• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kafene dhe bisede mes Besimtareve dhe Ateisteve.

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Ketu mund te hyjne te gjithe besimtaret e te gjitha besimeve dhe te kene nje kohe te mire bisede se bashku me Ateistet. NUK lejohen ofendimet.

PAQE
 
Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,891
Pikët
113
Përgjigje e: Kafene dhe bisede mes Besimtareve dhe Ateisteve.

Per K/P dhe Serafimin kisha nji pytje...
E gjetet fene qe me bashkon mua dhe Busen??
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Kafene dhe bisede mes Besimtareve dhe Ateisteve.

Per K/P dhe Serafimin kisha nji pytje...
E gjetet fene qe me bashkon mua dhe Busen??
Po mi lal e kena gjet ka kohe Komunizmi...*Feja opium per popullin*
 
Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Kafene dhe bisede mes Besimtareve dhe Ateisteve.

Pershendetje miq Ateist nese e pranoni miqesine me nje besimtar kuptohet.

Si jeni si po ja kaloni?

Ju uroj per vijimin e dites , nje kohe sa me te lumtur.
 
Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Kafene dhe bisede mes Besimtareve dhe Ateisteve.

Po mi lal e kena gjet ka kohe Komunizmi...*Feja opium per popullin*
Duhet ditur qe kjo thenje i eshte dedikuar Kristianizmit e jo te gjitha feve qe si njihte Marksi.

Feja eshte meshire, eshte keshillë per ata qe jan ne kerkim te dituris !
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Pershkruaje besimin tend fetar me tre fjale

E duam Jezusin, e duam edhe nënën e tij të ndershme. Por me shume se Jezusin dhe nenen e tij, besimtare shembullore, e duam Zotin që i krijoi këta, Zotin që më udhezoi mua ! Un jam musliman fal Lartmadhëris së Tij !
Musliman? :O Jezusi, Maria, Zoti... ( I krishter )
 
Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Pershkruaje besimin tend fetar me tre fjale

Musliman? :O Jezusi, Maria, Zoti... ( I krishter )
Po keshtu shkruan ne Kuran. Jezusi dhe nëna e tij, besimtar te devotshem. E jo "zot", dhe ketu eshte dallimi mes muslimanit dhe te krishteret. Ne besojm qe zoti nuk erdhi mbi tok per te ra ne duar te nje ushtrie romake. Ne besojm qe Zoti eshte i plotfuqishem dhe qe nuk eshte njeri ! Kurse per Jezusin themi qe ishte njeri, e jo "zot" e as "gjysëm-zot". :)
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Kafene dhe bisede mes Besimtareve dhe Ateisteve.

Parja e filmave pornografike eshte kualifikuar ne fe? Po ne i bie te kemi nje forum te tere me dishepuj!

Me ne fund mund te themi qe tashme kemi nje fe me te mira praktike, pervec atyre shpirterore.
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Pershkruaje besimin tend fetar me tre fjale

Po keshtu shkruan ne Kuran. Jezusi dhe nëna e tij, besimtar te devotshem. E jo "zot", dhe ketu eshte dallimi mes muslimanit dhe te krishteret. Ne besojm qe zoti nuk erdhi mbi tok per te ra ne duar te nje ushtrie romake. Ne besojm qe Zoti eshte i plotfuqishem dhe qe nuk eshte njeri ! Kurse per Jezusin themi qe ishte njeri, e jo "zot" e as "gjysëm-zot". :)
Pikerisht....

Ju myslymanet besoni ne Kuran. dhe ne profetin Muhamed. Ju ndiqni shembullin e tij.

Kurani 60% te shkrimeve te tij i ka te fokusuara tek xhihadi*( Lufta e shenjte)
Kurani denon me vdekje te Krishteret dhe te pafete. Kurani lejon genjeshtren per hir te allahut. Lejon marrjen e hakut dhe gjakut. Kurani thote hidhu ne beteje me shpaten e Allahut. Kurani kerkon Xhizjen( takse ) ndaj jo besimtareve, nese jo-besimtaret nuk thehen ne besimin islam atehere ata duhet te paguajne takse, nese refuzojne ata duhet te vrite. Kurani nuk premton Parajse. Muslimani shkon ne parajse vetem nepermjet xhihadit.( pra duke vrare per Allahun)
... Muhamedi ka qene nje luftetar pushtues. ka ushehequr 25 beteja te pergjakshme dhe kjo pasi shpallte xhihad. Muhamedi eshte martuar 13 here. Muhamedi ka luftuar kundra fisit te vet dhe i ka vrare ata pasi ata refuzuan besimin Islam dhe nuk iu binden. Kurani lejon Plackitjen pasi cdo gje u perket muslimaneve . Nje musliman i devotshme vret femijen etij nese ai nderron besim. Gjithcka per allahun. Perndjek dhe vret kedo nuk beson ne Allahun.
Te gjitha keto e shume te tjera jane te shkruara ne kuran.

Ky te jete valle zot i paqes?

spo zgjatem me tej... besoj mjafton!

P.s Dikush te zhvendose keto dy postime tek tema e pershtatshme! flm!
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
16,739
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Pershkruaje besimin tend fetar me tre fjale

Po keshtu shkruan ne Kuran. Jezusi dhe nëna e tij, besimtar te devotshem. E jo "zot", dhe ketu eshte dallimi mes muslimanit dhe te krishteret. Ne besojm qe zoti nuk erdhi mbi tok per te ra ne duar te nje ushtrie romake. Ne besojm qe Zoti eshte i plotfuqishem dhe qe nuk eshte njeri ! Kurse per Jezusin themi qe ishte njeri, e jo "zot" e as "gjysëm-zot". :)

Mua me ben pershtypje ... Pse faleni.

Nga e dini ju qe zoti juaj do(deshiron) qe ju ti faleni. Apo lexoni mendjen e zotit. Jo se, nese keni gjetur ndonje menyre te lexoni mendjen e dikujt na tregoni edhe ne. Une kam kaq kohe qe perpiqem te lexoj mendjen e nje vajze, shkrimin e shikoj, por nuk njoh germat.

Fantazia njerzore fund e frena s'ka. Ne qoftese ke nje fantazi per Zotin... atehere pse duhte te jete domosdoshmerisht ajo e nje babai te dashur dhe jo, ajo e nje femije arrakat qe na krijoi per te lozur dhe per tu defryer me hallet dhe gezimet tona.

