• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kadare nderohet me cmimin “Princi i Asturias për Letërsinë”

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,438
Pikët
113

Ismail Kadare, ambasadori i Letërsisë shqipe në botë është nderuar sot me cmimin “Princi i Asturias për Letërsinë 2009” në Oviedo.
Kadare u shpall kandidatura fituese ndërmjet 31 të tjerave. Ceremonia u zhvillua në Teatrin Campoamor të Oviedo-s, ku Princi Filip i dorëzoi shkrimtarit shqiptar një nga çmimet me prestigjoze në botë. Fjalimin e tij falenderues Kadare e mbajti në gjuhën shqipe.
Sipas shtypit spanjoll vepra që e bëri Kadarenë të njohur është romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Vetë Kadare është shprehur entuziast për marrjen e këtij cmimi në prononcimet për mediat spanjolle.
Qindra qytetarë spanjollë në një atmosferë festive përshëndetën hyrjen në Teatër të personaliteteve më të mëdha të Spanjës si dhe të botës së artit dhe të kulturës nga shumë shtete të botës.
Fitues i çmimit "Man Booker International Prize" në vitin 2005, çmimi më prestigjoz në botën anglishtfolëse, Kadare, 73 vjeç, kandidat i çmimit Nobel në letërsi, i nderuar më 24 qershor të këtij viti me Çmimin e madh spanjoll, ndodhet në Ovideo së bashku me familjen e tij, ndërsa ka qënë i pranishëm në një seri aktivitetesh të organizuar në vigjilje të këtij çmimi.

Gjithsej 31 kandidatura nga 25 vende të botës konkurruan për këtë çmim që fondacioni "Prince of Asturias" ua akordon "atyre personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë".
Dhënia e çmimit shkrimtarit shqiptar i përkthyer në të paktën 40 gjuhë të botës, u shoqërua me jehonë sidomos nga shtypin spanjoll. Gazeta e njohur "El Mundo" njoftonte atë ditë se kandidati shqiptar për çmimin "Nobel" e fitoi garën mes shkrimtarëve të përmasave të tilla si Milan Kundera, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës që jetojmë, italianit Antonio Cabucchi, holandazit Cees Nooteboom, autorë këta të njohur të brezit të Kadaresë.

Mbreti Juan Carlos dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës, Kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero dhe Felipe, Princi i Asturias, emrin e të cilit mban dhe ky çmim i dërguan shkrimtarit shqiptar urimet e tyre përmes një letre ku i shprehnin dhe vlerësimet e tyre mbi veprën e tij, për të cilën fitoi dhe çmimin Princi i Asturias për Letërsinë 2009.

Çmimet Prínci i Asturias, u krijuan në vitin 1981, për punën shkencore, teknike, kulturore, sociale dhe humane të realizuar nga persona, grupe pune apo institucione në arenën ndërkombëtare. Secili prej Çmimeve Prínci i Asturias, përfshin një çmim prej 50 mijë euro, skulpturën e krijuar dhe dhuruar për këtë qëllim nga Joan Miró, një diplomë dhe një emblemë akredituese. Vitin e kaluar, fituesja e Çmimit Princi i Asturias për Letërsinë ishte kanadezja, Margaret Atëod, të cilën juria e nderoi për veprën e saj të shkëlqyer, sidomos në mbrojtjen e dinjitetit të grave.[/B]
marr nga BalkanWeb

Kadare: Demokracia dhe diktatura s'ndryshuan të shkruarin tim​

Rubén AMÓN

Ismail Kadare ka varur në shtëpinë e tij një portret të një pastori shqiptar nëntëdhjetëvjeçar. Është një fotografi bardhë e zi, edhe pse kur e sheh përballë duket si një figurë prej guri. Kadare në fakt vjen nga "qyteti i gurtë" (Gjirokastra) dhe prej guri është edhe letërsia e tij. Bashkëkohore, por e përjetshme. Dhe anasjelltas, natyrisht. Për të gjitha këto, për "bukurinë dhe angazhimin e thellë në krijim", ai mori dje çmimin "Princi i Asturias për Letërsinë". Por para tërheqjes së çmimit, Kadare ka folur me Ruben Amon, për karakterin "esencialisht magjik" të letërsisë së tij. Ai kundërshton etiketën e shkrimtarit politik dhe militant, dhe siguron se Ballkani ende i duhet Evropës. Shkrimtari shqiptar flet duke e menduar mirë atë që thotë, duke e shikuar më vëmendje intervistuesin. Në Spanjë, ai po qëndron në krah të Sorbonnes dhe të kopshtit të Luksemburgut. Shtëpia ku është akomoduar, ka tavane të larta druri. Kadare nuk është një borgjez-bohemian, por një shkrimtar prej guri që i gdhend mirë fjalët.

