaqesi imediate patetike eshte vanitet i neveritshem ne fakt! Kan deformuar edhe mendjet e brezave qe pasuan dhe kjo eshte me e keqja. Ja cfar demi shkakton pak dituri!
 
Last edited:

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
49,609
Pikët
113
Ne Shqiperin komuniste nuk kishte disidente,si ne lindje.Ne Albania....o shkoje dhe punoje FALAS,ose perfundoje ne vende te panjohura.Tashti qe mos te me lodhni...me JEPNI nje shkrimtar si KADARE,apo do romane qe ta rrezojne.

ASNJI ska BYCA...do na qisni noi lahute(dhe KJO=IKU),noi buzuqis(HARROJE mandolin(D)E(M)n),noi gerrnete(qemane),dhe TALLAVA.
 
Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
10,168
Pikët
83
4 here i nominuar per Nobelin e dhjere te letersise.

Edhe avdallet e Shqiperise nuk shikojne pertej hundes se tyre por denigrojne nje nga pak diamantet e shqiptareve.

Sepse sic e kam thene, as per 100 vite te tjera nuk do e prodhojme dot nje Kadare.
Kaco djali, ky do ishte urimi me i mire, qe do t'i ndodhte njerezimit te pakten per 100 vjet pa faren e ketij laraske ogurzeze e gjëmë-bërëse

Allellujah, me ne fund paska zot, qe s'do kete farë, qe te shtoje kete prodhim toksik, qe mund t'i behet njerezimit te rruzullit tokesor ...te pakten per 100 vjet.
-mos-

Sa per dijeni, une vij nga nje familje me dy prinder partizane. Nga te dyja kahet ta marresh, si nga ana komuniste dhe ajo e te persekutuarve, kadareja ngelet nje percmim dhe njolle e zeze, qe i ka ngelur historise se Shqiperise.
 
Last edited:

lonely_lion

team/UARE
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
5,923
Pikët
83
Une e shikoj Kadarene jo vetem si shkrimtar por nga disa kende sepse te gjykosh nje njeri duhet me se pakti ta shikosh ate qe ai ka bere ne jete. Te miren dhe te keqen, I peshon te dyja. Nuk ka njeri pa te meta ashtu so nuk ka njeri pa pak miresi perbrend. Ndryshimi midis te dyve eshte si dhe per cfar e perdor miresine. Kur e perdor vetem per interesin tend eshte oportunizem, ves I njeriut te rendomte, kur e perdor qe te perfitojne edhe the tjeter eshte akt fisnikerie. Ky i fundit duhet nderuar. Kadareja eshte i pari. Deshira qe Kadareja te nderohet ne shkallen boterire tregon sa popull patetik jemi, kerkojme shum Pak nga idhujt she krijojme idhuj nga shume pak jo sepse nuk kemi mundesi per me shume por por vuajme akoma mentalitetin e skllavit qe akoma presin Skenderbeu ta ja sjellu lirine. Kurse me Kadarene ndjenjen e madheshtise krejtesisht te pamerituar dha nga nje qe nuk e meriton..

Keshtu gjykohet njeriu! Kur mendoj se Nen Teresa ka Marr te njejtin cmim qe ju doni ta marri Kadareja eshte e tmerrshme.
O @Mano. O njeri. Te kam replikuar disa here, por ti o nuk me lexon, ose nuk do te me ballafaqohesh, ose nuk ke se cfare te thuash per ato qe te them. Mundohu o njeri te ndash gjerat . Po c'i ke keto budalliqe akoma o @Mano ? Je bere si Zeri i Populit ne versionin mbrapsht. T'a thashe njehere, po ti ngul kembe akoma. Po kujt i rruhet te dije cfare robi shtepije ka Ismaili, apo cfare ka bere? Ata i lexojne vepren dhe nuk merrem si ty, me gjendjen civile. E lexojne dhe ju pelqen. Nuk te pyet ty njeri se si do e kuptojne ata vepren e tij apo si nuk do e kuptojne. Ata qe i kane dhene cmim ,e lexojne ate dhe te tjeret si ate dhe i japin ate qe i takon ose jo. Ty dhe shume te tjereve j'u ka ngrire truri ne ndodhite e 30 viteve me pare. Per ju .... eshte ajo bota qe jetoni sot dhe pjesa tjeter ajo qe keni jetuar 30 apo 40 vjet me pare. Ci ke keto krahasime banale o @Mano? Nuk duhet te vleresohet Kadareja sic u vleresua Tereza ? A e di ti o @Mano se ka shume e shume vete qe e akuzojne mbase fjala e duhur eshte krikojne Nene Terezen per shume gjera te tjera ? Dhe kjo jo sot por qe kur ishte gjalle. A e di ti se kjo ka ndodhur dhe ne kohen kur morri cmimin Nobel ?

