• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe


Emirates fiton cmimin si "Kompania ajrore me e mire per vitin 2013".
Perzgjedhjen e bene 18,2 milione pasagjere nga 160 vende te botes.
Eshte hera e trete qe kompania ajrore nga Dubai shpallet si me e mira. Per here te fundit ne vitin 2002.
Nese shikohet klasifikimi, si cdo vit, vihet re dominimi i kompanive aziatike.
Kompania me e mire europiane eshte shpallur perseri Turkish Airlines dhe renditet ne vendin e 9-te e ndjekur nga Lufthansa ne te 11-in.
Amerikano-veriorja e pare eshte zgjedhur Air Canada (vendi i 20-te) e ndjekur nga Virgin America (vendi i 29-te).

1 Emirates
2 Qatar Airways
3 Singapore Airlines
4 ANA All Nippon Airways
5 Asiana Airlines
6 Cathay Pacific Airways
7 Etihad Airways
8 Garuda Indonesia
9 Turkish Airlines
10 Qantas Airways
11 Lufthansa
12 EVA Air
13 Virgin Australia
14 Malaysia Airlines
15 Thai Airways
16 Swiss Int'l Air Lines
17 Korean Air
18 Air New Zealand
19 Hainan Airlines
20 Air Canada

http://edition.cnn.com/2013/06/18/business/the-worlds-best-airline-is/
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

Ndersa keto u perzgjodhen si aeroportet me te mira.

1 Singapore Changi Airport
2 Incheon International Airport
3 Amsterdam Schiphol Airport
4 Hong Kong International Airport
5 Beijing Capital International Airport
6 Munich Airport
7 Zurich Airport
8 Vancouver International Airport
9 Tokyo International Airport (Haneda)
10 London Heathrow Airport
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,972
Pikët
0
Nuk kam besim te këto përzgjedhjet e e postimit të parë.
Varet se çfarë njerëzish zgjidhen për të intervistuar. Duket se këta pasagjerët që janë përzgjedhur për intervista kanë qenë shumica aziatikë, ose me prejardhje aziatike..
Po u katandis përzgjedhja me sondazhe pasagjerësh, aha..
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,972
Pikët
0
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

Për shembull, unë vetë kam provuar disa kompani, Lufthansa, Austrian, SAS dhe Turkish. Nga të gjitha më shumë më pëlqen Austrian. Po kështu aeroporti i Vjenës më është dukur më i miri nga ata që kam parë.

Mirëpo, po të intervistosh pasagjerë me shumicë aziatike, dihet që do të zgjedhin Turkish, ose ndonjë aziatike tjetër. Me sa kuptoj, këtë vit kanë pasagjerët kanë zgjedhur Emirates, ngaqë stjuardesat kanë shami në kokë... :D

Është çështje tifozllëku...
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

skytrax eshte kompania me presitgjoze qe ka vite qe merret me keto sondazhe. eshte britanike.
nuk eshte ashtu si thua, pasi eshte ky mendimi i europianeve. kushdo qe ka udhetuar me emirates, me qatar apo me disa te tjera, thote qe jane superiore...

une kam udhetuar me emirates disa here.
konfirmoj qe eshte shume perpara kompanive europiane. ne cdo aspekt.
ushqimi me cilesor. sjellin menu ku mund te porosisesh cfare te ke qejf. mish, peshk, ushqim vegjetarian. nje variacion te jasshtezakonshem. me mire se nje restorant.
nje here u shty fluturimi e me paguan naten ne nje sheraton super luksoz ku gjithashtu mund te haja cfare te kisha qejf.
nje i njohur pat humbur koincidencen ne dubai.
gjithashtu avjonet pebrenda jane te nje bote tjeter. kisha ne dispozicion dhjetra filma te fundit (te sapo dale apo qe akoma nuk kishin dale ne kinema). dhjetra filma klasike. emisione te ndryshme. sport.
kisha ne dispozicion nje kamera te vendosur ne balle te avjonit ku mund te shikoja me vizionin e pilotit. gjithashtu nje kamera me te cilen shikoja poshte.