Ju vetë keni një qëndrim të kujdesshëm ndaj realizmit magjik...

Letërsia është magjike. Dhe kjo që nga koha e Homerit e deri në ditët tona. Kush do të kujdesej për shkrimtarin nëse nuk do të ishte fantazia apo magjia?

Cili është dimensioni i Kadaresë në celuloid?

Ndjehem i paaftë për të gjykuar aty. Unë nuk kam dashur të merrem me skenarë, madje as t'i mbikëqyr. Dhe jo për shkak të frikës dhe dyshimit, por për të kuptuar se kinemaja është një dimension përtej letërsisë sime. Ajo iu ka dhënë romaneve të mia një jetë të dytë.

Juria e çmimit "Princi i Asturias" tregon në çdo rast angazhimin tuaj, jo se ju jeni një shkrimtar politik, por shumë nga veprat tuaja janë prodhuar nën regjimin komunist të Hoxhës, një pjesë tjetër në mërgim në Paris...

Unë jam një shkrimtar politik, nëse veprat e mia janë të lidhura me kohën dhe përvojat që unë kam jetuar. Unë nuk mund të mos mbështetem tek konteksti im, apo të izolohem nga bota rreth meje. Në të njëjtën kohë, si shkrimtar, unë kam dhënë një realitet paralel. Letërsia të bëhet një shtëpi e dytë, një vend i dytë. Për këtë arsye krijohet një konflikt mes asaj që ju jetoni dhe asaj çfarë ju shkruani. Duke u nisur nga provat, bazuar në dëshmitë që unë kam dhënë, as demokracia, as diktatura nuk e kanë ndryshuar mënyrën se si shkruaj. Nuk jam ndjerë as më shumë e as më pak i frymëzuar nga njëra kohë ose nga tjetra. Jam i ndërgjegjshëm që jam ballkanas dhe e di shumë mirë se në çdo gjest e në çdo fjalë kërkohet një konotacion apo domethënie politike. Por ajo është një ndërtesë jashtë meje, e për të cilën unë nuk ndjehem i detyruar, e as përgjegjës.

Ju shkruani në shqip akoma?

Më duket krejtësisht anormale të heq dorë nga gjuha amtare. Dhe unë besoj se kjo mund të bëhet vetëm për dy arsye: një mospëlqim me origjinë emocionale, politike, ose limitet që gjuha mund të vendosë apo liria e imagjinata e shkrimtarit. Gjuha shqipe më kënaq plotësisht. Ajo është një gjuhë e lashtë, ku fataliteti dhe fati janë po aq të gjallë sa në greken klasike. Asnjëherë s'më është dukur se kam shkruar mjaftueshëm dhe kam kaluar shumë, shumë vite duke studiuar strukturën e brendshme të gjuhës. Nuk është çështje muzikaliteti, ritmi apo arkitekture. Është njëlloj si një makinë. Rregullat duhen zbuluar dhe deshifruar. Ndonjëherë librat e mi kanë një dimensionin arkaik, të tjerë dimensione mitologjike, ultramodernë apo një përzierje të këtyre. Por unë nuk kontrolloj. Dominimi i kësaj makine, për mua është një detyrë jashtëzakonisht e vështirë, por emocionuese dhe e bëj plot pasion, e sidomos kur vjen puna për të shkruar prozë. Poezia është gjithmonë e lehtë dhe këtë e them nga përvoja ime. Propozon limite që në vetvete janë ndihmë. Proza, proza e mirë, në të kundërt, kërkon ushtrim më të madh e më të thellë se ç'mund të imagjinohet.
Proza është ajo që ju keni përdorur për të botuar romanin tuaj të fundit. Titullohet "Darka e gabuar" dhe aludon për pushtimin nazist të Shqipërisë. "Le Monde" ka vlerësuar aftësinë me të cilën ju shpalosni tragjikomedinë...
Nuk është aq shumë tragjikomikja sa groteskja. Groteskja ka një nuancë të dhimbshme, të pamëshirshme. Groteskja e fillon rrugëtimin e saj në një situatë të tillë siç është diktatura. Mjafton të vëzhgosh fjalët dhe veprat e tiranëve të genocideve. Ka një komedi në të gjithë grotesken, por është një komedi e dhimbshme. Të qenit në gjendje ta transmetoj këtë, më ka rezultuar shumë e vështirë. Unë nuk dua t'i bëj të tjerët të qeshin, as nuk dua t'i argëtoj. Shqipëria ka kaluar në shumë pak kohë tri periudha totalitare: Perandorinë Osmane, Musolinin e pushtimin nazist si edhe sundimin komunist të Hoxhës. Kjo është një barrë që e ka mbajtur peng vendin tim, ndonëse shpresat kanë filluar të shfaqen tani.

