• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,154
Pikët
83
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Saliu po e kopjon germe per germe udhen e pershkuar nga Sa-trapi Zog. Kohet e fundit po i ngre dhe pjedestale.
Keshtu eshte, kur fle gjume populli dhe i lejon ca krimbave te perserisin precedente te rrezikeshme te historise se tij. Ketu te vjen turp te lexosh mendime. Ketu ka njerez qe ne vend te kapin iden kryesore, lozin hollsirat.

Zogu jo vetem qe nuk duhet reabilituar, por bile nuk duhet quajtur as shqiptar. Ne nuk kemi nevoj per shqiptar te till.
 
Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,558
Pikët
38
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

shiko shiko..
peshku ynë e njeh germ per germ udhen e zogut e meqe njeh pik me pike dhe te saliut.. si kok qe e kemi ai ka zbuluar se saliu po ndjek zogun ne cdo gërmë..

e lum seli rozja qe te ka ty freshist o peshk..
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
52,711
Pikët
113

Rrugën e Zogut e njeh nga historia, rrugën e mhutit kshu Saliut po e sheh përditë.
Ç'faj ka Peshkaqeni se ato njgjajnë si dy pika *uti??
 
POKO

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 18, 2012
Postime
403
Pikët
0
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Konica Nolit: "Zogu na mundi se ishte më i zoti se ne"

Ahmed Zogu nga ana tjatër, me instiktin genial të tij, e vuri turmën nën një disiplinë e cila, sado e mërzitshme, është më e dobishme se anarqia jonë. Edhe në këtë shesh na mundi Ahmed Zogu. I mir' ai lik. Ahmed Zogu është mundës. Ne më të mirë se ay jemi të mundur. I mirë' a i lik, Ahmed Zogu ka fituar besimin e popullit shqiptar dhe jashtë besimin e Fuqive të mbëdha. Ne më të mirë se ay, s'kemi ditur të fitojmë besimin e kërkujt. Munt ta urrejmë Ahmed Zogun, po duhet ta njohim se është më i zoti, shumë më i zoti, se ne. N'Amerikë, kanë një zakon që i munduri i shtërngon dorën mundësit. Po ne s'jemi amerikanë. "Battuts et pas contenst" si thotë Frengu me ironi-të rrahur dhe jo të kënaqur-neve s'na pëlqen të heshtim po duam të dalim në marketë dhe të zëmë vajtimet
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
0
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Eh,Zogu,Zogu !Ishte i vetmi ne ate shtet qe vendosi,te drejten e ligjit,te drejten e prones,te drejten e fjales,te drejtet e kthimit te mergimtareve,e mbi te gjitha,te drejten e jeteses me mire se shtetet fqinj.
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,154
Pikët
83
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

O Sero, se mos la ndonje tjeter Zogu ne pushtet, qe te mund tá krahasosh. Zogu e kapi pushtetin si ajo e perdala qe kap organin dhe nuk e leshoi me.
Se mos e la Nolin(apo ndonje tjeter) rehat te qeverisi ndonje katervjecar dhe do shihje si do dukej Zogu para tij.
O Sero eshte turp qe te lavderosh Zogun, kete satrap me mentalitet mesjetar anadollak. Nderkoh qe gjithe bota orjentohej drejt republikave ai krijoj monarki feudale. Pervec te tjerave mos denimi i tij, krijon nje precedent te rrezikshem per historin tone. Individ te tjere do mundohen tá imitojne(si puna e Saliut) dhe keshtu do ngelim perjet ne mesjete. Pse ky qenka fati yne. Pse ne dore te disa individeve idiot do ngelemi ne?!
Nesa disa ketu deshirojne te jetojne ne mesjete kane ngaterruar epoke. Ne shikojme pare dhe duam te jetojme me kohen.
 