Nese filozofia e krishtere e shikon boten ne nje gjeresi kendi 30gradesh feja islame e shikon boten ne nje kend akoma dhe me te ngushte le te themi 10 gradesh. Bile kjo filozofi nuk ka ne qender te saj njeriun si krijese por mashkullin. Femren ajo fe e shikon si send.

Feja islame nuk eshte gje tjeter vec nje pershtatje e filozofive fetare Hebrehe(qe ishin ne mode ate kohe) per arabet. Nuk ka asgje te re ne ate fe, pervec disa dokrrave te kultures se tyre qe arabet i shtuan idese se nje zoti te vetem.

Cfare lloj zoti qenka ky?! Mos eshte zot murg qe qenka i vetem. Ne c'lloj bote jetoka ky zot i vetem. Cfare bote qenka kjo ku jetoka i vetem zoti.
Pse duhet qe zoti te jete nje i vetem, kur ka krijuar kaq shume njeres. Ai mun te krijonte fare mire nje njeri. Cfare te ben te mendosh ty qe atje lart nuk ka nje shoqeri te tere Zotrash.
Ku jeton ky zot, me cfare merret?! Ne na shikon ter diten, nuk ka pune tjeter?!

Vere fantazine tende ne pune. Fantazia jote eshte disa here me e zhvilluar se ato te viteve 600 pas krishtit.
Ne ate kohe shoqeria me e perparuar ishte e organizuar ne forme mbreterie, prandaj dhe zoti parafytyrohej te sundonte si monark. Pra parafytyrohej mbret me engjujt si sherbetor. Ishte nje menyre jetese kjo ne ate kohe qe fantazia njerzore e adaptoi edhe per menyren e jeteses se plotfuqishmit. Nese sot do krijohej nje fe, zoti do imagjinohej si kryeminister apo president i nje shoqerie, sepse emancipimi yne evolutiv dhe njohurit tona kane arritur deri ketu. Neser do ndryshoj perseri se do kete nje koncept tjeter per jeten prandaj do kete nje koncept tjeter per zotin.
Pra zoti do na shoqeroj gjate gjithe marrshimit ton evolutiv duke evoluar bashke me ne sepse ai eshte shpjegimi i vetem qe kemi ne per te panjohuren.

Pershendetje!
 
Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Pershkruaje besimin tend fetar me tre fjale

Pikerisht....

Ju myslymanet besoni ne Kuran. dhe ne profetin Muhamed. Ju ndiqni shembullin e tij.

Kurani 60% te shkrimeve te tij i ka te fokusuara tek xhihadi*( Lufta e shenjte)
Kurani denon me vdekje te Krishteret dhe te pafete. Kurani lejon genjeshtren per hir te allahut. Lejon marrjen e hakut dhe gjakut. Kurani thote hidhu ne beteje me shpaten e Allahut. Kurani kerkon Xhizjen( takse ) ndaj jo besimtareve, nese jo-besimtaret nuk thehen ne besimin islam atehere ata duhet te paguajne takse, nese refuzojne ata duhet te vrite. Kurani nuk premton Parajse. Muslimani shkon ne parajse vetem nepermjet xhihadit.( pra duke vrare per Allahun)
... Muhamedi ka qene nje luftetar pushtues. ka ushehequr 25 beteja te pergjakshme dhe kjo pasi shpallte xhihad. Muhamedi eshte martuar 13 here. Muhamedi ka luftuar kundra fisit te vet dhe i ka vrare ata pasi ata refuzuan besimin Islam dhe nuk iu binden. Kurani lejon Plackitjen pasi cdo gje u perket muslimaneve . Nje musliman i devotshme vret femijen etij nese ai nderron besim. Gjithcka per allahun. Perndjek dhe vret kedo nuk beson ne Allahun.
Te gjitha keto e shume te tjera jane te shkruara ne kuran.

Ky te jete valle zot i paqes?

spo zgjatem me tej... besoj mjafton!

P.s Dikush te zhvendose keto dy postime tek tema e pershtatshme! flm!
Kryeplak, nga i nxorre keto statistika aman ?

Jan dy lloje te xhihadit. Qe te dy, jan obligim fetar qe ai i cili e mohon kete urdheres, ka ber nje mekat jashtzakonisht te madhe.
I pari xhihad eshte, ai shpirteror, qe dmth, te luftosh kunder vetvetes, kunder se keqes që ke ne vete ! Kjo eshte lufta e cila te percell gjat ter jetes. Xhihadi i dyt eshte fizik. Te besh zullum, te vrasesh, te vjedhesh, te behesh kryelart, te dhunosh, e te luftosh sipas qejfit, eshte e ndaluar ! Por nese vien, dhe te vrasin, te luftojn e te debojn, ateher e ke obligim Xhihadin ! Sepse eshte vetembrojtje, dhe nga pikesynimi i ligjit qe kemi ne, vetembrojtja konsiderohet si legjitime.

Nese zihesh peng ne nje luft, dhe jeta yte varet nga nje e pavertet, ateher genjej ! Kjo nuk do te mirret parasysh nga Zoti, vetem pse ke genjyer kriminelet qe do kishin ber 1000 krime tjera !

Allahu kerkon qe besimtaret te falin gjakun, por nuk e ndalon as hakmarrjen. Ka lloj - lloj krimesh i nderuari Kryeplak, si psh: abuzimi i femive, i femrave, vrasja me pa te drejt ndaj jetimit per x interesi, vrasja e ter familjes, krime aq te renda, saqe veshtir qe edhe nder me te urtit do ti kishin falur. Drejtesia egziston ne Islam. Dhe kjo, kerkon qe te aplikohet.

Muhamedi a.s. se ka pushtuar asnje tok ! Ai lindi ne Mekke, e larguan nga Mekka, dhe jan banoret e Medines ata qe e strehuan dhe i ndihmuan qe te rikthehet ne vendlindjen e tij. Ato beteja ishin te gjitha Xhihad ! E un fjalen xhihad ta shpjegova me lart.

Kurani nuk lejon plackitjen, sic mendoni ju. Denimi per vjedhje egziston.

Muslimani nuk vret kedo qe s'beson Allahun, lexo kur'anin para se te besh kesi gafe te pafalshme.

Allahu eshte Zot i qiejve dhe i Tokes, te Atij jemi, dhe tek Ai eshte kthimi yn. Nga kjo dua te them, qe te gjithe jemi ne sprove. Ata qe jan ne kerkim te se vertetes, me se paku e kan problem ne diten e gjykimit. Islami eshte nje mode jetese qe nuk mund te shpjegohet nga askush, pos atyre qe e praktikojn. Te tjeret, mund edhe te behen avokat te Islamit, por asnjeher nuk kan per ta njohur paqën e vertet hyjnore, perderisa nuk i nenshtrohen vullnetit te Arkitektit te Universit me gjitheçfare ka ne te !
 