Si është marrëdhënia juaj me letërsinë spanjolle?

Pak e kufizuar, duhet ta pranoj. Jo shumë e thellë. E konsideroj "Don Kishotin" një referencë absolute për kulturën perëndimore dhe mund të them se puna e Servantesit ka eklipsuar të gjithë letërsinë spanjolle. Kjo ndodh në Itali me Danten dhe në Angli me Shekspirin. Franca, në të kundërt, e ka shpërndarë peshën e saj në autorë të tjerë. Edhe Gjermania ka shumë emra. Asnjë nuk ka gjasa të dalë përkrah tre emrave të cituar më lart, por që të gjithë kompensojnë mungesën e një figure absolute, të atij që do të ishte titaniku, më i madhi. Letërsia spanjolle ka njerëzillëkun dhe thellësinë e Servantesit.

Ju jeni i interesuar të rishqyrtoni romanet tuaja, t'i rishikoni e t'i riprekni ato, a thua sikur janë të papërfunduara...

Unë nuk mendoj ndonjë gjë të veçantë për to. Për më tepër, shumica e shkrimtarëve e bëjnë këtë. Mbase si një lloj ushtrimi përgjegjësie. Problemi është se në rastin tim del në pah një shqyrtim interesant i supozuar. Disa nga kritikët e mi më shtypës, mendojnë se unë ndërhyj në romanet e mia për të hequr pasazhe që i kam shkruar gjatë regjimit të Enver Hoxhës. Ata mendojnë se kjo është një mënyrë për të manipuluar historinë, për të përfituar nga një maviolë (diçka që ndryshon lëvizjen). Është një spekulim fëminor dhe naiv. Dhe jo vetëm sepse unë i kontrolloj romanet e mia vetëm në kriterin letrar, por gjithashtu edhe sepse do të ishte absurde të punoja për të siguruar pretendime boshe e të supozuara. Shumë nga ato korrigjime shfaqen vetëm në versionet në gjuhën shqipe. Dhe kanë ndodhur në periudha të ndryshme të romaneve. Problemi është se më katalogojnë tek lista e shkrimtarëve politikë, si një militant, një romancier veprues. Dhe duke filluar që andej, duan të kuptohet puna ime si një lloj reflektimi propagandistik. Sa e pakuptimtë!

Marrë me shkurtime nga “El Cultural

Kadare në ceremoni: Servantesi, kalorësi që injoroi komunizmin

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare iu drejtua dje personazhit më universal të letrave spanjolle, Don Kishotit, për të identifikuar "pavarësinë" e letërsisë. Kadareja ka siguruar se zotëria i shquar i pendës së Miguel de Servantesit ishte i vetmi që arriti të ndalë regjimit komunist në vendin tonë. Kadare, i cili qe i ngarkuar për të falenderuar në emër të fituesve të çmimeve të 'Asturias 2009', në fjalimin që mbajti gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve vuri në dukje se vendi i tij dhe Spanja, me përjashtim të një miqësie të shkurtër në shekullin e pesëmbëdhjetë, nuk kishin asnjë lidhje, edhe pas ngjarjeve që prodhoi shekulli i kaluar, kur Shqipëria komuniste, e shquar në çështjen e prishjes së marrëdhënieve, shkëputi të gjitha lidhjet edhe me Spanjën. "Kur mes vendit tim dhe Spanjës nuk kishte hyrje-dalje, një kalorës i vetëm, duke injoruar ligjet e botës, si shumë herë të tjera, kaloi kufij në dukje të pakapërcyeshëm. Mendoj se e kuptoni se për kë e kam fjalën: për Don Kishotin", - tha 'Princi i Asturias për letërsinë', Ismail Kadare në fjalimin që mbajti në gjuhën amtare. Ai deklaroi se, Don Kishoti "ishte i vetmi që i doli kundër regjimit komunist". "Don Kishoti", edhe si një libër, edhe si një karakter i vërtetë, ishte aq i popullarizuar në Shqipëri, sa e depërtoi kufirin shqiptar, sepse ai ndër të tjera ishte i pavarur", - deklaroi dje Kadare. Ai theksoi se, "kur një shkrimtar shqiptar, për një vepër të shkruar në një territor dhe në një kohë komuniste merr një çmim të një mbretërie perëndimore, kjo do të thotë se letërsia e tij është natyrale dhe e pavarur". Për Kadarenë, ndryshe nga pavarësia e shteteve, ajo e letërsisë është "globale", dhe kështu mendon se duhet të jetë edhe mbrojtja e saj. Sipas pikëpamjes së tij, pavarësia e letërsisë dhe arteve është një proces në zhvillim. Ai tha se njerëzit janë mësuar me pavarësinë që i referohet kryesisht shteteve, kombeve dhe madje edhe individëve, ndaj ka vështirësi për arritje të mëtejshme. "Të arrish më tej, do të thotë të kuptosh se pavarësia e artit nuk është luks apo një dëshirë për të përsosur vetë artin, por një kusht objektiv që është i detyrueshëm, sepse përndryshe universi s'do mund të qëndrojë gjatë në këmbë", - tha autori i romanit "Aksidenti", që është vepra e tij e fundit e botuar në Spanjë. Kadare i kushtoi një pjesë të mirë të fjalës së tij reflektimit mbi marrëdhëniet midis jetës dhe artit të letërsisë. Ai theksoi se, "lufta mes botëve të jetës e artit është më e komplikuar se sa duket" dhe siguroi se, "pavarësia e letërsisë dhe artit po bëhet gjithnjë e më e vështirë". "Ne shkrimtarët jemi të bindur se arti nuk do të ngrejë flamurin e kapitullimit", - deklaroi dje Kadare.

