• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kanadezët më të varurit nga interneti

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Sipas të dhënave të kompanisë comScore, 68 për qind e kanadezëve lidhen çdo ditë në internet, e mesatarisht 42 orë brenda muajit kalojnë në internet.
Sipas informatave të cilat i ka grumbulluar kompania comScore, e i ka publikuar agjencia e lajmeve Reuters, qytetarët e Kanadasë në mesin e të gjitha shteteve të përfshira në hulumtim kalojnë më së shumti kohë në internet.



Afërsisht 68 për qind e kanadezëve lidhen në internet çdo ditë, në vendin e dytë janë banorët e Francës dhe Britanisë së Madhe, pasuar nga gjermanët me 60 për qind, e SHBA-të janë në vendin e pestë me 59 për qind të atyre të cilët në mënyrë rutinore çdo ditë shfletojnë internetin. Në fund të listës së comScore janë italianët të cilët vetëm 36 për qind brenda ditës shfletojnë internetin brenda ditës.

Kanadezët në mesatare kalojnë 42 orë në internet brenda muajit, krahasuar me 40 orë gjatë vitit 2009, si dhe në mesatare shikojnë 147 video materiale në YouTube dhe shërbime tjera të internetit. Po ashtu theksohet se rreth 17 milionë kanadezë, respektivisht rreth 51 për qind e kombit, ka llogari në Facebook.
 
Top