E vertet,Zogu e kapi pushtetin e nuk e leshoj me,por asnje nga kundershtaret e tije qe donte pushtet,nuk hariten o nuk donin ta kapnin ne menyre te drejte.
Zogu ka gabimet e veta,po ta krahasosh me Saliun o Enverin,e ben shenjtor,jo thjesht pushtetar por statist te paharitshem.
Po ta perseris,qe Zogu pati gabimet e mangesit e veta,por;1)Lgji e drejtesia,2)Prona dhe e drejta e liris,3)nivelin e jeteses e kthimin e shqipetareve,jane fakte,qe asnje deri me sot i ka haritur.
Kur te harijme nivelin e kohes se Zogut,per periudhen e tije,kemi bere 100 hapa perpara,nga te gjitha aspektet.
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,154
Pikët
83
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Sero te vlersosh nje periudhe hitorike eshte mjaft komplekse. E marrim te mirqene pohimin tend te mesiperm, mirpo Historia asnjeher nuk eshte matur me numrin e kafshatave te bukes, apo lugeve te gjelles, qe fut ne goje nje familje.
Mendimi im per ato tre pikat e tua:
1) Ligji eshte themeli i nje shteti. Nuk ka shtet pa ligje. Prandaj si cdo shtet dhe ai qe u vodhi Zogu shqiptareve do kishte ligjet e tija. Ligje kishte edhe shteti komunist i Enverit dhe perandoria Osmane, bile edhe fiset zulu kane ligjet dhe regullat e tyre qe respektojne. Ketu nuk ka asnje merit. Zogu nuk krijoj, por adaptoi kod penal. Ne kohen e Zogut cdo shtet kishte kod penal, nuk kishte ndonje veshtiresi apo nuk donte ndonje pune kolosale te adoptohej ndonje prej tyre per kushtet e vendit tone. Ku eshte merita e Zogut ketu une nuk e kuptoj.
2) Prona dhe e drejta mbi pronen jane njohur qe ne kohen e perandorise Romake dhe sidomos asaj Bizantine. Edhe ne kohen e perandorise Osmane e drejta e prones ishte e shenjte. Une nuk e kuptoj cfare te reje solli Zogu ne kete drejtim?!
3) Niveli i jeteses ne kohen e Zogut ishte i fundit ne Evropes dhe emigracioni ne ato vite arriti kulmin. Qe te kuptohemi per ate qe ti quan nivel te larte jetese, po te them se ne Myzeqe, ne kohen e Zogut nuk u lejohej te kishin oxhake te dilte tymi nga shtepia. U lejohej te benin vetem nje vrime ne mes te tavanit qe te dilte tymi, pasi te kishte mbushur nje here te gjithe shtepin. Tani c'te flasim per nivelin e mjeksise e te semundjeve, qe ishte edhe me e keqe se gjate periudhes osmane.

Ne kohen e Zogut edhe ato 5 shkolla qe u ngriten nuk ishin merit e tij dhe e politikes se tij, por merit e shoqatave atdhetare shqiptare si ajo Vatra ne Amerik, apo shoqatat shqiptare te Bukureshtit te Stambollit te Sofjes.
Periudha qeverisjes se Zogut ishte:

1)nje krim ne pikpamjen politike(sepse vrau e shkaterroi qe ne fillez premisat per lindjen e nje shteti demokratik shqiptar).
2)nje shitje ne pikpamjen ekonomiko-administrative(sepse nuk la gje pa i shitur ketij vendi pjese-pjese shoqerive idustriale dhe vendeve te huaja, derisa ne fund e shiti te gjithin)
3)nje kthim prapa ne pikpamjen patriotike e atdhetare( I beri nje dem te pa llogaritshem ceshtjes Shqiptare duke bere aleanca me shtete si Serbia dhe duke vrare dhe syrgjynosur patriot atdhetare shqiptare, qe me punen e tyre do ti kishin dhene shume ketij kombi)
4) Krijon nje precedent te rrezikshem ne analet e historise shqiptare sepse eshte i vetmi rast ne historin e ketij kombi qe nje shqiptar shet Shqiperin dhe nderohet.
5)nje humbje kohe ne pikepamjen historike.
6) nje humbje kohe edhe per mua qe po shkruaj per te.

Te lutem mos me ze ne goje kohen e Enverit se ai ishte sistem Skllavopronar.
 
POKO

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 18, 2012
Postime
403
Pikët
0
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

ne vitet e Zogut Shqiperia rilindi, ne vitet e qoftelargut Shqiperia humbi nga harta e botes, e njihnin vec terroristat komuniste...Zoti e shofte ate pjelle e fare te poshter.
 