gsh
 
drague

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
32,012
Pikët
113
Përgjigje e: Kadare nderohet me cmimin “Princi i Asturias për Letërsinë”

paska pare te modhe çmimi nobel .800mij $: nuk e dija.prandaj po e lakmon ky qerratai.
 
Kurt

———>
Anëtar
Aug 10, 2014
Postime
9,388
Pikët
113
Përgjigje e: Kadare nderohet me cmimin “Princi i Asturias për Letërsinë”

Nuk e di perse e shajn shume vetem ne shqiperi ket zoterine.
Edhe sikur te ishte komunisti me i madh dhe shoku me i ngushte i enverit ky perseri ngelet figura me e madhe shqiptare.
Biles une personalisht e rrespektoj edhe me shume Kadaren meqe ka ditur te mbijetoje si arstist intelektual nen nje rregjim paranojak ekstrem.
Sikur ky te kishte ofenduar haptaz enverin dhe sikur te ishte pushkatuar supozojm sot asnjeri nga kto debilat patriot nuk do ja kishte mbajt mend emrin.
Mbijetesa e tij me krenon mua e te gjithve sot neper bot.
lol, Ok, edhe enverin e rrespektoj shume si individ meqe ishte paranojak por kadarene e mbajti gjalle. Bravo!
 
Anëtar
Mar 1, 2012
Postime
6,044

Kurt, ti merr pozicion te nje-anshem, thjesht utilitar, pa moral ne vlersimin e Kadarjes. Ai ka qene dhe mbetet shkrimtar oborri, nje enver i vogel per lidhjen e shkrimtareve. Nuk e detyroi kush Kadarjen te shkruaje dimrin, rrenjet e partajs, koncert. Ndaj ishte edhe deputet e nenkryetar i frontit. Kadarja nuk mbijetoi sistemin - ai ishte pjese integrale e sistemit. Sa per shokin enver, po te kishte dyshimin me te vogel, si paranojak qe ishte, nuk e kishte aspak problem ta shkonte ne hell - nje shkrimtar oborri do te binte, njemije te tjere do te ngriheshin.

Kurt, po m'deluzionon :love:
 
mbijetoj ne mes te lluksit .
 
askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,438
Pikët
113
Të gjitha sa shajnë Kadarenë me dashje ose padashje bëhen masha të interesave të huaja ruso-serbe antishqiptare, të cilat baltosin çfarëdolloj figure kombëtare shqiptare, ku aty ku nuk munden ta zhveshin nga origjina shqiptare dhe ta përvetësojnë figurën stërmadhe ndërkombëtare që ka hyrë e bërë histori fillojnë dhe e akuzojnë me çfarëdolloj shpifjesh të ulëta dhe meskine, kështu për Kadarenë, Skënderbeun, Nënë Terezën, Enverin (grekët kanë filluar ta bëjnë grek duke shpifur një biografi të stisur të dimensioneve qesharake foshnjore), etj.
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
5,999
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia

Ishe ne rregull deri tek nene Tereza. Me Enverin ja ke fut kot.
 
askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,438
Pikët
113
Të gjitha sa shajnë Kadarenë me dashje ose padashje bëhen masha të interesave të huaja ruso-serbe antishqiptare, të cilat baltosin çfarëdolloj figure kombëtare shqiptare, ku aty ku nuk munden ta zhveshin nga origjina shqiptare dhe ta përvetësojnë figurën stërmadhe ndërkombëtare që ka hyrë e bërë histori fillojnë dhe e akuzojnë me çfarëdolloj shpifjesh të ulëta dhe meskine, kështu për Kadarenë, Skënderbeun, Nënë Terezën, Enverin (grekët kanë filluar ta bëjnë grek duke shpifur një biografi të stisur të dimensioneve qesharake foshnjore), etj.
Çdo cënim ose njollosje e figurave kombëtare është një gjest antikombëtar. Aq më tepër kur vjen nga njerëz që s'kanë as profesionin e duhur (historian, studiues, hulumtues arkivash e kështu me radhë). (Për thënien e Mustafa Nanos se: "Ne themi se Skënderbeu ka qenë i joni, shqiptar, ai më shumë ka qenë i krishterë kur u be i famshëm sesa shqiptar. Ai nënën e ka pasur serbe.., etj".)
--------------------------------------------------------------------------------

Janë pjesë e sistemit "anal-istët", dhe ky i mbron gjithë këta atdhemohonjës, i pranon, i lejon, i mbështet, i financon (këta mercenarë modernë), se ndryshe në një vend "me eshtra të forta", do kishte fluturuar nga media pamore e ajo e shkruar menjëherë, dhe do hante një gjobë shumë të madhe. Se e kanë në kushtetutë vendet e tjera, që figura të mëdha që kanë krijuar ndërgjegjen e një kombi nuk mund të cënohen, pale të denigrohen apo të devijosh prejardhjen e tyre e më e rënda të pranosh si të mirëqenë atë që thonë fqinjët tanë të dashur (që na i kanë dashur e na i duan të mirën gjithmonë). Pra të biesh dakort me mendimin e devizën e armiqve të kombit tënd dhe për më tepër këtë ta pasqyrosh herë pas here nëpër media, më duket se është edhe një "hedhje shashke", për të mbuluar vjedhje të mëdha ose për të tërhequr vëmendjen tjetërkund, e të mos merremi me atë hall të madh", por me këto budallallëqet që thotë x "anal-ist". Pra diku fshihet lepuri sa herë hidhet "shashka e radhës" e përbaltjes se figurave të pakta shqiptare (gjithëkombëtare), siç janë përbaltja e Skënderbeut, Nënë Terezës, Ismail Qemalit, Avni Rustemit, Luigj Gurakuqit, Nolit, Migjenit, etj... Pra, çdo gjëje të mirë shqiptare, synohet t'i ulet vlera, të zhvlerësohet, të përbaltet e më në fund t'i hiqet edhe kombësia, të "pagëzohet" me çdo lloj kombësie, por jo me atë amë, shqiptare. Por Skënderbeut nuk kanë çfarë i bëjnë se atje ku është vendosur nëpër sheshet qendrore në Europë e gjetkë, kudo shkruhet se ishte mbret i shqiptarëve. E kësaj nuk mund t'i vihen minat nga një Nano, Lubonjë apo ndonjë tjetër (mercenar i sistemit tonë). 😊
 
SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,237
Pikët
113
Narrator, essayist and poet, Kadaré represents the pinnacle of Albanian literature.

CILI qeter mund ta....reprezentacija?
NISTA.
APO....idu u kurac -qesh--qesh--qesh--qesh-
 
Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
2,078
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Narrator, essayist and poet, Kadaré represents the pinnacle of Albanian literature.

CILI qeter mund ta....reprezentacija?
NISTA.
APO....idu u kurac -qesh--qesh--qesh--qesh-
Vetem prozator eshte. Poezite cka, une per vete nuk do ta fusja tek 20 me te miret e vendit, dramat akoma me kot. Ato qe jep TVSH faktikisht nuk jane dramat e Kadarese, jane proza te cilat dramaturget shqiptare i konvertojne ne drama. Esete i shkruan ne grup me akademiket komuniste... se eshte e pamundur ta ndash mendimin e Kadarese nga mendimi grupal i komunisteve.