Ja psh se cfare thote njeri :

According to his 2003 book, Mother Teresa: The Final Verdict, based on the testimonies of scores of people who worked with the Missionaries of Charity, the medical care given to sick and dying people was negligible. Syringes were reused without sterilisation, pain relief was non-existent or inadequate, and conditions were unhygienic. Meanwhile, Mother Teresa spent much of her time travelling around the world in a private plane to meet political leaders.

Similar criticisms were made by the late writer Christopher Hitchens in his book, The Missionary Position. Mother Teresa was, he wrote, a “religious fundamentalist, a political operative, a primitive sermoniser, and an accomplice of worldly secular powers”.
E marre qe ketu :

Code:
https://www.theguardian.com/news/2016/sep/02/mother-teresa-saint-criticism-miracles-missionaries-abortion-suffering-canonisation
po do me akoma, ka plot. Jam bere kureshtart per kete punen e Nenes Tereze, qe vite e vite me pare.

Dikush tjeter shkruan :

Code:
https://www.newstatesman.com/politics/human-rights/2014/04/squalid-truth-behind-legacy-mother-teresa
Dikush tjeter thote qe Hitches eshte mashtrues :

Code:
https://www.ncronline.org/blogs/ncr-today/remembering-christopher-hitchens-though-not-very-fondly
pikerisht per Hitcher qe shkruan

Code:
https://www.nationalgeographic.com/news/2016/09/mother-teresa-sainthood-canonized/
Hitchens writes that Mother Teresa accepted a donation of more than a million dollars from financier Charles Keating, who later went to prison for defrauding investors. Mother Teresa wrote to the court asking clemency for Keating without explaining their relationship. She took money from and praised right-wing dictator Jean-Claude Duvalier, who later was accused of allowing the torture and murder of thousands of Haitians during his regime.
Pra qe mos e zgjat akoma, por ka dhe zera apo akuza per shperdorim te madh fondesh qe nuk dihet se ku kane shkuar. Miliona qe i jane dhuruar Nenes Tereze dhe nuk dihet se ku kane perfunduar sepse nuk jane perdorur per qellimin qe jane kerkuar dhe dhuruar.

Code:
https://rvaidya2000.com/2015/11/19/where-are-the-billions-of-mother-teresa-vatican-bank-should-reveal/
Qe aludon se keto para i kane shkuar Vatikanit dhe jo te varferve.Dhe Vatikani i ka perdorur per qellimet e tija.

Me kujtohet bile dicka qe kam lexuar per dike qe i kerkoi shpjegim Terezes se ku dhe pse nuk u shpenzuan parate qe u dhuruan per qellimin qe u dhane dhe pati dhe nje konflikt per kete ne mos gaboj personi e akuzonte Terezen dhe per arrogance (a kaluar kohe dhe nuk jam shume i sigurte per kete artikull)

Shume kritikojne menyrat e perdorura ne spitalet e Nenes Tereze apo cilesine e sherbimit (qe u tha me lart) , sic ka dhe shume deshmi qe Nena Tereze eshte futur dhe ka sherbuer ne mes te te semureve me semundje ngjitese pa perdorur asnje mase mbrojtese.

Pra ? Ja kjo eshte bota. Per dike je Shenjt dhe per dike je hajdut. Keshilla ime. Shikoji gjerat me syrin tend dhe me balancen tende. Ndje me zemren tende dhe mendjen tende sepse askush nuk do te jape zemeren apo mendjen e tij qe t'a perdoresh. Dhe kur te duash te shprehesh mendimin tend ne publik qe te hedhedh ide apo kerkosh te imponosh nje ide per nje qellim te caktuar (qe do e mos do te bjere ndesh me interesat e atij apo asaj qe do i referohesh), atehere hyri kerkimit qe te dish apo gjykosh em drejt se nga kush anon balanca. Nuk jemi pefekte ne kete bote. Te gjithe kemi anet tona te erreta dhe te bardha.Plus dhe ato neutrale. Por me shume , te gjithe ne kemi ane te erreta , ndaj njerezimi eshte ketu ku eshte.
 