kompanite aziatike jane me perpara. ky eshte edhe mendimi im dhe i shume miqeve te mi qe udhotojne shpesh. nuk ka fare vend per diskutim..

p.s. te krahasosh austrian me turkish eshte si te krahasosh pleshtin me balenen. turkish airlines eshte kollos. austrian eshte kompani shume e vogel.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,580
Pikët
113
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

Për shembull, unë vetë kam provuar disa kompani, Lufthansa, Austrian, SAS dhe Turkish. Nga të gjitha më shumë më pëlqen Austrian. Po kështu aeroporti i Vjenës më është dukur më i miri nga ata që kam parë.

Mirëpo, po të intervistosh pasagjerë me shumicë aziatike, dihet që do të zgjedhin Turkish, ose ndonjë aziatike tjetër. Me sa kuptoj, këtë vit kanë pasagjerët kanë zgjedhur Emirates, ngaqë stjuardesat kanë shami në kokë... :D

Është çështje tifozllëku...
Nuk ma mer mendja qe eshte pune tifozlliku...

Dhe kompanite me te keqia ose mos gaboni te fluturoni

10-Syrian Arab Airline
9-Tajik Air
8-Iceland Express
7-Roosiya Airlinies
6-Bulgaria Air
5-Air Koryo(Korea Veriore).Vetem dy aeroplane lejohen ne hapesiren europiane,dhe sipas pasagjereve ne bord,gjate fluturimit ka vetem muzike revolucionare(qeka per braric)
4-Uzbekistan Airlinies
3-Ukraine International
2-Sudan Airways
1-Turkmenistan Airlinies.

Sipas revistes Business Insider!
U vleresuan ``in-flight experience,, pra komoditeti,pastertia,ushqimi...etj.

@the admiral e kam drejte?
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,972
Pikët
0
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

nuk eshte ashtu si thua, pasi eshte ky mendimi i europianeve. kushdo qe ka udhetuar me emirates, me qatar apo me disa te tjera, thote qe jane superiore..
Sondazhi thotë që janë intervistuar pasagjerë nga 160 vende të botës, kështu që nuk si të jenë evropianë ata që kanë dalë në këto përfundime. Evropianët përbëjnë rreth 5% të popullsisë botërore, pra nuk ka si të jenë shumicë.

une kam udhetuar me emirates disa here.
konfirmoj qe eshte shume perpara kompanive europiane. ne cdo aspekt.
...
kompanite aziatike jane me perpara. ky eshte edhe mendimi im dhe i shume miqeve te mi qe udhotojne shpesh. nuk ka fare vend per diskutim.
Që ti mendon se aziatikët janë më përpara për çdo gjë, është gjë e njohur, por na lër edhe ne të tjerëve të japim mendimin tonë.

p.s. te krahasosh austrian me turkish eshte si te krahasosh pleshtin me balenen. turkish airlines eshte kollos. austrian eshte kompani shume e vogel.
Turkish mund të jetë kompani më e madhe, por unë e pata fjalën për cilësi.
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,972
Pikët
0
Nuk ma mer mendja qe eshte pune tifozlliku...

Dhe kompanite me te keqia ose mos gaboni te fluturoni

10-Syrian Arab Airline
9-Tajik Air
8-Iceland Express
7-Roosiya Airlinies
6-Bulgaria Air
5-Air Koryo(Korea Veriore).Vetem dy aeroplane lejohen ne hapesiren europiane,dhe sipas pasagjereve ne bord,gjate fluturimit ka vetem muzike revolucionare(qeka per braric)
4-Uzbekistan Airlinies
3-Ukraine International
2-Sudan Airways
1-Turkmenistan Airlinies.

Sipas revistes Business Insider!
U vleresuan ``in-flight experience,, pra komoditeti,pastertia,ushqimi...etj.