Per proze Kadare eshte me i miri qe ka nxjerrur Shqiperia gjer me sot. Prilli i Thyer dhe Kronike ne Gur jane pa dyshim prozat me te bukura ne gjuhen shqipe. Keto i shkruajti kur nuk ia varte njeri, andej nga vitet 60, kur e mbanin ne fshatra dhe nuk i ishte ngritur mendja. Pastaj aty nga vitet 80 i mori koka ere, se vdiq xhaxhi dhe kombit tone i nevojitej nje Idhull i Ri, dhe qe atehere ka shkruar nja 60 libra te tjere ku faktikisht Kadare perserit veten dhe teknikat qe perdori ne Kronike ne Gur dhe Prilli i Thyer. Akoma me keq ca tregime te shkrurtra qe i kishte bere ne rini u shtoji edhe nga 200 faqe te tjera duke i kthyer ne "romane". Thuhet qe Gjenereali i Ushtrise se Vdekur, roman tipik komunist (ne mesazh, jo ne estetike), ishte fillimisht 47 faqe dhe eshte rishkruar e pakta 11 here dhe aty ne vitet 1990 qarkulloi me 270 faqe. Imagjinoje vete se cili eshte Kadareja per Republiken e Albananise. Kur shkrimtare te tjere teper te talentuar (si Petro Marko dhe Kasem Trebeshina) ose botoheshin vetem nje here ose nuk botoheshin fare, Kadarese disa pacavura se Ura me Tri Harqe i ribotoheshin nga 8 here dhe i perktheheshin ne 14 gjuhe (nga zyrtaret e Albananise, kuptohet).

Nejse, Kadare nuk eshte i vetmi shkrimtar qe degradoi. Ka shume ne Shqiperi qe nga nje moment e mbrapa degraduan si ne shkrim ashtu edhe ne mendim, per arsye te ndryshme.
 
Last edited:

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,438
Pikët
113
Vetem prozator eshte. Poezite i ka kot, une per vete nuk do ta fusja tek 20 me te miret e vendit, dramat akoma me kot. Ato qe jep TVSH faktikisht nuk jane dramat e Kadarese, jane proza te cilat dramaturget shqiptare i konvertojne ne drama. Esete i shkruan ne grup me akademiket komuniste... se eshte e pamundur ta ndash mendimin e Kadarese nga mendimi grupal i komunisteve.

Per proze Kadare eshte me i miri qe ka nxjerrur Shqiperi gjer me sot. Prilli i Thyer dhe Kronike ne Gur jane pa dyshim prozat me te bukura ne gjuhen shqipe. Keto i shkruajti kur nuk ia varte njeri, andej nga vitet 60, kur e mbanin ne fshatra dhe nuk i ishte ngritur mendja. Pastaj aty nga vitet 80 i mori koka ere, se vdiq xhaxhi dhe kombit tone i nevojitej nje Idhull i Ri, dhe qe atehere ka shkruar nja 60 libra te tjere, njeri me kot se tjetri.... ku faktikisht Kadare perserit veten dhe teknikat qe perdori ne Kronike ne Gur dhe Prilli i Thyer.

Nejse, Kadare nuk eshte i vetmi shkrimtar qe ia futi vetes. Ka shume ne Shqiperi qe nga nje moment e mbrapa degraduan si ne shkrim ashtu edhe ne mendim, per arsye te ndryshme.
Kur mbaja hapur stendën e Toenës në panairin e librit në Pire më 1998, nuk kishin ardhur ende librat e saj pasi kishin ca pengesa/vonesa dhe nëpër stenda kishim vënë vetëm librat e botuar nga shoqata e shkrimtarëve shqiptarë në Greqi: "Drita", më afroheshin grekë e më kërkonin/pyesnin librat e Kadaresë, por nuk kisha, e u thoja se nuk kanë mbërritur ende më thoshnin se ju shqiptarët vetëm atë keni si shkrimtar kurse ne për fat të keq nuk kemi asnjë si ai tani."
 
SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,237
Pikët
113
Vetem prozator eshte. Poezite i ka kot, une per vete nuk do ta fusja tek 20 me te miret e vendit, dramat akoma me kot. Ato qe jep TVSH faktikisht nuk jane dramat e Kadarese, jane proza te cilat dramaturget shqiptare i konvertojne ne drama. Esete i shkruan ne grup me akademiket komuniste... se eshte e pamundur ta ndash mendimin e Kadarese nga mendimi grupal i komunisteve.

