• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kantina e verës 6000-vjeçare

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Arkeologët kanë zbuluar një kantinë e prodhimit të verës 6 mijë vjet të vjetër, gjatë gërmimeve të tyre në një zonë antike në Armeninë e jugut.
Nëse lajmi do të verifikohet, kjo do të shndërrohet kantinën më e vjetër të gjetur ndonjëherë. Teknologjia që nëpërmejt depërtimit në molekulën e karbonit zbulon kohën kur diçka është ndërtuar është e gabueshme me vetëm disa dekada, prandaj është e sigurt që kantina ka ekzistuar rreth vitit 4 000 para lindjes së Krishtit.

Kjo është pothuajse 1 mijë vjet më e vjetër se vendprodhimi më i vjetër i njohur i verës, zbuluar një vit më parë në të njëjtin kompleks arkeologjik.

Sipas drejtuesit të grupit të arkeologëve, përdorej teknika e shtypjes së rushit me këmbë, për t’u deposituar më pas në enë gjigante prej balte.

”Dihet se në fshatrat përreth, kultura e verës është shumë e vjetër dhe tradicionale. Madje ndonjëherë vazhdon të përdoret një teknologji mjaft e vjetër”, theksoi kryearkeologu Areshian.

Lokaliteti arkeologjik është në të vërtetë një kompleks shpellash, të cilat ndodhet në vargmalin e Kaukazëve, pranë kufirit me Iranin.

Zeri: http://www.zeriyt.com/zbulohet-kantina-e-veres-6-mije-vjecare-t78574.0.html#ixzz1D2oxyXvC
 
Top