• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kartolina më e vogël e Krishtlindjeve në botë

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Shkencëtarët e Universitetit në Glasgow kanë punuar kartolinën e Krishtlindjeve me dimensionet 200x290 mikrometra, për të cilën thonë se është më e vogla në botë, njoftoi BBC.
Kartolina e punuar nga ekspertë të njohur të nano-teknologjisë është aq e vogël sa që 8276 të tilla do të arrinin madhësinë sa një pullë e zakonshme postare.

Sa për krahasim, trashësia e qimes së flokut tek njerëzit është rreth 100 mikrometra, deklaroi profesori David Cumming. Sipas tij, prodhimi i kartolinës ka zgjatur 30 minuta.
Industria elektronike shfrytëzon përparësitë e mikro dhe nano-teknologjisë në hulumtimet bio-teknologjike, filtrimin optik dhe kontrollin e komponentëve të dritës.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Kartolina më e vogël e Krishtlindjeve në botë

Dhe miza mbeti e lumtur kur pa qe mizi i saj i dashur i kishte cuar me ne fund nje kartolin per vitin e ri... :D
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Kartolina më e vogël e Krishtlindjeve në botë

Mikroskopë per te tereeeeeeeeeeeeee :p
 
Top