• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

"Kohë qirinjsh" 2

Agim Metbala

V.I.P
Anëtar
May 16, 2011
Postime
10,731
Pikët
83
Vendndodhja
Rahovec,Kosovë
Ripostim me shkas

PELEGRINAZH NDERI
Adem Jasharit

U mundova të eci shtegut tënd
Që kishte vetëm një zgjidhje
Ta shkruash emrin në abetare
E trupi mburojë plumbash
E mata veten në peshojë disfatë
Nga e cila betejë doli listë e gjatë...

Për herë të dytë e mata veten
Me pjesën e zemrës sime
Të ecë bjeshkës kur çeli dushku
Im bir hapi istikame
U kthye duarsh me ushla pentagrame...

Herën e tretë
Nuk e mata më veten
Mbase shtegut tënd
Ecën vetëm dragonj e zana
Të tjerët ishin të pafuqishëm
Për atë pelegrinazh nderi!

10.09.2004

#AgimMETBALA
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,644
Pikët
113
Vecse ato nuk te vene buke ne tavoline! Le te mos them gje per bacon!

Tani ceshtja eshte nese je i afte te kthesh henen ne monedhe?

PS. Urime per talentin e rralle

El
 
Top