Ta kesh sa per informacion...Une Bibel e Kuran i di permendesh.
Dhe te gjitha ckam thene jane ne Kuran. Deh ai liber eshte nje manual lufte per mendimin tim. 60% eKuranin flet per pushtim Boteror dhe kthim ne Islam. Islami ska territor parcaktues. Dhe Allahu fal pushtuesit ne emer te tij per hir te perhapjes!

Neser do te ti jap me Sura( vargje) pasi tani me duhet te largohem( me mungon koha)

Ju pershendes!
 
Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Pershkruaje besimin tend fetar me tre fjale

Mua me ben pershtypje ... Pse faleni.

Nga e dini ju qe zoti juaj do(deshiron) qe ju ti faleni. Apo lexoni mendjen e zotit. Jo se, nese keni gjetur ndonje menyre te lexoni mendjen e dikujt na tregoni edhe ne. Une kam kaq kohe qe perpiqem te lexoj mendjen e nje vajze, shkrimin e shikoj, por nuk njoh germat.

Fantazia njerzore fund e frena s'ka. Ne qoftese ke nje fantazi per Zotin... atehere pse duhte te jete domosdoshmerisht ajo e nje babai te dashur dhe jo, ajo e nje femije arrakat qe na krijoi per te lozur dhe per tu defryer me hallet dhe gezimet tona.

Nese filozofia e krishtere e shikon boten ne nje gjeresi kendi 30gradesh feja islame e shikon boten ne nje kend akoma dhe me te ngushte le te themi 10 gradesh. Bile kjo filozofi nuk ka ne qender te saj njeriun si krijese por mashkullin. Femren ajo fe e shikon si send.

Feja islame nuk eshte gje tjeter vec nje pershtatje e filozofive fetare Hebrehe(qe ishin ne mode ate kohe) per arabet. Nuk ka asgje te re ne ate fe, pervec disa dokrrave te kultures se tyre qe arabet i shtuan idese se nje zoti te vetem.

Cfare lloj zoti qenka ky?! Mos eshte zot murg qe qenka i vetem. Ne c'lloj bote jetoka ky zot i vetem. Cfare bote qenka kjo ku jetoka i vetem zoti.
Pse duhet qe zoti te jete nje i vetem, kur ka krijuar kaq shume njeres. Ai mun te krijonte fare mire nje njeri. Cfare te ben te mendosh ty qe atje lart nuk ka nje shoqeri te tere Zotrash.
Ku jeton ky zot, me cfare merret?! Ne na shikon ter diten, nuk ka pune tjeter?!

Vere fantazine tende ne pune. Fantazia jote eshte disa here me e zhvilluar se ato te viteve 600 pas krishtit.
Ne ate kohe shoqeria me e perparuar ishte e organizuar ne forme mbreterie, prandaj dhe zoti parafytyrohej te sundonte si monark. Pra parafytyrohej mbret me engjujt si sherbetor. Ishte nje menyre jetese kjo ne ate kohe qe fantazia njerzore e adaptoi edhe per menyren e jeteses se plotfuqishmit. Nese sot do krijohej nje fe, zoti do imagjinohej si kryeminister apo president i nje shoqerie, sepse emancipimi yne evolutiv dhe njohurit tona kane arritur deri ketu. Neser do ndryshoj perseri se do kete nje koncept tjeter per jeten prandaj do kete nje koncept tjeter per zotin.
Pra zoti do na shoqeroj gjate gjithe marrshimit ton evolutiv duke evoluar bashke me ne sepse ai eshte shpjegimi i vetem qe kemi ne per te panjohuren.

Pershendetje!
Pershendetje Peshkaqen33,

Perse falemi ? Falja apo Namazi eshte shtylla e dyt në besimin Islam, ajo ka nje rendesi te vecant dhe jashtzakonisht te madhe. Ajo i mundeson besimtarit qe te shpreh adhurimin e tij ndaj Zotit, te Vetmit Krijues. Ajo behet ne menyr direkte dhe pa asnjë ndërmjetësues sic behet ne fet e tjera.

Po flet prap me paragjykime, videot qe sheh ne ekranet televizive nuk flasin per Mëshirën e Zotit, sepse Mëshira e Zotit eshte shume me e madhe se meshira e nje babai apo edhe me shume, se te nje nene !

Para nje muaji, u festua 8 marsi, dita kur femrat u ben me te drejta i nderuar. Kjo fest ndalohet ne Islam, sepse te drejtat qe sot i posedojn femrat perendimore, në Islam i kan pasur qysh ne shekullin e 7.

Zoti eshte gjitheka, dhe Zoti eshte Zot i vetëm i gjithë kësaj Krijimtarie ne te cilen jetojm ne.

Egziston nje fe, dhe kjo fe eshte Islami, fe e vetme e pranuar pran Tij. Sepse kjo eshte feja e Të gjithe profeteve qe nga Adami, e deri tek Muhamedi a.s. Ne besojm qe te gjithe Profetet ishin musliman, qe te gjithe shprehen adhurimin e tyre ndaj 1 Zoti ! Keti adhurimi, nuk i iki as Muhamedi a.s. Por jan njerezit injoranta te cilt i kan devijuar fet e Profeteve te me parshem, duke i ber ata idola, pastaj prej idolit e bir Zoti, e me pas, edhe vet Zoti ! Nga, edhe egziston triniteti i pakapshem per cilen do mendje njerzore.
 
Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Pershkruaje besimin tend fetar me tre fjale

Ta kesh sa per informacion...Une Bibel e Kuran i di permendesh.
Dhe te gjitha ckam thene jane ne Kuran. Deh ai liber eshte nje manual lufte per mendimin tim. 60% eKuranin flet per pushtim Boteror dhe kthim ne Islam. Islami ska territor parcaktues. Dhe Allahu fal pushtuesit ne emer te tij per hir te perhapjes!

Neser do te ti jap me Sura( vargje) pasi tani me duhet te largohem( me mungon koha)

Ju pershendes!
Nuk ka aspak problem, mundeni t'i sillni vargjet qe per ju tingellojn "terror-pushtues" !

Por nese duani te ma beni nje nder, mos i sillni vetem ajetet qe do ti lenin te tjeret ne huti, sepse nuk do ta kuptonin se perse behet fjala me saktesisht, por silleni ter Surën ( e jo vetem ajetin ), dakord ?

