• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kavaja..

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Kavaja është qytet në Shqipërinë e mesme dhe ndodhet 20 km në jugperëndim të Tiranës. Qyteti ka rreth 50.000 banorë.(mbase ka ndryshuar akoma )

Sipërfaqja:
Banorë: 80.000 (2009)
Dëndësia e popullsisë:
Kodi postar: 2501-2503
Prefiksi: (+355)5524
Pozita gjeografike: 41°11′N 19°33′E
Lartësia: 8 m s.l.m.
Targa e automjetit: KJ

Pak histori

Për herë të parë emri i Kavajës u përmend gjatë shekullit të XV. Asaj kohe Kavaja shkruhesh Kavalje. Kavaja shtrihet dhe në rrugën e njohur tregtar romake Via Egnatia e që vazhdon më pas në Durrës dhe Elbasan. Gjatë shekullit të XVII dhe XVIII Kavaja përjeton një lëvizje të madhe administrative dhe bëhet qendër tregtare. Më pas, qyteti pati dy fish më shumë shtëpi për dallim me Durrësin. Një udhëtar i asaj koheje raportoi se vendi në vitin 1670 kishte 400 shtëpi, 200 shitore, pazarin si dhe xhamitë, të cilat u ndërtuan në vitet 1561, 1589, 1625 dhe 1652. Që të katërtat u shkatërruan në shekullin e XX, si pasojë, disa nga luftërat e disa nga ndryshimet infrastrukturore. Ka mbetur vetëm Kulla e Orës.
Kavaja ishte e njohur për përpunimin e tenxhereve dhe qylymat/tepikët.
Gjatë regjimit komunist, Kavaj u shndërrua në qytet industrial si dhe qendër e bujqësisë për rajonin e vet. Kavajasit ishin të parët që morën guximin në vitin 1990 ta mposhtin Regjimin Komunist. Në Mars qytetarët e Kavajës demonstruan për Liri dhe Demokraci. Gjatë konfliktit me policin e asaj kohë, humbi jetën një i ri. qe sot eshte shpallur deshmor i demokracise dhe qe emrin e tij e mban dhe nje nga rruget e kavajes JOSIF BUDO
Familja e aktorit botëror Aleksandër Moisiu, në fillim të shekullit XX njihet si aktori më i mirë në skenën Gjermane dhe Austriake, pra kishin prejardhjen nga Kavaja. Shqiptari i lindur në Triesht, disa herë ka vizituar qytetin e vet, mbase dhe një pjesë të fëmijërisë së vet e kaloi në Durrës. Gjatë regjimit komunist, shtëpia e Aleksandër Moisiut ishte çerdhe e fëmijëve.
Ekonomia

Kavaja është një qytet ku rolin kryesor ne te ardhurat e luan turizmi, sidomos gjate periudhës se verës ku mendohet se atë e vizitojnë rreth 400.000 turiste. Te ardhurat e tjera vijnë kryesisht nga bujqësia, kjo e ndikuar shumë nga relievi(fusha e Myzeqesë dhe fusha e Shkumbinit të Sipërm). Industria është pak e zhvilluar dhe është e përqendruar vetëm në nxjerrjen e gazit natyror ne Sinaballaj. Pa përmendur këtu edhe të ardhurat që vijnë nga emigrantet.
[redakto]Transporti

Kavaja ndodhet rreth 50 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Perveç rrugës automobilistike aty mund të shkohet edhe me tren.
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=ovbKTk-pZPM"]YouTube- Ilir Shaqiri - Ushtar Kavaja (Albanian Music Video)
 
Top