Duhet permendur edhe kush e si ishte Shqiperia perpara kohes se Zogut.
Megjithate,po ta perseris per te 100 here,Shqiperia,gjate jetes se saje si shtet;ligji,prona,liria,mireqenia,nuk ka qene kurre me larte,o me e mire,se gjate kohes se Zogut.Edhe ky,o keto, jane fakte.
(Nje shtet matet,nga inteligjenca e kultura e njerezve,qe nje pushtet eshte ne gjendje te veje ne shfytezim.Edhe ne kete aspekt Zogu eshte i paharitshem.)
 
Brari

Super Anëtar
Anëtar
Jan 21, 2012
Postime
3,558
Pikët
38
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Kujtimet e arkeologut francez Leon Rei: “Si më ndaluan komunistët të kthehesha në Shqipëri në ‘45”
27

Specialee Enjte, 21 Mars, 2013 | 13:09 pm

Leon Rei gjatë udhëtimit

Botohen kujtimet e arkeologut francez që zbuloi Apoloninë.

Takimi me Mbretin Zog, rikthimi në ’45-n deri në Rinas dhe fati i gjithë të njohurve të tij.

Pa Leon Rein, Apoloninë, një nga qendrat arkeologjike më të rëndësishme në Shqipëri dhe jo vetëm, do ta kishim njohur shumë më vonë. I udhëhequr nga shënime udhëtarësh që kishin shkelur më parë në fshatin buzë Adriatikut, por dhe tekste historianësh të antikitetit, arkeologu francez mbërriti në Apoloninë e fshehur nëntokë dhe gjelbërimit të harlisur. Përgjatë 16 vjetëve, Rei, nga viti 1923-1939, herë i udhëhequr nga dëshmi të mëparshme dhe herë nga fati, si atëherë kur i udhëhequr nga një dhelpër gjeti një kanalizim të hershëm, zbuloi një pjesë të mirë të një prej qendrave të antikitetit, ai zbuloi rrënojat e institucioneve të rëndësishme të qytetit të dikurshëm, varre, statuja, orendi etj. Kujtimet e tij nga kjo ekspeditë shumëvjeçare në Shqipëri, që nga gjetjet e fondeve për gërmime te zbulimet e njëpasnjëshme, miqësitë me vendësit etj., ai i tregon përmes kujtimeve të tij, që tashmë vijnë dhe në shqip. Bëhet fjalë për librin “Hyjnitë kishin të drejtë”, një botim i shtëpisë botuese “Dituria”, nën përkthimin e Luan Ramës. Ndër të tjera, Rei tregon edhe për një takim me Mbretin Zog dhe kthimin në Shqipëri pas pushtimit, ku pushtetarët komunistë nuk e lejuan të hynte. Rei mbërriti deri në Aeroportin e Rinasit, por nuk u pranua të shkonte më tej. Gjatë udhës së kthimit ai kaloi me avion mbi Apoloni, ku pas 6 vitesh mungese pa sërish rrënojat që ai vetë kishte gërmuar e që mbuloheshin sërish nga bimësia. al.mi