Ju pershendes, se edhe un jam ne munges kohe.
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Kafene dhe bisede mes Besimtareve dhe Ateisteve.

Sura 9:5
E kur te kalojne muajte e shenjte, luftoni idhujtaret kudo qe ti gjeni, roberoni dhe ngujoini ata, e vijuni prite ne cdo shteg...

Sura 4:89
Ata deshirojne qe edhe ju te mos besoni sikurse nuk besuan vete e beheni te njejte. Mos zini miq prej tyre derisa ata te shperngulen(si ju) per hire te All-llhaut, e nese refuzojne, atehere kudo qe ti gjeni kapini e mbytini, e prej tyre mos zini as mik as ndihmes.

Sura 47:4
Pra kur ti takoni ne (lufte) ata qe nuk besuan, meshoju ne qafe (mbytini) derisa ti raskapitni, atehere lidhni, e pastaj ose lirojini falas ose kerkoni demshperblim perderisa lufta te mos pushoje. Keshtu pra, po sikur te doje all-llahu. Ai do hakmerrej ndaj tyre por ai kerkon tju sprovoje me njeri tjetrin. E ata qe rane deshmore ne rrugen e all-llahut, atyre kursesi nuk ua humb veprat (por ua shton.)

Sura 9:123
O ju qe besuat! Luftoni jobesimtaret qe keni afer jush, e le ta ndjejne prej jush grushtin eforte kunder tyre. e dijeni se All-llahu eshte me te devotshit.

Sura 8:39
Luftojini ata derisa te mos mbetet idhujtari( besim i kote) e i tere adhurimi te behet vetem per All-llahun. por nese ata ndalen ( i japin fund mosbesimit) all-llahu eshte mbikqyres per ate qe veprojne.

Etj....Etj....Etj....!

Muhamedi

Meke: Luftoi qe njerezit te bashkoheshin rreth islamit duke predikuar.
Medine: Perndoqi njerezit me ane te shpates per ti kthyer ne Muslimane.
Meke:U soll si hoxhe duke bere nje jete me lutje, argjerim e lavderime.
Medine: ai u soll si komandant luftarak duke udhehequr personalisht 27 beteja.
Meke: Kishte vetem nje grua, Kadijen prej 12 vjetesh.
Medine: Ai u martua me 12 a me teper gra brenda 10 vjetesh.
Meke: ai luftoi kundra idhujtarise.
Medine: ai luftoi Kundra njerezve te librit(cifuteve dhe te krishtereve)

"Une urdheroj me ane te All-llahut qe te shkoni e te luftoni neper tere boten derisa te pranojne qe nuk ka perendi, por vetem Allah dhe une jam lajmetari i tij, dhe te lutem 5 here ne dite. Po qe se e bejne kete atehere nuk do te vriten nga une"
Nga hadithi i shkruar prej Sahih Al-Bukharit.

P.s Nese Zoti do egzistonte atehere lutja ime do te ishte: Zot te lutem shpetoi Muslimanet nga Islami.

( Kur te mund ti hedhesh poshte ato qe thashe( edhe pse jam i bindur qe s`mundesh )... atehere vazhdojme me tej pasi ka shume me teper se kaq ne Kuranin tuaj te shenjte.
 
Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Kafene dhe bisede mes Besimtareve dhe Ateisteve.

Kryeplak i nderuar, ju flm per citatet.
Por un e dija dhe i prisja keto ajete. Prandaj, ju kerkova qe ta postoni ter Surën që të kuptojm se ne çfar konteksti eshte urdheruar lufta e shenjte.

Sura 9:5
E kur te kalojne muajte e shenjte, luftoni idhujtaret kudo qe ti gjeni, roberoni dhe ngujoini ata, e vijuni prite ne cdo shteg...
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1-2:5

1. O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet). U janë (lejuar t’i hani) kafshët shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen (në këtë kaptinë si të ndaluara) dhe përveç gjetisë, që nuk është e lejuar derisa jeni në ihram. Vërtetë, All-llahu vendos atë që dëshiron.
2. O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e shejtë (mos lejoni luftën), as kurbanin (mos e pengoni), as atë me qafore (të caktuar për kurban), as (mos pengoni) ata që duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, kanë mësyrë (për vizitë) shtëpinë e shejtë (Qaben). E kur të hiqni ihramin, atëherë ghahtoni. Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos iu shtyej të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë.

Kjo shpjegon luften e shenjt ndaj jobesimtareve qe kerkonin vrasjen e Muhamedit a.s., lidhur me betejat qe keni shkruar.

Sura 4:89
Ata deshirojne qe edhe ju te mos besoni sikurse nuk besuan vete e beheni te njejte. Mos zini miq prej tyre derisa ata te shperngulen(si ju) per hire te All-llhaut, e nese refuzojne, atehere kudo qe ti gjeni kapini e mbytini, e prej tyre mos zini as mik as ndihmes.
4:90. Përpos atyre që srtehohen te një popull, me të cilin keni marrveshje, e ju u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. Skur All-llahu të donte do t’ju jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe do t’ju luftonin. Në qoftëse ata tërhqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëheë All-llahu nuk ju lejon rrugë (rrugë) kundër tyre.

4:91. Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen te ju (duke u paraqitur si bsimtarë) dhe të sigurohen te populli i vet (si jobesimtarë). E, saherë që thirren, (kundër jush) i përgjigjen thirrëjes. Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atherë kapeni dhe mbytni kudo që t’i takoni. Kundër tyre u kemi dhënë fakte të qarta.

Kjart ?

Sura 47:4
Pra kur ti takoni ne (lufte) ata qe nuk besuan, meshoju ne qafe (mbytini) derisa ti raskapitni, atehere lidhni, e pastaj ose lirojini falas ose kerkoni demshperblim perderisa lufta te mos pushoje. Keshtu pra, po sikur te doje all-llahu. Ai do hakmerrej ndaj tyre por ai kerkon tju sprovoje me njeri tjetrin. E ata qe rane deshmore ne rrugen e all-llahut, atyre kursesi nuk ua humb veprat (por ua shton.)
Ketu flitet per tradhtaret, munafikët, dyftyresit qe tradhetuan besen e Muhamedit a.s. ne momentet me te veshtira, ata ne fakt ishin infiltrues ne mesin e muslimaneve per ta vrar Muhamedin a.s., e me vrasjen e tij, ta shuanin fejen Islame te pa-mbaruar ne ate kohe.

