• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Klasa Ndihmëse në PHP

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum

Së pari mos u gënjeni nga titulli. Këto klasat ndihmëse që do flas nuk janë ndonjë opsion i PHP-së për kodim me objekte apo ndonjë teknikë që do ju mësojë gjëra të reja rreth PHP-së. Përkundrazi, do t’ju tregoj të ndërtoni disa funksionalitete duke përdorur asgjë më tepër se njohuritë bazë në PHP dhe pak në HTML.

Ndihmësit (helpers) janë një koncept i bërë i “famshëm” nga Framework-et. Praktikisht çdo framework modern përmban një set funksionalitetesh ndihmëse të cilat ja lehtësojnë punën programuesëve në detyrat tipike dhe i bëjnë të shkruajnë më pak. Mendoni këtu mënyra të thjeshtësuara për të shkruar kod HTML, për të pastruar të dhënat hyrëse, për të manipuluar skedarët dhe direktoritë, etj.

Kujt i shërben guida

Edhe pse guida nuk është e limituar në audiencë, programuesit me eksperiencë mund të përfitojnë më tepër prej saj. Çfarë dua të them është se klasat ndihmëse mund të jenë zgjidhje e mirë për dikë që kodon tashmë me objekte dhe ka krijuar një set klasash të cilat i përdor për projekte të ndryshme, midis të cilave mund të futen shumë mirë edhe ndihmësit. Një fillestar mund t’i përdorë njohuritë e marra në këtë guidë për t’u stimuluar të kodojë me objekte dhe mund t’i përdorë ndihmësit në një të ardhme në projektet e tij.

Kini gjithashtu parasysh që guida nuk shërben për t’ju treguar hollësisht çfarë bën kodi, por për t’ju prezantuar me teknikën. Kodi që do t’ju tregoj është i komentuar mirë, por sërish nuk do të mund të kuptohet lehtë nga fillestarët absolutë. Pra, kjo është një guidë për programuesit që i njohin mirë bazat dhe i shërben plotësisht atyre që kodojnë me objekte.

Le të fillojmë guidën

Si ju thashë, ndihmësit janë funksionalitete që na ndihmojnë të bëjmë disa veprime standarte dhe të përsëritura. Duke krijuar një set klasash ndihmëse me fleksibilitetin dhe opsionet e duhura, këto ndihmësa mund të rrisin efikasetetin e të koduarit. Çështja a duhen përdorur apo jo, mbetet preferencë personale, ashtu si janë shumë gjëra të tjera (database wrapper, template engine, etj). Dikush pëlqen të shkruajë kod HTML në formën normale, dikush tjetër pëlqen të përdori ndihmësa dhe t’a shkruajë me funksione dhe variabla PHP. Dikush pëlqen të shkruajë kod PHP në formën normale për të ngarkuar skedarë, ndërsa dikush tjetër pëlqen të përdorë ndihmësa. Pra gjithçka varet nga stili dhe kërkesat tuaja. Megjithatë, për dikë që ka krijuar një “framework” për veten e tij me një sërë funksionalitetesh, jam i sigurt që ndihmësit do jenë interesant.

Unë kam krijuar 3 ndihmësa në formen e 3 klasave: ndihmës për të krijuar lidhje (links), ndihmës për siguri dhe një ndihmës për të krijuar forma HTML. Kompleksiteti i kodit dhe funksionaliteteve është mbajtur në standarte normale në mënyrë që të kuptohen nga kushdo dhe si rrjedhim mund të mos jenë të plota apo maksimalisht fleksibël. Sidoqoftë, kjo është një guidë dhe ka për qëllim t’ju mësojë konceptet, jo që kodi të jetë 100% gati të përdoret në projekte të vërteta.

Ndihmësi i Lidhjeve

Ky ndihmës shërben për të krijuar lidhje (links) duke gjeneruar HTML të vlefshme, specifikisht tagu . Përmes disa parametrave përcaktohen lidhja, titulli, shënjestra, etj. Në projektet që unë kodoj, lidhjet janë ndër elementët më të përsëritur dhe ndonjëherë nuk kam zgjidhje tjetër përveç se ta printoj HTML-në direkt nga kodi PHP; pa ndarë logjikën nga prezantimi. Me këtë ndihmës, përveç se shkurtoj kodin, gjithashtu nuk e miksoj vizualisht HTML-në me PHP.

Përdorimi i Ndihmësit

Duke thërritur një funksion dhe duke i vendosur atij parametrat e nevojshme, krijojmë një lidhje të vlefshme HTML. Klasa mund të modifikohet dhe zgjerohet sipas dëshirave, duke shtuar për shembull atribute të lejuara apo duke ofruar një mënyrë më të mirë për të shkruar brenda lidhjes kod Javascript.

Ndihmësi i Sigurisë

Ky ndihmës shërben për të kryer disa nga veprimet bazë të sigurisë në PHP. Këtu përfshihet pastrimi i teksteve hyrëse nga karakteret që mund të thyejnë query-t (SQL Injections), që mund të fusin kod arbitrar (XSS) dhe gjithashtu funksionalitet për kriptimin e fjalëve (kryesisht fjalëkalimeve) me sha1() dhe md5() duke përfshirë edhe kripëzën (salt).

Përdorimi i Ndihmësit

Përdorimi i Ndihmësit

Me anë të disa funksioneve dhe parametrave krijova një formë me një input, një listë dhe etiketat përkatëse. Ka goxha vend për tu zgjeruar, duke përfshire butona, checkbox-e, etj, por duhet t’ju shërbejë mirë si një strukturë bazë.

Përfundimi

Guida është e shkurtër për nga shpjegimi teorik, por duhet t’ju japë një ide në linja të përgjithshme se si ndihmësit funksionojnë. Shpresoj që të ketë qenë një lexim interesant dhe instruktues për të gjitha nivelet e koduesve.

Mësim të mbarë.

Klasa Ndihmëse në PHP është një postim nga: Feniksi.Com - Thesari i Njohurive



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top