Pjese nga libri

Kopertina e librit

Edhe pse vila ku rrija nuk ishte larg pallatit mbretëror, duke kuptuar se një njeri i rangut tim nuk mund të shkonte në këmbë, Ahmeti më tha se duhej të shkoja patjetër me veturë, pasi Mbreti mund të më shikonte nga dritarja e tij. “Njoh një shofer që ka një limuzinë të mrekullueshme. Më lini ta marr me qira për ju!”. Dhe ashtu u bë.
Kur unë përshkova sheshin e pazarit, i ulur në krah të shoferit, maxhordomi vështronte i fryrë turmën kureshtare të njerëzve dhe ne kaluam para hyrjes së pallatit, ku ushtarët qëndronin gatitu, ai ua ktheu përshëndetjen si të ishte një gjeneral që kalonte në revistë trupat e tij.
U prita nga një oficer i ri, i cili pas fjalëve të zakonshme të mirëseardhjes dhe pas një qëndrimi të shkurtër në sallonin e pritjes më futi në kabinetin e mbretit. Madhëria e tij nuk qëndronte mbi ndonjë fron, por në një karrige pranë një tavoline. Nuk mbante kurorë në kokë, as skeptër, apo ndonjë pallto të kuqe, por një kostum të thjeshtë ngjyrë gri. Kur më pa që hyra në dhomë, Mbreti u afrua drejt meje dhe, duke zgjatur dorën, më tha:
“Comment allez-vous Monsieur? (Si jeni zotëri?)”
Mbreti, i cili kishte namin se ishte i rezervuar me vizitorët dhe me diplomatët e huaj, më ftoi të ulesha dhe nisi një bisedë shumë të çlirët në frëngjisht. Ai më bëri pyetje të shumta rreth përparimit të kërkimeve të mia dhe kohëzgjatjes së tyre. Për habinë time, edhe pse nuk kishte studiuar kurrë mbi arkeologjinë, m’u duk se kishte një lloj njohurie rreth saj. Ishte tepër i ndërgjegjshëm se arkeologjia ishte një disiplinë e vërtetë shkencore dhe se kërkimi dhe zbulimi i së kaluarës ishte një aventurë pasionante. Disa nga pyetjet e tij ishin aq të vyera dhe domethënëse, saqë më lanë në mëdyshje dhe, duke përfituar nga kjo afërsi, e pyeta menjëherë nëse e kishte vizituar ndonjëherë Apoloninë.
-Po, më tha, gjatë Luftës së parë Botërore, kur isha leitant dhe ishim vendosur në një pyll shumë afër Pojanit. Meqë s’kisha çfarë të bëja, e bëra zakon të shkoja atje rregullisht. Një ditë, kur isha shumë në qejf se herët e tjera, duke bredhur ëndërrimtar dhe duke ecur në një shteg që të çonte në fshat, syri më kapi një monedhë që shkëlqente në mes të tokës.

Arkeologu Leon Rei në Pojan

Duke e marrë, vura re se ishte një monedhë argjendi. Që nga ajo ditë e kam ruajtur atë jo vetëm si një kujtim, por edhe si diçka që të sjell fat.
Ai i ra ziles së vogël që kishte në tavolinë dhe një sekretar, i cili më kishte shoqëruar, erdhi pas pak me një kuti prej lëkure të kuqe, ku brenda ishte monedha.
-Më kanë thënë me siguri se është një monedhë e epokës së Aleksandrit të Madh. Doja të dija mendimin tuaj nëse kjo është e vërtetë.
Ndërkohë që vëzhgoja me kujdes monedhën, Mbreti i binte tavolinës me gishtërinjtë e tij, duke pritur përgjigjen time. Ishte një dhrahmi (drahme) e vjetër, ku në faqen e parë kishte pamjen e fitores dhe nga pas atë me emrin e Aleksandrit. Meqë e konfirmova autenticitetin e saj, ai u çlirua.
-Pra nuk është një shaka. Kjo monedhë ka më shumë vlerë sesa figurinat e zotit Vilari, tha ai dhe filloi të qeshë, duke menduar për historitë e atij burri të shkretë.
Pastaj ne folëm për muzeun e ri që doja të krijoja në Vlorë.
-Ndoshta do të ishte më mirë në Tiranë! Më tha ai, sepse Vlora është shumë larg dhe një vend jo plotësisht i sigurt, por nga ana tjetër për turistët do të ishte më mirë, sepse mund të shohin njëherësh koleksionet e muzeut, pasi të kenë vizituar rrënojat e vjetra të qytetit… Bëni si ta mendoni, shtoi ai me një zë të rëndë, por shpresoj të mos ju vijë keq më pas që nuk dëgjuat këshillën time.

Çadrat e misionit arkeologjik francez

Kur mora leje të largohesha, Mbreti më buzëqeshi me dashuri, duke më thënë se isha i mirëseardhur gjithnjë e të mos hezitoja ta kontaktoja sa herë që do të kisha nevojë.
Pesëmbëdhjetë muaj pas vizitës sime në Pallatin Mbretëror, gjenerali Guilhardi, i cili komandonte forcat shqiptare, u vra nga rojat e tij, ndërkohë që makina me të cilën udhëtonte ishte ndaluar për t’u furnizuar me benzinë në një stacion të Fierit. Duke u mbrojtur, ky gjeneral që kishte një trup atleti, plagosi një nga rojat, por nuk arriti dot ta mbushte armën përsëri, pra dhe u vra nga fare afër. Gjenerali ishte rrugës për në Apoloni, ku e prisja për drekë dhe unë u habita kur mora vesh lajmin e vrasjes, të nesërmen në mëngjes. Pothuaj gjatë një jave qyteti dhe rrethinat e tij mbetën në duar të rebelëve. Gjithë kjo histori ishte sajuar nga vetë italianët, të cilët donin të ndërhynin me pretekstin e rremë për të vendosur rendin dhe kështu të vendoseshin në këtë vend, por ky plan dështoi dhe shumica e aktorëve të këtij konspiracioni u varën menjëherë në pazarin e Fierit dhe gjithë të dyshuarit u arrestuan…

