• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kidman dhe Urban blejnë shtëpi në New York

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Aktorja e Hollywoodit, Nicole Kidman, dhe burri i saj, ylli i muzikës country Keith Urban, i kanë zgjeruar pronat e tyre të patundshmërisë, pasi dyshja ka blerë një apartament të ri në New York në vlerën e 10 milionë dollarëve.
Yjet, të cilët lëvizin në mes të shtëpive në Nashville, Tennessee dhe vendlindjes së tyre, Australi, kanë blerë shtëpinë me tre dhoma fjetje, me tre banjë në një ndërtesë luksoze në pjesën Chelsea të Manhattan, shkruan New York Post.

Apartamenti, që vlerësohet rreth 12.5 milionë dollarë, po ashtu ka pamje kah lumi Hudson nga dy ballkone. Dyshja do të kenë edhe yje të famshme në afërsi, pasi disenjatori Domenico Dolce nga marka “Dolce & Gabbana” jeton në të njëjtën ndërtesë
 
Top