Sura 9:123
O ju qe besuat! Luftoni jobesimtaret qe keni afer jush, e le ta ndjejne prej jush grushtin eforte kunder tyre. e dijeni se All-llahu eshte me te devotshit.
Kjo mund te interpretohet edhe si xhihad teologjik, vrasja e jo-besimtareve nuk eshte ne interes te Islamit, kurse paqja po, sepse vetem permes paqes dhe mirkuptimit ky Islam ka deportuar.

Sura 8:39
Luftojini ata derisa te mos mbetet idhujtari( besim i kote) e i tere adhurimi te behet vetem per All-llahun. por nese ata ndalen ( i japin fund mosbesimit) all-llahu eshte mbikqyres per ate qe veprojne.
Kjo eshte nje lufte kunder injorances, prap nuk eshte interesi tek vrasja ! Por tek vetedijsimi i nje populli pagan qe adhuronin pute druri ate kohe.

Etj....Etj....Etj....!
Kjo nuk eshte 60% e Kur'anit.

Muhamedi

Meke: Luftoi qe njerezit te bashkoheshin rreth islamit duke predikuar.
Medine: Perndoqi njerezit me ane te shpates per ti kthyer ne Muslimane.
Meke:U soll si hoxhe duke bere nje jete me lutje, argjerim e lavderime.
Medine: ai u soll si komandant luftarak duke udhehequr personalisht 27 beteja.
Meke: Kishte vetem nje grua, Kadijen prej 12 vjetesh.
Medine: Ai u martua me 12 a me teper gra brenda 10 vjetesh.
Meke: ai luftoi kundra idhujtarise.
Medine: ai luftoi Kundra njerezve te librit(cifuteve dhe te krishtereve)
Ne Medine ishte i vetem, mos don te me thuash qe Muhamedi a.s. luftoi ter nje qytet vetem ? Ai beri kushtetuten e par Islame ku i siguroi te drejtat e hebrenjve, te krishtereve dhe paganeve qe jetonin aty.

"Une urdheroj me ane te All-llahut qe te shkoni e te luftoni neper tere boten derisa te pranojne qe nuk ka perendi, por vetem Allah dhe une jam lajmetari i tij, dhe te lutem 5 here ne dite. Po qe se e bejne kete atehere nuk do te vriten nga une"
Nga hadithi i shkruar prej Sahih Al-Bukharit.
-paqe- nga e solle ore kete hadith ? E din ti qe kjo eshte ne kundershtim me urdheresat kuranore ?!

P.s Nese Zoti do egzistonte atehere lutja ime do te ishte: Zot te lutem shpetoi Muslimanet nga Islami.
Pra e sheh se si e gjen veten ne kuran : Sura 4:89
Ata deshirojne qe edhe ju te mos besoni sikurse nuk besuan vete e beheni te njejte.

( Kur te mund ti hedhesh poshte ato qe thashe( edhe pse jam i bindur qe s`mundesh )... atehere vazhdojme me tej pasi ka shume me teper se kaq ne Kuranin tuaj te shenjte.
Un s'jam teolog, por keto qe i the, kundershtohen pa asnje problem, mjafton ta lexosh ter suren per ta kuptuar esencen.
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Kafene dhe bisede mes Besimtareve dhe Ateisteve.

4:91. Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen te ju (duke u paraqitur si bsimtarë) dhe të sigurohen te populli i vet (si jobesimtarë). E, saherë që thirren, (kundër jush) i përgjigjen thirrëjes. Në qoftë se nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atherë kapeni dhe mbytni kudo që t’i takoni. Kundër tyre u kemi dhënë fakte të qarta.

Kjart ?
sigurisht perforcove ate qe thashe une me siper!

Ketu flitet per tradhtaret, munafikët, dyftyresit qe tradhetuan besen e Muhamedit a.s. ne momentet me te veshtira, ata ne fakt ishin infiltrues ne mesin e muslimaneve per ta vrar Muhamedin a.s., e me vrasjen e tij, ta shuanin fejen Islame te pa-mbaruar ne ate kohe.

Sidoqofte eshte nje shembull qe muslimanet duhet te ndjekin. Kur luftoi profeti...cduhet te bejne njerezit qe ndjekin ate?

Kjo mund te interpretohet edhe si xhihad teologjik, vrasja e jo-besimtareve nuk eshte ne interes te Islamit, kurse paqja po, sepse vetem permes paqes dhe mirkuptimit ky Islam ka deportuar.
sigurisht...
Jo-besimtaret duhet te paguajne Taksen islamike qe u vendoset ne emer te All-llahut ashtu sic edhe ndodh rendom ne ditet e sotme me te krrishteret ne Egjypt e shume vende te tjera islamike. nese refuzojne vriten.

Kjo eshte nje lufte kunder injorances, prap nuk eshte interesi tek vrasja ! Por tek vetedijsimi i nje populli pagan qe adhuronin pute druri ate kohe.
Injorantet per Islamin jane te gjithe jo-besimtaret...pra pothuajse 2.2 miliard njerez. ne gjithe boten.

Kjo nuk eshte 60% e Kur'anit.
Normal qe seshte... sjam duke te shpalosur xhihadin...Sdua te jem une ai qe do te te beje kamikaz! Jam ai qe mundohet te te hape syte qe te mundte kuptosh se cmarrezish po beson e mbase ne baze te tyre mund te besh.

Ne Medine ishte i vetem, mos don te me thuash qe Muhamedi a.s. luftoi ter nje qytet vetem ? Ai beri kushtetuten e par Islame ku i siguroi te drejtat e hebrenjve, te krishtereve dhe paganeve qe jetonin aty.
Asokohe ai kishte ushtrine me te madhe ne egjypt.. i shpalli xhihad gjithe dynjase, madje arriti te luftonte edhe fisin e vet ( quritas) e madje ta mundte e tu vendoste taksa ne emer te All-alluh, pa permendur vrasjet. Smund te thuash se ishte vetem. mbase ne ditet e para por jo ne vazhdim.

-paqe- nga e solle ore kete hadith ? E din ti qe kjo eshte ne kundershtim me urdheresat kuranore ?
!

Mendoj se se paske te plote botimin e me vjen mire qe ende spaske lexuar gjithcka.

Pra e sheh se si e gjen veten ne kuran : Sura 4:89
Ata deshirojne qe edhe ju te mos besoni sikurse nuk besuan vete e beheni te njejte.
E si mund te gjej veten ne Kuran...une! Asnjehere smund te gjej vehten por mund te gjej nje arsye te mire per te bere nje revolucion fetar...!

