• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kompjuterë të rinj nga Fujitsu

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa

Fujitsu ka nisur vitin e ri më këmbë të mbarë, duke paraqitur 12 kompjuterë të rinj, si desktopë, ashtu edhe laptopë.
Njerëzit e mirë nga Fujitsu të mërkurën janë lavdëruar për lansimin e 12 kompjuterëve të rinj. Prej tyre i takojnë linjës së kompjuterëve desktop Esprimo, e nëntë janë LifeBook, respektivisht laptopë të kompanisë.



Disa nga laptopët e rinj LifeBook mbushin disa vrima në ofertën e laptopëve të prodhuesit Fujitsu. Për shembull, modeli P701 ofron ekran 12-inçësh (kompania nuk ka pasur laptop të kësaj madhësie kurrë më parë), e shumicës së modeleve u janë shtuar disa funksione të cilat sot priten nga harduerët serioze. Konkretisht, pothuajse të gjithë laptopët e rinj LifeBook tani mund të mbushin celularët dhe pajisjet tjera me anë të qasjes USB edhe atëherë kur laptopi nuk është i kyçur, si dhe vijnë me tastiera antibakteriale.

Pos kësaj, Fujitsu ka menduar sërish për shpenzimin e energjisë prandaj adapteri i cili vjen me këta laptopë më nuk shpenzon energji kur bateria është e mbushur, e laptopi i fikur.



Sa u përket kompjuterëve desktop Esprima, ata veçmë i ka dekoruar karakteristika që në gjendje të fikur të mos shpenzojnë energji, mirëpo modelet E900 e P900 gjatë punës janë tërësisht pa zhurmë. Gjenerata e tretë e familjes Esprimo, modeli Q900, lavdërohet për qasjen USB 3.0 dhe efektshmëri më të madhe energjetike në ofertën e tërësishme të desktopëve të Fujitsu.

Në fund mbetet të numërohen ata nëntë laptopët e rinj LifeBook. Bëhet fjalë për modelet T901 (version tablet, 13.3-inç), S761 (ultra-laptop 13.3-inç), P701 e P771 (12.1-inç), S751 e LH531 (ekrane 14.1-inç), E751 e A531/AH531 (modele 15.6-inçëshe me performansa të larta) si dhe NH751 (model 17.3-inçësh si zëvendësim për desktop me lexues Blu-ray).
 
Top