• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kina publikon bazën e çifteve bashkëshortore në internet

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Këtë vit në internet do të duhej të publikohej baza e të dhënave për çiftet bashkëshortore, e në mesin e qyteteve të para këtë do të duhej ta bënin Pekini dhe Shangai, kanë raportuar mediet kineze.
Është planifikuar që të dhënat e tërë Kinës në internet të publikohen deri më 2015, e qëllimi i kësaj mase është t’i japin fund vesit çdo ditë e më të shpeshtë të lidhjeve jashtëmartesore.

Rezultatet e një hulumtimi mbi lidhjet jashtëmartesore në Kinë, i cili është publikuar në SHBA më 2005, kanë dëshmuar se 20 për qind e 1.240 meshkujve të martuar dhe 3.9 për qind e 1.275 grave të martuara të anketuara në qytetet kineze kanë pranuar se gjatë 12 muajve të fundit kanë qenë në lidhje me dikë tjetër.

Në Kinë po rritet edhe numri i shkurorëzimeve, e sipas të dhënave të ministrisë për çështje qytetare, gjatë vitit 2009 në Kinë janë shkurorëzuar 2.47 milionë çifte, që i bie rreth nëntë për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak.
 
Top