@the admiral e kam drejte?
Mbase ke të drejtë, po për shumë gjëra unë nuk nisem nga renditjet e gazetave ose revistave, por vetëm nga përvojat personale.
Reklamat dhe realiteti janë dy gjëra të ndryshme.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,580
Pikët
113
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

Mbase ke të drejtë, po për shumë gjëra unë nuk nisem nga renditjet e gazetave ose revistave, por vetëm nga përvojat personale.
Reklamat dhe realiteti janë dy gjëra të ndryshme.
Nga pervoja Bato mua me ka pelqyer Lufthansa(Mynih-Tirane).
Aeroporti i Vienes me ka pelqyer dhe mua
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

Sondazhi thotë që janë intervistuar pasagjerë nga 160 vende të botës, kështu që nuk si të jenë evropianë ata që kanë dalë në këto përfundime. Evropianët përbëjnë rreth 5% të popullsisë botërore, pra nuk ka si të jenë shumicë.
them keshtu pasi pervec se kam udhetuar vehte, frekentoj edhe mjaft social network e forume udhetimesh... di edhe opinionet e mjaft udhetareve.

Që ti mendon se aziatikët janë më përpara për çdo gjë, është gjë e njohur, por na lër edhe ne të tjerëve të japim mendimin tonë.
ti nuk po jep mendim. po kundershton nje sondazh duke bere nje hamendesim edhe pse vete nuk ke udhetuar me asnje nga kompanite aziatike te siperpermendura.

po shikoja nje database qe perdor edhe une dhe quhet flightdiary. cdo anetar shenon aty te gjithe fluturimet e vehta dhe jep opinione per kompanite ajrore, per aeroportet etj
aty kompania me e votuar qenka singapore e ndjekur nga emirates.
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

Nga pervoja Bato mua me ka pelqyer Lufthansa(Mynih-Tirane).
Aeroporti i Vienes me ka pelqyer dhe mua
SystemA. e di me cfare avjonesh fluturon lufthansa per ne shqiperi?
me embraer braziliane 115 vendesh. -mos-

edhe belle air ka avjone me te mire.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,580
Pikët
113
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

SystemA. e di me cfare avjonesh fluturon lufthansa per ne shqiperi?
me embraer braziliane 115 vendesh. -mos-

edhe belle air ka avjone me te mire.
Nuk i kam pare detajet e avioneve.Nje nga vleresimet eshte edhe ushqimi ne bord.Deri me sot me Lufthansa jam ushqyer me mish pule te ngrohte,ne Economy Class,juve zgjuarsia prej Shkodre ndoshta Business(+per ty).
Belle Air mund ti kete,por kam frike se naten do te marre vjedhin kerosin dhe e mbushin me uje.......supozim ky!
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

Nuk i kam pare detajet e avioneve.Nje nga vleresimet eshte edhe ushqimi ne bord.Deri me sot me Lufthansa jam ushqyer me mish pule te ngrohte,ne Economy Class,juve zgjuarsia prej Shkodre ndoshta Business(+per ty).
Belle Air mund ti kete,por kam frike se naten do te marre vjedhin kerosin dhe e mbushin me uje.......supozim ky!
shikoj gjithmone se ne cfare avjoni po fluturoj. me pelqen te di nese eshte ndonje airbus, boeing apo ndonje tjeter.
edhe une ne economy fluturoj. nuk tres para per te fluturuar ne business. madje shumica e fluturimeve te mia jane me kompani low cost.
nuk po shaj lufthansa-n. po flas per avjonet qe perdor kompania per ne shqiperi.
lufthansa per ne shqiperi perdor ca avjone te vegjel qe as kompanite low cost nuk i perdorin me. me sedile 2 nga 2...
ndersa austrian perdor airbus 320 qe eshte me cilesor.
 

Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
4,997
Pikët
113
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

Po tani nuk mund te krahasosh udhetime nga 2-3 ore me udhetime nga 10-15 ore. Eshte normale qe ushqimi, sherbimi edhe mjeti te jene me cilesor per ato udhetime trans-atlantike.

Sa per avione te vogla qe ka permendur the admiral me lart, secili mjet ka statistikat e veta...nuk mund te thuash qe sa me i vogel te jete, aq me i rrezikshem eshte. Me ka rene perpjese te udhetoj edhe me nje Pilatus PC-12, apo nje Phenom 300...s'eshte se jam ndjere "ne rrezik" per shkak te madhesise (apo jo).

Ama pajtohem qe Turkish Airlines eshte goxha mbi te tjerat per ne Evrope. Ndersa Lindja e Mesme gjithmone ka patur "lluks" me te madh se kudo tjeter.
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

Po tani nuk mund te krahasosh udhetime nga 2-3 ore me udhetime nga 10-15 ore. Eshte normale qe ushqimi, sherbimi edhe mjeti te jene me cilesor per ato udhetime trans-atlantike.
normal qe nuk mund te krahasohen. une ne fluturimet 2 oreshe marr low cost ku nuk te japin asgje per te ngrene.
nuk mund te krahasohet nje fluturim 13 oresh me nje 2 oresh, sepse sic the vehte, sherbimi dhe mjeti jane me cilesore.
mirepo ndryshojne shume sherbimet qe ofrojne kompanite e ndryshme ne fluturime te gjata.
jo te gjithe psh ofrojne televizor personal ku mund te zgjedhesh cfare te shohesh. apo menu ku mund te porosisesh lloj lloj ushqimesh.

Sa per avione te vogla qe ka permendur the admiral me lart, secili mjet ka statistikat e veta...nuk mund te thuash qe sa me i vogel te jete, aq me i rrezikshem eshte. Me ka rene perpjese te udhetoj edhe me nje Pilatus PC-12, apo nje Phenom 300...s'eshte se jam ndjere "ne rrezik" per shkak te madhesise (apo jo).
e kisha fjalen kryesisht per komoditet.
mua me pelqen te fluturoj, por kur udhetoj me avjone kaq te vegjel, nuk ndjehem fare mire. + qe jam 2 meter e vendi per kembe eshte shume i limituar.
para ca kohesh udhetova me ATR 72. dhe nuk ishte i vogel si ato qe permende ti. 60-70 vendesh ishte.
te them qe ne tere fluturimin nuk kam arritur te lexoja as gjysem faqe nga libri qe kisha me vehte.
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,972
Pikët
0
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

them keshtu pasi pervec se kam udhetuar vehte, frekentoj edhe mjaft social network e forume udhetimesh... di edhe opinionet e mjaft udhetareve.
Ky po që ishte arsyetim! Ne po flasim për sondazhin që thotë tema, jo për përvojat e tua forumore. Kur tjetri bën një arsyetim të pakundërtueshëm, është më mirë ta pranosh se sa të kacavirresh kështu, se fiton më shumë.

ti nuk po jep mendim. po kundershton nje sondazh duke bere nje hamendesim
Edhe kundërshtimi është mendim, dhe kundërshtoj një gjë që më duket e padrejtë. Rezultatet e sondazheve varen nga ajo se cilët janë ata që pyeten. Është si puna e votave me sms në eurofestival, ku dihet se si votojnë njerëzit.

edhe pse vete nuk ke udhetuar me asnje nga kompanite aziatike te siperpermendura.
Kam udhëtuar disa herë me "Turkish", e cila qenka zgjedhur prapë këtë vit si kompania më e mirë evropiane. Unë nuk e kuptoj pse është zgjedhur kjo, se s'kam parë të ketë ndonjë gjë më të mirë se kompanitë e tjera, përkundrazi, nga ana e kushteve dhe shërbimit për mua është më prapa se të tjerat. Edhe nga çmimet është e shtrenjtë, nuk krahasohet fare me kompanitë e lira si "Ryan Air". E vetmja gjë që jep "Turkish" më shumë se këto, është një racion "imam ballajdi".

