• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kilet e tepërta i zënë frymën bebes

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Femrat që janë mbipeshë gjatë periudhës së shtatzënisë, e ekspozojnë fëmijën e tyre para një game të tërë rreziqesh për shëndetin, sikundër edhe ekspozimi ndaj tymit të cigareve, edhe në mënyrë pasive, mund të shkaktojë dëme serioze tek fetusi për shkak të një futje të reduktuar të oksigjenit. Një fakt të tillë e pohojnë hulumtuesit nga universiteti i Kajros në Egjipt, sipas të cilëve një pakësim i oksigjenit të fetusit mund të nxjerrë në pah praninë e qelizave të kuqe të gjakut “nucleated – NRBC” tek fëmijët. Shkencëtarët e udhëhequr nga dr. Abd Elbacy i Qendrës së Kërkimeve Kombëtare në Kajro, kanë analizuar nivelet e NRBC në gjak kordonin e 29 të sapolindurve të nënave të shëndosha, 21 të sapolindurve të nënave të ekspozuara ndaj duhanit të cigareve dhe 15 të sapolindurve të nënave që nuk i kanë këta faktorë rreziku. Nga analizat e kryera, studiuesit gjetën se foshnjat nga dy grupet e para të nënave, nivelet e NRBC në gjak i kishin dukshëm më të larta se nënat në grupin që ishin në rregull. Shkencëtarët theksojnë se obesiteti i nënës gjatë shtatzënisë përbën një gamë të gjerë të rreziqeve për të dhe fëmijën e palindur si pre-eklampsia, rregullime jonormale metabolike, probleme për rritjen dhe zhvillimin e fetusit si edhe defekte në tubin nervor dhe anomalitë e tjera zhvillimore.
 
Top