Per proze Kadare eshte me i miri qe ka nxjerrur Shqiperia gjer me sot. Prilli i Thyer dhe Kronike ne Gur jane pa dyshim prozat me te bukura ne gjuhen shqipe. Keto i shkruajti kur nuk ia varte njeri, andej nga vitet 60, kur e mbanin ne fshatra dhe nuk i ishte ngritur mendja. Pastaj aty nga vitet 80 i mori koka ere, se vdiq xhaxhi dhe kombit tone i nevojitej nje Idhull i Ri, dhe qe atehere ka shkruar nja 60 libra te tjere ku faktikisht Kadare perserit veten dhe teknikat qe perdori ne Kronike ne Gur dhe Prilli i Thyer. Akoma me keq ca tregime te shkrurtra qe i kishte bere ne rini u shtoji edhe nga 200 faqe te tjera duke i kthyer ne "romane". Thuhet qe Gjenereali i Ushtrise se Vdekur, roman tipik komunist (ne mesazh, jo ne estetike), ishte fillimisht 47 faqe dhe eshte rishkruar e pakta 11 here dhe aty ne vitet 1990 qarkulloi me 270 faqe. Imagjinoje vete se cili eshte Kadareja per Republiken e Albananise. Kur shkrimtare te tjere teper te talentuar (si Petro Marko dhe Kasem Trebeshina) ose botoheshin vetem nje here ose nuk botoheshin fare, Kadarese disa pacavura se Ura me Tri Harqe i ribotoheshin nga 8 here dhe i perktheheshin ne 14 gjuhe (nga zyrtaret e Albananise, kuptohet).

Nejse, Kadare nuk eshte i vetmi shkrimtar qe degradoi. Ka shume ne Shqiperi qe nga nje moment e mbrapa degraduan si ne shkrim ashtu edhe ne mendim, per arsye te ndryshme.
Une....NUK kam gjasa ta vleresoje Kadarene.
 
Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
2,078
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Une....NUK kam gjasa ta vleresoje Kadarene.
Kisha shkruar nje ese per nje filozof ne anglisht dhe ma cituan dy profesore gjermane. Ishte befasia me e madhe e jetes sime (20 faqe ne anglisht, eseja e pare e imja, pa doktorature fare, dhe mu citua nga nje enciklopedi e Universitetit te Bonit)!

Ne shqip si te shkruash si te mos shkruash nuk e ruan trapin askush. Per kete te jesh 100% i sigurt. Aty vetem autoriteti kalon.

Ca njerez, per njeren apo tjetren arsye, kane nje emer dhe kaq mjafton ne Tirane. Vleresimi dhe mendimi nuk kalojne ne Tirane.

Ka 15 vjet qe nuk vene nje drame shqipe ne Teatrin Kombetar. Megjithate vene prozat e Kadarese (qe nuk merret vesh se kush dhe kur i ktheu ne drama), ashtu sic vene Pirandelon, Shekspirin, etj.

Aty ku banon ti, dhe ketu ku banoj une, nuk do te shikosh ne Teatrin Kombetar Pirandelon dhe Shekspirin. Keta tashme vihen ne skene vetem nga trupat e shkollave, ku aktoret dhe regjisoret e rinj edukohen. Ne teatrot e medha ketu vihen zakonisht drama qe shkruhen sot, jo ato qe u shkruan perpara 500 vjetesh. Mirepo kur flet per Tiranen je duke folur per nje vend ku autoritete konsiderohen perkthyesi dhe vepra e perkthyer, jo shkrimtari dhe vepra shqipe.

Ne Tirane institucionet e kultures jane lene ne duar qorrash, qe as lexojne dhe as vleresojne.

Une syte i kam ne rregull dhe di te lexoj vete. Sic mund ta kuptoj Kantin, Dostojevskin dhe Shopenhauerin, ashtu mund ta kuptoj fare lehte edhe Kadarene. Te tjeret le te adhurojne autoritetin...... me kete mentalitet e kemi cuar ne kete fare grade kulturen kombetare.
 
Last edited:

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
31,452
Pikët
113
Të gjitha sa shajnë Kadarenë me dashje ose padashje bëhen masha të interesave të huaja ruso-serbe antishqiptare, të cilat baltosin çfarëdolloj figure kombëtare shqiptare, ku aty ku nuk munden ta zhveshin nga origjina shqiptare dhe ta përvetësojnë figurën stërmadhe ndërkombëtare që ka hyrë e bërë histori fillojnë dhe e akuzojnë me çfarëdolloj shpifjesh të ulëta dhe meskine, kështu për Kadarenë, Skënderbeun, Nënë Terezën, Enverin (grekët kanë filluar ta bëjnë grek duke shpifur një biografi të stisur të dimensioneve qesharake foshnjore), etj.
Mos eshte shpikje edhe per shpalljen e motres se tij te cmendur per te shpetu nga Enveri!? A ndoshta edhe ket ja kan mvesh ketij “krystali”?!
 
SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,237
Pikët
113
Kisha shkruar nje ese per nje filozof ne anglisht dhe ma cituan dy profesore gjermane. Ishte befasia me e madhe e jetes sime (20 faqe ne anglisht, eseja e pare e imja, pa doktorature fare, dhe mu citua nga nje enciklopedi e Universitetit te Bonit)!