Për mendimin tim kompanitë më të mira janë ato të lirat, siç janë "Ryan Air" dhe "Wiss Air", që kanë fluturime direkte dhe me çmime qesharake deri në 14 evro. Unë nuk i kam provuar akoma, po kam ndërmend t'i provoj. Disa të njohur që i kanë provuar më kanë folur mirë për to.

Njerëzve të thjeshtë, masës së gjerë, u intereson çmimi, jo luksi. Vërtet që në fluturimet e lira nuk ha "imam ballajdi", por ki parasysh që me dyqind e ca evro që do të kursesh, mund të blesh disa kazanë me "imam balljadi", ose dhe trahana.. :p
 

the admiral

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
1,380
Pikët
0
Vendndodhja
Europe
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

skytrax eshte shoqeria qe ben sondazhet me te besueshme ne kete sektor.
nese ti nuk e njeh dhe kundershton duke bere hipoteza, nuk ia vlene te diskutohet.
sill sondazh me te besueshem atehere!!!

kompanite low cost qe permende ti nuk llogariten fare ne kete aspekt, pasi bejne vetem fluturime te shkurtera. une kryesisht ato perdor, pasi ne 2 ore fluturim nuk me intereson ushqimi apo komoditete te tjera.

kompanite e medha si lufthansa, turkish apo emirates, gjykohen mire kur ben udhetime te gjata me to. jo nga mynihu ne tirane apo nga tirana ne stamboll.
 

Elushe

~*~loved~*~
Anëtar
Aug 20, 2012
Postime
4,997
Pikët
113
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

normal qe nuk mund te krahasohen. une ne fluturimet 2 oreshe marr low cost ku nuk te japin asgje per te ngrene.
nuk mund te krahasohet nje fluturim 13 oresh me nje 2 oresh, sepse sic the vehte, sherbimi dhe mjeti jane me cilesore.
mirepo ndryshojne shume sherbimet qe ofrojne kompanite e ndryshme ne fluturime te gjata.
jo te gjithe psh ofrojne televizor personal ku mund te zgjedhesh cfare te shohesh. apo menu ku mund te porosisesh lloj lloj ushqimesh.


e kisha fjalen kryesisht per komoditet.
mua me pelqen te fluturoj, por kur udhetoj me avjone kaq te vegjel, nuk ndjehem fare mire. + qe jam 2 meter e vendi per kembe eshte shume i limituar.
para ca kohesh udhetova me ATR 72. dhe nuk ishte i vogel si ato qe permende ti. 60-70 vendesh ishte.
te them qe ne tere fluturimin nuk kam arritur te lexoja as gjysem faqe nga libri qe kisha me vehte.
2 metra the? -enderron-

Ne fakt s'ke faj...prandaj keto exit seats jane ideale - per persona si ty me shume se ke pak me teper vend. Per mua (e per te shkurtrit e tjere) s'ben shume problem pak vend, se ne pak jemi.

p.s. Neper Evrope, zakonisht i qendroj besnike BAs jo per ndonje gje por si "udhetues i shpeshte" ke me shume favorizim mbi udhetuesit e tjere.
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,098
Pikët
113
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

i qendroj besnik lufthaneses
 

Zana

🇦🇱 e....Thjeshte 🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
34,333
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Kompanite ajrore me te mira ne bote per vitin 2013.

Te them te drejten nuk pretendoj shume, kur hypi lart :D

Te jene si te duan , nuk dua ushqim vetem kafe dhe uje ( muziken e kam timen, revista te miat, ja fus gjumit nga mesi I rruges nqs jam vetem -kaq- .....dhe me duket hipokrite kur njerezit paguajne 1-st class ne 1 avion, edhe aty duan te bejne dallime- Absurde- :S

Ps...sa me lire cmimi , ben pune per mua....:)
 
Top