Un s'jam teolog, por keto qe i the, kundershtohen pa asnje problem, mjafton ta lexosh ter suren per ta kuptuar esencen.
Me vjen keq por ske thene asgje me shume nga ato qe thashe une.
Edhe teologet nuk kane mundur ti kundershtojne ...vec se kane thene qe surat jane zevendesuar nga disa te reja...por e bukura ketu eshte se fillimisht ishte nje fe epaqes..e me pas u zevendesua nga surat ku shpallet xhihad. shnderrohet ne nje fe pushtuese e vrastareve kundra jo-besimtareve( injoranteve sic i quani ju besimtaret).
 
Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Kafene dhe bisede mes Besimtareve dhe Ateisteve.

sigurisht perforcove ate qe thashe une me siper!
Megjithate, nuk e citove te teren. :) Dhe prap beni sikur nuk e keni kuptuar. Po e marrim nje shembull, nese un nuk dua paqe mes neve dyve dhe vie te trokas ne der per te vrar, çfar eshte gjeja me intelegjente qe mund ta besh per egzistencen tende ?

Sidoqofte eshte nje shembull qe muslimanet duhet te ndjekin. Kur luftoi profeti...cduhet te bejne njerezit qe ndjekin ate?
Ti luten Zotit, ta adhurojn ate dhe ta mbrojn te Dërguarin e Tij !
Para Muhamedit, ishte tradit e te gjithe popujve jobesimtar, ti vrisnin keta, dhe keshtu tentuan por deshtuan.

sigurisht...
Jo-besimtaret duhet te paguajne Taksen islamike qe u vendoset ne emer te All-llahut ashtu sic edhe ndodh rendom ne ditet e sotme me te krrishteret ne Egjypt e shume vende te tjera islamike. nese refuzojne vriten.

Egjipti nuk eshte shtet Islamik, dhe nuk paguan i krishteri asgje me shume se muslimani. Por sikur t'ishte nje shtet Islamik, ateher po ! Por barazpesha dhe drejtesia egziston. Nese ndodhe ndonje luft, te krishteret, hebrenjt dhe jo besimtaret ne pergjithesi, nuk jan te thirrur per ne lufte. Ata mund ta vazhdojn jetesen e tyre te zakont, kurse detyra e muslimaneve eshte t'i ofrojn ndihmen ketyre te fundit. Keshtu shkruan, e nuk po shpifi asgje nga vetja.

Injorantet per Islamin jane te gjithe jo-besimtaret...pra pothuajse 2.2 miliard njerez. ne gjithe boten.
E vertet, perderisa nuk e din se c'eshte besimi ateher je injorant i kesaj fushe. S'ka gje te keqe te jesh injorant, e keqja vjen kur e kupton dhe nuk e beson. Por perseri s'ka gje te keqe, sepse eshte "xhihad" kunder vetvetes edhe per jo-besimtarin.

Normal qe seshte... sjam duke te shpalosur xhihadin...Sdua te jem une ai qe do te te beje kamikaz! Jam ai qe mundohet te te hape syte qe te mundte kuptosh se cmarrezish po beson e mbase ne baze te tyre mund te besh.
I ke lexuar ndonjeher ligjet e xhihadit ?
Kamikazi, apo vetvrasja ne Islam jan rreptesisht te ndaluar edhe per Muxhahidin i cili del ne emer t'Zotit ! Kemi shembuj, nuk eshte faji im qe jeni injorant i Islamit. I perzini, i ngaterroni te gjitha prandaj kaq shume keqkuptime nga kendi juaj.

Asokohe ai kishte ushtrine me te madhe ne egjypt.. i shpalli xhihad gjithe dynjase, madje arriti te luftonte edhe fisin e vet ( quritas) e madje ta mundte e tu vendoste taksa ne emer te All-alluh, pa permendur vrasjet. Smund te thuash se ishte vetem. mbase ne ditet e para por jo ne vazhdim.
Muhamedi a.s. ushtri ne egjipt ? :O
Kryeplak, a jemi duke folur per te njejtin Muhamed ketu ???
Cfar xhihadi i shaplli botes, na deshmo pakes aman, se keto histori eshte hera e par qe po i degjoi nga ju. Mi ofroni thenjet/citatet se ku i paska shpallur luft botes i Dërguari i Zotit ?! Nese nuk e beni kete, çfar te ju them pastaj ? Genjeshtar ?! …vall, a i thuhet genjeshtar nje Kryeplaku ? I ka hije genjeshtra kryeplakut ???? :S

!

Mendoj se se paske te plote botimin e me vjen mire qe ende spaske lexuar gjithcka.
Nese ndokush i posedon volumet e haditheve, ateher jam un. Dhe ky hadith, duket sikurse del nga mendja juaj e jo nga goja e Muhamedit a.s.

E si mund te gjej veten ne Kuran...une! Asnjehere smund te gjej vehten por mund te gjej nje arsye te mire per te bere nje revolucion fetar...!
Nese e lexon, edhe do ta gjesh.
Sa per revolucion, urdhero.

Me vjen keq por ske thene asgje me shume nga ato qe thashe une.
Edhe teologet nuk kane mundur ti kundershtojne ...vec se kane thene qe surat jane zevendesuar nga disa te reja...por e bukura ketu eshte se fillimisht ishte nje fe epaqes..e me pas u zevendesua nga surat ku shpallet xhihad. shnderrohet ne nje fe pushtuese e vrastareve kundra jo-besimtareve( injoranteve sic i quani ju besimtaret).
Jo zoteri, un thash me shume se sa ua merr mendja juve. Eshte e vertet qe ate qe e thash, nuk eshte e kendshme per veshin tuaj. Por ky eshte Islami, drejtesi per te gjithe ! Paqe pa drejtesi, s'ka dhe s'ka per te pasur kurre !
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Kafene dhe bisede mes Besimtareve dhe Ateisteve.

Meqe me quajtet Injorant ...po jua perforcoj /injorancen/ ...madje mund te me quani edhe genjeshtar pasi do ju servir nje te vertete te cilen nje musliman refuzon ta shohe e aq me pak ta pranoje!

