• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit

SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,842
Pikët
113
FIFA dënon dhunën/ Incidentet në Shqipëri-Poloni dhe Angli-Hungari: Toleranca zero.

FIFA ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, ku pas golit të shënuar nga polakët, në drejtim të futbollistëve miq u hodhën shishe me ujë dhe sende të forta.

Loja u ndërpre për 15 minuta nga gjyqtari francez dhe rifilloi me kushtin që nëse në fushë do të hidhej qoftë edhe një objekt i vetëm, loja do të ndërpritej për të mos vazhduar më.

FIFA, qeveria e futbollit botëror, i konsideron të papranueshme akte të tilla, që sipas saj, nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe e dëmtojnë misionin dhe imazhin e tij.

FIFA aktualisht është duke analizuar raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës mbrëmë, në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm.

FIFA dënon me forcë incidentet në Angli kundër Hungarisë dhe Shqipëri kundër Polonisë dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune, si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll.”

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë dënimi ndaj Shqipërisë, e cila në rastin më të favorshëm do t ishte gjoba ose të na detyrojn që ndeshjen e fundit ndaj Andorrës ta luajë pa tifozë.
 
Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
2,171
Pikët
113
Vendndodhja
Upstate NY
Ne pjesen e dyte, kombetarja hyri fort dhe e mbajti mire lojen nja 20 minuta.

Ajo qe nuk po thuhet ketu eshte sesa gabime benin edhe polaket ne loje.

Problemi yne nuk eshte perse e hengrem golin (me nje mbrojtje me mungesa), problemi eshte perse u hodhen ato shishe ne fushe dhe vajten lojtaret 20 minuta ne dhoma dhe atje sikur u ftohen ne tajare fare, se kur u kthyen nuk lozen sic do duhej te lozte nje skuader ne disadvantazh.

Jo cdo gje u be gabim nga ne, thjesht ishte teper e shemtuar qe gabimet ndodhen aty ku nuk duhet te ndodhnin: ne mbrojtje. Polaket bene gabime ne mesfushe dhe sulm, por mbrojtjen e kishin perfekte. Edhe shqiptaret gjithe keto vite qe i mbaj mend une, kane sulm te dobet, por mbrojtjen e kane te forte dhe nuk para bejne gabime, por thjesht humbin nga skuadra me sulm superior. Dje ndodhen disa budallalleqe ne mbrojtje dhe kjo ishte e pafalshme.

Vete Edy Reja e ka lavderuar kete skuader per mbrojtjen e forte dhe dje nuk e treguam kete force. Si, pse, nuk e di. Ndoshta kishim mungesa dhe ne mbrojtje kishim vene ca trupvegjel si zevendesues. Ndoshta them, se nuk e di tamam kush jane titullaret mbrojtes ne kete skuader.
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
6,212
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia

Kumbulla 192 cm. Veseli 183 dhe Ismajli 185. Nuk me duken fort te shkurter.
 
Top