Nga shënimet e arkeologut

***
Nën regjimin e Zogut, Shqipëria nuk shkonte dhe aq keq sa thuhej. Mbreti ishte një monark i ditur dhe të gjithë ishin të mendimit se Mbretëresha e re Geraldinë ishte një nga sovranet më të bukura e të këndshme dhe se dasma e tyre krijoi një atmosferë gëzimi në të gjithë vendin. Siç ndodhte në këto raste, çdo vend fqinj apo mik do t’u bënte atyre një dhuratë. Republika Franceze u dhuroi një servis të mrekullueshëm porcelani të Sevrës; Gjermania e Hitlerit i dërgoi një nga modelet më të fundit të mercedesit dhe konti Ciano i dhuroi një jaht të jashtëzakonshëm, “uno bellisimo nave”, siç i thoshte ai me një ton emfatik atij që donte ta dëgjonte. Ky ishte një nga njoftimet kryesore të gazetave dhe, pas një reportazhi në një revistë, fotografi të veçanta tregonin në detaje mjediset luksoze të anijes. Disa ditë më vonë, shqiptarët, duke besuar se ishte dhurata e aleatit të tyre të fuqishëm, përshëndetën me duartrokitje shfaqjen e jahtit madhështor, por që ishte në fakt ai i industrialistit të njohur francez, zotit Lebaudy. Siç dihet, Musolini e dërgoi dhuratën e tij pak kohë më vonë, një të premte të datës 7 prill, me një gjysmë duzine anijesh luftarake që bombarduan Portin e Vlorës. Një gjyle shpërtheu në sallën qendrore të muzeut dhe praktikisht të gjitha koleksionet e mia arkeologjike u thyen ose u shkatërruan plotësisht. Gjashtë vjet kishin kaluar nga ajo katastrofë dhe Lufta e Dytë Botërore po përfundonte kur më thirrën në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ku u prita nga drejtori i kabinetit të ministrit, i cili pak a shumë më tha:
Prej shumë vitesh ju keni punuar me sukses në Shqipëri dhe jeni i njohur e i vlerësuar nga të gjithë. Këto janë vlera që ne mund të na ndihmojnë, pasi tani që ky vend ka gjetur lirinë, ne duam të zhvillojmë përsëri marrëdhënie të ngushta që dikur i bashkonin dy vendet tona. Ju ora jeni njeriu i duhur dhe dëshirojmë që të shkoni sa më shpejt të jetë e mundur për ju në Tiranë, ku sigurisht do të priteni krahëhapur, edhe pse kanë kaluar 6 vjet nga koha që vendi ishte pushtuar. Mos u shqetësoni për kushtet e udhëtimit, pasi për ju do të kujdesen shërbimet tona të fshehta dhe të kundërspiunazhit, D.G.S.E., agjentët e të cilit do t’ju dërgojnë aty ku duhet….
Avioni ishte një “Junker” i vjetër gjerman dhe, më së fundi, me gjithë kushtet e këqija atmosferike, nga fundi i paradites ne u ngritëm në ajër pa probleme dhe, pas një ndalese që bëmë në Ajaccio, të nesërmen mbërritëm shëndoshë e mirë në Romë. Gjatë udhëtimit u miqësova me pilotin simpatik parisian, të quajtur Charlot dhe që ishte lindur në Montmartre…
Atëherë kur ne fluturonim mbi det, kisha një lloj parandjenje se situata nuk do të ishte edhe aq e thjeshtë, siç ishte lënë të kuptohej në bisedën me drejtorin e kabinetit të ministrit në Paris. Dhe kjo u konfirmua me mbërritjen tonë në Aeroportin e Tiranës. S’kishte asnjëri të na priste: asnjë nga bashkëpunëtorët e mi të vjetër, as miq, as gazetarë, as instrumentistë për të luajtur “La Marseillaise”, por vetëm një ushtarak me një veshje të çrregullt që tërhiqte këmbët. Kufijtë e pistës kryesore ishin rrethuar me tela me gjemba dhe në daljet kryesore kishte ca hunj të ngulur në tokë. Gjithçka dukej e trishtë dhe e errët. I dhashë ushtarakut “letrat kredenciale”, por në vend që të më fliste, ai më bëri shenjë që ta ndiqja drejt një ndërtese të vogël që ngrihej anash asaj që duhej të quhej “aeroport”. Ndërkohë që ne prisnim, munda të shikoja anash dhomës, andej nga ku dëgjoheshin ca zëra që bërtisnin gjatë një bisede telefonike. Orët kalonin dhe më së fundi me një letër në dorë, Charlot kërkoi prej rojave nëse mund të hanim diçka aty rrotull. Përgjigjja ishte negative dhe ai nuk mundi ta kapërcente pragun e asaj dhome ku ishim mbyllur. Më së fundi, duke ia behur papritur në një dhomë, një oficer rus më tha se “letrat e mia kredenciale” nuk pranoheshin dhe në mënyrë brutale më tregoi se duhej të ktheheshim mbrapsht menjëherë. Ai u duk aq i vendosur, saqë ishte e kotë të protestoja.