Last edited:

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
10,500
Pikët
113
O @Mano. O njeri. Te kam replikuar disa here, por ti o nuk me lexon, ose nuk do te me ballafaqohesh, ose nuk ke se cfare te thuash per ato qe te them. Mundohu o njeri te ndash gjerat . Po c'i ke keto budalliqe akoma o @Mano ? Je bere si Zeri i Populit ne versionin mbrapsht. T'a thashe njehere, po ti ngul kembe akoma. Po kujt i rruhet te dije cfare robi shtepije ka Ismaili, apo cfare ka bere? Ata i lexojne vepren dhe nuk merrem si ty, me gjendjen civile. E lexojne dhe ju pelqen. Nuk te pyet ty njeri se si do e kuptojne ata vepren e tij apo si nuk do e kuptojne. Ata qe i kane dhene cmim ,e lexojne ate dhe te tjeret si ate dhe i japin ate qe i takon ose jo. Ty dhe shume te tjereve j'u ka ngrire truri ne ndodhite e 30 viteve me pare. Per ju .... eshte ajo bota qe jetoni sot dhe pjesa tjeter ajo qe keni jetuar 30 apo 40 vjet me pare. Ci ke keto krahasime banale o @Mano? Nuk duhet te vleresohet Kadareja sic u vleresua Tereza ? A e di ti o @Mano se ka shume e shume vete qe e akuzojne mbase fjala e duhur eshte krikojne Nene Terezen per shume gjera te tjera ? Dhe kjo jo sot por qe kur ishte gjalle. A e di ti se kjo ka ndodhur dhe ne kohen kur morri cmimin Nobel ?

Ja psh se cfare thote njeri :

E marre qe ketu :

Code:
https://www.theguardian.com/news/2016/sep/02/mother-teresa-saint-criticism-miracles-missionaries-abortion-suffering-canonisation
po do me akoma, ka plot. Jam bere kureshtart per kete punen e Nenes Tereze, qe vite e vite me pare.

Dikush tjeter shkruan :

Code:
https://www.newstatesman.com/politics/human-rights/2014/04/squalid-truth-behind-legacy-mother-teresa
Dikush tjeter thote qe Hitches eshte mashtrues :

Code:
https://www.ncronline.org/blogs/ncr-today/remembering-christopher-hitchens-though-not-very-fondly
pikerisht per Hitcher qe shkruan

Code:
https://www.nationalgeographic.com/news/2016/09/mother-teresa-sainthood-canonized/

Pra qe mos e zgjat akoma, por ka dhe zera apo akuza per shperdorim te madh fondesh qe nuk dihet se ku kane shkuar. Miliona qe i jane dhuruar Nenes Tereze dhe nuk dihet se ku kane perfunduar sepse nuk jane perdorur per qellimin qe jane kerkuar dhe dhuruar.

Code:
https://rvaidya2000.com/2015/11/19/where-are-the-billions-of-mother-teresa-vatican-bank-should-reveal/
Qe aludon se keto para i kane shkuar Vatikanit dhe jo te varferve.Dhe Vatikani i ka perdorur per qellimet e tija.

Me kujtohet bile dicka qe kam lexuar per dike qe i kerkoi shpjegim Terezes se ku dhe pse nuk u shpenzuan parate qe u dhuruan per qellimin qe u dhane dhe pati dhe nje konflikt per kete ne mos gaboj personi e akuzonte Terezen dhe per arrogance (a kaluar kohe dhe nuk jam shume i sigurte per kete artikull)

Shume kritikojne menyrat e perdorura ne spitalet e Nenes Tereze apo cilesine e sherbimit (qe u tha me lart) , sic ka dhe shume deshmi qe Nena Tereze eshte futur dhe ka sherbuer ne mes te te semureve me semundje ngjitese pa perdorur asnje mase mbrojtese.