Teoria e xhihadit e ka origjinën në kuran dhe në sunna-n e Muhamedit. Në këto burime ky term përdoret në kuptimin ushtarak si luftë kundra armikut. Vargjet përkatëse të kuranit janë zbuluar në kuadër të konflikteve të profetit dhe ndjekësve të tij me kundërshtarët e tyre politeistë arabë si dhe çifutë dhe kristianë. Këto vargje si dhe shprehjet dhe veprat të autorizuara Muhamedit, sunna e tij, përbëjnë bazën kryesore të zhvillimit të mëvonshëm të teorisë së xhihadit në ligjet islamike.
Emri xhihad figuron në kuran katër herë. I shoqëruar nga format e ndryshme të foljeve ai gjendet aty tridhjet e pesë herë. Ai pasohet zakonisht nga shprehja „në rrugën e zotit“ „me gjënë dhe gjakun“ ose të kombinuara bashkë:
„Ata që besonin dhe kanë mërguar dhe janë angazhuar me pasurinë dhe jetën e vet në rrugën e zotit, janë shokë mes tyre. (…)“ 8:72
Në to është gjithmonë fjala për luftën me armë.
Në fillim të karrierës së Muhamedit si profet, ndjekësit e tij përbëheshin nga pak persona kryesisht me influencë të pakët. Kur Muhamedi filloi të kritikonte kultin e idhujve të kuraish-itëve, çoi kjo në përqeshjen e mesazhit hyjnor të profetit madje deri në dhunë të hapur ndaj pjesëtarëve të bashkësisë së re fetare nga ana e mekkanasve paganë. Përpara se Muhamedi të mërgonte (hixhra) për në Medinë, nuk ekzistonte asnjë urdhërim për t'i luftuar këta. Për shkak të dobësisë, bashkësisë së Muhamedit në atë kohë nuk i mbeti gjë tjetër veçse ta duronte shtypjen nga ana e kuraish-itëve pa iu kundërvënë duke e injoruar mundësisht atë:
„Dhe shpalle me zë të lartë çka të urdhërohet e kthehu shpinën politeistëve. Ne do të të mbrojmë nga ata që të përqeshin e i vënë zotit perëndi të tjera përbri. Ata kanë për ta mësuar këtë.“ 15:94-96
Edhe në kohën fill pas ardhjes së muhaxhirun-ëve (të „mërgimtarëve“ myslimanë të arratisur nga Mekka) në Yathrib (Medinën e mëvonshme), trupave të Muhamedit iu ndalua të ballafaqoheshin ushtarakisht me mekkanasit. Provë për këtë është vargu i më poshtëm i kuranit ku kjo përmendet në mënyrë retrospektive:
„A nuk i ke parë ata të cilëve iu tha (në fillim): 'Hiqni dorë (nga lufta), bëni faljen dhe jepni taksën e lëmoshës'? Kur atyre (pastaj) iu dha urdhëri të luftojnë, një pjesë e tyre pati papritur frikë nga njerëzit ashtu siç frikësohesh nga zoti ose edhe më tepër. (…)“ 4:77
Vetëm pas disa muajsh u zbulua vargu, të cilin ekzegjeza e kuranit e sheh kryesisht si thirrjen e parë për luftë:
„Leje (për luftë) u është dhënë atyre, të cilët i luftojnë sepse iu është bërë padrejtësi dhe zoti ka sigurisht forcën për t'iu ardhur në ndihmë, (atyre) të cilët janë dëbuar pa të drejtë nga vendet e tyre vetëm pse ata thonë: Perëndia jonë është zoti. (…)“ 22:39-40
Lufta e myslimanëve në Gadishullin Arabik kaloi nëpër disa faza duke përfunduar së fundi në një luftë të përgjithshme kundra idhujtarëve politeistë arabë nga njëra anë…:
„Dhe kur të kenë kaluar muajt e shenjtë atëherë vritini politeistët kudo që t'i gjeni, kapini, rrethojini dhe zërini pritë. Nëse ata ndërrojnë, bëjnë faljen dhe paguajnë, atëherë lërini të shkojnë: zoti është plot ndjesë dhe i mëshirshëm“ 9:5 sipas Khoury
…dhe besimtarëve të librave, çifutët dhe të krishterët e gadishullit nga ana tjetër:
„Luftoni kundra atyre që nuk besojnë tek zoti dhe gjyqin e mbramë dhe nuk ndalojnë (ose: nuk e shpallin si të ndaluar) çka zoti dhe i dërguari i tij e kanë ndaluar dhe nuk u përkasin fesë së vërtetë, (asaj) të atyre që e kanë marrë shkrimin (dmth. zbulesën) (luftoni kundra tyre) deri sa ata të paguajnë tribut nga frika!“ 9:29 (përkthyer sipas Paret)
Këto vargje të kuranit, të njohura edhe si vargjet e shpatës, janë kuptuar nga ekzegjeza klasike e kuranit më së shumti si thirrje për luftë kundra botës jo-myslimane. Sipas disa ekzegjetëve madje ky varg i fundit (sure 9, vargu 29) u drejtohet vetëm besimtarëve të librave në gadishullin arabik.
Të mërguarit, të cilët pas arratisjes nga Mekka nuk kishin më asnjë bazë financiare, ndoqën traditën e vjetër arabe të plaçkitjes duke filluar të sulmonin dhe grabitur karvanët e kuraish-itëve. Përvetësimi i këtij koncepti, të zakontë që në kohët paraislamike, të plaçkitjes së karvanëve që tashmë quhej xhihad, nuk kufizohej vetëm në ndërrimin e emrit: ndërsa grabitje të tilla më parë ishin sulme të një fisi kundra një tjetri pavarësisht nga marrëdhëniet mes tyre, xhihadi ishte lufta e një bashkësie fetare kundra besimtarëve të tjerë. Në këtë mënyrë kjo bashkësi filloi të ekspandonte (zgjerohej) pasi një fis nuk sulmohej më sapo ta kishte pranuar fenë islame. „Ishte ky karakter 'fetar' i xhihadit që i kanalizoi energjitë e arabëve në atë formë duke bërë që në më pak se një shekull ata të ngrenë një perandori, e cila shtrihej nga Atllantiku dhe Pirenejtë në perëndim, deri në Oksus (Amudarja) dhe Panxhab në lindje. Duket më se e sigurtë se ky ekspansion, pa konceptin e xhihadit, nuk do të kishte ndodhur.“
Fakti që folja xha hada (shqip: „mundohet“, „lufton“) përdoret në disa vargje të kuranit pa shtesat e përmendura më lart, tregon që këto grabitje karvanësh në fillim nuk kanë pasur karakter fetar. Kështu psh. thuhet në suren 16, vargu 110:
