• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Klodian Çela: Nuk jam i vetmi homoseksual

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
560
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Klodian Çela i njohur nga Big Brother Albania 3 si Klodi, nuk ka të ndalur dhe ka vazhduar akuzat e tij ndaj shoqërisë shqiptare për mosrespekt dhe mospërkrahje, por në një intervistë për Shekullin, Klodi ka kërcënuar me zbulim të emrave tjerë që sipas tij janë homoseksualë dhe kanë poste kyçe.


Klodi thotë që Big Brother t’ia ketë shkatërruar jetën dhe pos kësaj reality shou në fjalë e ‘internoi’ familjen e tij nga Lezha në Durrës.

Pritja për të, pranon Klodi, ka qenë tejet kontroverse, askush nuk i ka ofruar mbështetje dhe kërkesa për përkrahje nga institucionet hasi në vesh të shurdhër. Por, tani ish-personazhi i BBA 3 ka kërcënuar me publikim të emrave eminentë të cilët janë homoseksualë.

“Ka shumë persona publikë me oritenimin tim seksual, sidomos nëpër televizionet tona. Unë jam munduar të krijoj kontakte me ta, por askush nuk ma ka hapur derën. Nuk është Klodi homoseksuali i parë, ka me dhjetra, por emrat nuk i them dhe nëse së shpejti nuk ndryshon diçka në raport me mua, unë do i zbuloj ata emra. Përderisa unë thashë emrin tim, nuk dua t’ia di fare për të tjerët. Ka njerëz homoseksualë që kanë role dhe poste shumë të rëndësishme”, theksoi Klodi.

Klodi vijon më tej duke thënë se atë e bezdisin paragjykimet dhe vlerësimet kur njerëzit nuk të njohin. Si pasion e ka përmendur modën, pasi që thotë të ketë punuar me vite të tëra në Itali. Për lidhjen e shkatërruar mes Seldit dhe Domenikës, Klodi mendon se Domenika di çfarë flet, por mohon të ndërhyjë në jetën private të ish-të dashuruarve nga Big Brother.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top