Pra ? Ja kjo eshte bota. Per dike je Shenjt dhe per dike je hajdut. Keshilla ime. Shikoji gjerat me syrin tend dhe me balancen tende. Ndje me zemren tende dhe mendjen tende sepse askush nuk do te jape zemeren apo mendjen e tij qe t'a perdoresh. Dhe kur te duash te shprehesh mendimin tend ne publik qe te hedhedh ide apo kerkosh te imponosh nje ide per nje qellim te caktuar (qe do e mos do te bjere ndesh me interesat e atij apo asaj qe do i referohesh), atehere hyri kerkimit qe te dish apo gjykosh em drejt se nga kush anon balanca. Nuk jemi pefekte ne kete bote. Te gjithe kemi anet tona te erreta dhe te bardha.Plus dhe ato neutrale. Por me shume , te gjithe ne kemi ane te erreta , ndaj njerezimi eshte ketu ku eshte.
Nuk me intereson se cfar mendon ti apo te tjeret si intepretoni dhe justifikoni veprimet tuaja dhe te atyre qe keni konsiderate. Mua me interesojne faktet dhe veprat e njerezve ne jete. Jo bukurshkrimi. Bjere krahasime sa te duash, nuk ndryshon faktin se ai ishte pjese perberese dhe drejtuese e nje sistemi qe vrau popullin e vet!

Duheshka anashkaluar ky fakt i shemtuar e te mos merret parasysh sepse juve ju pelqen te marri cmim Kadareja sepse bukurshkimi i Kadarese pasak me teper rendesi se veprat e tij ne jeten jash botes letrare e cila ka ndikuar negativisht ne jetet e mijerave shqiptare te cilet edhe sot nuk din ku jane eshtrat e njerezve te pushkatuar. Sidomos artiste e poet te cilet pushkatuan per shkime te aluduara se kishin mesazhe subliminale, kurse ky qen bir qeni lulezonte duke i thurur vargje Partise qe ishte pergjegjese per cdo vuajte e krim qe u be ne kurrizin e ati populli te stervuajtur.

Te kishit harxhuar kaq energji dhe deshir pozitive per te ven drejtesin ne vend e per te kerkuar me shum nga politikanet tuaj do te ishte vendi shum me mir.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
10,500
Pikët
113
Ky eshte sistemi qe i dha ze vepres se Kadarese, te cilin ai e ndihmoj te konsalidohet me shkrimet e tij, me propaganden qe ai ndihmoj te perhapej, me postin e tij si Nendrejtor i Frontit Demokratik. Nese ndergjegja juaj justifikon nderimin e njerezve te tille atehere qofshi per vete!

Ekskluzive/ Juli, e bija e Mark Shllakut rrëfen amanetin që tronditi opinionin

Publikuar në : 10:39 - 26/10/19 |

Nga Edi Lesi

https://www.forum-al.com/attachment.php?attachmentid=25621&stc=1&d=1572096663

Një vajzë 8-vjeçare kërkon të takojë të atin para se t’ia pushkatojnë. E mitura troket në derën e xhelatit, për të marrë lejen. Duart i dridhen. Nuk është hyrja e një legjende, as letërsi. Në një ditë si kjo, fund tetori, 70 vite më parë, Juli Shllaku u ndal me droje para shtëpisë ku rrinte shefi i degës, Shkodër. Babai i saj, Mark Shllaku sapo ishte dënuar me vdekje. Ekzekutimi do të bëhej për pak ditë. E ëma e shoqëroi deri afër banesës, dhe e la vogëlushen ta kërkonte të drejtën për takimin e fundit me të atin, duke menduar se kështu do të ishte më efektive.

“Më çoi mama deri afër, e masanej i rashë vetë derës. Ishte nga ato shpitë e mëdhaja me ballkone druni, të sekuestrume tregtarëve. Shefit të degës, nuk ja maj men emrin. I thashë, a mund ta takojmë babën për herë të fundit. Më tha po, më dha një pusullë, shko takoje”, rrëfen Juli, sot 78 vjeç. Ajo mendon se kryepolici i Shkodrës u tregua bujar, se u ndikua nga fëmijët dhe gruaja e tij, që ishin aty, kur ajo hyri në oborr.

E bija e Mark Shllakut, jeton me djalin, Antonin, në një apartament pranë Shkollës së Mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë. Nuk i ka të shpeshta vizitat, edhe pse kërkesat nuk mungojnë. Ka vuajtur jo pak nga shëndeti. Teksa ngjitemi në ashensor për ta takuar, bashkë me fotografin Florion Goga, vrasim mendjen se si do të ishte shtrëngimi i duarve, se cilat mund të jenë fjalët e para. Nuk duhet të jetë e lehtë me një njeri kaq të vuajtur.