Megjithatë, unë kisha shumë dëshirë ta shikoja edhe një herë Apoloninë. Pasi lamë pistën e aeroportit, ne morëm drejtimin e jugut në vend që të merrnim drejt perëndimit për të shkuar në Romë. Charlot e drejtonte avionin vetëm përmes shikimit të drejtpërdrejtë dhe, meqë nuk e njihte mjedisin, më tha që t’i tregoja udhën. Lumturisht koha ishte e bukur dhe qielli i pastër. Gjysmë ore pasi lamë Tiranën, unë munda të shoh “kodrinën e shenjtë”. Atëherë i kërkova mikut tim Charlot që të fluturonte sa më ulët, pothuaj 300-400 “këmbë”, duke i ardhur qark qytezës arkeologjike, si të ishte një shqiponjë që i vinte rrotull presë së vet. Munda të pikas fare mirë manastirin dhe kupolën e kishës, qiparisat e mëdhenj e të zinj, degëzat në një gri të shndritshme të ullinjve etj. Shtëpia ime ishte gjithnjë atje, por pa portë e dritare, ndërsa dritarja dukej shumë e dëmtuar. Gjelbërimi i kishte mbuluar vendet e gërmimeve. Porta e bukur e Akropolit, Teatri, Bouleteurion-i dhe ngrehinat e tjera që kisha zbuluar dergjeshin në tokë, nga oborri dy njerëz bënin shenjë nga avioni. Me siguri duhej të ishte prifti i vjetër me shërbëtorin e tij.
Përsëri, nga dita në ditë, nga viti në vit, natyra e kishte pushtuar terrenin e saj, por në fund të fundit koha nuk bën asgjë nëse hyjnitë nuk ekzistojnë më. Tani kisha provën se dëshira e tyre përmbushej gjithnjë: qyteza antike s’do të ngrihej nga rrënojat e saj dhe, siç thuhej, ajo do të harrohej. Njëzet vjet në jetën time ishin kthyer në një hiç dhe, në krahasim me hutimin dhe trishtimin tim, prifti i vjetër Zozi dhe fshatarët e varfër të Pojanit m’u dukën më të arsyeshëm. Të paktën atyre nuk u vinte keq. Ata e jetonin të tashmen në një mënyrë të paqtë, pa u shqetësuar për të kaluarën.
“A pe atë që doje të shikoje”, më pyeti Charlot që kishte filluar të bëhej nervoz.
I bëra shenjë që “po” dhe disa minuta më pas ne fluturonim tashmë mbi det. Gjatë largimit, ishte një habi e madhe të zbulonim se me ne kishte ardhur dhe një pasagjer i paparashikuar. Ishte një djalosh shqiptar, i cili kur ne po prisnim në Tiranë, kishte arritur të futej në avion dhe të fshihej midis bagazheve tona. Kur e pa atë, Charlot u tërbua dhe donte ta hidhte në det.
“Mos e prek”, i thashë, duke u përpjekur ta mbroj djaloshin. “Është një engjëll që ka gjetur rrugën jashtë parajsës komuniste”.
Djaloshi duhej të ishte 12-vjeçar dhe, kur e pyeta për emrin, ai më tha që quhej Mustafa dhe se ishte i biri i Osmanit, intendentit të legatës britanike, të cilin e kisha takuar shumë vite më parë gjatë një udhëtimi në det, nga Durrësi në Vlorë. Babai i tij ishte vrarë nga të kuqtë, por dhe nëna i kishte vdekur. Fillova ta pyes mbi Apoloninë, por ai s’kishte asnjë informacion. Ai më tha se i biri i Tonias (shërbyeses cigane), i cili dikur kishte qenë një doker i thjeshtë në Durrës, tani kishte një punë të mirë në qeveri dhe se ajo po kalonte një jetë të lumtur dhe të begatë, pas martesës me Ibrahimin, kryepunëtorin tim të fundit. Mësova gjithashtu se Jani Vito ishte burgosur në Fier dhe ishte dënuar me vdekje, me pretekstin se ishte në shërbim të amerikanëve, ndërsa pashai i Fierit kur e kishin burgosur, kishte vrarë veten. Miku im i vjetër, peshkopi i Beratit, i pasionuar pas telekomunikacioneve, pasi e kishin mbyllur në një ishull me ca të çmendur, ishte çmendur dhe vetë…

