• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kim Kardashian: Nuk kam nevojë për mashkull

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Kim Kardishian nuk ka nevojë për mashkull për të qenë e lumtur. Personaliteti i njohur shoqëror që në të kaluarën ka qenë në lidhje me lojtarin e NFL-së, Reggi Bush dhe futbollistin Cristiano Roanldo – beson që mund të jetë e kënaqur edhe vetëm, por mendon që një ditë do të gjejë dashurinë sepse kjo gjë e bën jetën “më zbavitëse”.
“Ndjehem sikur nuk kam nevojë për mashkull, por po ashtu jam romantike e pashpresë. Me të vërtetë mendoj që të kesh dikë e bën jetën edhe më zbavitëse,” tha ajo.
“Nuk mendoj që duhet të kesh të dashur për të qenë e lumtur, por është bukur të kesh një.” Bukuroshja 29-vjeçare, e cila sapo është ndarë nga futbollisti i Dallas Cowboys, Miles Austin, është duke planifikuar të jetë beqare për të ardhmen e afërt, por nëse e takon “të duhurin”, do të gjejë kohë për lidhje.
“Jam beqare e lumtur dhe jam duke u zbavitur. Por, mendoj se çdonjëri mund të gjejë kohë për dikë që e pëlqen me të vërtetë,” tha ajo.
“Jam apo jo në lidhje, vetëm dua ta mbajë më të qetë dhe më personale se sa lidhjet e mëhershme. Thjesht rënien në dashuri dua ta marr më qetë këto ditë. Dhe kam aq shumë gjëra tjera, kështu që të jem beqare nënkupton që mund të koncentrohem më shumë në veten time”, , përfundoi Kardashian.
 
Top