• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Kompjuterë tablet nga Genius

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Kompania Genius ka zgjeruar linjën e kompjuterëve të vet tablet për grafikë me dy modele të cilat vijnë me sipërfaqe punuese prej 12.7 x 20.32 centimetra.
Dy tabletët e rinj grafik nga Genius bartin shenjat dalluese M508 e M508W (pa tela). Që të dy vijnë me hapësirë punuese prej 12.7 x 20.32 cm e cila mund të përdoret në përmasa 4:3 apo widescreen, varësisht prej punës e cila kryhet.

Mund të programohen 13 taste në sipërfaqe të tabletit, si dhe katër taste harduerike. Po ashtu, në të gjenden kontrollet e veçanta për scroll e zmadhim, e pajisja njeh 1.024 nivele të shtypjes së lapsit me të cilin komunikon me anë të protokollit Bluetooth.

Modeli me tel në tregun amerikan vjen muajin e ardhshëm me çmim të rekomanduar të shitjes prej 150 dollarë. Çmimi i atij pa tela kushton 200 dollarë
 
Top