• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kali super-inteligjent në librin Guinness

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Lukas, kali 17 vjeçar nga Kalifornia, hyri në librin e rekordeve Guinness, jo për shkak të këmbëve të shpejta, por për shkak të mendjes së kthjellët. Ai është shpallur si kali më i mençur në botë, ndërsa arriti t’i kalojë 35 teste të ndryshme të cilave iu është nënshtruar.
Karen Murdock, pronarja e tij dhe trajneria, thotë se Lukas është në gjendje të numërojë dhe të dallojë sendet e formave të ndryshme, di shkronjat e emrit të tij dhe di të bëjë dallimin ndërmjet një grupi të sendeve të cilat janë të ndryshme ose të ngjashme.

Përkundër IQ së lartë të kuajve, Lukas nuk ishte regjistruar në librin e rekordeve Guinness derisa nuk u përcaktuan qartë kriteret për regjistrimin e tij. Më në fund këtë muaj arriti vërtetimi zyrtar për rekordin në kategorinë “Më së shumti numra të cilat i identifikoi një kalë brenda një minute”, pasi ai me sukses identifikoi 19 numra për më pak se 60 sekonda.

Edhe pse rekordi tash është zyrtar as Lukas e as pronarja nuk ndalen. Do të vazhdojnë me stërvitjet për vendosjen e rekordeve të reja.
 

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Përgjigje e: Kali super-inteligjent në librin Guinness

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=za-CTVlxWmw&feature=player_embedded]YouTube - Lukas' Documentary, HD, Directed by Hadi Khalil / IPA
 
Top