• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kapet sasi rekord pornografie fëmijësh

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy


Një austriak është arrestuar në Vjenë për më shumë se njëmilion materiale pornografike me fëmijë.
Një zëdhënës i zyrës federale austriake për hetimin e krimeve thotë se materialet e konfiskuara përbëjnë edhe sasinë më të madhe të materialeve pornografike fëmijësh të kapura ndonjëherë në Evropë

Policia tha se sasia jashtëzakonisht e madhe e materialeve pornografike fëmijësh, që përfshin fotografi digjitale dhe materiale filmike, u gjet në apartamentin e një 53-vjeçari nga Vjena.

Në këto materiale shihen fëmijë dhe foshnje që dhunohen seksualisht.

Policia tha se disa nga skenat përfshijnë edhe dhunë. Personit, të cilit nuk i jepet emri, dyshohet edhe për dhunimin e dy fëmijëve të vegjël të një gruaje tajlandeze që jetonte me të.

Policia thotë se personi u arrestua në muajin prill, por çështja është bërë publike vetëm tani, për shkak të shkallës së hetimit dhe sensibilitetit.

Austriaku besohet se e ka filluar koleksionin e pornografisë 7 apo 8 vjet më parë. /bbc/
 

utopia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
610
Pikët
0
Përgjigje e: Kapet sasi rekord pornografie fëmijësh

Ca kafshe!
 
Top