• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kisha hap dyert për besimtarët myslimanë, shtron iftar

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,258
Pikët
113
Kisha.png

Me kufizimet e COVID-19 që ndalojnë popullatën islame të Barcelonës të organizojnë iftare në vende të mbyllura, një kishë katolike ka ofruar ambientet e saj të hapura që myslimanët të hanë dhe të luten së bashku për iftar.

Çdo mbrëmje rreth 50 deri në 60 myslimanë, shumë prej tyre të pastrehë, shkojnë në kishën e Santa Annas, ku vullnetarët iu ofrojnë një vakt të bollshëm.
“Ne jemi të gjithë njëlloj, nuk ka asnjë problem. Ne jemi të gjithë vëllezër, i respektojmë ata dhe ata na respektojnë ne”, tha Hafid Oubrahim, një 27-vjeçar nga Maroku.
Faouzia Chati, presidente e Shoqatës Katalanase të Grave Marokene, dikur i organizonte darkat e iftarit në qytet, por kufizimet e ngrënies në ambiente të mbyllura e detyruan atë të kërkonte një hapësirë alternative me ajrosje të mirë dhe hapësirë për distancim. Chati gjeti mbështetje dhe një derë të hapur tek At Peio Sanchez, drejtues i Kishës, i cili e pranoi menjëherë propozimin.
“Njerëzit janë shumë të lumtur që myslimanët mund të shkojnë për iftar në një kishë katolike, sepse fetë shërbejnë për të na bashkuar, jo për të na ndarë”, tha Chati.

“Edhe pse me kultura të ndryshme, gjuhë të ndryshme, fe të ndryshme, ne jemi më të aftë të ulemi dhe të flasim sesa disa politikanë”, tha prifti.
____
 
Top