Tempulli i Agonotetëve, ndërtesa, simbol i Apollonisë

panorama

.
 
Borix

Seek truth from facts
Anëtar
Sep 2, 2012
Postime
77
Pikët
0
Vendndodhja
Vancouver
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Qe ta quash kodin e Zogut funksional, duhet ta kontekstualizosh ne kohen e atehershme dhe ta analizosh pa anesite e sotme. Keto perfundime per nje kohe te nje injorance masive mbajne ere arsyetimi cerdhesh.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
10,465
Pikët
113
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

E para e punes...nocjoni i demokracise nuk ka egzistuar 3000 vjet me par. E dyta emri 'greket' e lasht nuk egziston. Dhe e treta fjala "Demos+kratia" ka me kuptim ne gjuhen shqipse sesa ne ate "Greke". megjithese kjo e fundit eshte per nje teme tjeter. Demokracia si ide u aplikua per here te pare ne Athine ne shekullin e 5BC, nga Cleisthenes qe njihet si "babai i demokracise Athinase" Jo i 'greqise se lasht' sic pretendohet ketu. Pra ne kete kohe (ne shekullin e 5BC) njerezit qe jetonin ne rajonin gjeografik qe sote njihet si Greqi akoma nuk njiheshin si Helen, qe ne kronologjine e identitetit "grek" eshte shum me heret sesa emri "Grek".

Dhe e fundit...Eshte 'blasphemy' per komunistet te zen ne goje emrin e domokracise lere me te flasin per Zogun. Nese gjeja me e keqe qe Zogu beri ishte hikja nga Shqiperia, sado i papelqyeshem eshte ky akt eshte qesharake te krahasohet me gjithe ate stermullar te keqiash qe i erdhen shqiperise me instalimin e komunizmit.

Ky informacjon vjen nga dikush qe ka qen kundershtar i Zogut, biles u akuzua si nje nga organizuesit e protestave kunder qeverise se Zogut dhe beri disa vjet burg per kete. Kurse 'ju' te lindur e rritur ne kohen e komunizmit na tregokeni si kush paska qen Zogu. E verteta eshte se me perjashtime te disa shteteve te medhaja dhe te perparuara Shqiperia e Zogut ishte rrelativisht me demokratike ne rajon per mos te then ne Europe, dhe me nje mirqenie kaq te mire saqe pruri fqinjet ne Shqiperi si emigrant ekonomike.

