• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kaltrina Selimi: Jeton për muzikën

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Kaltrina Selimi ka filluar të jetë shumë e angazhuar gjatë kësaj vere me projektet e saj muzikore.


Gjatë një bisede të shkurtër për Rozë, Kaltrina ka thënë se ka filluar realizimin e disa projekteve të saj muzikore, përderisa do të jetë e angazhuar edhe në mbrëmje muzikore që do të mbahen nëpër vendet bregdetare shqiptare.

“Këto ditë jam shumë e angazhuar. Kam filluar me disa projekte muzikore. Përveç kësaj kemi hy edhe në sezoni veror dhe këto ditë jam e angazhuar edhe me mbrëmjet muzikore”, ka thënë ajo.

Selimi ka thënë se ajo sapo ka përfunduar një këngë të re me kompozitorin Florent Boshnjaku, me tekst të Mit’hat Sadikut. Ndërkaq, kur është pyetur se a mendon se do të ketë sukses me këto krijime të reja, Selimi ka thënë se kjo i takon profesionistëve që të vlerësojnë punën e saj.

“Muzikën e konsideroj profesion. Unë edhe e kam studiuar për muzikë dhe mund të them me plotë gojë që jetoj nga muzika dhe për muzikën”, thotë ajo.

Selimi po ashtu ka shtuar se nuk ka ndonjë ofertë për të bashkëpunuar në të ardhmen, përderisa shton se muzika është një profesion që kërkon përkushtim. “Muzika është një profesion që kërkon shumë punë dhe përkushtim. Nëse nuk do ta kisha përkrahjen e familjes dhe të fejuarit tim, do të ishte shumë e vështirë për mua. Por, falë mbështetjes së tyre, unë e kam arritur këtë sukses”.

Kurse sa i përket martesës, Kaltrina thotë se ende nuk kanë ndonjë plan për t’u martuar këtë verë, edhe pse çifti është duke menduar për dasmën që mund ta mbajnë në të ardhmen.

“Të them të drejtën nuk e kemi diskutuar ende një gjë të tillë. Por, ne dëshirojmë që ta përjetojmë kur t’i vijë dita e dasmës, pra nuk kemi bërë asnjë plan se si do të duket dasma jonë”.

Sa i përket pushimeve verore, Selimi ka thënë se do t’i kalojë në bregdetin turk, ku edhe kanë vendosur për të shkuar me të dashurin e saj. “Dy vitet e fundit për pushime kemi qenë në bregdetin turk. Por këtë vit nuk kemi vendosur ende se ku do shkojmë. Jemi duke diskutuar që prapë t’i kalojmë pushimet në Turqi”./express/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top