Ne shqip si te shkruash si te mos shkruash nuk e ruan trapin askush. Per kete te jesh 100% i sigurt. Aty vetem autoriteti kalon.

Ca njerez, per njeren apo tjetren arsye, kane nje emer dhe kaq mjafton ne Tirane. Vleresimi dhe mendimi nuk kalojne ne Tirane.

Ka 15 vjet qe nuk vene nje drame shqipe ne Teatrin Kombetar. Megjithate vene prozat e Kadarese (qe nuk merret vesh se kush dhe kur i ktheu ne drama), ashtu sic vene Pirandelon, Shekspirin, etj.

Aty ku banon ti, dhe ketu ku banoj une, nuk do te shikosh ne Teatrin Kombetar Pirandelon dhe Shekspirin. Keta tashme vihen ne skene vetem nga trupat e shkollave, ku aktoret dhe regjisoret e rinj edukohen. Ne teatrot e medha ketu vihen zakonisht drama qe shkruhen sot, jo ato qe u shkruan perpara 500 vjetesh. Mirepo kur flet per Tiranen je duke folur per nje vend ku autoritete konsiderohen perkthyesi dhe vepra e perkthyer, jo shkrimtari dhe vepra shqipe.

Ne Tirane institucionet e kultures jane lene ne duar qorrash, qe as lexojne dhe as vleresojne.

Une syte i kam ne rregull dhe di te lexoj vete. Sic mund ta kuptoj Kantin, Dostojevskin dhe Shopenhauerin, ashtu mund ta kuptoj fare lehte edhe Kadarene. Te tjeret le te adhurojne autoritetin...... me kete mentalitet e kemi cuar ne kete fare grade kulturen kombetare.
Nje tekstshkrues mendon ne menyre fotografike, eshte ne gjendje të shprehet qarte dhe sakte me disa fjale dhe ka shume imagjinate kur shkruan poezi.

Shkruesi nuk i ka keto aftesi,megjithate....

Nje poet zakonisht karakterizohet nga aftesia e tij gjuhesore. Nese nuk arrin ta beje kete, duhet te shkruaj me shumë, sepse si çdo zanat, permiresohet kur e praktikon. Leximi i poezive nga autore te tjere gjithashtu ndihmon ne zhvillimin e talentit te tij (juaj-tyre-atave dhe neve).
 
King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
16,158
Pikët
113
Kisha shkruar nje ese per nje filozof ne anglisht dhe ma cituan dy profesore gjermane. Ishte befasia me e madhe e jetes sime (20 faqe ne anglisht, eseja e pare e imja, pa doktorature fare, dhe mu citua nga nje enciklopedi e Universitetit te Bonit)!
Shume interesante! Po ndonje link ku mund ta lexojme kete citim te Universitetit te Bonit mund te na ofroni ju lutem? ``fumato``
 
je suis de retour

°o°----->null
Anëtar
Apr 5, 2021
Postime
510
Pikët
63
Pershendetje.Do kerkoja keshillen tuaj.Ke autor shqiptar te lexoj,meqe shume mburrin Kadarene apo shume dhe shajne? Kush shkrimtar shqiptar ja vlen te lexohet?
 
Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
2,078
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Pershendetje.Do kerkoja keshillen tuaj.Ke autor shqiptar te lexoj,meqe shume mburrin Kadarene apo shume dhe shajne? Kush shkrimtar shqiptar ja vlen te lexohet?
Kam lexuar dhjetera. Nga Petro Marko Interviste me Veten mesova shume gjera per vitet 1930. Kadare shkruan bukur, por mos prit te ndricohesh nga ai... nuk kane mesazh librat e tij, perfshihen nga e njejta ideologji si proza e Mitrush Kutelit (patriotizmi dhe riberja e historise, qe faktikisht ka qene prezente ne letrat sllave dhe greke qe ne fillimshekullin e 20).

Ai i ka thene vetes qe eshte babai i kombit dhe pervec patriotizmit tipik nuk ka ndonje leksion moral vepra kadareane (i kam lexuar nja 7 libra). Aty ndoshta ka leksione estetike per ata qe duan te behen shkrimtare, dhe fakti eshte qe Kadare kopjohet masivisht nga shkrimtaret e rinj shqiptare.

Sic ta thashe, i kam lexuar nja 30 autore shqiptare. Kemi poete qe shkruajne shume bukur (disa jane gjalle ende), por une si njeri vetem nga Petro Marko i mesova ca gjera me shume. Gjithe leksionet e tjera i kam marre nga autore te huaj. Ne shqip lexoj per te permiresuar gjuhen dhe Kadare ka gjuhe te kulluar.
 
Last edited:
Top