„Më vonë zoti, atyre, të cilët pas sprovave mërguan e pastaj luftuan dhe qëndruan të fortë, dije se zoti do të jetë vërtetë me ndjesë dhe i mëshirshëm.“ (përkthyer sipas Henning)
Ky tipar fetar, i karakterizuar zakonisht nëpërmjet një shtese të tillë, (sipas William Montgomery Watt) u është shtuar plaçkitjeve më vonë kur Muhamedi filloi të kërkonte nga myslimanët e Medinës, të ashtuquajturit ndihmësit, të merrnin edhe ata pjesë në grabitjet duke bërë që të zbulohen këto vargje të kuranit:
„O ju që besoni, kini frikë prej zotit dhe gjeni rrugën për tek ai dhe mundohuni në rrugën e tij që t' keni punët mirë.“ 5:35 (përkthyer sipas Khoury)
Deri atëherë ndihmësit ishin zotuar që t'u ndihmonin me armë myslimanëve nga Mekka në rast sulmi nga ana e kuraish-itëve. Gjithashtu edhe burimet përkatëse, ndër to disa vargje të kuranit, bëjnë të qartë se deri në betejën e Badr-it në vitin 624 pas Kr., në grabitjen e karvanëve kanë marrë pjesë kryesisht vetëm emigrantët.
Këto grabitje çuan në përpjekje të përmasave më të mëdhaja mes kuraish-itëve dhe trupave të Muhamedit, të cilat përkohësisht morrën fund me marrëveshjen për paqe, të ashtuquajturën „marrëveshjen e al-Hudaibija-s“. Pas shkeljes së kësaj marrëveshjeje nga ana e mekkanasve pasoi pushtimi i Mekkës më 630 pas Kr. Kur më tetë qershor 632 Muhamedi vdiq territori i sundimit islamik shtrihej mbi të gjithë Gadishullin Arabik. (Shih edhe: Muhamedi, (Aktivitetet ushtarake („ghazavât“-i) të Muhamedit dhe ndjekësve të tij)
Kurani i referohet disa herë luftës kundra të pafeve. Shumë vargje të tij u bëjnë thirrje myslimanëve për luftë duke premtuar për të rënët shpërblim në botën e përtejme…:
„Dhe mos thuaj se ata që janë vrarë për hir të zotit kanë vdekur (vërtetë). Jo, (ata janë) gjallë (në botën e përtejme), dhe atyre u dhuron zoti (ushqim hyjnor).“ 3:169 (përkthyer sipas Paret); shih edhe: 3:157-158 si dhe 170-172
…dhe duke i kërcënuar ata me ndëshkime atje që nuk marrin pjesë në luftë:
„Ata që kanë mbetur prapa (në vend që t'i marrin në fushën e betejës) gëzohen që kanë mbetur në shtëpi prapa të dërguarit të zotit (ose: ndryshe nga i dërguari i zotit) (i cili është nisur). Nuk e honepsin dot të bëjnë luftë (në tekst: të mundohen) me gjënë dhe jetën e vet për hir të zotit dhe thonë: 'Mos shkoni në vapë!' Thuaju: Zjarri i ferrit është më i nxehtë (se vapa ku bëhet lufta). Ah sikur t'u vijnë mendtë! Do të qeshin pak por (dikur) do të qajnë shumë. (Kjo do t'i gjejë) si shpagim për atë që kanë bërë.“ 9:81-82 (përkthyer sipas Paret); shih edhe 48:16
Vargje të tjera trajtojnë çështje të ligjit të luftës si psh. trajtimin e robërve të luftës, përjashtimin nga shërbimi ushtarak ose armëpushimet.
Në dy pasazhe në tekstin e kuranit është fjala për „mundimin për hir të zotit“: Sure 29, vargu 69…:
„Ata veç që mundohen për të mirën tonë (…), do t'i prijmë në rrugën tonë. Zoti është me ata që janë të shtruar.“ (përkthyer sipas Paret
…si dhe sure 22, vargu 77-78:
„O besimtarë, përuluni (gjatë shërbesës fetare), bini në tokë (duke u falur), shërbejini zotit tuaj dhe bëni mirë! Ndoshta (më vonë) do t'ju bëhet mirë. Dhe mundohuni për hir të zotit siç duhet! (…)“ (përkthyer sipas Paret)
Këto vargje mund të interpretohen si thirrje për t'u përpjekur „që t'iu bëhet qëndresë epsheve dhe tundimeve të liga“ Ekzegjeza klasike e kuranit veç, i ka lidhur ato me drejtimin e luftës.
Nëse kurani luftën e sanksionon (miraton) vetëm me qëllimin e mbrojtjes apo parashikon luftën kundra besimtarëve të tjerë në përgjithësi, kjo është e paqartë si dhe në dorën e gjykimit të ekzegjezës, pasi synimet dhe qëllimet e xhihadit nuk dalin qartë nga kurani. Rregulloret e luftës në të kanë më tepër karakterin e përpjekjeve për rekrutim trupash dhe nuk trajtojnë çështje etike.
Përveç kuranit xhihadin e trajtojnë edhe përmbledhjet e rëndësishme të hadith-it, të cilat përmbajnë përkatësisht nga një kapitull të veçantë mbi këtë temë. Rrëfimet në to që i autorizohen Muhamedit trajtojnë ndër të tjera të mirat e luftës në rrugën e zotit, shpërblimin e atyre që marrin pjesë në këtë luftë dhe sidomos të atyre që vriten në këtë luftë.
Kështu psh. në përmbledhjet kanonike të hadith-it të al-Buhari-t jepet thënia e mëposhtme e autorizuar profetit në kapitullin „angazhimi për çështjen e zotit“:
„Dikush erdhi (një herë) tek i dërguari i zotit (…) dhe i tha: »Më thuaj një vepër që arrin të jetë aq sa angazhimi në rrugën e zotit, për nga shpërblimi, i cili do të na priste për të nga zoti!« Profeti (…) ia ktheu: »Unë nuk di asnjë vepër të tillë! Apo mos je ti në gjendje që kur besimtari luftëtar lufton për çështjen e zotit, të rrish duke u falur në xhami pa u lodhur dhe njëkohësisht duke agjëruar pa e prishur agjërimin?« Ai i tha: »Jo. Kush është në gjendje për këtë!«“
E ngjashme për nga mesazhi përmbajtës me këtë hadith, i autorizohet profetit edhe kjo thënie
„Askush nuk do që të kthehet nga parajsa, me përjashtim të martirit që ka rënë në luftë për çështjen e zotit. Ai dëshiron që të kthehet në tokë për t'u vrarë edhe dhjetë herë të tjera, pas gjithë atyre nderimeve që i janë bërë në parajsë.“
 
Top