Mirëpo, del një hyrje mjaft e përzemërt. Ajo e ka merak që të pritemi mirë dhe me respekt, me pijet e duhura. Antoni na servir raki nga më e mira, e shtëpisë.

Më 25 shtator, sipas terminologjisë së sotme të medias online, u bë virale një letër. Amaneti i Mark Shllakut për të shoqen para se të shkonte drejt pushkatimit, ndryshoi ditën, gjendjen, dhe humorin e çdokujt që e lexoi. E besueshme është që nuk ngeli njeri pa e parë.

E dashtuna Angje e fëmijë!

Më kanë nda nga shokët për me më ekzekutu. Nuk po më dhimet jeta, vetëm se ju po ma mërzisni shpirtin.

Mos u mërzit për mue vetëm mi rrit fëmijët me hir të zotit. Amanet babën e mos i trego për mue. Borxh i kam Halitit për tjegullat dhe në ardhtë dita, jepja për mue.

E dashtuna Angje!

Jam lidh kambësh e duersh. Edhe pak orë me kanë mbetur me jetue. Mendjen e kam te ti e fëmija që nuk mujta më ju gëzue. Tashti më kanë pikëllue shumë fytyrat tuaja që më dalin parasysh e smë lanë me dekë… banu e fortë. Marku!

Angje! Ne t’u mbushtë mëndja me u martue e ke lejen teme por mos me më harrue. Por amanet fëmijët. Të kam dasht me shpirt deri në çast të mrame të jetës teme. Edhe në atë jetë do të lutem për ty. Amanet mos u mërzit për mue por shikjo fëmitë.

Ju puth me mall për herë të fundit. Marku.

E dashtuna Angje!

Të lutëm me mi ba hallall vuajtet që të kam shkaktue.

Të lutem me mu interesue për eshtrat, të mos më harrojsh për kurdoherë. Me mi marrë eshtrat e me mi çu në një varr. Kam me vedi një teneqe me emnin tem, me të mundësh me më njoftë.

Hallall të gjithëve dhe ty të pares. Po vdes si një shqiptar i mirë dhe i ndershëm.

***

Marku, një arsimtar 31-vjeçar, ëndërrimtar, i linte këto porosi së shoqes. Të kujdesej për vajzat, të vazhdonte jetën, të martohej, por mos ta harronte. I kërkonte t’i gjente eshtrat, duke i dhënë një orientim. Do të kishte një copë metalike me emrin e tij, që do ta lidhte te këmbët.

“Unë vetë e kam zbuluar letrën, në vitin 1976, pasi më vdiq mama”, tregon Juli Shllaku.

70 vjet qendroi e fshehur kjo letër. Antoni vetë, ka pak muaj që e ka parë. Juli e ka nxjerrë dhe e ka bërë publike kur mori vesh se paskan ardhur disa ekspertë të huaj që ndihmojnë në zbulimin e varreve dhe gjetjen e eshtrave.

Gruaja e Markut, duke ndjekur kumtin që i thoshte të kujdesej për vajzat, ishte munduar ta mbante gjithë pikëllimin mbi vete dhe të mos i ngarkonte të bijat me këtë dramë të pazakontë. Dhe ia kishte dalë për së mbari. Vetëm pasi ajo ndërroi jetë, Juli, duke rrëmuar nëpër rafte, e gjeti amanetin brenda një ditari të babait të saj.

“Ai ditar, ato letra, ato poezi, vjersha, dhe disa piktura që kemi prej tij, shpëtuan”, thotë Juli, e cila edhe pse 8 vjeç në atë kohë e mban mend fare mirë se pas pushkatimit, ushtarë të rreptë erdhën dhe e kthyen shtëpinë përmbys, ku nuk kursyen as perdet, me idenë e ngulmët për të gjetur prova të implikimit të mësuesit Mark Shllaku në veprën e rrëzimit të pushtetit komunist.

“Këto shpëtuan sepse ata që erdhën për kontroll, ishin injorantë. Nuk i kuptonin, kushedi si u janë dukur”, rrëfen Juli, teksa i kalon nëpër gishta ato shënime të zverdhura e të dala boje prej viteve. Janë pikërisht origjinalet, të shkruara në letrat e paketës së duhanit, Ylli i Kuq. Dhe dy foto të Markut, i ri, dhe pak para se ta dënonin, i mban aty.

