• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Komisioni Evropian heton Google

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Komisioni Evropian ka vendosur që pas shumë ankesash të konkurrencës të hapë hetim zyrtar kundër kompanisë Google të cilën e akuzon se fabrikon rezultatet e kërkimeve në internet.
Ani pse hetimi zyrtar pas padive të konkurrencës se Google manipulon me rezultatet e kërkimeve në internet ka filluar qysh në nëntor, pyetësori prej njëqind pyetjesh që lidhen me sistemet e Google për kërkim është nisur nga ana e Komisionit Evropian “pak para Krishtlindjeve”, ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Amelia Torres për gazetën franceze Le Figaro.

Kështu Google është cak i fushatës kundër trustit të cilën e ka nxitur gjoja numri i madh i ankesave të konkurrentëve anonim, agjencive për reklamim dhe shërbime kërkimi të cilat pohojnë se kompania shfrytëzon pozitën e saj udhëheqëse në fushën e kërkimeve në internet për të manipuluar me radhitjen e rezultateve të kërkimit.

Sipas burimit të njëjtë, përgjigjet në pyetësorin e dërguar do të duhej të ktheheshin deri më datën 11 të muajit të ardhshëm, e do të duhej të përgjigjeshin në pyetjen kryesore të hetimit – a ka manipuluar Google me rezultatet e kërkimit për të fituar reklama të reja.
 
Top