Kur Paskal Milo i ngjizur, i brumosur, i pjekur dhe sherbetor i denj i rregullit te vjeter pranoj me gojen e vet se disa nga personalitet qe kishin drejtuar shtetin e Shqiperise ne 'exile' te cilet deri dje u akuzuan si tradhetar dhe kusling nga rregjimi komunist perfshire edhe Zogun ishin burra Shteti te vertet per faktin se i kerkonin shteteve te medhaja me kembengulje qe ta njohin qeverine e hoxhes per hire te vazhdimesise se Shtetit Shqipetare. Kurse 'Ju' hienat, mbeturinat e sistemit te vjeter i injoroni keto fakte dhe beni lloqe kot. Akoma nxirrni vrer sepe gjaku juaj eshte i infektuar, i helmuar e keni te keqen brenda.
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
0
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Qe ta quash kodin e Zogut funksional, duhet ta kontekstualizosh ne kohen e atehershme dhe ta analizosh pa anesite e sotme. Keto perfundime per nje kohe te nje injorance masive mbajne ere arsyetimi cerdhesh.
Qe do te thote ? Ishte a nuk ishte kod modern ?

Se, arsyetimi i çerdhes per injorancen masive vjen nga ata;qe nuk din se çfare eshte shkruar,dhe kush,o cilet, e ka shkruar ?
 
Borix

Seek truth from facts
Anëtar
Sep 2, 2012
Postime
77
Pikët
0
Vendndodhja
Vancouver
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Qe do te thote ? Ishte a nuk ishte kod modern ?

Se, arsyetimi i çerdhes per injorancen masive vjen nga ata;qe nuk din se çfare eshte shkruar,dhe kush,o cilet, e ka shkruar ?
Me kryesorja -- nuk ishte kod i Zogut... Modern s'mund te quhej, as per kohen po t'i heqesh paralel me vendet e tjera ballkanike, por edhe per faktin se shoqeria jetojnte ne nje injorance feudaliste...
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
10,465
Pikët
113
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Qe do te thote ? Ishte a nuk ishte kod modern ?

Se, arsyetimi i çerdhes per injorancen masive vjen nga ata;qe nuk din se çfare eshte shkruar,dhe kush,o cilet, e ka shkruar ?
Sero...``12``
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
10,465
Pikët
113
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Me kryesorja -- nuk ishte kod i Zogut... Modern s'mund te quhej, as per kohen po t'i heqesh paralel me vendet e tjera ballkanike, por edhe per faktin se shoqeria jetojnte ne nje injorance feudaliste...
Borix...pershendetje

Cfar pjese ne vecanti e kodit civil nuk ishte modern per kohen e vet. A ka mundesi te na e biesh ketu?

E dyta shoqeria me injorance feudale mund te nxirreshte nga bataku vetem me ane te ligjeve te ashpra dhe moderrnizimit te strukturave te shtetit. Dicka qe filloj te beheshte qe ne kohen e Zogut. Po flasim per shtetin e PAR Shqipetar kishte vetem dy dekada qe ishte I pamvarur. Nga njera ane sulmoheshte nga greket nga ana tjeter serbo-malazezet, pastaj luftrat ballkanike e boterorete qe pershkuan Shqiperine me nje rrjedhe te panderprere.

Kam ven re qe shumica ne kete tem zgjedhin ato pjese qe duan dhe injorojn shume te tjera.

P.s cfar ishte injoranca feudale a mund ta shpjegosh. Dhe dicka tjeter ndoshta per cudine e shume njerezve ketu Zogu ishte I pari qe prezantoj reformen Agrare. Me siguri qe shumica ketu mendojn se reforma agrare ishte e enverit. Ajo qe beri enveri nuk ishte reform agrare por konfiskim, grabitje e prones privarte si ate 'intelektualen' ashtu edhe te paluajtshmen. . Reforma agrare e vertet nuk synonte eleminimin e prones private ashtu si ndodhi ne Shqiperi gjat diktatures.
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
0
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Me kryesorja -- nuk ishte kod i Zogut... Modern s'mund te quhej, as per kohen po t'i heqesh paralel me vendet e tjera ballkanike, por edhe per faktin se shoqeria jetojnte ne nje injorance feudaliste...
Lexoje njeher,lexoji dhe legjislacionet e "sotme" europiane,beji krahasimin,e do ta kuptosh se ishim perpara vendeve ballkanike,edhe si legjislacion.
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,073
Pikët
113
Përgjigje e: Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetësh

Sa here qe futem ne forum, me vie ta lexoj titullin e kesaj teme, Kodi i Zogut :D titulli me i forte prej kreeeejtveee :D Oooooh, ooooooh, ooooh :D funksional edhe pas mijera viteve.

Po ç`funksionalitet te kodeve te feudalizmit aty ?
 
Top