E mban mend shumë mirë të atin. Ishte mësues në Kabash të Pukës, një zonë tejet e thellë. Ajo thotë se e ka marrë një herë me vete. Mark Shllaku synonte t’i argëtonte nxënësit e tij dhe i nxiste të ishin kreativë. Edhe vetë kishte marrë pjesë në role në estradë. Kishte shpirt artisti.

E kujton saktë ditën kur u dha vendimi, dënim me vdekje. Kur e nxorën nga salla e gjyqit, rrethohej nga ushtarë.

“Mama jeme u sul me e taku. Dhe i ndau ushtarët, e u përqafu me të. Po nuk e lanë ma shumë”. Juli e ka treguar disa herë këtë histori me të afërm e miq. Edhe në këtë rrëfim për gazetën Mapo, nuk i ndal dot lotët.

Jemi shtangur bashkë me Florin, i cili e ka ende të vështirë të bëjë gati aparatin. Kjo histori nuk është e zakonshme.

***

Juli e mori lejen. Shkoi bashkë me të ëmën në burg, aty në Shkodër ku po e mbanin. U takua për herë të fundit me babën, jo shumë gjatë. Marku i tregoi të shoqes se brenda dyshekut ka fut do gjana, ajo duhet t’i marrë.

Mes sendeve të fshehura në atë grumbull të vjetruar me rrecka, ishte amaneti.

Tek porositë e Mark Shllakut që ka ngelur në mendjen e kujtdo që ka lexuar letrat, ishte edhe ajo për të shlyer borxhin e tjegullave, te Haliti.

E pyesim Julin për këtë.

“Haliti ishte tregtar. Mama mas do mujsh që e vranë babën, i bani lekt, dhe shkoi e takoi. I tha ky është borxhi dhe ja dorëzoi. E kam amanet prej Markut. Po ai nuk pranoi me i majt. Nuk pranoi në mënyrë absolute”.

Kërkesa kryesore e Markut ishte gjetja e eshtrave. Ai kishte dëgjuar në burg se çfarë ndodh me të dënuarit me vdekje dhe sa e vështirë ishte t’u gjenden trupat. Juli thotë se e ëma, menjëherë pas pushkatimit, pagoi një fshatar të zonës, i cili mihi krejt pjesën e Kirit ku bëheshin ekzekutimet, po nuk gjeti gjë.

“Mama u martu, e u donte me ndryshu mbiemnin për me fillu punë. Nuk fillonte dot ndryshe. Dhe baba ja pat lan në letër, që me u martu, me vazhdu jetën. Masnej, masi u martu, prej shërbëtore në çerdhe që ishte, ja dhanë të drejtën me ushtru profesionin e saj që e donte shumë, si nimsmjeke”.

Eshtrat e Mark Shllakut nuk janë gjetur ende. E bija nuk është optimiste. Ka dëgjuar dëshmitarë, e banorë të zonës, në luginën e Kirit, aty ku kryheshin ekzekutimet, se prej nxitimit, toga e pushkatimit mund ta ketë lënë trupin në sipërfaqe. Dhe rrjedha pastaj me siguri e ka marrë dhe një zot e di se ku janë. Të pakta duken shanset për t’u gjetur.

“Unë edhe pak do jem, do ja lë amanet Tonit”, thotë Juli, e cila e ka të birin si perëndi në dritën e syve. Është e prerë kur pohon se këto punë duheshin bërë herët, në fillim të ardhjes së demokracisë. Një seri dramash ka në këtë familje. Në të njëjtin vit që Mark Shllaku u pushkatua, i ati i tij vdiq në kampin e internimit në Tepelenë.

Mark Shllaku u dënua me vdekje pasi u akuzua si nismëtar i themelimit të Partisë Socialdemokrate. Ai po ashtu u gjykua se mbante lidhje me njerëzit e Gjomarkajve dhe Mirakajve. Juli thotë se ai ishte i pakënaqun se si po shkonin punët në vend pas çlirimit. Ishte i mërzitun. Nuk ishte ajo, gjendja, situata që ai donte. Mark Shllaku tjetër gjë kërkonte. Ishte ëndërrimtar.

/Gazeta Mapo
 
Attachments

Top